Tag: alibeaj

  • Mori vetëm 306 vota me parinë e re, Enkelejd Alibeaj: Në politike nuk do jem, por…

    Mori vetëm 306 vota me parinë e re, Enkelejd Alibeaj: Në politike nuk do jem, por…

    Kandidati për deputet nga koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk arriti të merrte mandat duke siguruar vetëm 306 vota në partinë e re, në një prononcim për media, u shpreh se nga Kuvendi del me kokën lart.
    Ai tha se ata që do të jenë në Kuvend janë pazarxhinjtë, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, të humbur kanë dalë shqiptarët.
    Ndër të tjera zbuloi se nuk do të jetë më pjesë e politikë aktive.
    “Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lartë. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lartë. Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia.
    Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhir si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jetën, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”, tha Alibeaj.

  • “Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës”, Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon!

    “Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës”, Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon!

    Enkelejd Alibeaj i cili garoi në siglën e Koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, nuk arriti të siguronte një mandat. Sipas Alibeajt, zgjedhjet ishin të shitura, teksa fajëson Edi Ramën dhe Sali Berishën për këtë sistem.
    Ai thotë në një intervistë në Top Channel se ‘ata që fituan nga këto zgjedhje janë Rama dhe Berisha, të humbur janë të gjithë shqiptarët’, ku shtoi se kryedemokrati i dha 12 mandate në tavolinë kryeministrit.
    Alibeaj shtoi se ‘PD është duke u rrudhur dhe degraduar gjithnjë e më tepër’.
    “Gjithçka e shitur nga aktorët të cilët e thurën këtë sistem, ligjin në marrëveshje me njëri tjetrin. Ka dy fitues, Edi Rama dhe Sali Berisha, të humbur janë shqiptarët.
    Të paktën prej 10 muajsh, që nga korriku, kur një në marrëveshje të hapur me njëri tjetrin, ajo që e quante veten opozitë, Sali Berisha ia dha në tavolinë të paktën 12 mandate.
    Rama ka marrë 52% të votës popullore të konvertua në 83 mandate, pra 9 mandate më shumë seç duhet të merrte. Sali Berisha nga ana tjetër ka marrë 33% të votave, do duhej të konvertohej me 47 mandate, por ka marrë 50. Pra 9+3=12 mandate. S’duhej aplikuar ky sistem zgjedhor për shkak të votës së diasporës. Është një votë e pambrojtur.
    Jeta politike nuk matet vetëm në Parlament. Këto zgjedhje nuk ishin të lirshme, nuk ishte vullneti i lirë e njerëzve. Unë bëra betejën time që PD të mos kthehej në një kështjellë gjithnjë e më të rrudhur. Siç e shoh PD është një parti gjithmonë e deri në degradim”, tha Alibeaj.

  • “PD po degradon”/ Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: Berisha dhe Rama ndanë 12 mandate në tavolinë

    “PD po degradon”/ Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: Berisha dhe Rama ndanë 12 mandate në tavolinë

    Enkelejd Alibeaj i cili garoi në siglën e Koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, nuk arriti të siguronte një mandat, po ashtu dhe Dashamir Shehi.

    Sipas Alibeajt, zgjedhjet ishin të shitura, teksa fajëson Edi Ramën dhe Sali Berishën për këtë sistem. Ai thotë se ‘ata që fituan nga këto zgjedhje janë Rama dhe Berisha, të humbur janë të gjithë shqiptarët’, ku shtoi se kryedemokrati dhe kryeministri ndanë 12 mandate në tavolinë.
    Sakaq u ndal te PD, ku tha se ‘është duke u rrudhur dhe degraduar gjithnjë e më tepër’.
    Pjesë nga intervista për Exclusive:
    Alibeaj: Gjithçka e shitur nga aktorët të cilët e thurën këtë sistem, ligjin në marrëveshje me njëri tjetrin. Ka dy fitues, Edi Rama dhe Sali Berisha, të humbur janë shqiptarët.
    Pse e thoni këtë?
    Alibeaj: Të paktën prej 10 muajsh, që nga korriku, kur një në marrëveshje të hapur me njëri-tjetrin, ajo që e quante veten opozitë, Sali Berisha ia dha në tavolinë të paktën 12 mandate.
    Rama ka marrë 52% të votës popullore të konvertua në 83 mandate, pra 9 mandate më shumë seç duhet të merrte. Sali Berisha nga ana tjetër ka marrë 33% të votave, do duhej të konvertohej me 47 mandate, por ka marrë 50. Pra 9+3=12 mandate. S’duhej aplikuar ky sistem zgjedhor për shkak të votës së diasporës. Është një votë e pambrojtur.
    Jeta politike nuk matet vetëm në Parlament. Këto zgjedhje nuk ishin të lirshme, nuk ishte vullneti i lirë e njerëzve. Unë bëra betejën time që PD të mos kthehej në një kështjellë gjithnjë e më të rrudhur. Siç e shoh PD është një parti gjithmonë e deri në degradim.

