Tag: alliaj

  • Muaji i Zi: Seria e katër atentateve nga 1 në 30 Nëntor

    Muaji i Zi: Seria e katër atentateve nga 1 në 30 Nëntor

    Julian Sula, Dalan Alliaj, Gilmando Dani, Muçi Shaljani dhe Mondi Mëhalla

    TIRANË-Muaji Nëntor, i njohur zakonisht si periudha e festave ku vendi u vesh kuqezi për të festuar Pavarësinë dhe Ditën e Çlirimit, 28-29, këtë vit u mbyll me një atentat mafioz. Por për ‘ironi’ jo vetëm fundi! Nëntori filloi me një ekzekutim në Selenicë dhe pasoi në një seri ngjarjesh tronditëse, ku vendi u përfshi nga katër atentate.
    1 Nëntor-Vritet në derën e shtëpisë me 6 plumba Dalan Alliaj
    Dalan Gjollek Alliaj 36-vjeç u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij mbrëmjen e 1 nëntorit në fshatin Gjormë të Selenicës. Bertil Alliaj ishte rikthyer në Gjormë 2 ditë më parë,dhe për tiu shmangur arrestimit nga policia përdorte një pasaportë të falsifikuar me identitetin e një shtetasi nga Kosova. Ai thirri mbrëmjen e të shtunës Dalan Alliaj, 36 vjeç babai i 2 fëmijëve për të sqaruar një bisedë, takim që përfundoi tragjikisht.

    Bertil Alliaj rezulton si një nga personat më të kërkuar nga drejtësia për masakrën e Çolës në 2015, për të cilën ishte dënuar me 35 vite burg në mungesë. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë 3 të rinj, Akil Hasanaj, Ardi Velaj si dhe Albi Limaj. 36-vjeçari u ekzekutua nga djali i xhaxhait Bertil Alliaj, i cili u arrestua 5 orë mbas ngjarjes. Ky i fundit i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj. Edhe pse në kërkim për vrasje, Bertil Alliaj arriti që të qëllonte për vdekje kushëririn e tij, Dalan Alliaj, i cili sipas dëshmive të familjarëve, e kishte ndihmuar financiarisht gjatë kohësh që autori ishte në arrati, që prej vitit 2015. Autori deklaroi në polici se e ka kryer vrasjen për një arsye të fortë, të cilët nuk mund ta bëjë publike, por la të kuptohet se mund ta bëjë më vonë. 
    Muaji filloi me një vrajse, autori në pranga, por seria e tre ngjarjeve që shënjuan nëntorin mbeten pa arrestime dhe pa një motiv të caktuar.
    11 Nëntor-10 ditë më pas ekzekutohet në mes të ditës në aeroportin e Rinasit, Gilmando Dani dhe shoqëruesi i tij, punonjësi i AMP, Muçi Shaljani
    Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, teksa i plagosur rëndë mbeti edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ky i fundit ndërroi jetë katër ditë pas atentatit, duke çuar bilancin në 2 viktima. Ndaj automjetit të tyre ‘Benz’ u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

    Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi.
    Mbi dy javë tashmë nga atentati por ende nuk ka një asnjë autor, apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen që tronditi opinionin publik.
    25 Nëntor-Atentat në Lushnjë- qëllohet drejt makinës së Julian Sulës, i njohur si ‘Juli i Pashakos’ 
    Mesditën e 25 nëntorit në Lusnjë regjistrohen të shtëna me armë zjarri, fatmirësisht pa viktima. 
    Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi mesditën e 25 nëntorit drejt automjetit të 45-vjeçarit Julian Sula. Dy autorët e kapur nga kamerat e sigurisë me kapele dhe të maskuar kanë dalë nga mjeti me kallashnikov në duar dhe kanë qëlluar drejt automjetit tip ‘BMW’, në të cilin ndodhej ‘Juli i Pashakos’. Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën. 

