Tag: alkooli

  • Kërpudhat haluçinogjene mund të ndihmojnë në trajtimin e alkoolizmit

    Kërpudhat haluçinogjene mund të ndihmojnë në trajtimin e alkoolizmit

    Sipas një studimi të ri, kërpudhat haluçinogjene mund të përdoren për të trajtuar varësinë nga alkooli.

    Shkencëtarët thonë se një substancë psikedelike që gjendet te kërpudhat po shfaqet si trajtim i mundshëm për çrregullimet e lidhura me alkoolin.

    Studiues amerikanë zbuluan një mekanizëm te minjtë femra që shpjegon se si psilocina, përbërësi aktiv i kërpudhave, mund të ndihmojë në uljen e konsumit të alkoolit.

    Ekipi i udhëhequr nga dr. Sarah Magee dhe profesoreshë Melissa Herman në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill studioi nëse psilocina vepron mbi neuronet e amigdalës qendrore që lidhen me emocionet dhe stresin, për të ndryshuar sjelljen ndaj alkoolit.

    Profesoreshë Hermani theksoi se puna paraprake laboratorike është e nevojshme për të plotësuar boshllëqet në njohuritë mbi mënyrën si veprojnë këto substanca, veçanërisht në kërkimet psikedelike.

    Duke u përqendruar te minjtë femra, që konsumojnë më shumë alkool se meshkujt, studiuesit zbuluan se psilocina uli aktivitetin e këtyre neuroneve pas ekspozimit të gjatë ndaj alkoolit.

    Herman shpjegoi: “Kjo ulje e aktivitetit lidhej me më pak konsum alkooli gjatë periudhës së trajtimit, edhe pse zakoni i pirjes u rikthye më vonë. Ky efekt u pa edhe te minjtë që kishin konsumuar më pak alkool, gjë që përputhet me studimet klinike që tregojnë se substancat psikedelike mund të ndihmojnë në përmirësimin e problemeve emocionale dhe të stresit në shumë çrregullime mendore.”

    Rezultatet e kërkimit, të botuara në revistën JNeurosci, mund të ndihmojnë në interpretimin e studimeve klinike mbi trajtimet me substanca psikedelike.

    Herman shtoi: “Ka kuptim që ulja e aktivitetit të këtyre neuroneve zvogëlon pirjen, sepse aktiviteti i shtuar i tyre lidhet me varësinë nga alkooli. Këto neurone lidhen gjithashtu me depresionin dhe ankthin, të cilat substancat psikedelike po tregojnë potencial për t’i trajtuar, kështu që studimi ynë ofron një shpjegim më të thellë edhe për këto raste.” / Talker News – Syri.net

  • Dyshohet se janë kancerogjene, ky vend shqyrton ndalimin e përdorimit të dezinfektantëve të duarve me bazë alkooli

    Dyshohet se janë kancerogjene, ky vend shqyrton ndalimin e përdorimit të dezinfektantëve të duarve me bazë alkooli

