Tag: alibeaj

  • Alibeaj shprehet i zhgënjyer: Këtë rezultat nuk e kisha menduar

    Alibeaj shprehet i zhgënjyer: Këtë rezultat nuk e kisha menduar

    Enkelejd Alibeaj nga koalicioni Djathtas për Zhvillim komentoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Teksa u shpreh i zhgënjyer për rezultatin zgjedhor, Alibeaj deklaroi se nuk e kishte parashikuar asnjëherë që PS të fitonte me këtë avantazh.
    “Nuk është ky rezultati që prisnim. Nuk kemi arritur atë që mendonim. Unë nuk jam nga ata që e shohin fajin diku tjetër. Tezat politike nuk kanë gjetur një pëlqim te shqiptarët. Mund të kem qenë dhe unë. Të gjitha analizat duhet të nisin nga vetja. Ky vend është i keqqeverisur. Ekonomia është keq e më keq. Korrupsioni është masiv. Ata që qeverisin këtë vend i kanë bërë njerëzit të ikin. Shifrat nuk janë opinion. Unë nuk e kisha parashikuar.
    Logjika nuk më çon atje. Nëse para 4 viteve ai ka marrë 74 mandate dhe sot 82 nuk më përkon me atë që ka ndodhur në këto vite qeverisje. Shumë njerëz të PS janë në konflikt me ligjin, shumë janë dënuar dhe shumë të tjerë jo. Qeverisja nuk ka qenë korrekte me ligjin këtë e thotë dhe SPAK që ka goditur në këtë anë”, tha Alibeaj.

  • Alibeaj: Rezultati për Vorën dhe Njësinë 10 duhej të ishte shpallur. Pjesëmarrja në zgjedhje, më e ulët se në 2021

    Alibeaj: Rezultati për Vorën dhe Njësinë 10 duhej të ishte shpallur. Pjesëmarrja në zgjedhje, më e ulët se në 2021

    Kreu i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj në një lidhje për RTSH 24 ka deklaruar se për Vorën dhe Njësinë 10, rezultati i votimit do duhej të kishte dalë. Ai thekson se e ka të vështirë të kuptojë arsyet, por shton se, dy partitë politike më të mëdha në vend, PS dhe opozita, do duhet që të kishin nxjerrë rezultatet e tyre përsa kohë kanë përfaqësues në këto njësi.
    “Për Tiranën prisja që në dy nga njësitë ku votimi elektronik është aplikuar, të kishim një rezultat.
    Sipas Kodit Zgjedhor, rezultati do duhej të dilte menjëherë. Ora po shkon 23:00 dhe nuk kemi asnjë rezultat për Njësinë 10. Kemi informacionin e paqartë për Vorën.
    Ajo që në njëfarë mënyre e shton mjegullnajën, është fakti që është deklaruar të paktën nga KQZ që do dalë nesër në mëngjes. E kam të vështirë të kuptoj cilat janë arsyet. Për më tepër që edhe përfaqësues të PS janë ata që dolën duke anatemuar KQZ.
    Nuk më vjen mirë për të qenë i sinqertë. Në ka një pikë të dhimbshme procesi zgjedhor, është procesi i numërimit. Zhvillohet dhe realizohet vetëm nëpërmjet përfaqësuesve të dy partive kryesore, zhvillohet natën. Nga ajo që komisioneri Celibashi tha, paskemi arritur në një marrëveshje, e kuptoni vetë konkluzionin.
    I kuptoj fare mirë sjelljet e dy partive të vjetra, ato që kanë bërë marrëveshjen për Kodin Zgjedhor, që të jenë vetëm ato që t’i numërojnë e vlerësojnë votat. Duhet të jem realist.
    Ajo se çfarë secila nga partitë nuk e thonë me forcë, sepse e dëgjova deklaratën e përfaqësueses së PS, dukej si për të larë gojën. Në situatën kur KQZ duhet ta kishte deklaruar rezultatin meqë ato dy parti kanë përfaqësues në atë njësi, secila mund të kishte nxjerrë rezultatin e vetë. Fakti që vetëm flasin, por nuk veprojnë, lënë shumë për të dëshiruar, të paktën për këto dy njësi”, deklaroi Alibeaj.
    Pyetur se si e pa pjesëmarrjen në zgjedhje, Alibeaj u shpreh se ka një ulje krahasuar me vitin 2021.
    “Shifrat nuk janë opinion. Po të shohësh në faqen e KQZ, rezulton se ka ulje krahasuar me 2021.
    Mund të jetë ulje normale edhe për faktin se shqiptarët mund të kenë lënë vendin”, theksoi Alibeaj.

