Tag: alimadhi

  • “PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar

    “PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar

    Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi vijon kritikat në drejtim të Sali Berishës se ka lënë mënjanë aleatët. I ftuar në Report Tv, Alimadhi thotë se kreu i PD i trajton aleatët ca si të nënës dhe ca si të njerkës. Për gazetarin Andi Kapxhiu, Alimadhi shprehet se Berisha duhet t’i vlerësojë më shumë aleatët sepse ata japin kontribut dhe vota që shkojnë për Partinë Demokratike dhe jo në këmbim të marrin tallje dhe padrejtësi. 
    “Ajo çfarë më shqetëson është raporti politik i bashkëpunimit, produkti shkon te PD. Ju i merrni këto vota por silluni më mirë me aleatët, jo një pjesë i trajton si të nënës disa të njerkës. Është e vështirë për ta trajtuar bashkëpunimin me PD. Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit janë dy subjekte politike që i kanë dhënë vendit, kanë kontribut në proceset e saj, kanë luftuar në ide, kundër komunizmit. Lëvizja politike që ka bërë Balli Kombëtar, ka gati 6 mijë dëshmitarë të vrarë në luftën e dytë botërore. Kemi kontribuar në procese demokratike, e vendit, e duam vendin, i kemi dhënë edhe dëshmorë këtij vendi, nuk presim tallje, padrejtësi, por e themi atë që kemi. Ata që kemi dhënë e kërkojmë”, tha Alimadhi. 
    Alimadhi thotë se një pjesë e aleatëve nuk mund të japin 100% dhe në këmbim të mos marrin asnjë përqindje. 
    “Unë jam opozitar, do ta japësh kontributin aty ku duhet, sepse duhet ta peshosh. Bashkëpunimi duhet shtrirë në nivel lokal, ne kemi kryetar rrethesh, kemi anëtarësi, kemi votues, por jo duke mos i pyetur ata fare. Ne e bëjmë fushatën për ti grumbulluar votat tek PD. PD e merr kontributin tonë dhe ne po japim mendim se si duhet të bashkëpunojmë. Pastaj bashkëpunimi nuk vjen duke e copëzuar, bashkëpunimi është frymë. Nëse unë do e mirëprisja për 22 vite bashkëpunim politik, do kisha tjetër qasje. Nëse ti do më respektosh njëherë, unë do mundohem 2 herë. Por jo të jap 100% dhe mos të marrë asnjë % prej saj”, tha Alimadhi. 
    Foltoren e Salianjit e sheh si një lëvizje të shpejtë dhe të pamenduar. 
    “Më duken lëvizje të shpejta, të pamenduara, ego, smira. Unë skam fituar asgjë nga PD, dhe kur më emëroi Berisha zv.ministër nuk doja ta përdorja. Por duhet të japësh një kontribut. Lëvizje politike, fëminore, e dëmtojnë PD. Nuk bëhen lëvizje politike të pamatura, lëvizjet politike bëhen në kohën e duhur. E keni parasysh lëvizjen e zotit Bashka, ku përfundoi Por po ti kishte këmbët në tokë, do ishte më e plotë dhe më e sigurt si lëvizje politike. Të bënte lëvizje të studiuar politike. Si mund ta largosh Berishën me një fjalim kaq të thjeshtë”, vijon ai. 
    Pavarësisht kritikave që adreson në drejtim të lidershipit të PD-së, Alimadhi thotë se Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi i partisë, pasi kjo e fundit do të shkatërrohej. 

  • “Na keni bërë tabelë qitje”! Berisha “përballje” në tryezë, aleatët “ia thonë troç”: Pas zgjedhjeve, na mbyllni telin…

    “Na keni bërë tabelë qitje”! Berisha “përballje” në tryezë, aleatët “ia thonë troç”: Pas zgjedhjeve, na mbyllni telin…