    Bashkimi Evropian po shqyrton seriozisht mundësinë për të klasifikuar etanolin si një substancë e rrezikshme, e cila mund të rrisë rrezikun për kancer dhe komplikacione gjatë shtatzënisë, një lëvizje që mund të çojë praktikisht në ndalimin e shumë dezinfektuesve të duarve dhe detergjentëve, veçanërisht atyre që përdoren në spitale, sipas Financial Times.
    Prej viteve ’90, pastruesit me bazë alkooli janë miratuar si të sigurt brenda BE-së dhe janë pjesë e listës së barnave esenciale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
    Megjithatë, një rekomandim i brendshëm i datës 10 tetor nga një grup pune i Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) ka përcaktuar etanolin si substancë që mund të ketë efekte kancerogjene dhe që duhet zëvendësuar në produktet e pastrimit dhe përdorimet e tjera biocide.
    Komiteti i ekspertëve të ECHA-s, i cili vlerëson përbërësit aktivë të substancave biocide, do të mblidhet nga 24 deri më 27 nëntor, për të vendosur nëse etanoli duhet të klasifikohet si i dëmshëm për shëndetin e njeriut.
    Më pas, rekomandimi i tyre do të shkojë në Komisionin Evropian, i cili do të marrë vendimin përfundimtar.
    Sektori i kujdesit shëndetësor ka reaguar me alarm, duke paralajmëruar për pasoja serioze në praktikën mjekësore.
    “Ndikimi në spitale do të jetë masiv”, deklaroi Alexandra Peters, nga Universiteti i Gjenevës dhe rrjeti Clean Hospitals. “Infeksionet spitalore vrasin më shumë njerëz në vit se sa malaria, tuberkulozi dhe SIDA së bashku”, shtoi ajo. “Higjiena e duarve, veçanërisht përmes antiseptikëve me bazë alkooli, parandalon 16 milionë infeksione në vit globalisht.”
    Sipas saj, alternativat e etanolit, si izopropanoli, janë edhe më toksike, ndërsa përdorimi i shpeshtë i sapunit kërkon më shumë kohë dhe dëmton lëkurën e stafit mjekësor.Një studim ka treguar se pa dezinfektues, infermierët do të kalonin 30 minuta nga çdo orë operacioni duke larë duart me sapun, gjë që e bën procesin praktikisht të pazbatueshëm.Agjencia ECHA konfirmoi se ende nuk është marrë ndonjë vendim, por nëse etanoli konsiderohet kancerogjen, do të rekomandohet zëvendësimi i tij. Megjithatë, është e mundur që përdorimi të lejohet në situata ku nuk ka alternativa të tjera dhe ekspozimi vlerësohet i kontrolluar.
    OBSH dhe qendrat evropiane e mbështesin përdorimin.
    Në maj, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) i kërkoi autoriteteve kombëtare që ta vendosin dezinfektimin me alkool si metodën parësore për higjienën e duarve.
    Nëse etanoli klasifikohet si substancë toksike, kompanitë do të mund të aplikojnë për përjashtime të përkohshme, por sipas përfaqësuesve të industrisë, këto do të jenë të kufizuara në pesë vjet dhe do të shqyrtohen rast pas rasti, duke shtuar kostot dhe burokracinë.
    Peters theksoi se një nga avantazhet kryesore të etanolit është që “mund të prodhohet nga pothuajse çdo lëndë organike”, gjë që e bën të pazëvendësueshëm në raste urgjente shëndetësore, siç ndodhi gjatë pandemisë COVID-19.

  • Studimi: Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt, të paktën për rrezikun nga demenca

    Studimi: Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt, të paktën për rrezikun nga demenca