  • “Paraja nuk e blen moralin”! Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së për lobim

    “Paraja nuk e blen moralin”! Alibeaj komenton kontratën 6 milionë dollarëshe të PD-së për lobim

    Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj të cilët kanë bashkuar forcat duke dalë bashkë në zgjedhje presin që elektorati i djathtë më 11 maj të bëjë diferencën dhe të mos çojë vota ne hambarin e Sali Berishës.

    “Para e madhe. Sigurisht që të flasësh për një para kaq të madhe në mes të fushatës, me idenë që po përfaqëson një popull të varfër, ka një kontradiktë të madhe. Me para nuk mund të blihet morali politik. Kjo është një gjë që duhet thënë, duhet injektuar te njerëzit, siç kemi bërë ne, pa asnjë financim”, tha Alibeaj.
    Edhe Dashamir Shehi pret që këtë herë shqiptarët të thyejnë tabutë duke iu larguar dy partive të mëdha.
    “Votoni ndryshe këtë herë”, u shpreh Shehi.
    Drejtuesit e djathtas e zhvendosen fushatën elektorale në takime me biznesin e vogël në kryeqytetet duke i njohur me programin e tyre ekonomik.
     
     

    Top Channel

  • ‘Morali politik nuk blihet me para’, Alibeaj për lobimin e PD: Kodi Zgjedhor të adresojë financimet e partive

    ‘Morali politik nuk blihet me para’, Alibeaj për lobimin e PD: Kodi Zgjedhor të adresojë financimet e partive

    Një tjetër zë kritik brenda opozitës ka ngritur shqetësime mbi kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me një vlerë prej 6 milionë dollarësh. Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar këtë veprim si një përpjekje për të pastruar moralin politik, në një kohë kur, sipas tij, përfaqësohet një popull i varfër.
    “Para e madhe. Sigurisht që të flasësh për një para kaq të madhe në mes të fushatës, me idenë që po përfaqëson një popull të varfër, ka një kontradiktë të madhe. Me para nuk mund të blihet morali politik”, u shpreh Alibeaj.
    Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e kaluar, Sali Berisha nuk e lidhi kontratën me zgjedhjet, edhe pse Flamur Noka ka firmosur në emër të subjektit zgjedhor Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Berisha e justifikoi lobimin si mënyrë për të informuar SHBA-të mbi “kauzat e drejta të opozitës”.
    Ndërkohë, Kodi Zgjedhor dhe ligji për partitë politike detyrojnë publikimin e emrave të donatorëve dhe vendosin kufij të rreptë mbi shumat që mund të financohen, shumë më të ulëta se kontrata aktuale.
    Kreu i “Djathtas për Zhvillim” propozoi që çështja e financimeve të huaja dhe nga palë të treta të adresohet qartë në Kodin Zgjedhor. Ai theksoi se duhet pritur vendimi i Prokurorisë, e cila tashmë ka nisur verifikimet për këtë çështje:
    “Çështjet e financimeve të huaja apo financimet e palëve të treta, është një çështje që do duhet të adresohet në Kodin Zgjedhor… Me para nuk mund të blihet morali politik.”
    Përtej reagimeve politike, SPAK është vënë në lëvizje për të hetuar këtë marrëveshje të shumëdiskutuar. Figura të tjera opozitare si Endri Shabani, Arlind Qorri dhe Lulzim Basha kanë akuzuar Berishën se po përpiqet të përdorë fondet e lobimit për të “pastruar” vendimin e non gratës ndaj tij, duke e lidhur kontratën me paratë e korrupsionit.