    Hetimet kanë zbuluar se automjeti i përdorur nga autorët ishte vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa targat ishin vjedhur një vit më parë, po në Greqi, por në qytete të ndryshme. “Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes. Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e drogës, dhe bizneset. Të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në ngjarje dhe janë lënë të lirë. 
    Por sërish asnjë autor. Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin, pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në ngjarje dhe janë lënë të lirë.
    30 Nëntor-Ekzekutohet biznesmeni Mondi Mëhalla në një atentat pranë karburantit “Xhaxhi OIL” në pronësi të tij
    Biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e 30 nëntorit në mjetin e tij ‘Range Rover’, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Librazhdit. 

    Sipas hetuesve, autorët janë siguruar për prezencën e objektivit dhe kanë pritur deri sa ai të dilte jashë dhe të hipte në automjetin e tij “Range Rover”. Menjëherë sapo ai është ulur në makinë, autorët i janë afruar me një “Audi” të zi, ku njëri prej tyre ka zbritur nga automjeti dhe ka qëllluar disa herë në drejtim të biznesmenit. Dyshohet se vetëm njëri është qitësi, ndërsa personi tjetër ka drejtuar automjetin me të cilin janë larguar pas ngjarjes. Dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Librazhdit, teksa paraditen e sotme u gjet një automjet i djegur në afërsi të fshatit Mirakë. 
    Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”.
    Teksa muaji nëntor u mbyll mes, atentateve dhe viktimave, vendi kthehet drejt një muaji të ri ku hetimet priten të finalizohen me pista konkrete për të zbardhjen e ngjarjeve, autorë apo arrestime./ZËRI

  • “Nuk jam…”/ Vrau kushëririn, Gjykata e Vlorës jep vendimin për Alliajn, zbardhet dëshmia e tij para togave të zeza

    “Nuk jam…”/ Vrau kushëririn, Gjykata e Vlorës jep vendimin për Alliajn, zbardhet dëshmia e tij para togave të zeza

    Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt disa ditë më parë në fshatin Gjorm. Gjatë seancës gjyqësore, Alliaj është shfaqur i heshtur dhe ka deklaruar para trupit gjykues: “Nuk jam në gjendje të flas… jam dakord me ato që tha avokati.”
    Kujtojmë që Bertil Aliaj prej 10 vitesh ishte në kërkim si pjesëmarrës në “masakrën e Çoles” ndodhur në Vlorë dhe ka marrë një dënim prej 35 vitesh në mungesë për ngjarjen e rëndë.
    Ndërkohë që prej ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, Bertil Aliaj ka qenë i fshehur dhe, sipas policisë, ai lëvizte me pasaportë kosovare.
    Ngjarja:
    Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 1 nentorit, në rrugën përpara banesës së autorit të dyshuar, pas një konflikti për motive të dobëta.
    Gjatë debatit, 32-vjeçari Bertil Alliaj, kushëri i viktimës, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.
    Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar ishte larguar në zonën malore përreth, por forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me grupin hetimor të Prokurorisë, zhvilluan kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës. Rreth orës 01:05 të mëngjesit, ai u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë.

  • Vrau kushëririn e tij Dalan  Alliaj në fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës lë në burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    Vrau kushëririn e tij Dalan Alliaj në fshatin Gjorm, Gjykata e Vlorës lë në burg Bertil Alliaj: Nuk jam në gjendje të flas

    U paraqit këtë të mërkurë në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për Alliajn, ndërsa gjatë gjyqit ai tha: “Nuk jam në gjendje të flas. Jam dakord me ato që thotë avokati”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

    Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

    Gjykata e Shkallës së parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “ arrest ne burg” për Bertil Alliaj, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait të tij, Dalan Alliaj, në fshatin Gjorm të Vlorës.
    Seanca e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta është drejtuar nga gjyqtar Etien Isak ndërsa Alba Meta prokuror. Gjate seancës i pandehuri ka theksuar “nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me avokatin”.
    Bertil Alliaj u arrestua më 2 nëntor në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur pas krimit.  Pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.
    Bertil Alliaj rezulton person në kërkim prej vitesh dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me masakrën e Çoles në vitin 2015.
     