    nard ndoka-sali berisha-adriatik alimadhi

    TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha është përballur me kritika të forta nga aleatët opozitarë. Në tryezën e organizuar nga Berisha për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, zërat më kritikë ishin kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, si dhe kreu i Partisë Demokritianë, Nard Ndoka. 
    Pas një bashkëpunimi prej 20 vitesh, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka ngritur shqetësimin e tij sa i përket mënyrës së bashkëpunimit brenda force politike. Krahas problematikave aktuale në opozitë, Alimadhi është shprehur se mes tyre mungon bashkëpunimi, teksa thotë: “Na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne.”
    “Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo. Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuar thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm“, tha Alimadhi.
    Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka drejtuar kritika të ashpra për PD-në, që sipas tij, sa herë humbasin zgjedhjet partitë e vogla aleate “bëhen tabelë qitje” dhe marrin përsipër fajin e humbjes. Sa i përket zgjedhjeve në të cilat kanë shënuar humbje të vazhdueshme, Ndoka fajëson kodin e ndryshuar zgjedhor në 2018, të cilin ai vetë e ka kundërshtuar. teksa akuzon kryeministrin Rama për presione e blerje votash, sipas Ndokës: “Si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit”
    “Do ishte e rëndësishme një konsultë para se të merrej nisma për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Gjithë ne por edhe ata që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, menduan se do ketë një kauzë për votën, e protesta, qëndrime parlamentare. Të gjithë e dimë sa të jetë Rama krye nuk do të ketë zgjedhje, por vërejmë se sa të jetë Rama krye ne ulemi dhe bëjmë prapë reformë me të. Kjo nxitje të lë pak shije të hidhur, për faktin që asnjëherë s’ka nis kuvendi me ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore, reforma është bërë pasi është marrëraporti i ODIHR dhe është konsultuar e studiuar. E shoh të keqen e zgjedhjeve që kemi kaluar ndër vite tek kodi zgjedhor tek ndryshimi 2018-ës. Ka tjetërsuar realitetin e përfaqësimit politik, i ka dhënë goditje të rëndë pluralizmit, unë në atë kohë e kam kundërshtuar  me grevë urie me metën dhe disa deputetë të kuvendit të Shqipërisë që kuptuam që po goditet pluralizmi, ju tentuar për interesat tuaj ta ktheni skenën politike në bipolare, në një kohë që Shqipëria kishte pak vite pluralizëm. Rama si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit. Kam dyshimet e mia që bash ai mbylli sytë se kishte interesat e tij për të goditur edhe LSI edhe Partinë Demokristiane. S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që se shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod. Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme. Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar”, tha Ndoka.
    Ky veprim nga kryedemokratit Berisha vjen pas zhvillimeve të fundit breda opozitës, pas nismës me foltoret e ish-deputetit Ervin Salianjit. Berisha ftoi në tryezë aleatët për të pritur propozimet për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ku munguan tre aleatë të rëndësishëm, Fatmir Mediu, Tedi Blushi dhe Agron Duka./ZËRI

  • Ballistët sulmojnë PD-në: Futën në parlament ca ballistë të tjerë! Na e ka patur me hile gjithmonë

    Ballistët sulmojnë PD-në: Futën në parlament ca ballistë të tjerë! Na e ka patur me hile gjithmonë

    Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me atë se pse PD-ja ia ka pasur gjithëmonë me hile dhe të hedhur ballistëve të vërtetë, ndërkohë që ka krijuar një ball tjetër, siç është ai demokrat.
    Ndërkohë që shkruan për këto hile, Alimadhi fajëson Flamur Nokën për një skenar para zgjedhjeve të 11 majit 2025.
    “Marrëveshjet e realizuara para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025 sipas skenarit të Flamur Nokës, nxori partitë parlamentare midis tyre bëri edhe ballin demokratik të krijuar nga vet pd-ja në vitin 1998.
    PL,
    PAA,
    PR,
    PDIU,
    PBDNJ,
    PLLegalitetit,
    Partia Demokristiane,
    Fryma e Re Demokratike dhe balli kombëtar demokrat i pd-së
    Balli Kombëtar përsëri armik i popullit. Kjo është pd-ja, e cila asnjëherë të vetme nuk e ka pasur të drejtë bashkëpunimin me Ballin Kombëtar por me hilera dhe poshtërsira.” – shkruan Alimadhi.

  • 83-vjetori i Konferencës së Pezës ndez debatet, Alimadhi sulmon partizanët dhe i akuzon se kanë bërë krime kundër…

    83-vjetori i Konferencës së Pezës ndez debatet, Alimadhi sulmon partizanët dhe i akuzon se kanë bërë krime kundër…

