Tag: alliaj

  • Në kërkim për masakrën e Çoles, si i shpëtoi Bertil Alliaj policisë, viktima e ndihmonte me lekë gjatë viteve të arratisë

    Në kërkim për masakrën e Çoles, si i shpëtoi Bertil Alliaj policisë, viktima e ndihmonte me lekë gjatë viteve të arratisë

    dalan dhe bertil alliaj

    VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Vlorë, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Alliaj. Ai u qëllua disa herë nga afër, nga kushëriri i tij Bertil Alliaj, një shtetas i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 35-vite burg në mungesë për Masakrën e Çoles. Pore dhe pse në kërkim për vrasje, Bertil Alliaj arriti që të qëllonte për vdekje kushëririn e tij, i cili sipas dëshmive të familjarëve, e kishte ndihmuar financiarisht gjatë kohësh që autori ishte në arrati, që prej vitit 2015.
    Bertil Alliaj deklaroi në polici se e ka kryer vrasjen për një arsye të fortë, të cilët nuk mund ta bëjë publike, por la të kuptohet se mund ta bëjë më vonë. 
    ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, u shpreh 32-vjeçari. 

    Dalan Alliaj kishte shkruar në Gjorm, pasi babai i autorit ishte operuar dhe ka shkuar aty për vizitë. Ndërsa mësohet se autori jetonte jashtë me pasaportë false të Kosovës dhe janë takuar në Gjorm. 
    Dalan Alliaj ishte biznesmen dhe e ka ndihmuar kushëririn me të ardhura gjatë kohës që ishte në arrati. 
    Viktima konsiderohej si një djalë i mirë dhe i shkolluar, ndërsa për autorin thonë se kishin kohë që nuk e kishin parë në fshat. 
    Në vitin 2015 autori ishte i përfshirë në Masakrën e Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj, dhe ishte i dënuar për 35 vite burg. Ndërkohë policia e Vlorës ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë, për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.
    Çfarë ndodhi
    Bertil Alliaj ishte rikthyer në Gjormë 2 ditë më parë,dhe për tiu shmangur arrestimit nga policia përdorte një pasaportë të falsifikuar me identitetin e një shtetasi nga Kosova. Ai thirri mbrëmjen e të shtunës Dalan Alliaj, 36 vjeç babai i 2 fëmijëve për të sqaruar një bisedë, takim që përfundoi tragjikisht. Bertil Alliaj rezulton si një nga personat më të kërkuar nga drejtësia për masakrën e Çolës në 2015, për të cilën ishte dënuar me 35 vite burg në mungesë. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 3 të rinj, Akil Hasanaj, Ardi Velaj si dhe Albi Limaj.
    Ngjarja ndodhi si pasojë e një sherri banal të nisur në një kazino të qytetit bregdetar ku Hasanaj dhe Velaj dhunuan në një lokal lojërash fati 21-vjeçarin Xhuliano Lutaj. Disa orë pas sherrit, shokët e këtij të fundit mes të cilëve Bertil Alliaj, kanë shkuar në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe janë hakmarrë. Nga ana tjetër, Dalan Alliaj, viktima e të shtunës në mbrëmje që u ekzekutua nga djali i xhaxhait të tij, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. /ZËRI 

  • Pranga të “kërkuarit të Çoles”, vrasja e kushëririt i jep fund arratisë prej 10 vitesh

    Pranga të “kërkuarit të Çoles”, vrasja e kushëririt i jep fund arratisë prej 10 vitesh

    Prej më shumëse 10 vitesh në arrati, për një tjetër masakër, atë të Çoles në vitin 2015, nuk e penguan Bertil Alliajn, që të vriste edhe djalin e xhaxhait të tij para se të arrestohej nga policia.
    Dalan Alliaj është viktima e radhës e të kërkuarit Bertil Alliaj, i cili e ka vrarë kushëririn e tij me egërsi duke i zbrazur 8 plumba nga 10 që kishte pistoleta me të cilin kreu vrasjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjorm të Vlorës, pranë banesës së xhaxhait të viktimës dhe njëkohësisht xhaxhait edhe të autorit.
    Për Policinë e Vlorës kësaj radhe nuk ka qenë e vështirë të identifikojnë autorin, pasi në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm shumë familjarë të viktimës dhe autorit.
    Ky i fundit pas krimit ka tentuar të largohet në zonat malore të fshatit Gjorm. Por kërkimet e policisë me dronë termik kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit dhe më pas arrestimin e tij. Burimet policore bëjnë me dije se në momentin e arrestimit, autori Bertil Alliaj nuk ka bërë rezistencë, ndërsa nuk ka pranuar as të tregojë arsyet e vrasjes së kushëririt të tij.
    Edhe familjarë të viktimës dhe autorit nuk kanë dhënë ndonjë detaj mbi motivet e këtij krimi. Ndërsa arrestimi i të kërkuarit Bertil Alliaj që i fshihej derejtësië prej më shumë se një dekade, përveç vrasjes më të fundit pritet të zbardhë ndoshta edhe ngjarje të tjera apo bashkëpunëtorët e të kërkuarit ku ai është ndihmuar apo fshehur për gjithë këto vite.