    Edhe një apo dy pije në ditë nuk janë pa rrezik, sipas kërkimeve të publikuara në BMJ Evidence-Based Medicine.
    Për vite të tëra besohej se pak alkool mund të ishte madje i dobishëm për shëndetin. Por studimi më i fundit, i bazuar në të dhënat e mbi 550 mijë të rriturve të moshës 56–72 vjeç dhe në analizat gjenetike të 2.4 milionë pjesëmarrësve, tregon të kundërtën: edhe konsumimi i lehtë i alkoolit mund të rrisë rrezikun për demencë, ka shkruar The Washington Post.
    “Për një kohë të gjatë kemi menduar se mënyra më e shëndetshme për trurin ishte një gotë në ditë. Por provat e reja tregojnë se edhe sasi të vogla mund të kenë efekte negative në kujtesë dhe funksionet njohëse. Nëse kujtesa është e rëndësishme për ju, duhet ta rimendoni edhe konsumimin e paktë të alkoolit”, ka thënë profesori Joel Gelernter, nga Yale University School of Medicine dhe autor kryesor i studimit
    Ka kohë që dihet se alkooli dëmton trurin në rastet e konsumit të lartë, më shumë se 12 pije në javë, apo te personat me varësi. Por deri tani mendohej se një gotë verë apo birrë herë pas here nuk ishte problem, madje mund të kishte përfitime. Një studim i vitit 2003 madje kishte sugjeruar se personat që pinin një gotë në ditë kishin më pak gjasa të zhvillonin demencë sesa ata që nuk pinin fare.
    Megjithatë, studimi i ri kundërshton plotësisht këtë ide. Duke analizuar të dhënat gjenetike, studiuesit zbuluan se çdo trefishim i konsumit të alkoolit, për shembull, nga një në tre pije në javë, rrit rrezikun për demencë me 15 për qind.
    Ata po ashtu treguan se personat që ndalojnë së piri shpesh janë ata që kanë filluar të përjetojnë rënie të aftësive njohëse. Kjo do të thotë se alkooli mund të ndikojë në zhvillimin e demencës, por edhe demenca mund të ndikojë në uljen e konsumit të alkoolit.
    Profesoresha Anya Topiwala, nga University of Oxford, thekson se gjithçka varet nga sasia.
    “Nëse e zvogëlon marrjen e alkoolit, edhe pa e ndërprerë krejtësisht, kjo ndoshta do të të sjellë përfitime. Në rastin e trurit, çdo reduktim ka rëndësi”, ka thënë ajo.
    Ndërsa Natalie Zahr, profesoreshë e psikiatrisë në Stanford University, shton se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga alkooli vetë, por nga mënyra dhe sasia e përdorimit.
    “Ai duhet shijuar në vendin dhe momentin e duhur”, ka thënë ajo.
    Sipas studiuesve, alkooli ndikon në trurin tonë duke ulur “rezervën cerebrale”, pra aftësinë e trurit për t’u përballur me dëme apo sëmundje të tjera. Ai kalon shpejt në tru dhe ndikon në neurotransmetuesit, duke e bërë trurin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve si Alzheimer apo Parkinson.
    Studimet e imazherisë së trurit kanë treguar se edhe një ose dy pije në ditë, të konsumuara rregullisht, lidhen me zvogëlim të lëndës ngjyrë hiri në tru dhe me rritje të hekurit në tru, që shoqërohet me sëmundje neurodegjenerative.
    Përveç kësaj, alkooli dëmton edhe lëndën e bardhë të trurit, “izolimin” që lidh qelizat nervore mes tyre, dhe mund të pengojë rigjenerimin e saj.
    Zahr ka theksuar se ndryshe nga Alzheimeri, demencat e shkaktuara nga alkooli mund të përmirësohen nëse personi ndalon së konsumuari alkool.
    “Nëse heq dorë nga alkooli, truri mund të rikuperojë pjesërisht vëllimin dhe kujtesën. Kjo nuk ndodh me sëmundje të tjera si Alzheimeri”, ka thënë Zahr.
    Sa i përket mënyrave për ta kufizuar konsumimin, ekspertët sugjerojnë pjesëmarrjen në sfida si ‘Sober October’ apo ‘Dry January’, si dhe përdorimin e pijeve pa alkool që ndihmojnë në shmangien e presionit social për të pirë.
    Nëse dikush pi shumë, ndalimi i menjëhershëm mund të jetë i rrezikshëm dhe duhet bërë nën mbikëqyrje mjekësore.
    Topiwala ka shtuar se është e rëndësishme të shmanget “pija me sasi të larta për një herë”, sepse truri përjeton një “mini-krizë” të ngjashme me tërheqjen nga alkooli, që është shumë toksike për qelizat nervore.
    Ajo ka këshilluar që ta “shpërndani konsumimin gjatë javës, zgjidhni pije me përqindje më të ulët alkooli, alternoni me pije të buta dhe kufizoni sasinë”.
    Profesori Gelernter ka thënë se nëse dikush bën diçka që mund të jetë e dëmshme për shëndetin, le ta bëjë me vetëdije për rrezikun që merr përsipër.
    “Ndoshta do ta bëni prapë, por të paktën do ta bëni me sy hapur”, ka thënë ai.