    Rigels Seliman
    Këtë të martë është përkujtuar Konferenca e Pezës, mbajtur më 16 shtator 1942. Por 83-vjetori i Konferencës së Pezës nuk ka kaluar pa tensione dhe replika të forta politike. Kreu i Partisë Balli Kombëtar (PBK), Adriatik Alimadhi, reagoi dje në rrjetet sociale, ndërsa sulmoi ashpër Luftën Nacionalçlirimtare duke e quajtur “një luftë të përgjakshme mes shqiptarëve” dhe akuzoi partizanët se kanë kryer krime ndaj patriotëve. Sipas tij, Komunistët pas vitit 1944 instaluan diktaturën më të egër, duke vrarë dhe përndjekur mijëra shqiptarë që ëndërronin një Shqipëri demokratike. Por këtyre akuzave të Z. Alimadhi iu kundërvu me tone të ashpra Muharrem Xhafa, ish-shef i Sektorit të Edukimit në aparatin e KQ të Partisë së Punës.
    Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, e cilësoi qëndrimin e Alimadhit një fyerje të rëndë për dëshmorët e atdheut, duke e akuzuar kreun e PBK-së se mbron tradhtinë historike të Ballit Kombëtar. Xhafa theksoi se ballistët nuk ishin luftëtarë të lirisë, por bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistë, dhe se historia e ka vulosur këtë me fakte të pamohueshme. “Partizanët nuk vranë patriotë, por bashkëpunëtorë të nazistëve. Kush mohon LANÇ-in, shërben interesave të huaja dhe është anti-shqiptar”, u shpreh Xhafa. Sipas tij, përpjekja për të barazuar partizanët me pushtuesit është një akt tradhtie ndaj kujtesës kombëtare. Pra ky debat tregon se edhe pas 83 vitesh, Konferenca e Pezës dhe Lufta Nacionalçlirimtare mbeten plagë të hapura në politikën shqiptare, duke ndarë akoma shoqërinë mes atyre që nderojnë partizanët dhe atyre që rehabilitojnë ballistët. Më poshtë po pasqyrojmë reagimet e Z. Alimadhi dhe Z. Xhafa.
    Ja reagimi i plotë i Z. Adriatik Alimadhi
    “Bashkia Tiranë, me një grup komunistësh dhe bijtë e tyre përkujtuan 16 shtatorin Konferencën e Pezës. Peza, që kullon gjak të pastër shqiptarësh të pafajshëm, shikoni bijtë e ish partisë kriminale komuniste, sot Partia Socialiste, që nga kjo parti janë vrarë mbi 6000 shqiptarë Atdhetarë dhe Patriotë, që e deshën Shqipërinë pa komunizëm, pa diktaturë, që deshën një Shqipëri të lirë dhe demokratike, që deshën një Shqipëri Etnike të bashkuar dhe të vëllazëruar. Sa turp, një tufë hajdutësh tallen me shqiptarët, turp, ku krye hajduti i tyre ndodhet në burg, që edhe pas 35 vitesh nuk bënë një histori reale, të drejtë, të barabartë, për të gjetur mundësinë dhe rrugën e pajtimit kombëtar midis shqiptarëve, por i bëjnë karshillëk atyre familjeve që u vranë nga kriminelët komunist dhe kriminelët partizan për një Shqipëri Demokratike.
    Festoni, por jo duke ju mburrur viktimave të pafajshme që dhanë jetën kundër diktaturës komuniste, keni 35 vjet që bëni sikur keni ndëshkuar komunizmin, por hidhni valle duke poshtëruar pjesën tjetër të shqiptarëve që e deshën më shumë se ju Shqipërinë dhe Shqiptarët. E kush po e shijon hajdutet, të pabesët, të shiturit, vrasësit, përçarësit,që shkatërruan truallin shqiptarë, kjo është padrejtësi historike, pajtim kombëtar nuk do ketë në këtë Shqipëri të mjerë dhe shqiptarët do vazhdojnë të jenë të ndarë. Turp për këtë klasë politike 35 vjeçare vazhdimësi të mendësisë komuniste”, shkroi dje në rrjetet sociale kreu i Partisë Balli Kombëtar (PBK), Adriatik Alimadhi.
    Ja reagimi i plotë i Z. Muharrem Xhafa
    “Kam lexuar me vëmendje reagimin e Adriatik Alimadhit mbi Konferencën e Pezës dhe më vjen keq që kreu i ballistëve ende sot, pas 80 vitesh, vazhdon të njollosë Luftën Nacionalçlirimtare dhe dëshmorët e atdheut. Ky është turpi i radhës i një partie që nuk ka qenë kurrë në anën e popullit shqiptar. Alimadhi thotë se ‘komunistët vranë shqiptarë të pafajshëm’. Jo, zoti Alimadhi! Ata që vranë shqiptarë ishin pushtuesit fashistë italianë dhe nazistë gjermanë, bashkë me shërbëtorët e tyre ballistë. Partizanët nuk bënë krime, ata bënë sakrificën më të madhe – dhanë jetën që Shqipëria të ishte e lirë. Ballistët e tu nuk ishin as patriotë, as demokratë, por vegla të pushtuesve, që u vunë kundër popullit të vet. Të thuash sot se partizanët ishin ‘vrasës’ dhe ‘kriminelë’ është të fyesh kujtimin e mijëra djemve e vajzave që ranë për lirinë e Shqipërisë.
    Është të rivrasësh dëshmorët! Ata që ranë në LANÇ ishin bij dhe bija të këtij kombi, ndërsa ata që bashkëpunuan me nazistët nuk mund të quhen kurrë patriotë. Ju, ballistët, i keni duart e lyera me turp, jo me gjak trimërie. Populli shqiptar nuk ka harruar se kush priti gjermanin me bukë e me këngë, e kush u hodh në mal për ta luftuar. Ju keni marrë me meritë damkën e tradhtarit dhe këtë s’mund ta lani me fjalë boshe, as me sharje kundër LANÇ-it. Sa të ketë neoballistë si Alimadhi, që kërkojnë të përmbysin të vërtetën historike dhe të barazojnë partizanin me pushtuesin, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Por populli e ka dhënë verdiktin e vet: ai u rreshtua me LANÇ-in, jo me Ballin, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria u çlirua më 29 nëntor 1944. Prandaj, zoti Alimadhi, mos u përpiqni kot të rishkruani historinë. Ajo është shkruar me gjakun e dëshmorëve, jo me mallkimet e humbësve. Ballistët nuk mund të fshihen pas petkut të ‘atdhetarisë’, sepse tradhtinë e tyre e njeh gjithë bota. Lavdi përjetë Konferencës së Pezës, LANÇ-it dhe dëshmorëve të atdheut!”, shprehet Muharrem Xhafa, ish-shef i Sektorit të Edukimit në aparatin e KQ të Partisë së Punës gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