  • “Morali politik s’blihet me para”, Alibeaj për lobimin e PD: Kodi të adresojë financimet e partive

    “Morali politik s’blihet me para”, Alibeaj për lobimin e PD: Kodi të adresojë financimet e partive

    Deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkëdrejtues i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ është shprehur se morali politik nuk mund të blihet me para.
    Komentet Alibeaj i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët dhe bizneset në zonën e ‘Tregut Çam’ në Tiranë, ku tha se kodi zgjedhor duhet të adresojë çështjet e financimeve të partive politike.
    Ai shtoi se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ po bën një fushatë të varfër në para, por të pasur në ide, me takime të drejtpërdrejta me qytetarët.
    “Para e madhe. Sigurisht që të flasësh për një para kaq të madhe në mes të fushatës, me idenë që po përfaqëson një popull të varfër, ka një kontradiktë të madhe.
    Sigurisht e drejta e tyre që kanë hedhur këto para apo që kërkojnë shërbimin e tyre, por kam përshtypjen që çështjet e financimeve të huaja apo financimet e palëve të treta, është një çështje që do duhet të adresohet diku në kodin zgjedhor.
    Meqë Prokuroria ka nisur verifikimet, e udhës është që t’i lihet asaj që të vendosë për saktësinë apo korrektesën ligjore. Me para nuk mund të blihet morali politik.
    Kjo është një gjë që duhet thënë, duhet injektuar te njerëzit, siç kemi bërë ne, pa asnjë financim, madje edhe në kundërshtim me kodin zgjedhor, por në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit”, tha Alibeaj.

  • Alibeaj: Sulmi i Ramës ndaj partive të reja tregon pasigurinë për marrjen e 71 mandateve

    Alibeaj: Sulmi i Ramës ndaj partive të reja tregon pasigurinë për marrjen e 71 mandateve

    Pas deklaratës nga Rama për partitë e vogla që nuk do bëjë koalicion nëse do të kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur edhe përgjigja nga Enekelejd Alibeajn. Për të kjo tregon pasigurinë e kryeministrit për marrjen e shumicës së mandateve.
    ”Rama sot një sulm intensiv ndaj partive të reja dhe kuptohet që pasiguria është ajo që e ka kapluar Ramës pasiguria se mund të marrë 71 mandate. Sot kush di ta lexojë sulmin ndaj partive të reja, kupton pasigurinë që ka Rama për marrjen e shumicës. Në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës ka një emërues të përbashkët te shqiptarët e lodhur nga politika që binomin; Rama-Berisha nuk duan ta shohin nga jugu në veri. Ajo që unë kam thënë është se do të ishte e rëndësishme për publikun që Rama më 12 maj të mos gdhihej me shumicë me 71 mandate. Është një profeci që mesa duket po përmbushet dita-ditës”,-tha në ”A2cnn”.

    Alibeaj përjashton mundësinë e një aleance me Ramën dhe Berishën. I pyetur nëse shqiptarët janë të agtshëm të votojnë koalicionin “Djathtas për Zhvillim”, Alibeaj përgjigjet: ”Çdo shqiptar që do të na votojë ne nuk do të ketë asnjë surprizë apo kapërcime amorale në parlamentin e ardhshëm. Kemi eksperiencën shtetformuese dhe nuk është pak, se sot shqiptarët vuajnë nga mungesa e shtetit.
    Së treti nuk kemi asnjë problem me drejtësinë. Të kesh pasur doza pushteti dhe asnjë nga ne nuk ka asnjë problem me ligjin. Sfida më e madhe e karakterit është pushteti dhe e fundit oferta elektorale e jona është racionale, e ndershme me zgjidhje konkretet që identifikon çështjet kryesore të munguar të procesit të shtetformimit”.

  • Vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve/ Alibeaj hedh poshtë çdo mundësi koalicioni me Berishën dhe Ramën: Profetësia ime do përmbushet…

    Vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve/ Alibeaj hedh poshtë çdo mundësi koalicioni me Berishën dhe Ramën: Profetësia ime do përmbushet…

    Sulmi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për partitë e vogla, të cilat kanë deklaruar se nuk do bëjnë koalicion nëse do kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, për Enekelejd Alibeajn nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim” tregon pasigurinë e kryeministrit për marrjen e shumicës së mandateve. Në Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN, Alibeaj tha se shqiptarët nga veriu në jug nuk duan binomin Rama-Berisha.
    “Rama sot një sulm intensiv ndaj partive të reja dhe kuptohet që pasiguria është ajo që e ka kapluar Ramës pasiguria se mund të marrë 71 mandate. Sot kush di ta lexojë sulmin ndaj partive të reja, kupton pasigurinë që ka Rama për marrjen e shumicës. Në Tiranë, Elbasan, Fier e Durrës ka një emërues të përbashkët te shqiptarët e lodhur nga politika që binomin; Rama-Berisha nuk duan ta shohin nga jugu në veri. Ajo që unë kam thënë është se do të ishte e rëndësishme për publikun që Rama më 12 maj të mos gdhihej me shumicë me 71 mandate. Është një profeci që mesa duket po përmbushet dita-ditës”.
    Alibeaj përjashton mundësinë e një aleance me Ramën dhe Berishën.
    “Djathtas për zhvillim nuk do të ketë koalicion me Ramën e Berishën, me PS nuk bëhet fjalë qoftë edhe për të shkuarën tonë. Unë kam qenë deputet, në mes të syrit të ciklonit kur Rama e Berisha ofronin, joshnin e jepnin kërkesa e oferta. Pozicioni ynë ka qenë i qartë kundër njërit dhe kundër tjetrit. Asnjë aleancë me PS dhe Edi Ramën dhe jo me Sali Berishën”.
    I pyetur nëse shqiptarët janë të agtshëm të votojnë koalicionin “Djathtas për Zhvillim”, Alibeaj përgjigjet: “Çdo shqiptar që do të na votojë ne nuk do të ketë asnjë surprizë apo kapërcime amorale në parlamentin e ardhshëm. Kemi eksperiencën shtetformuese dhe nuk është pak, se sot shqiptarët vuajnë nga mungesa e shtetit. Dhe së treti nuk kemi asnjë problem me drejtësinë. Të kesh pasur doza pushteti dhe asnjë nga ne nuk ka asnjë problem me ligjin. Sfida më e madhe e karakterit është pushteti dhe e fundit oferta elektorale e jona është racionale, e ndershme me zgjidhje konkretet që identifikon çështjet kryesore të munguar të procesit të shtetformimit”.

  • “Shqipëria pre e krimit”, Alibeaj nga Durrësi: Vota për ‘Djathtas për Zhvillim’, është votë për veten tuaj

    “Shqipëria pre e krimit”, Alibeaj nga Durrësi: Vota për ‘Djathtas për Zhvillim’, është votë për veten tuaj

    Deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkëdrejtues i koalicionit Djathtas për Zhvillim, është shprehur se qyteti i Durrësit dhe gjithë Shqipëria është marrë peng nga krimi.
    Komentet Alibeaj i bëri gjatë një takimi që zhvilluan bashkë me z. Dashamir Shehi dhe drejtues të tjerë të koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ me qytetarët në Durrës.
    Alibeaj tha se vota për koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ me numrin 9 në fletën e votimit, është votë për të lënë pas të shkuarën dhe për të përqafuar vlerat e familjes dhe të Perëndimit.
    “Problematika që ka ky qytet, është problematika që ka gjithë Shqipëria. Ky qytet, qyteti më i rëndësishëm në aspektin historik dhe ekonomik, nuk mund të jetë pre e krimit. Kjo është një simptomë që ka mbuluar gjithë Shqipërinë, e rrjedhur drejtpërdrejt nga keq-qeverisja e Edi Ramës.
    Ne sot jemi këtu për t’u thënë qytetarëve të Durrësit, se të vjetrën dhe të shkuarën duhet ta lënë mënjanë. Duhet të votojnë për veten e tyre, për njerëzit e tyre. Pra për qytetarë të Durrësit. Kjo është alternativa jonë, të votojnë numrin 9, të votojnë veten e tyre”, tha Alibeaj.

  • Shehi: Nga 11 maji jo pa mandat deputeti! Alibeaj: Kryeministër as Rama apo Berisha

    Shehi: Nga 11 maji jo pa mandat deputeti! Alibeaj: Kryeministër as Rama apo Berisha

    Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj të koalicionit ”Djathtas për zhvillim”, u ndalën këtë të premte tek qytetarët e bizneset në zonën e ish-tregut elektrik në Tiranë. Qëllimin thonë se e kanë të grumbullojnë çdo votë në mënyrë që të përfaqësohen në parlamentin e ri.
    “Nuk do bëjmë hata, por hapa të vogla përpara. Mund të marrim 1, por edhe 5, pa mandate nuk dalim. Ne besojmë se 20-30% e shqiptarëve këtë radhë do të votojnë ndryshe dhe ky është një shans i madh për Shqipërinë, e këtyre më të rinjve se unë”, tha Shehi. Ai akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se janë bashkë dhe punojnë e bëjnë ligje për interesa të përbashkëta, me qëllimin për të ruajtur status-quo-në në politikë.

    Kurse Enkelejd Alibeaj thotë se as Rama apo Berisha nuk duhet që të jenë kryeministër. Këtë ide, ia përforcon edhe retorika e kësaj fushata e Edi Ramës e Sali Berishës që shpesh bëjnë thirrje të mos votohen partitë e vogla. ”Disfatë e brendshme që po ju ndodh. Vazhdojnë me klishetë e vjetra të dala boje. Parashikoj që më 11 maj do të ketë një çlirim të energjisë dhe sukses të partive të reja”.

  • Topalli: Basha dhe Alibeaj s’marrin dot mandat! Me Shehajn do bashkohemi pas zgjedhjeve

    Topalli: Basha dhe Alibeaj s’marrin dot mandat! Me Shehajn do bashkohemi pas zgjedhjeve

    Jozefina Topalli është shprehur se “non grata” e Sali Berishës ka rënë që në momentin që ai ka marrë Partinë Demokratike.
    Gjithashtu, Topalli tha se PD ka pasur raportin më serioz me SHBA se çdo parti tjetër në vend.
    “Betejën me non gratën Berisha e ka fituar në momentin që mori partinë brenda dy javëve. Dhe pas ndryshimit të administratës amerikane, çdo gjë është në perspektivë tjetër. U shpall non grata ai që Berishën e nënshkroi si non grata.
    Kujtoj momentin kur në Parlament ai i tregonte Berishës që nuk do të kalonte oqeanin, ndërkohë ka shumë kohë që vetë nuk e ka kaluar oqeanin. Ka lobuar në SHBA për ta shpallur non grata. Rama që nga momenti që ka ardhur në pushtet ka pasur një strategji dhe rruga më e lehtë nuk ka qenë mirëqeverisja, por për të shpartalluar opozitën.  
    Në 8 vitet e para e kishte në xhep kryetarin e opozitës. Në momentin që erdhi Berisha e arrestoi. Nuk ka një politikan për të pasur një raport me serioz me SHBA sesa PD”, tha Topalli.
    Ajo komentoi edhe ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë, duke thënë se është një plus pozitiv dhe shpresëdhënës për PD.
    “Fakti që Chris LaCivita është këtu është një gjë shumë e rëndësishme sepse ka qenë një nga kryesoret e fushatës së fushatës së Trump. Nuk është gjë e vogël. Kjo tregon se është një ndryshim në 180 gradë. Një plus pozitiv dhe shpresëdhënës për PD”, tha ajo.
    E pyetur në lidhje me bashkëpunimin me ndonjë forcë politike pas zgjedhjeve, Topalli përjashtoi koalicionin e Lulzim Bashës dhe Djathtas 1912 të Enkelejd ALibejat.
    Topalli tha se arsyeja që nuk do të ketë bashkëpunim me ta është se ata nuk ekzistojnë.
    “Është mençuri të bësh koalicion. Atyre u është ofruar bashkëpunimi dhe opozita duhet të shomë më lart. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që është kundër pushtetit aktual të Ramës. Jo me Bashën, nuk ekziston dhe nuk e merr dot mandatin. As Alibeaj. Nuk marrin mandat se nuk ekzistojnë. Shehaj nëse do jetë pse jo”, tha Topalli.