  • U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

    U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, ky është viktima Dalan Alliaj

    Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Selenicës.

    Policia bëri me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq ka ndërruar jetë.
    Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba.
    Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili është vrarë nga djali i xhaxhait.

    Top Channel

  • U ekzekutua nga djali i xhaxhait, del FOTO e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

    U ekzekutua nga djali i xhaxhait, del FOTO e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

    Personi në foton e mëposhtme është Dalan Alliaj, 36 vjeç, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës. Ai u qëllua me 6 plumba përpara banesës së kushëririt të tij, Bertil Alliaj, 32 vjeç.

    Familjarët e gjetën trupin e pajetë dhe e dërguan në spital, por pa shenja jete. Pas ngjarjes, autori u arratis drejt zonës malore të Gjormit, ndërsa policia organizoi një operacion të gjerë kërkimi me përdorimin e dronëve për kapjen e tij.

    Dalan Alliaj

    Rreth orës 01:05 të mëngjesit, pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

    Në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja dhe një predhë. Para hetuesve, Alliaj është shprehur: “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani. Ndoshta në një moment tjetër do të flas, por ende nuk jam gati.”

    Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.

    Menjëherë pas arrestimit, ndaj tij u ekzekutua vendimi i dënimit të formës së prerë. Ndërkohë, viktima Dalan Alliaj ishte administrator i kompanisë “Allidagu” në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit dhe tregtisë së ushqimeve, mbarështimit të kafshëve dhe tregtisë së automjeteve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

     

  • “E vrava për një arsye të fortë”, Bertil Alliaj dëshmon para policisë për vrasjen e kushëririt të tij

    “E vrava për një arsye të fortë”, Bertil Alliaj dëshmon para policisë për vrasjen e kushëririt të tij

    Dalan & Bertil Alliaj

    VLORË- Pas arrestimit nga policia për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Selenicë, Bertil Alliaj është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pohuar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, pa dhënë detaje të mëtejshme në këtë fazë të hetimeve.
    “I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani,” -mësohet të ketë deklaruar ai përpara oficerëve të policisë.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se i arrestuari, Bertil Alliaj, dyshohet se ka ekzekutuar djalin e xhaxhait të tij Dalan Gjollek Alliaj pas një konflikti të brendshëm familjar. Ai u ndalua nga policia pas rreth pesë orësh arrati, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes./ZËRI

  • Familja Alliaj hap dyert e mortit në Levan për 36-vjeçarin e vrarë në Gjorm

    Familja Alliaj hap dyert e mortit në Levan për 36-vjeçarin e vrarë në Gjorm

    Familja Alliaj ka hapur dyert e mortit në Levan të Fierit, pas ngjarjes tragjike që tronditi zonën mbrëmjen e djeshme në Gjorm të Vlorës. Viktima, 36-vjeçari Dalan Alliaj, baba i dy fëmijëve dhe pronar i një servisi automjetesh, do të përcillet sot në orën 13:00 për në banesën e fundit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Banorët e Levanit, të tronditur nga lajmi, e përshkruajnë Dalanin si një njeri model, punëtor dhe korrekt. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Fisi më punëtor në rruzull janë. Çdo gjë e kanë me djersë,” – u shpreh një prej banorëve me lot në sy, duke theksuar se autorin nuk e njihte pasi jetonte në Gjorm.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive ende të paqarta, ndërsa autori i dyshuar, 32-vjeçari Bertil Alliaj, kushëriri i viktimës, është arrestuar nga policia.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se ka kryer vrasjen, duke deklaruar se e bëri “për një arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta zbulojë në këtë fazë të hetimeve.

    Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të krimit që tronditi dy familje të së njëjtës fis në Fier e Vlorë.

  • “Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, e shkuara e errët e Bertil Alliaj, i dënuar me 35 vjet për “Masakrën e Çoles”

    “Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, e shkuara e errët e Bertil Alliaj, i dënuar me 35 vjet për “Masakrën e Çoles”

    Bertil Alliaj 32-vjeç është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Vlorës, pasi vrau djalin e xhaxhait Dallan Alliaj.
    32-vjeçari, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishte dënuar nga gjykata në vitin 2016 me 35 vjet burg për “Masakrën e Çoles” ku 3 të rinj mbetën të vrarë brenda një kazinoje në vitin 2015, si dhe i dënuar me 35 vite mungesë. Ky vendim u ekzekutua menjëherë pas arrestimit.Lexo edhe :Related Posts
    Si ndodhi “Masakra e Çoles”