  • Terrori policor/ Alimadhi: Ishte me skenar, më kanë dhunuar dhe ofenduar

    Terrori policor/ Alimadhi: Ishte me skenar, më kanë dhunuar dhe ofenduar

    Terrori policor/ Alimadhi: Ishte me skenar, më kanë dhunuar dhe ofenduar

    I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

    Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka shpjeguar dhunën e policisë ndaj tij dhe sjelljen e tyre sikur po ndalonin ndonjë terrorist.

    Adriatik Alimadhi: Unë kam punuar me strukturat e policisë së shtetit, por ajo që më vjen keq me thënë të drejtën, pse ushtrohet ndaj personit tim, por sigurisht edhe ndaj ambienteve ku janë njerëzit e fisit tim. Madje edhe kur ua kam bërë të ditur atyre që jam filani… ata kishin një egërsi. Për atë punë kishin ardhur ata, megjithatë situata doli jashtë kontrollit me shkelje të ligjit nga ana e tyre. Sepse kur futet policia, me sa di unë dhe me sa mbaj mend të paktën për vitet që kam punuar atje, ata u futën, vëllai u çua për t’u shërbyer dhe unë dola përjashta dhe u hasa në një pengesë dhe kujtova se ishin punonjësit e policisë së komisariatit 4. Unë insistova, ai po insistonte dhe në këtë kohë vjen një tjetër që ishte më agresiv. Ai më kapi. Me kanë çuar tek tavolina.

    Pastaj nga ai moment më kanë shoqëruar në mënyrë demonstrative të dhunshme, duke me vënë duart prapa kokës, por duke më shoqëruar. Unë jam i bindshëm dhe në fakt iu thashë kur desh të komunikonte një nga ata që ishte jo me uniformë, por ishte civil. I thashë në qoftë se jeni policia, bërtisni me sinjalet tuaja, thoni barkas, e ne barkas, thoni mbas murit e ne mbas murit. E kupton. Identifikoheni dhe nuk ka ndonjë problem tjëtër. Megjithatë, gjatë rrugëtimit, ata e dinin në fakt se kush isha unë, qëndroi vetëm një punonjës policie duke u kuptuar se ishte tërësisht një skenar.Pra, ai aty filloi të ngjishte në sedilje e madje aty kam edhe shenjat dhe sot e kam lënë për të shkuar tek eksperti mjeko-ligjor, i cili me një fjalor të jashtëzakonshëm, por ky ishte provokimi më i madh ndaj meje. Sepse ai filloi po bërtiste dhe mori celularin dhe deshi të regjistronte. Pra, duke me bërtitur mua, do të të shker**ej ropt, do të të bëj këtë, do të bëj këtë. E thashë këtu shqeto këtë.

    Në këtë paraqitjen time politike kam dashur të jem ashtu tipik nacionalist, ashtu siç edhe jam dhe ashtu siç është edhe Balli Kombëtar. Sepse duhet të themi të vërtetat dhe mbron idealin e shoqërisë njerëzore. Kështu që veprimi i atij, se unë dashur pa dashur, jam edhe një ekspert i Policisë së Shtetit. Tani duke më bërtitur mua ti dhe duke më sharë dhe kërcënuar, ti tregon një veprim që unë nxehem dhe të shaj. Dhe sigurisht nëse ai është punonjës policie i ndershëm, le ta nxjerrë atë regjistrim se unë e di që e ka regjistruar dhe të shikohet dhe të dëgjohet se çfarë ka thënë ai ndaj meje, ndaj familjarëve të mi edhe çfarë kam thënë unë ndaj atij. E kuptuan se kush isha dhe gjate rrugëtimit deri tek Shkolla e Bashkuar kanë dashur të më zbrisnin disa herë dhe iu kam thënë, nuk zbres por me çoni atje ku më morët se jam një personalitet dhe njerëzit më njohin…