  • Alkooli, kërcënimi i heshtur: Mbi 100 mijë raste kanceri në BE

    Alkooli, kërcënimi i heshtur: Mbi 100 mijë raste kanceri në BE

    Alkooli mbetet një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në Europë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se masa më të forta shtetërore për të kufizuar konsumimin mund të parandalojnë mijëra raste dhe vdekje çdo vit.
    Sipas një rishikimi të ri shkencor nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm në Bashkimin Europian në vitin 2020 alkooli shkaktoi më shumë se 111 mijë raste të reja kanceri, duke e bërë këtë rajon një nga më të prekurit në botë nga efektet e alkoolit.
    Në plan global, numri i rasteve të reja të lidhura me alkoolin u vlerësua rreth 741 mijë, me burrat që përbënin rreth 70% të këtyre rasteve.
    Përveç pasojave shëndetësore, kostoja ekonomike është e konsiderueshme: vdekjet e parakohshme nga kanceret e lidhura me alkoolin kushtuan rreth 4.58 miliardë euro në vitin 2018, vetëm në Europë.
    “Rajoni i Europës, dhe veçanërisht vendet e BE-së, po paguajnë një çmim tepër të lartë për alkoolin në forma të kancerit të parandalueshëm dhe familjeve të shkatërruara, si dhe po kushtojnë miliarda taksapaguesve,” tha Dr Gundo Weiler, i cili drejton përpjekjet për parandalim dhe promovim shëndetësor në zyrën e OBSH për Europën.
    “Disa e quajnë alkoolin ‘trashëgimi kulturore’, por sëmundja, vdekja dhe paaftësia nuk duhet të normalizohen si pjesë e kulturës evropiane,” shtoi ai.
    IARC klasifikoi për herë të parë alkoolin si kancerogjen në vitin 1988. Studimet tregojnë se alkooli rrit rrezikun për të paktën shtatë lloje kanceri, përfshirë: kanceret e gojës, faringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, kolorektalit dhe gjirit tek femrat.
    Ekspertët shpjegojnë se alkooli shkakton kancer përmes mekanizmave të ndryshëm, si ndryshimet hormonale, ndërhyrjet në mikrobiomën e zorrëve dhe dëmtimet e ADN-së nga stresi oksidativ dhe metaboliti acetaldehid, i cili gjendet në etanol. Reduktimi ose ndërprerja e konsumit të alkoolit ul rrezikun për zhvillimin e këtyre kancereve.
    Sipas raportit, shumica e kancereve të shkaktuara nga alkooli lidhen me konsum “të rrezikshëm” (2–6 pije alkoolike në ditë) dhe “të rëndë” (më shumë se 6 pije në ditë), por edhe konsumimi “moderat” (më pak se 2 pije në ditë) ishte përgjegjës për mbi 100 mijë raste të reja kanceri globalisht në 2020.
    Strategjitë për uljen e rrezikut
    Ky analizim shënon herën e parë që IARC ka vlerësuar përfitimet e mundshme të parandalimit të kancerit të lidhur me alkoolin.
    “Është provuar pa asnjë dyshim se politikat popullore ndaj alkoolit ulin konsumimin dhe se ulja e konsumit ul rrezikun për kancer,” tha drejtoresha e IARC, Dr Elisabete Weiderpass.
    Agjencia rekomandon masa si: rritjen e taksave dhe çmimeve minimale, ngritjen e moshës ligjore për blerje, kufizimin e pikave të shitjes, ndalimin e reklamimit, kufizimin e orarit ose ditëve të shitjes, dhe implementimin e shitjeve nën kontroll shtetëror.
    Të gjitha këto masa ndihmojnë në uljen e konsumit dhe, rrjedhimisht, të rrezikut për kancer.
    Për shembull, një studim i vitit 2021 tregoi se dyfishimi i akcizës për alkoolin mund të kishte parandaluar rreth 6% të rasteve të reja dhe vdekjeve të shkaktuara nga alkooli në vitin 2019 në rajonin që përfshin Evropën dhe Azinë Qendrore.
    “Ndërgjegjësimi mbi rreziqet e alkoolit për kancerin dhe fakti që asnjë nivel konsumimi nuk është i sigurt është thelbësor,” tha Dr Béatrice Lauby-Secretan, zëvendëse e drejtueses së IARC për analizën dhe klasifikimin e provave.
    “Të gjithë kanë një rol për të luajtur në ndryshimin e normave dhe vlerave aktuale rreth konsumit të alkoolit,” shtoi ajo.
    Ekspertët nënvizojnë se politika të qarta dhe ndërgjegjësimi publik mund të reduktojnë ndjeshëm konsumin e alkoolit dhe të shpëtojnë jetë, duke ulur si sëmundjet, ashtu edhe koston ekonomike që lidhet me pasojat e tij shëndetësore.