    Kujtojmë se në masakrën e ndodhur në lagjen Çole të Vlorës, në vitin 2015 mbetën të vrarë tre të rinj.
    Në këtë ngjarje humbën jetën 29-vjeçari Akil Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), 27-vjeçari Ardi Velaj (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) si dhe 21-vjeçari Albi Limaj.
    Kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një sherri banal të nisur në një kazino të qytetit bregdetar.
    Sipas policisë në atë kohë, Xhuliano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, Albi Limaj në një kazino në afërsi të portit të qytetit të Vlorës kur është konfliktuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn, të cilët kanë qenë të pajisur me armë zjarri dhe kanë ofenduar dhe dhunuar Lutajn.
    I indinjuar, 21-vjeçari i ka treguar Limajt për dhunën e ushtruar ndaj tij, në momentin që ai nuk ndodhej në kazino. Më pas Limaj ka kërkuar ndihmën e Aleksandër Llanajt për të marrë hakun e shokut.
    Pasditen e së martës, shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj, i cili drejtonte automjetin tip “BMË X5” me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj kanë shkuar në afërsi të lokalit “Adore” për t’u takuar dhe sqaruar me Hasanajn dhe Velajn.
    Nga makina tip “BMË” kanë zbritur Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me Akil Hasanajn dhe Ardi Velajn, kanë nisur konfliktin, i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit.
    Për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vdekur 29-vjeçari Hasanaj, Velaj dhe Limaj.
    Ndërsa, Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes./vizionplus.tv

  • FOTO/ Ky është 36-vjeçari që u vra me 6 plumba nga kushëriri në Vlorë

    FOTO/ Ky është 36-vjeçari që u vra me 6 plumba nga kushëriri në Vlorë

    Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa ka siguruar foton e 36-vjeçarit  Dalan Alliaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës, pasi u qëllua nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.
    Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.Lexo edhe :Related Posts
    Viktima ka marrë 6 plumba në trump, ndërsa trupi i pajetë i 36- vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 25 minuta të mbrëmjes së të shtunës.

    Autori, Bertil Alliaj pas arrestimit, nuk ka pranuar të tregojë arysen e konfliktit që çoi në vrasjen e 36-vjeçarit./vizionplus.tv

  • Ky është Dalan Alliaj,  i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës.

    Ky është Dalan Alliaj,  i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës.

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme fshatin Gjorm të Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Dalan Alliaj, administrator i kompanisë së njohur “Allidagu”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave zyrtare, autori i dyshuar i krimit është kushëriri i tij, Bertil Alliaj, i cili pas ngjarjes u largua nga vendngjarja, por u arrestua pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 5 orë, me mbështetjen e dronëve dhe forcave speciale të Policisë së Vlorës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Burime hetimore bëjnë me dije se pista kryesore e hetimit lidhet me konflikte të mundshme familjare dhe ekonomike mes dy kushërinjve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Trupi i pajetë i Dalan Alliaj do të varroset sot, të dielën, në orën 13:00 në Levan të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ku Alliaj njihej si biznesmen i qetë dhe administrator i suksesshëm.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • E vrava për një arsye të fortë” – dëshmia e parë e Bertil Alliaj pas arrestimit në Selenicë

    E vrava për një arsye të fortë” – dëshmia e parë e Bertil Alliaj pas arrestimit në Selenicë

    Autori i dyshuar i vrasjes në Selenicë, Bertil Alliaj, është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit menjëherë pas arrestimit të tij. Alliaj, i cili akuzohet për ekzekutimin e kushëririt të tij Dalan Alliaj në fshatin Gjorm të Selenicës, ka dhënë një dëshmi të shkurtër dhe enigmatike, duke pohuar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”, – ka deklaruar ai para oficerëve të policisë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas burimeve hetimore, Bertil Alliaj ka refuzuar të japë më shumë hollësi në këtë fazë, duke shtuar se “ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes”. Dëshmia e tij e pjesshme ka ngritur më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin motivin e saktë të krimit që tronditi zonën e Selenicës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Vrasja ndodhi në derën e shtëpisë së viktimës në fshatin Gjorm, ku Bertil Alliaj dyshohet se i është afruar kushëririt dhe ka qëlluar ndaj tij me armë zjarri gjashtë herë. 36-vjeçari u transportua menjëherë drejt spitalit të Vlorës, por mbërriti pa shenja jete.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pas ngjarjes, forcat e policisë dhe FNSH organizuan një operacion të gjerë në zonë, duke bërë të mundur arrestimin e autorit pas mesnate. Ai rezulton person me precedentë penalë dhe është një nga autorët e masakrës së Çoles të ndodhur në vitin 2015, ku humbën jetën tre persona: Akil Hasanaj (alias Haki Rakipi), Ardi Velaj dhe Albi Limaj.