  • Shoqërimi në komisariat, Alimadhi: Ishte me skenar, jam dhunuar dhe ofenduar…

    Shoqërimi në komisariat, Alimadhi: Ishte me skenar, jam dhunuar dhe ofenduar…

    Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka folur paraditen e sotme lidhur me shoqërimin e tij në komisariat mbrëmjen e së premtes. I ftuar në një emision televiziv, Adriatik Alimadhi ka treguar se efektivët e kanë shoqëruar në mënyrë të dhunshme, duke i vënë duart prapa kokës. Ai tha se në momentin e futjes në furgonin e policisë, efektivët kanë përdorur edhe gjuhë të rëndë dhe ofenduese ndaj tij. Sipas Alimadhit, ardhja e tyre në lokalin e të vëllait dhe shoqërimi në komisariat ishte një provokim.
    “Unë kam punuar me strukturat e policisë së shtetit, por ajo që më vjen keq me thënë të drejtën, pse ushtrohet ndaj personit tim, por sigurisht edhe ndaj ambienteve ku janë njerëzit e fisit tim. Madje edhe kur ua kam bërë të ditur atyre që jam filani… ata kishin një egërsi. Për atë punë kishin ardhur ata, megjithatë situata doli jashtë kontrollit me shkelje të ligjit nga ana e tyre. Sepse kur futet policia, me sa di unë dhe me sa mbaj mend të paktën për vitet që kam punuar atje, ata u futën, vëllai u çua për t’u shërbyer dhe unë dola përjashta dhe u hasa në një pengesë dhe kujtova se ishin punonjësit e policisë së komisariatit 4. Unë insistova, ai po insistonte dhe në këtë kohë vjen një tjetër që ishte më agresiv. Ai më kapi. Me kanë çuar tek tavolina.
    Pastaj nga ai moment më kanë shoqëruar në mënyrë demonstrative të dhunshme, duke me vënë duart prapa kokës, por duke më shoqëruar. Unë jam i bindshëm dhe në fakt iu thashë kur desh të komunikonte një nga ata që ishte jo me uniformë, por ishte civil. I thashë në qoftë se jeni policia, bërtisni me sinjalet tuaja, thoni barkas, e ne barkas, thoni mbas murit e ne mbas murit. E kupton. Identifikoheni dhe nuk ka ndonjë problem tjëtër. Megjithatë, gjatë rrugëtimit, ata e dinin në fakt se kush isha unë, qëndroi vetëm një punonjës policie duke u kuptuar se ishte tërësisht një skenar.
    Pra, ai aty filloi të ngjishte në sedilje e madje aty kam edhe shenjat dhe sot e kam lënë për të shkuar tek eksperti mjeko-ligjor, i cili me një fjalor të jashtëzakonshëm, por ky ishte provokimi më i madh ndaj meje. Sepse ai filloi po bërtiste dhe mori celularin dhe deshi të regjistronte. Pra, duke me bërtitur mua, do të të shker**ej ropt, do të të bëj këtë, do të bëj këtë. E thashë këtu shqeto këtë.
    Në këtë paraqitjen time politike kam dashur të jem ashtu tipik nacionalist, ashtu siç edhe jam dhe ashtu siç është edhe Balli Kombëtar. Sepse duhet të themi të vërtetat dhe mbron idealin e shoqërisë njerëzore. Kështu që veprimi i atij, se unë dashur pa dashur, jam edhe një ekspert i Policisë së Shtetit. Tani duke më bërtitur mua ti dhe duke më sharë dhe kërcënuar, ti tregon një veprim që unë nxehem dhe të shaj. Dhe sigurisht nëse ai është punonjës policie i ndershëm, le ta nxjerrë atë regjistrim se unë e di që e ka regjistruar dhe të shikohet dhe të dëgjohet se çfarë ka thënë ai ndaj meje, ndaj familjarëve të mi edhe çfarë kam thënë unë ndaj atij. E kuptuan se kush isha dhe gjate rrugëtimit deri tek Shkolla e Bashkuar kanë dashur të më zbrisnin disa herë dhe iu kam thënë, nuk zbres por me çoni atje ku më morët se jam një personalitet dhe njerëzit më njohin…”, tha Alimadhi.

  • Gënjen policia apo Alimadhi?

    Gënjen policia apo Alimadhi?

    Gënjen policia apo Alimadhi?

    Nga Lutfi Dervishi

    Ngjarja e fundit me policine ku u përfshi zoti Adriatik Alimadhi, ish-deputet dhe kryetar i një partie politike, nuk është thjesht një incident i rëndomtë.

    Rrëfimi publik i Alimadhit është tronditës, për nga përmbajtja dhe për nga përmasat e dhunës dhe tentativat për të manipuluar ngjarjen që përshkruan.

    Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është kontrasti i thellë mes dëshmisë personale dhe komunikatës zyrtare të Policisë së Shtetit.

    Për komunikaten Alimadhi është një “keqbërës” që kundërshton policinë.

    Në njoftimin për publikun nuk ka asnjë fjalë për përdorimin e forcës. As për ofendime. As për kamerat e sigurisë. Pyetja edhe në këtë rast mbetet: kush e shkruan të vërtetën zyrtare dhe mbi ç’bazë?