  • Arrest me burg për Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në Gjorm

    Arrest me burg për Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në Gjorm

    Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bertil Ismail Alliaj, 32 vjeç, i akuzuar për vrasjen e Dalan Alliajt në fshatin Gjorm disa ditë më parë. Gjatë seancës, e cila u drejtua nga gjyqtari Etien Isak, i riu u shfaq i heshtur dhe deklaroi se nuk ishte në gjendje të fliste, duke u pajtuar me përfaqësimin e avokatit të tij.

    Bertil Alliaj akuzohet për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, sipas nenve 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

    Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe ka dhënë vendimin në datën 5 nëntor 2025, ora 12:23.

    LEXO EDHE: Vlorë/ Akuzohet se vrau kushëririn, mbërrin në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, Bertil Alliaj

    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

    DOKUMENTI: 

  • Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq

    Lihet në burg 32-vjeçari që vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, ja çfarë deklaroi në gjyq

    Në një seancë gjyqësore që zgjati rreth dy orë në Gjykatën e Vlorës, togat e zeza i komunikuan masën e sigurisë “arrest në burg” Bertil Alliajt, i cili katër ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri djalin e xhaxhait, Dalan Alliaj.
    Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura, ndërsa Bertil Alliaj u shoqërua për në sallën e gjyqit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
    A2 CNN mëson se para gjyqtarëve të çështjes Alliaj ka deklaruar: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me çdo gjë që thotë avokati”. Ai përfaqësohej në seancë me avokatin Redi Llanaj.
    Bertil Alliaj ekzekutoi kushëririn e tij Dalan Alliaj katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës.
    Vrau djalin e xhaxhait, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    Ai është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015.

  • Vrau kushëririn për ‘një arsye të fortë’, mbërrin në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie Bertil Alliaj

    Vrau kushëririn për ‘një arsye të fortë’, mbërrin në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie Bertil Alliaj

    BERTIL ALLIAJ

    VLORË- Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në mesditë në Gjykatën e Shkallës së parë në Vlorë, Bertil Alliaj për t’u njohur me masën e sigurisë.
    Ai akuzohet si vrasësi i djalit të xhaxhait të tij, shtetasit Dalan Alliaj. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës, ndërsa autori tha se krimin e kishte kryer për një arsye të fortë, por pa specifikuar realisht shkakun e konfliktit mes tyre. 
    ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati’, u shpreh 32-vjeçari. 

    32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orësh kërkime nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    32-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015./ZËRI 

  • Vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

    Vrau djalin e xhaxhait në Vlorë, Bertil Alliaj paraqitet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

    Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në mesditë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Bertil Alliaj për t’u njohur me masën e sigurisë. Alliaj është transportuar në gjykatë nën shoqërimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
    Ai akuzohet si vrasësi i djalit të xhaxhait të tij, shtetasit Dalan Alliaj. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në fshatin Gjorm të Vlorës.
    32-vjeçari u arrestua në malet e fshatit Gjorm pas disa orë kërkimesh nga policia pas ngjarjes së rëndë. Përmes një njoftimi, Policia sqaroi se ishte sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.
    32-vjeçari është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në mungesë me 35 vite burg për vrasje dhe rezultonte i shpallur në kërkim si autor i masakrës së Çoles ku mbetën të vrarë tre të rinj.
    Një konflikt për motive banale degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit nga dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe la pas tre viktima. Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati, ndërsa Bertil Alliaj kishte qenë në arrati prej vitit 2015.

  • Akuzohet për vrasjen e kushëririt, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Akuzohet për vrasjen e kushëririt, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Paraqitet në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm. Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.
    Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.
    Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

  • Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Akuzohet për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm, paraqitet në Gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj

    Paraqitet në gjykatën e Vlorës Bertil Alliaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt në fshatin Gjorm.

    Në ambientet e Gjykatës së Vlorës ka mbërritur Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjormë.
    Forca të shumta të Policisë së Vlorës, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, janë të pranishme në ambientet e gjykatës për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë seancës.
    Bertil Alliaj do të njihet sot me masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

    Top Channel