  • Alkooli, shkaktari kryesor i mijëra rasteve të kancerit në Europë

    Alkooli, shkaktari kryesor i mijëra rasteve të kancerit në Europë

    Alkooli mbetet një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në Europë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se masa më të forta shtetërore për të kufizuar konsumimin mund të parandalojnë mijëra raste dhe vdekje çdo vit.

    Sipas një rishikimi të ri shkencor nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm në Bashkimin Europian në vitin 2020 alkooli shkaktoi më shumë se 111 mijë raste të reja kanceri, duke e bërë këtë rajon një nga më të prekurit në botë nga efektet e alkoolit.

    Në plan global, numri i rasteve të reja të lidhura me alkoolin u vlerësua rreth 741 mijë, me burrat që përbënin rreth 70% të këtyre rasteve. Përveç pasojave shëndetësore, kostoja ekonomike është e konsiderueshme: vdekjet e parakohshme nga kanceret e lidhura me alkoolin kushtuan rreth 4.58 miliardë euro në vitin 2018, vetëm në Europë.

    “Rajoni i Europës, dhe veçanërisht vendet e BE-së, po paguajnë një çmim tepër të lartë për alkoolin në forma të kancerit të parandalueshëm dhe familjeve të shkatërruara, si dhe po kushtojnë miliarda taksapaguesve,” tha Dr Gundo Weiler, i cili drejton përpjekjet për parandalim dhe promovim shëndetësor në zyrën e OBSH për Europën. “Disa e quajnë alkoolin ‘trashëgimi kulturore’, por sëmundja, vdekja dhe paaftësia nuk duhet të normalizohen si pjesë e kulturës evropiane,” shtoi ai.

    Si lidhet alkooli me kancerin

    IARC klasifikoi për herë të parë alkoolin si kancerogjen në vitin 1988. Studimet tregojnë se alkooli rrit rrezikun për të paktën shtatë lloje kanceri, përfshirë: kanceret e gojës, faringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, kolorektalit dhe gjirit tek femrat.

    Ekspertët shpjegojnë se alkooli shkakton kancer përmes mekanizmave të ndryshëm, si ndryshimet hormonale, ndërhyrjet në mikrobiomën e zorrëve dhe dëmtimet e ADN-së nga stresi oksidativ dhe metaboliti acetaldehid, i cili gjendet në etanol. Reduktimi ose ndërprerja e konsumit të alkoolit ul rrezikun për zhvillimin e këtyre kancereve.

    Sipas raportit, shumica e kancereve të shkaktuara nga alkooli lidhen me konsum “të rrezikshëm” (2–6 pije alkoolike në ditë) dhe “të rëndë” (më shumë se 6 pije në ditë), por edhe konsumimi “moderat” (më pak se 2 pije në ditë) ishte përgjegjës për mbi 100 mijë raste të reja kanceri globalisht në 2020.