    Komunikatat e policise, në vend që të jenë mjet transparence, shpesh dhe sidomos kur është përfshirë vetë shndërrohen në mburoja që fshijnë çdo gjurmë përgjegjësie. Asnjëherë nuk hetohet kush i harton. Asnjëherë nuk merren në pyetje autorët e deformimit të fakteve, autorët që lëndojne me të pavërteta me shume se dhuna policore

    Një shtet i fortë matet me respektin për qytetarin në momentin kur ai është më i pambrojtur.

    Nëse dhuna e policëse ekziston, ajo duhet ndëshkuar. Nëse pretendimet janë të rreme, atëherë duhet hetuar për shpifje. Por ajo që nuk mund të vazhdojë më janë dy histori krejt të kundërta për një ngjarje.

    Duke patur parasysh se çfarë kanë thënë komunikatat në ngjarjet e meparshme, besoj 100% atë që thote qytetari Alimadhi!

    Kamerat nuk gënjejnë.

    Dhe që të mos vijohet me manipulimet, në radhë të parë nuk duhen hetuar ata që ushtrojnë dhunë, por ata që gënjejë dhe dezinformojne publikun.

  • Ku, do të shkër…”/ Adriatik Alimadhi: Policët më dhunuan në fugon, mendoja se po bënin shaka

    Ku, do të shkër…”/ Adriatik Alimadhi: Policët më dhunuan në fugon, mendoja se po bënin shaka

    Ku, do të shkër…”/ Adriatik Alimadhi: Policët më dhunuan në fugon, mendoja se po bënin shaka

    Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme, ku u shoqërua dhunshëm në komisariat, lidhur me pretendimet se ka kundërshtuar forcat e Policisë, pasi u ushtrua kontroll në lokalin e vëllait të tij.

    Sipas Policisë së Tiranës, në lokalin e vëllait të Alimadhit është ushtruar kontroll, pasi kishin marrë informacion se ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive.

    Në një postim në rrjetet sociale, Adriatik Alimadhi ka dhënë versionin e tij, ku deklaron se ka kërkuar që të dilte jashtë, por nuk e kanë lejuar, duke iu prezantuar se janë efektivët e komisariatit nr.4 dhe ai e ka marrë si shaka.

    Më tej, ish deputeti pretendon se iu ka kërkuar urdhrin për të ushtruar kontroll, por i janë përgjigjur me arrogancë dhe kanë dashur t’i marrin telefonin.

    Adriatik Alimadhi pretendon se efektivët e kanë dhunuar në furgonin e Policisë, madje duke e sharë dhe me fjalor banal, pavarësisht se ai i është prezantuar se kush është.Në lidhje me pretendimet se në lokalin e vëllait të tij viheshin baste sportive, Alimadhi thotë se vetë ai nuk ka luajtur kurrë dhe se edhe në lokal nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

    Postimi plotë

    Sqarim publik!

    Të dashur miq,dje rreth orës 19 të mbrëmjes si zakonisht mbërrita te kafja e vëllait, në tavolinën tonë që ulemi me vëllezërit dhe me një mikun tonë të përditshëm duke bërë planet tona për fushatën zgjedhore për ditët në vazhdim.

    Pas pak u futën një apo dy persona dhe shkuan drejt banakut në këto momente vëllai shkon për t’ju shërbyer.

    Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punjonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty.

    Në këto momente vjen një polic tjetër i cili ulëret dhe flet me një fjalor rruge. Bërtiste ‘futu brënda, telefonin shpejt këtu’. I them se nuk keni të drejtë të ma merrni telefoninin.

    I fola mos u sillni kështu, e nëse jeni policia e shtetit, identifikohuni, na jepni urdhërin, plan masash për kontrollin në lokalin e vëllait, bëni thirrje policia e shtetit dhe ne zbatojmë urdhrat tuaja, shtrihemi barkas apo pas murit si ju të keni detyrat dhe zbatimin e ligjit.

    Ata vazhduan me të tyren duke bërtitur dhe kërcënuar luani lloto e të tjera… por kjo u kuptua që ishte një provokim i rëndomtë dhe një sjellje jo e denjë e personave që thoshin se jemi punjonjës policie.

    Në debat e sipër kur ne kërkonim të silleshin jo vulgar por si punonjës të policisë së shtetit dhe të identifikoheshin ata vazhdonin të silleshin brutal.

    Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës.

    Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten e lus Zotin

    Në këto momente brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë ‘pusho se do të shkër* robtë e shtëpisë’. Këto fjalë të përsëritura disa herë, ai vazhdonte me grushtat në gjoks duke më shtrënguar fortë dhe më thoshte pusho ku* e m* se do të shkër* robtë e shtëpisë e vazhdonte…’ .Ky ishte një moment që polici ka kërkuar të regjistronte fjalët e mija, për këtë kërkoj regjistrimet, por besoj se i kanë zhdukur sepse personalisht e kam kalur sjelljen dhe durimin ndaj provokimit të tij.

