Tag: alket

  • Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu, çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lamisë

    Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu, çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lamisë

    Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi, shqyrtoi këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit.
    Sipas LamiaReport.gr, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, siç deklaroi një prej avokatëve të tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.

    Alket Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet.
    Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Por vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021.
    Në atë kohë, në një zonë të Lamisë, policët e Departamentit të Veprimit të Shpejtë që po kontrollonin një automjet të dyshimtë në të cilin hipnin dy kriminelë, panë të hipur edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje 5-ditore të ligjshme.
    Hera e fundit që Alket Rizai ka kaluar pragun e gjykatave të Lamisë ka qenë një vit më parë, për t’u gjykuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Lamisë për armë dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Më pas ai u gjet i pafajshëm.

  • 80 vite nga masakra e Filatit/ Alket Veliu: Duhet studim shtetëror për Çamërinë

    80 vite nga masakra e Filatit/ Alket Veliu: Duhet studim shtetëror për Çamërinë

    Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” i drejtuar nga zoti Alket Veliu organizoi sot një aktivitet në kujtim të 80-vjetorit të masakrës së Filatit. Në 6 Mars 1945 u krye në pabesi në Filat, Çamëri një nga masakrat më të tmerrshme ndaj popullsisë së shqiptare.
    Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se politikanët shqiptarë në 30 vitet e fundit kanë heshtur përballë propagandës greke edhe kur ajo është bërë në mes të Tiranës për spastrimin etnik të Çamërisë.
    “Për këtë masakër”- vijoi më tej Hajredin Isufi, historian, personalitet i shquar i Çamërisë- “kanë shkruar shumë dhe asnjëherë nuk kanë thënë të vërtetën. Dhe misionarët anglezë kur vinte puna i mishëronin çamërit por në fund të fundit nuk thanë asnjë gjë”.
    “Mbaj mend dhjetëra rrëfime nga babai im dhe patriotë që vinin në familjen tonë. Unë jam “ushqyer” nga këto kujtime për dy masakrat” theksoi historiani Enver Kushi.
    Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu kërkoi nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave një studim zyrtar shtetëror të mirëfilltë për Çamërinë që të jetë busull për politikën tonë.

    “Ajo që ndjej unë dhe besoj shumë të tjerë është fakti që ne duhet të themi të vërtetat tona. Të vërtetat e Çamërisë, të historisë sonë kombëtare. Pak minuta më parë se të fillonim pata një bashkëbisedim me profesor Bernard Zotaj, që dha një ide shumë të mirë lidhur me atë për të cilën çamët akuzohen nga grekët për bashkëpunimin me fashistët.

    Ndërkohë që ka qindra partizanë, shqiptarë të Çamërisë të vrarë në luftë kundër okupatorit dhe nëse e kemi pak disi të vështirë të identifikojmë ata të gjithë që janë vrarë në Çamëri por ne e kemi pak më të thjeshtë që të identifikojmë shqiptarët e Çamërisë të vrarë në Shqipëri. Ndaj mirëprita propozimin e profesorit për të punuar për të ngritur një grup pune për të identifikuar këta shqiptarë të Çamërisë që kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit.

    Ajo që kemi nevojë sot është që të kemi një studim zyrtar shtetëror të mirëfilltë për Çamërinë. Do të ishte në nderin tonë kombëtar që Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave të ngrinte një grup pune për të pasur një dokument historik të plotë, studimor për çështjen Çame që të jetë një lloj busulle edhe për zyrtarët dhe të gjitha ata që duhet të merren me çështjen çame; Parlamentin shqiptar, qeverinë, ministrinë e Jashtme që të mos të kemi qëndrime të shkëputura që kurrsesi nuk kanë bazë historinë. Pra duhet të kemi bazë historike shtetërore. Unë e konsideroj të rëndësishme këtë gjë” tha ai.