    Strategjitë për uljen e rrezikut

    Ky analizim shënon herën e parë që IARC ka vlerësuar përfitimet e mundshme të parandalimit të kancerit të lidhur me alkoolin. “Është provuar pa asnjë dyshim se politikat popullore ndaj alkoolit ulin konsumimin dhe se ulja e konsumit ul rrezikun për kancer,” tha drejtoresha e IARC, Dr Elisabete Weiderpass.

    Agjencia rekomandon masa si: rritjen e taksave dhe çmimeve minimale, ngritjen e moshës ligjore për blerje, kufizimin e pikave të shitjes, ndalimin e reklamimit, kufizimin e orarit ose ditëve të shitjes, dhe implementimin e shitjeve nën kontroll shtetëror. Të gjitha këto masa ndihmojnë në uljen e konsumit dhe, rrjedhimisht, të rrezikut për kancer.

    Për shembull, një studim i vitit 2021 tregoi se dyfishimi i akcizës për alkoolin mund të kishte parandaluar rreth 6% të rasteve të reja dhe vdekjeve të shkaktuara nga alkooli në vitin 2019 në rajonin që përfshin Evropën dhe Azinë Qendrore.

    “Ndërgjegjësimi mbi rreziqet e alkoolit për kancerin dhe fakti që asnjë nivel konsumimi nuk është i sigurt është thelbësor,” tha Dr Béatrice Lauby-Secretan, zëvendëse e drejtueses së IARC për analizën dhe klasifikimin e provave. “Të gjithë kanë një rol për të luajtur në ndryshimin e normave dhe vlerave aktuale rreth konsumit të alkoolit,” shtoi ajo.

    Ekspertët nënvizojnë se politika të qarta dhe ndërgjegjësimi publik mund të reduktojnë ndjeshëm konsumin e alkoolit dhe të shpëtojnë jetë, duke ulur si sëmundjet, ashtu edhe koston ekonomike që lidhet me pasojat e tij shëndetësore.

  • Paralajmërimi i WHO, alkooli shkaktari kryesor i kancerit

    Paralajmërimi i WHO, alkooli shkaktari kryesor i kancerit

    Alkooli është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në Evropë, duke shkaktuar mijëra raste të reja dhe vdekje çdo vit.

    Sipas një raporti të ri të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020, alkooli shkaktoi mbi 111,000 raste të reja të kancerit vetëm në Bashkimin Evropian dhe rreth 741,000 raste globalisht, me burrat që përbëjnë pothuajse 70% të rasteve.

    Alkooli rrit rrezikun e të paktën shtatë llojeve kanceri, përfshirë ato të gojës, faringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjirit të grave.

    Ai vepron përmes ndryshimeve hormonale, dëmtimeve të ADN-së dhe metabolitit acetaldehide. Edhe konsumimi “i moderuar” (më pak se dy pije në ditë) shkaktoi mbi 100,000 raste të reja kanceri globalisht.

    Raporti nënvizon se politika të forta shtetërore, si rritja e taksave, çmimet minimale, kufizimi i shitjeve dhe marketingut të alkoolit, si dhe ngritja e moshës ligjore për konsum, mund të ulin konsumimin e alkoolit dhe rrezikun e kancerit.

    Ndërsa ndërgjegjësimi për rreziqet dhe ndryshimi i normave kulturore rreth alkoolit janë thelbësore për parandalimin e sëmundjeve.

  • Alkooli, “vrasësi i heshtur” i Evropës/ Mbi 111 mijë raste të reja kanceri vetëm në një vit

    Alkooli, “vrasësi i heshtur” i Evropës/ Mbi 111 mijë raste të reja kanceri vetëm në një vit

    Alkooli është një shkak kryesor i kancerit në të gjithë Evropën dhe ekspertët thonë se politikat më të forta qeveritare për të frenuar pirjen e alkoolit mund të parandalojnë mijëra raste dhe vdekje nga kanceri çdo vit.
    Vetëm në Bashkimin Evropian, nënrajoni me konsumin më të madh të alkoolit në botë, alkooli shkaktoi më shumë se 111,000 raste të reja të kancerit në vitin 2020, sipas rishikimit të ri shkencor nga agjencia e kërkimit të kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e njohur si Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.
    Në të gjithë botën, ky numër arriti në rreth 741,000 raste, ku burrat përbëjnë kalojnë 70% të kancereve.
    Përtej pasojave shëndetësore, kostoja ekonomike është gjithashtu e konsiderueshme: sipas OBSH-së, vdekjet e parakohshme nga kanceret e lidhura me alkoolin kushtuan 4.58 miliardë euro në vitin 2018.
    “Rajoni Evropian i OBSH-së, dhe veçanërisht vendet e BE-së, po paguajnë një çmim shumë të lartë për alkoolin në kanceret e parandalueshme dhe familjet e shkatërruara, si dhe po u kushtojnë miliarda taksapaguesve”,-tha Dr. Gundo Weiler, i cili drejton përpjekjet për parandalim dhe promovim të shëndetit në zyrën e OBSH-së në Evropë.

  • Avioni del nga pista, piloti tapë nga alkooli

    Avioni del nga pista, piloti tapë nga alkooli

    Bota E Premte, 12 Shtator 2025 19:47
    Një pilot dhe bashkëpiloti i tij u arrestuan pasi rezultuan pozitivë në testet për alkool, pasi avioni që po drejtonin doli nga pista gjatë uljes në Nigeri.
    Byroja Nigeriane e Hetimit të Sigurisë e ekzaminoi çiftin e drejtuesve të mjetit fluturues pas aksidentit në Aeroportin Ndërkombëtar të Port Harcourt. Përveç kësaj, një anëtar i ekuipazhit rezultoi pozitiv për kanabis.

    Të 103 personat në bord të Boeing 737 në kohën e incidentit mbetën të padëmtuar. Air Peace, kompania që operoi fluturimin, tha se piloti 64-vjeçar është shkarkuar nga puna për mosrespektim të rregullave të sigurisë.

  • Alkooli shkak për aksidentet, mjekët: Shoferët në gjendje të dehur humbasin përqendrimin

    Alkooli shkak për aksidentet, mjekët: Shoferët në gjendje të dehur humbasin përqendrimin

    Frekuentim i festave familjare shoqërohen po ashtu me konsum më të lartë të alkoolit, i cili shpesh bëhet burim aksidentesh deri në fatalitete.
    Shefi i shërbimit të toksikologjisë, Andrin Tahiri në një intervistë për Vizion Plus tregon disa nga efektet negative të alkoolit dhe pasojat e tij përtej shëndetit .
    “Alkooli është një nga dukuritë sociale më të përhapura sot, një sëmundje sociale që karakterizohet nga pirja me tepricë e alkoolit, i cili sjellë efekte toksike në sistemin nervor qëndror. Ngasja e mjeteve të motorizuara në një situatë. Ulet vëmendja, përqëndrimi, pamundësi për të vlerësuar situatën më shpejtë. Si ndodh hap pas hapi? Këndi i shikimit ngushtohet, shikimi periferik dëmtohet, ka një diskordancë në perceptimin e distancave dhe objekteve, pra përkeqësohet shikimi”, tha Tahiri.
    Jo të pakta janë rastet kur të rinjtë e kombinojnë alkoolin me substancat narkotike, duke e bërë rrezikun edhe më të madh për shëndetin dhe jetën e tyre, e po ashtu edhe për të tjerët.
    “Sidomos tek të rinjtë alkooli, kokteilet e alkoolit si dhe përzierja me substancat narkotike që janë tejet mase të rrezikshme, sidomos tek të rinjtë sot, alkooli është më shumë perceptim si gjendje, pa llogaritur pasojat për jetën e përditshme që në pjesën më të madhe mund të shkojnë edhe deri në fatalitete”, u shpreh mjeku.
    Mjeku Tahiri jep edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe drejtuesit e mjeteve: “Stop alkoolit në mënyrë kategorike, edhe nëse për të rinjtë është një festë apo një party, është e thjeshtë, të lënë mjetet e autorizuara diku dhe të marrin taksi ose të shoqërohen nga ata që nuk konsumojmë alkool. Është një zgjidhje 100% e sigurt.”
    Pak ditë më parë, dy motra humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik, kjo pasi drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të rëndë të dehur në momentin e përplasjes.

  • Shikimi i “Reels” në rrjetet sociale ka të njëjtin efekt në tru si alkooli

    Shikimi i “Reels” në rrjetet sociale ka të njëjtin efekt në tru si alkooli

    Shikimi i videove për një kohë të gjatë në Instagram,  TikTok ose videot e shkurtra në YouTube mund të duket si një mënyrë e padëmshme për të kaluar kohën, por neuroshkencëtarët paralajmërojnë se efektet në tru mund të jenë më alarmante dhe shqetësuese nga sa mendojmë.
    Disa studime sugjerojnë që shikimi i videove të shkurtra (reels) shkaktojnë në tru të njëjtin efekt me substancat që shkaktojnë varësi si alkooli, si dhe probleme me motivimin, përqendrimin dhe madje edhe të kujtesën.
    Sipas një studimi të botuar në NeuroImage, të udhëhequr nga Profesor Qiang Wang nga Universiteti i Tianjin, personat që shikojnë shumë reels-a aktivizojnë në tru të njëjtat zona si alkooli dhe bizhozi.
     “Varësia nga videot e shkurtra është një kërcënim global për shëndetin publik. Ky konsumim me intensitet të lartë  jo vetëm që dëmton vëmendjen, gjumin dhe shëndetin mendor, por gjithashtu rrit rrezikun e depresionit”, tha Prof. Wang.
    Hulumtime të tjera kanë treguar se si videot e shkurtra mund të ndikojnë negativisht edhe në aftësitë njohëse dhe në kujtesën afatshkurtër.
    “Sa herë që përdorim diçka që shkakton varësi, si alkooli, lojërat ose reels, niveli i dopaminës rritet, duke çuar në një ndjenjë euforie”, shpjegon studimi
    Dopamina është një neurotransmetues thelbësor që luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit, motivimit dhe sistemit të shpërblimit të trurit. Ajo është e lidhur ngushtë me kënaqësinë dhe shpërblimin.
    “Sa më shumë dopaminë çlirohet, aq më shumë neuro-lidhje formohen, pasi ato veprojnë si shpërblime të natyrshme. Por, ndërsa niveli ynë i varësisë rritet, dopamina vazhdon të pushtojë sistemin. Ju përfundoni duke dëshiruar më shumë nga ajo kënaqësi, si të shikoni Reels vazhdimisht”, thuhet në studim.
    Çdo gjë që bëhet e tepërt mund të krijojë varësi, qoftë alkooli, lojërat apo edhe rrjetet sociale. E njëjta gjë vlen edhe për videot e shkurtra në rrjetet sociale: konsumimi i tyre pa kufij mund ta shtyjë trurin në një cikël të pashëndetshëm, prandaj vendosja e kufijve është thelbësore.
    Videot e shkurtra mund të duken argëtuese, por mund të riformësojë mënyrën se si funksionon truri ynë. Duke mbistimuluar rrugët e dopaminës, ato rrezikojnë të dëmtojnë vëmendjen, kujtesën dhe madje edhe vetëkontrollin në mënyra çuditërisht të ngjashme me substancat që krijojnë varësi.