    Në këto momente i bëra të ditur se jam kryetar i Ballit Kombëtar mos më godit, mos ushtro dhunë dhe mos më kërcëno, mos më bërtit, mos më shaj nga robtë e shtëpisë sillu si punonjës policise, i bëra të ditur se kam qënë deputet e më mirë të mos i kisha thënë kështu ai vazhdoj uliganizmat e tij, i thashë mos të vriten sytë se jam kryetar i Ballit Kombëtar, e ai nuk donte t’ja dinte.

    Për atë punë kishin ardhur, por dështuan, më thoshte eh mor xhaxh je i vjetër se të ishe i ri e dija unë se cfarë do të bëja ku* e m*.Në këto momente hipin në furgonin e policisë edhe policët e tjerë.

    Në rrugëtim e sipër drejtë shkollës së bashkuar më ndaluan furgonin disa herë dhe më thoshin zbrit dhe ik në shtëpi. Ju bëra me dije se nuk zbres, më çoni atje ku më morët sepse njerzit më njohin dhe se nuk kam bërë asnjë faj apo shkelje ligji.

    Pasi ju kërkova këtë ata duke bërtitur më thanë ta tregojmë ne se bëjmë raport shërbimi dhe na ke kundërshtuar dhe goditur dhe të fusim si qeni ne burg, me ne do kruhesh ti… .

    Gjatë bisedave e sipër punonjësi civil foli në telefon me eprorët e vet dhe i tha ‘kemi planë masash dhe urdhër gati sepse na duhet na u krijua një situatë jo e mirë…’ .Më vonë më çuan në komisariatin Nr.4 dhe më lanë aty, rreth orës 01 e 30 minuta vijnë dy punonjës të Autoritetit të Mbikqyrjes së Policisë dhe u prezantuan si të tillë.

    Më morën kallzimin dhe u larguan më vonë më thanë vazhdo je i lirë rreth orës 3 ndaj mëngjesit.

    E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokalin e tim vëllait nuk u kostatua kjo.

    Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim.

    Falenderoj të gjithë miqtë e mi të cilët në këto momente janë pafund mirënjohje për ju, falenderoj qëndrimin e partisë demokartike për mbeshtetjen nga zoti Belind Këlliçi, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike zotin Flamur Noka, sekretarin e përgjithshëm të Partise së Lirisë zotin Tedi Blushi për mbështetjen, dhe solidaritetin ndaj kësaj situate kriminale të një bande në pushtet të cilët nuk na lanë njëherë rehat, qysh nga viti 2013 duke na futur në burgje si vëllezërit e mi, mua personalisht, kontrolle pafund të përsëritura në lokalin e vëllait tim etj.!

    O banda në pushtet ne ju njohim mirë se kush jeni, nuk na tutni, jemi të djathtë dhe të tillë do vdesim, jemi mësuar me krimet tuaja, dhe sjelljet tuja kriminale, nga ju na është regjur lëkura, nuk do ja dilni dot të na mposhtni.

    Por ju nuk mendoni kushte lirije dhe demokracie, ju nuk bëheni të tillë kurrë sepse jeni shpirtzinjë dhe të tillë do mbeteni. Për pushtet personal ju i vini zjarrin shqipërisë. Nuk na e ulni dot kokën, krenarë se jemi një rracë e ndershme e mirëfilltë patriotike shqiptare.

    Ju falenderoj të gjithëve.

  • Adriatik Alimadhi reagon pas shoqërimit nga policia: Më tërhoqën zvarrë dhe më goditën me grushte

    Adriatik Alimadhi reagon pas shoqërimit nga policia: Më tërhoqën zvarrë dhe më goditën me grushte

    Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar për herë të pare, pasi u shoqërua mbrëmjen e djeshme nga policia e kryeqytetit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimadhi hedh akuza ndaj policisë se u dhunua në mënyrë të ashpër dhe pa të drejtë, ndërsa ndodhej në lokalin e vëllait të tij.
    Gjithashtu Alimadhi  u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me llotot, gjë për të cilën policia ushtroi kontrolle.
    Postimi plotë:Sqarim publik!
    Të dashur miq,dje rreth orës 19 të mbrëmjes si zakonisht mbërrita te kafja e vëllait, në tavolinën tonë që ulemi me vëllezërit dhe me një mikun tonë të përditshëm duke bërë planet tona për fushatën zgjedhore për ditët në vazhdim.
    Pas pak u futën një apo dy persona dhe shkuan drejt banakut në këto momente vëllai shkon për t’ju shërbyer.Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punjonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty.
    Në këto momente vjen një polic tjetër i cili ulëret dhe flet me një fjalor rruge. Bërtiste ‘futu brënda, telefonin shpejt këtu’. I them se nuk keni të drejtë të ma merrni telefoninin.
    I fola mos u sillni kështu, e nëse jeni policia e shtetit, identifikohuni, na jepni urdhërin, plan masash për kontrollin në lokalin e vëllait, bëni thirrje policia e shtetit dhe ne zbatojmë urdhrat tuaja, shtrihemi barkas apo pas murit si ju të keni detyrat dhe zbatimin e ligjit.
    Ata vazhduan me të tyren duke bërtitur dhe kërcënuar luani lloto e të tjera… por kjo u kuptua që ishte një provokim i rëndomtë dhe një sjellje jo e denjë e personave që thoshin se jemi punjonjës policie.
    Në debat e sipër kur ne kërkonim të silleshin jo vulgar por si punonjës të policisë së shtetit dhe të identifikoheshin ata vazhdonin të silleshin brutal.
    Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës.
    Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten e lus Zotin
    Në këto momente brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë ‘pusho se do të shkër*** robtë e shtëpisë’. Këto fjalë të përsëritura disa herë, ai vazhdonte me grushtat në gjoks duke më shtrënguar fortë dhe më thoshte pusho ku*** e m*** se do të shkër*** robtë e shtëpisë e vazhdonte…’ .Ky ishte një moment që polici ka kërkuar të regjistronte fjalët e mija, për këtë kërkoj regjistrimet, por besoj se i kanë zhdukur sepse personalisht e kam kalur sjelljen dhe durimin ndaj provokimit të tij.
    Në këto momente i bëra të ditur se jam kryetar i Ballit Kombëtar mos më godit, mos ushtro dhunë dhe mos më kërcëno, mos më bërtit, mos më shaj nga robtë e shtëpisë sillu si punonjës policise, i bëra të ditur se kam qënë deputet e më mirë të mos i kisha thënë kështu ai vazhdoj uliganizmat e tij, i thashë mos të vriten sytë se jam kryetar i Ballit Kombëtar, e ai nuk donte t’ja dinte.
    Për atë punë kishin ardhur, por dështuan, më thoshte eh mor xhaxh je i vjetër se të ishe i ri e dija unë se cfarë do të bëja ku*** e m***.Në këto momente hipin në furgonin e policisë edhe policët e tjerë.
    Në rrugëtim e sipër drejtë shkollës së bashkuar më ndaluan furgonin disa herë dhe më thoshin zbrit dhe ik në shtëpi. Ju bëra me dije se nuk zbres, më çoni atje ku më morët sepse njerzit më njohin dhe se nuk kam bërë asnjë faj apo shkelje ligji.
    Pasi ju kërkova këtë ata duke bërtitur më thanë ta tregojmë ne se bëjmë raport shërbimi dhe na ke kundërshtuar dhe goditur dhe të fusim si qeni ne burg, me ne do kruhesh ti… .
    Gjatë bisedave e sipër punonjësi civil foli në telefon me eprorët e vet dhe i tha ‘kemi planë masash dhe urdhër gati sepse na duhet na u krijua një situatë jo e mirë…’ .Më vonë më çuan në komisariatin Nr.4 dhe më lanë aty, rreth orës 01 e 30 minuta vijnë dy punonjës të Autoritetit të Mbikqyrjes së Policisë dhe u prezantuan si të tillë.
    Më morën kallzimin dhe u larguan më vonë më thanë vazhdo je i lirë rreth orës 3 ndaj mëngjesit.
    E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokalin e tim vëllait nuk u kostatua kjo.
    Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim.
    Falenderoj të gjithë miqtë e mi të cilët në këto momente janë pafund mirënjohje për ju, falenderoj qëndrimin e partisë demokartike për mbeshtetjen nga zoti Belind Këlliçi, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike zotin Flamur Noka, sekretarin e përgjithshëm të Partise së Lirisë zotin Tedi Blushi për mbështetjen, dhe solidaritetin ndaj kësaj situate kriminale të një bande në pushtet të cilët nuk na lanë njëherë rehat, qysh nga viti 2013 duke na futur në burgje si vëllezërit e mi, mua personalisht, kontrolle pafund të përsëritura në lokalin e vëllait tim etj.!
    O banda në pushtet ne ju njohim mirë se kush jeni, nuk na tutni, jemi të djathtë dhe të tillë do vdesim, jemi mësuar me krimet tuaja, dhe sjelljet tuja kriminale, nga ju na është regjur lëkura, nuk do ja dilni dot të na mposhtni.
    Por ju nuk mendoni kushte lirije dhe demokracie, ju nuk bëheni të tillë kurrë sepse jeni shpirtzinjë dhe të tillë do mbeteni. Për pushtet personal ju i vini zjarrin shqipërisë. Nuk na e ulni dot kokën, krenarë se jemi një rracë e ndershme e mirëfilltë patriotike shqiptare.
    Ju falenderoj të gjithëve.Adriatik Alimadhi

  • Shoqërimi në polici i Alimadhit/ Këlliçi: I gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen dhe arrestohen

    Shoqërimi në polici i Alimadhit/ Këlliçi: I gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen dhe arrestohen

    Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me shoqërimin e kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhit në polici.
    Lidhur me këtë, Këlliçi thotë se Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
    “Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit”, thekson Këlliçi.
    Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
    Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, Adriatik Alimadhi.
    Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet.
    Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.
    Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
    Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit.
    Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë.
    Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë.
    Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok!