Tag: alisson

  • Alisson mbron Salah: Ka dashurinë e të gjithë lojtarëve, klubit dhe tifozëve

    Alisson mbron Salah: Ka dashurinë e të gjithë lojtarëve, klubit dhe tifozëve

    9 Dhjetor 2025

    7:55

    Alfred Lleshi

    Alisson, portieri i Liverpool-it, ka folur për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së Champions League kundër Interit, duke u ndalur te situata që përfshin Mohamed Salah: “Një situatë e tillë nuk është kurrë e lehtë, por është pjesë e futbollit. Salah ka dashurinë e të gjithë lojtarëve, klubit dhe tifozëve.
    Është një situatë e veçantë mes tij dhe klubit, ndërsa ne jemi të përqendruar tek Interi dhe ndeshja. Personalisht më vjen keq, Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe legjendë e Liverpool-it, me të kam një raport shumë të mirë. Megjithatë, kemi ardhur këtu për të provuar të fitojmë kundër një skuadre shumë të fortë”.
    Për mundësinë e rikuperimit të raportit mes Salah dhe klubit, Alisson shtoi: “Mendoj se po, asgjë nuk është e pakthyeshme. Shpresoj që të ndodhë, për afeksionin që kam për Salah dhe gjithçka që ai dhe Liverpool-i kanë dhënë për njëri-tjetrin. Ai ka pasur mundësinë të fitojë gjithçka dhe është përgjigjur me shifra mbresëlënëse. Besoj se raporti do të rregullohet”.

  • Slot: Alisson nuk do të luajë as me ne dhe as me ekipin kombëtar, do të presim për ata të dy

    Slot: Alisson nuk do të luajë as me ne dhe as me ekipin kombëtar, do të presim për ata të dy

    3 Tetor 2025

    10:22

    Telesport

    Trajneri i Liverpool, Arne Slot, pop përgatit skuadreën për sfidën e vështirë ndaj Chelsea në Premier League. Skuadra e “reds” nuk po kalon një moment shumë pozitiv, pasi ka pësuar dy humbje radhazi.
    Në këtë ndeshje, trajneri holandez nuk do të ketë në dispozicion portierin Alisson dhe sulmuesin Hugo Ekitike. “Alisson nuk është pjesë e skuadrës nesër dhe nuk do të udhëtojë as për në Brazil me ekipin kombëtar. Kështu që ai do të jetë jashtë për pak kohë”, tha Slot.
    “Rikthimi i Alisson varet se sa shpejt do të shkojë rikuperimi, kështu që është e qartë se ai nuk do të luajë për Brazilin nëse nuk luan të shtunën. Është gjithmonë e vështirë të thuhet numri i saktë i ditëve dhe javëve, por për ndeshjet e ardhshme, ai nuk do të jetë pjesë e nesh ose e ekipit të Brazilit”, tha Slot
    “Hugo do të stërvitet përsëri sot dhe le të shohim se ku është dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Federico Chiesa. Pra, duhet të presim dhe të shohim pas seancës”, deklaroi trajneri holandez.

  • Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea

    Humbja në Champions lë pasoja te Liverpool, dy dëmtime për Slot para ndeshjes me Chelsea

    2 Tetor 2025

    10:01

    Telesport

    Humbja 0-1 në fushën e Gallatasaraj ka lënë pasoja te skuadra e Liverpool. Përveç rezultatit negative, skuadra e “reds” ka ardhur në Angli edhe me dy dëmtime.
    Lëndimet e sulmuesit Ekitike dhe portierit Alisson shtuan zhgënjimin për Liverpool. “Dëmtimi i Ekitike nuk duket shumë serioz”, tha trajneri i Liverpool, Slot.
    “Shqetësimi më i madh është për Alisson. Ai qëndroi i shtrirë pasi bëri një pritje. Pas ndeshjes e pamë duke ecur duke çaluar dhe ky është problem”, shtoi trajneri holandez.
    “Alisson nuk do të luajë këtë fundjavë në kampionat, kështu që Mamardashvili do të jetë gati për debutimin e tij në Premier League”, tha Slot.
    Liverpool ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe synon që ndaj Chelsea të largojë situatën negative të javës së fundit.

  • Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Një natë jo e mirë sonte për ekipet angleze në Champions League. Liverpool është mundur 1-0 nga Galatasaray në Stamboll. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë.
    Në pjesën e dytë, Alisson dëmtohet dhë në vend të brazilianit futet portieri gjerogjian Giorgi Mamardashvili. Për Alisson dukej një dëmtim serioz, por do mësohet më vonë shkalla e dëmtimit. Në minutën e 88-të, arbitri kryesor i takimit Clement Turpin dha penallti për Liverpool-in, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Wilfried Singo, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri francez u tërhoq dhe anulloi penalltinë e dhënë për anglezët. Rezultati final, 1-0 për Galatasaray-in.. SHIKOGOLAT
    Bodo/Glimt ka marrë pikën e parë në fazën e grupeve në Champions League. Norvegjezët kanë barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Tottenham. Kasper Hogh humbi shansin të kalonte Bodo/Glimt në avantazh në pjesën e parë, por sulmuesi danez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Jens Hauge, ish-lojtari i Milanit shënoi dy herë për vendasit në minutat 53′, 66′, njëri gol më i bukur se tjetri. Në minutën e 68-të, Micky van de Ven ngushton shifrat për Tottenham. Mbrojtësi holandez shënon me kokë pas krosimit të Pedro Porro. Në minutat shtesë, Tottenham do të barazonte shifrat 2-2 falë autogolit të Gundersen. SHIKOGOLAT
    Chelsea ka fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho në minutën e 18-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. SHIKOGOLIN