Tag: alizotit

  • Ilir Demaliaj shpërthen ndaj Tomor Alizotit: Çfarë hëngrët të gjallë? Katastrofë në çdo qytet

    Ilir Demaliaj shpërthen ndaj Tomor Alizotit: Çfarë hëngrët të gjallë? Katastrofë në çdo qytet

    Në episodin e fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia reagoi ashpër ndaj realitetit politik dhe shoqëror në Shqipëri.

    Për Demalian, mungesa e një reflektimi të thellë shoqëror dhe e pjekurisë politike është thelbi i krizës sonë.
    “Këto që dalin sot si cuba… Po ku ishit mor zotëri, ju që sot shisni veten si antikomunistë?!”, akuzoi ai, duke iu referuar figurave publike, konkretisht Tomor Alizotit.
    “Ky që thotë ‘do t’ju hamë të gjallë’… çfarë hëngre në Berat? Katastrofë! Në Elbasan? Edhe më keq! Çfarë do të hash ti të gjallë?! Këto janë fjalë që vetëm të çakërdisin nervat.”
    Ai vazhdoi duke sulmuar arrogancën e atyre që e quajnë veten diplomatë, por që flasin me “një gjuhë të drunjtë dhe agresive”.

    Drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, paralajmëroi socialistët gjatë fushatës zgjedhore në Librazhd duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët”.

    Top Channel

  • “Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Braçe ironizon deklaratat e Alizotit: T’i jap një palë gërshërë, berber është ky?

    “Kam qejf ta ha të gjallë Ramën”/ Braçe ironizon deklaratat e Alizotit: T’i jap një palë gërshërë, berber është ky?

    Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në listë të hapur Erion Braçe, ka komentuar deklaratat e bujshme të kandidatit të opozitës, Tomor Alizotit.

    Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Braçe i ironizoi këto deklarata, duke thënë “ky mund të ketë punuar berber”.
    “Ky mund të ketë punuar berber, por unë mund t’i dhuroj një palë gërshërë.”-tha Braçe.
    “Kush përçmon të pamundurit, s’është qenie njerëzore. Unë njoh të varfër me një dinjitet mbi mesataren e një pjesë të atyre që janë në parlament”-shtoi Braçe.

    Top Channel

  • ‘Kërcënimet e Alizotit do marrin përgjigje më 11 maj’, Rama nga Elbasani: Demokratët të reflektojnë

    ‘Kërcënimet e Alizotit do marrin përgjigje më 11 maj’, Rama nga Elbasani: Demokratët të reflektojnë

    Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit, ku u bëri thirrje demokratëve që të mos e çojnë votën më 11 maj drejt asaj që ai e quajti “Këneta”, duke iu referuar opozitës. Në fjalën e tij, Rama tha se në Partinë Demokratike nuk ka vend për ata që mendojnë ndryshe, pasi çdo zë kritik përjashtohet.
    Në vijim të fjalimit, Rama komentoi dhe deklaratat e kandidatit opozitar Tomor Alizoti, i cili kishte kërcënuar se “do t’i hanin të gjallë socialistët”. Kryeministri tha se gjuha kërcënuese e Alizotit do të marrë përgjigjen e duhur nga qytetarët e Elbasanit në ditën e votimit.
    “Tomorit i përgjigjem me 12 maj. Demokratët e Elbasanit të reflektojnë pas kësaj talljeje. Kënata nuk do asgjë dhe askënd, që nuk është komplet i gatshëm të bëjë ‘kua kua kua’. Kush ka pak më shumë zë, pak më shumë mend, pak më shumë ego dhe mbi të gjitha dhe kush ka pak më shumë përkrahje, nuk i duhet kënetës. Kënata është mbretëria e bufit”, deklaroi Rama.

  • “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”, Kryeministri i përgjigjet Alizotit nga Librazhdi

    “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”, Kryeministri i përgjigjet Alizotit nga Librazhdi

    Kryesocialisti Edi Rama i ka kthyer përgjigje ironizuese Tomor Alizotit, i cili disa ditë më parë deklaroi se kryeministrin “kam qejf ta ha të gjallë”.
    “Kam ardhur me shumë frikë. Gati desh u ktheva mbrapsht se ka dalë njëri këtej që do të na hajë të gjallë. Nuk po e shoh gjëkundi atë. Sot kemi dhe takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj shumë që jeni kaq shumë këtu. Duke ju parë kaq shumë, edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend.

    Sot dua t’ju marr pak kohë për t’ju bërë një pasqyrë se çfarë duhet mbajtur parasysh për Shqipërinë sot dhe çfarë do të bëjmë në vijim. Shpresoj dhe uroj durimin tuaj. Po hyj në temë duke ju thënë që ky është një moment i rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi që çdokush ka të drejtën e votës, edhe pse mund të jetë krejt në anën tjetër, të bindet se në 11 maj duhet të na bashkohet”,-u shpreh Rama në nisje të fjalimit të tij në Librazhd.

  • Thirrja e Tomor Alizotit nga Gramshi: Çohuni të votojmë. Të shpëtojmë Shqipërinë nga një i çmendur e narkotrafikantët

    Thirrja e Tomor Alizotit nga Gramshi: Çohuni të votojmë. Të shpëtojmë Shqipërinë nga një i çmendur e narkotrafikantët

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Rama për Alizotin: Shpërthim i një çyryku, mos na akuzoni pastaj kur ju them të vërtetën për ta!

    Rama për Alizotin: Shpërthim i një çyryku, mos na akuzoni pastaj kur ju them të vërtetën për ta!

    Edi Rama iu përgjigj Tomorr Alizotit nga Kuçova, pikërisht në qarkun ku katër vite më parë shërbente si drejtues politik.
    Deklarata e tij “do tju hamë të gjallë”, sipas kryesocialistit është portreti i saj se çfare realisht përfaqëson partia demokratike.
    “Mua ai më kujton Ludovikun, një personazh të filmave shqiptarë. Të kujtohet, me xhaketë me kuadrata? Edhe kështu i them unë atij Alizotit, edhe shikoj unë Ludovikun që bërtiste: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Tani, çfarë quhet ky? Ky quhet çyryk. Ata thonë se janë njisha, po janë vërtet, por në atë sensin që po diskutojmë këtu. Njëri më jashtë loje se tjetri, njëri më i lodhur se tjetri.”
    Më herët, Rama u ndal edhe në Dimal. Kryesocialisti i krahasoi partitë e reja me ish Lëvizjen Socialiste për Integrim teksa kërkoi votën më 11 maj, pasi sic thotë ai, cdo alternative tjetër do të mbarte me vete rrezikun për tu rikthyer sërish në humnere.
    “E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.  E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare.”
    Rama tha se vota për numërin pesë nuk është vetëm për pasaportën europiane por edhe si garanci për jetëgjatësinë e Spak.
    Teksa e cilësoi programin e partisë socialiste, si deshmi të progresit që Shqipëria ka bërë drejt Bashkimit Europian, një koment Rama e kishte edhe për Sali Berishën dhe kontratën 6 milionë dollareshe të lobimit në Shba.
    “6 milionë dollar për të pastruar tatuazhin në ballë, por për popullin nuk dalin.”

  • “Ludoviku thoshte ‘do u hamë të gjallë”/ Rama për deklaratën e Alizotit: Ky është çyryk, pinë…

    “Ludoviku thoshte ‘do u hamë të gjallë”/ Rama për deklaratën e Alizotit: Ky është çyryk, pinë…

    Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”
    Kësaj deklarate Rama iu përgjigj me ironi sot nga Kuçova, duke e quajtur këtë të fundit ‘Ludoviku’.

    “Ludoviku thoshte ‘do u hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film.
    Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz.
    Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton’, tha Rama.
     

  • “Do ju hamë të gjallë”/ Rama për deklaratën e Alizotit: Këta janë njëri më mbaruar se tjetri! Pinë ujë kënete dhe e spërkasin

    “Do ju hamë të gjallë”/ Rama për deklaratën e Alizotit: Këta janë njëri më mbaruar se tjetri! Pinë ujë kënete dhe e spërkasin

    Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në fushatë elektorale në Kuçovë, ka komentuar edhe një deklaratë të Tomor Alizotit të bërë gjatë ditës së sotme, që thoshte se “PD do e hajë të gjallë qeverinë”. Rama tha se “Ludoviku” nuk është normal.
    Rama tha se personazhet politikë të PD-së janë njëri më i mbaruar se tjetri. Sipas tij, ata do të marrin një mësim të mirë nga populli më 12 maj.
    Edi Rama: Ludoviku thoshte “do iu hamë të gjallë”. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin. Natën thonë se populli është i sëmurë, edhe pse sondazhet thonë se PS fiton.