Tag: aliji

  • Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

    Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

    Në ndeshjen që Shqipëria luajti kundër Anglisë trajneri Silvinjo kishte përzgjedhur në mbrojtje edhe Naser Alijin. Futbollisti nuk ishte ftuar për ca kohë, por muajt e fundit u pa e arsyeshme nga Silvinjo që mbrojtësi të ishte në grumbullim, pasi ka përvojë dhe siguri taktike.
    Ai luajti mirë në ato minuta kur iu dha mundësia e ndaj Anglisë luajti titullar. Pati paraqitje të mirë. Ndërkohë, duhet theksuar se pavarësisht se kishte luajtur titullar në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, ai luajti edhe në kampionat me Dinamon, ku u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen ndaj Elbasanit. Por, Aliji ka luajtur i dëmtuar për shkak të shqetësimeve që i ka dhënë pubalgjia. Kështu, mbrojtësi udhëtoi drejt Gjermanisë, ku edhe do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për shqetësimin që ka pasur. Mbrojtësi do t’i mungojë Dinamos për disa javë dhe me shumë gjasa do të rikthehet në fushë vetëm në muajin janar pasi rikuperimi do të duhet të marrë kohën e vet. Gjatë javës, Aliji do t’i nënshtrohet operacionit dhe operacione të tilla, zakonisht shkojnë deri në 2 muaj rikuperim, për t’u kthyer që të jenë të gatshëm për të luajtur. Aliji ka qenë padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dinamos këtë sezon, por edhe sezonin e shkuar duke luajtur si qendërmbrojtës së bashku me Bruno Ditën. Te Dinamo, tashmë shpresojnë që të rikthehet sa më shpejt Dita, për të pasur të plotë prapavijën, ku pritet të rreshtohet së bashku me Teikseirën, që duket se ka fituar vendin e titullarit dhe në ndeshjet e fundit ka bindur.
    Trajneri Ilir Daja shpreson që këto dëmtime të kalojnë sa më shpejt dhe Dinamo të rikthehet në garë për titull, pra të qëndrojë sa më pranë dyshes kryesuese që janë Vllaznia e Elbasani. Me Alijin në mbrojtje siguria për objektivat rritet.

  • Fati i keq i mbrojtësit kuqezi, do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe

    Fati i keq i mbrojtësit kuqezi, do t’i nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushe

    I rikthyer si një ndër të paktat alternativa në krahët e mbrojtjes së kombëtares dhe si një futbollist që luan me këmbën e majtë, gjithashtu si një alternative shumë e mirë e Mario Mitajt, Naser Aliji, do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve fizike.

    Mbrojtësi luajti këtë fundjavë me Dinamon ndeshjen kundër Elbasanit, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Por pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja bëri të qartë se lojtari duhet të operohet për shkak të problemeve me pubalgjinë që e kanë kushtëzuar shumë.
    “Ngarkesa që ka Aliji është shumë e madhe dhe mund ta humbasim Aljin për një periudhë dymujore, se ka probleme me pubalgjinë dhe mund të operohet, e ka luajtur i sforcuar”, shpjegoi Daja pas duelit.
    Kësisoj, pritet që Aliji të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për të shmangur probleme të mëtejshme, në një periudhë ku shihet qartësisht që ajo është planifikuar në mënyrë të tillë që të jetë në formën optimale në fundin e muajit mars, kur luhen sfidat e play-off të Kombëtares për kualifikimin në Botëror.

  • E trishtë/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare humb nënën

    E trishtë/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare humb nënën

    Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji ka humbur nënën. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur presidenti i FSHF-së Armand Duka.
    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Duka i ka shprehur ngushëllime Alijit dhe familjes së tij.
    “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së mbrojtësit tonë të Kombëtares, Naser Aliji. Në emrin tim dhe të FSHF-së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta Naserit dhe familjes Aliji për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

    Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Duka./vizionplus.tv

  • Klubi jep lajmin e trishtë pas fitores, ndahet nga jeta nëna e futbollistit të Kombëtares

    Klubi jep lajmin e trishtë pas fitores, ndahet nga jeta nëna e futbollistit të Kombëtares

    Nasër Aliji po kalon një moment të vështirë, ndërsa Dinamo ka njoftuar se nëna e tij ka ndërruar jetë. Vetë futbollisti i Kombëtares ka munguar në ndeshjet e fundit, për shkak të një dëmtimi.
    Njoftimi i Dinamos:
    “Klubi dinamovit dhe presidenti i skuadrës, z.Adrian Bardhi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit Naser Aliji për ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur, nënës së tij!
    E gjithë familja blu i qëndron pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.
    I përjetshëm kujtimi i saj!”

  • 45-minutat e para: Mungon goli në “Elbasan Arena”, Naser Aliji del me të kuq. Në “Niko Dovana” vendos një autogol

    45-minutat e para: Mungon goli në “Elbasan Arena”, Naser Aliji del me të kuq. Në “Niko Dovana” vendos një autogol

    14 Shtator 2025

    19:49

    Telesport

    Po luhen dy sfidat e fundit të javës së tretë për Kategorinë Superiore. Në “Elbasan Arena”, pjesa e parë mes Elbasanit dhe Dinamos është mbyllur 0-0.
    Momenti kryesor ishte në minutën e 25-të, Naser Aliji pengon Diallo brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin e “Bluve”. Ndërhyn VAR, arbitri Ditmir Grimçi shkon të shohë pamjet në ekran dhe ndryshon vendim. Anullon penalltinë, pasi ndërhyrja ishte bërë jashtë zonës së rreptësisë dhe ndëshkon Alijin direkt me karton të kuq. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Në “Niko Dovana”, Teuta po fiton 1-0 ndaj Vorës. Pas një goditjeje këndi, Vasilis Zogos godet me kokë, por Dajan Shehi i pafat dërgon topin po me kokë në portën e tij, në minutën e 32-të. Teuta fiton 1-0 pas pjesës së parë.