    Top Channel

  • “Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës”/ Reagon ashpër Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon

    “Berisha i dha 12 mandate në tavolinë Ramës”/ Reagon ashpër Alibeaj fajëson sistemin zgjedhor: PD po degradon

    Nën siglën e Koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Enkelejd Alibeaj komentoi ashpër rezultatin e 11 majit për Kreun e opozitës Berisha, dhe Partinë Demokratike.
    Ai thotë se ‘ata që fituan nga këto zgjedhje janë Rama dhe Berisha, të humbur janë të gjithë shqiptarët’, ku shtoi se kryedemokrati i dha 12 mandate në tavolinë kryeministrit. Sipas Alibeajt, zgjedhjet ishin të shitura, teksa fajëson Edi Ramën dhe Sali Berishën për këtë sistem.
    Pjesë nga intervista:
    Alibeaj: Gjithçka e shitur nga aktorët të cilët e thurën këtë sistem, ligjin në marrëveshje me njëri tjetrin. Ka dy fitues, Edi Rama dhe Sali Berisha, të humbur janë shqiptarët.
    Pse e thoni këtë?
    Alibeaj: Të paktën prej 10 muajsh, që nga korriku, kur një në marrëveshje të hapur me njëri tjetrin, ajo që e quante veten opozitë, Sali Berisha ia dha në tavolinë të paktën 12 mandate.
    Rama ka marrë 52% të votës popullore të konvertua në 83 mandate, pra 9 mandate më shumë seç duhet të merrte. Sali Berisha nga ana tjetër ka marrë 33% të votave, do duhej të konvertohej me 47 mandate, por ka marrë 50. Pra 9+3=12 mandate. S’duhej aplikuar ky sistem zgjedhor për shkak të votës së diasporës. Është një votë e pambrojtur.
    Jeta politike nuk matet vetëm në Parlament. Këto zgjedhje nuk ishin të lirshme, nuk ishte vullneti i lirë e njerëzve. Unë bëra betejën time që PD të mos kthehej në një kështjellë gjithnjë e më të rrudhur. Siç e shoh PD është një parti gjithmonë e deri në degradim.

  • “Berisha nuk largohet nga PD edhe pse humbi”, Alibeaj: Vetëm ai s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

    “Berisha nuk largohet nga PD edhe pse humbi”, Alibeaj: Vetëm ai s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

    Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’ siguruan një humbje historike vetëm me 50 mandate, partitë e reja morën 7 mandatet e tjera, kurse koalicioni “Djathtas për Zhvillim” me 5530 votat e tij nuk siguroi dot asnjë deputet për në Kuvend.
    Deputeti aktual Enkelejd Alibeaj, i ftuar sot në ‘Studio Live’, e pranoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, por tha se misioni i tij politik dhei forcës që përfaqëson do të vazhdojë, pse jo edhe në një pol të tretë nësedo të realizohet dhe do bihet dakord.
    Alibeaj u shpreh se Berisha i shiti zgjedhjet me pazar te Rama duke pranuar Kodin Zgjedhor me lista të mbyllura, vetëm për shkak të interesit personal, pasi doli më i fituar, duke marrë PD-në që e kishte humbur, me ndihmën e Ramës dhe aktualisht ka 50 deputetë.
    Ai analizoi se sistemi i dha 9 mandate tepër Ramës në krahasim me 53% që mori në vota, kurse Berishës i dha 3 mandate më shumë.për Alibeajn, njeriu që nuk ka moral të ankohet për zgjedhjet është Berisha dhe pretendimet e tij nuk qëndrojnë.
    “Rezultatin do e pranojmë. Duhet ta pranoj dhe në veçanti ta lexoj rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Projekti politik do të vazhdojë për shumë e shumë arsye, ndoshta edhe rezultati ishte i tillë pasi është në nisje të tij, i sapo krijuar. Ka një rrugëtim dhe projekt të spektrit politik të djathtë, ky ishte vetëm stacioni i parë. Zoti Shehi është një nga njerëzit më të mencur të politikës shqiptare në këto 30 vite, analitik i shquar, koherent me qeveritë, por siç e tha edhe ai koha, interesat kanë ndryshuar, por edhe mekanizmat se si bëhet fushata”, tha kreu i ‘Djathtas 1912’.
    Ligjvënësi shpjegon se bëri të gjitha përpjekjet para zgjedhjeve për një koalicion më të gjerë të forcave opozitare, por nuk u finalizua për fat të keq.
    “Nuk kemi asnjëlloj pendese, as unë dhe as zoti Shehaj, sepse që prej 7 muajsh kemi parashtruar një platformë bashkimi, me teza të qarta, pas çorbës së gatuar nga Berisha-Rama. Njëri për të vijuar qeverisjen dhe tjetri për interesa personale në shitjen e zgjedhjeve etj., deri te listat e mbyllura. Antidoti i kësaj situate do të ishte pikërisht bashkimi i opozitës, edhe partitë e reja. Kjo do siguronte mandate deputetësh në shumë qarqe. Ne e bëmë nismën tonë, nuk kemi pendesë, shkaqet ishin të ndryshme, tani ka kaluar. Duhej një pol i tretë për të maksimalizuar votat për më shumë mandate”, pranoi deputeti aktual i Kuvendit, që nuk do të jetë më ligjvënës mandatin e ardhshëm.
    Alibeaj mendon se pavarësisht humbjes, Berisha nuk do largohet nga PD, për më tepër kur nga kjo situatë doli po aq i fituar sa Rama, edhe pse humbi zgjedhjet, sepse synimi i tij nuk ishte të fitonte pushtetin, por partinë.
    “Nuk ka për të ndodhur për shumë arsye largimi i Berishës apo dorëheqja e tij. Berisha ka qenë i qartë në pozicionin e vet, i paaftë dhe i dorëzuar para Ramës, u detyrua të bënte një pakt me të. E para ta konsideronte partner dhe kjo erdhi në vijim me kodin zgjedhor, marrëveshjet dhe luftën ndaj SPAK, e Berisha i dha Kodin dhe fitoren e zgjedhjeve me 83 mandate. PS ka marrë 53% vota dhe 83 mandate, pra ka 9 mandate më tepër të dhuruara nga Berisha. Nga ana tjetër Berisha vetë nuk doli keq, ai donte vetëm interesin personal, partinë dhe atë e ka. E ka me një numër të madh deputetësh, 50 nuk janë pak, madje ka marrë më shumë mandate nga përqindja që ka marrë. Ai është i lumtur sepse qëllimi i tij nuk ishte të vinte në pushtet, apo të fitonte. Ai donte pushtetin e partisë dhe e ka, sipas pazarit që bëri. Dhe ja ku doli, 170 mijë shqiptarë nuk votuan opozitën por partitë e reja, nga ana tjetër 20 mijë votues janë më pak dhe nuk shkuan. Prodhuan këtë rezultat. Më 2021 vetëm 30 mijë vota e ndanë”, analizoi shifrat përfaqësuesi ikoalicionit “Djathtas për Zhvillim”.
    Por a pati problematika procesi zgjedhor dhe a mund të pretendohet për manipulim votash? Alibeaj tha se problem nuk ishte manipulimi apo vjedhja e votës, por orientimi i saj nëpërmjet organizimit të PS me administratën dhe diasporën.
    “Kjo e manipulimit të votave është lojë e vogël, loja e madhe është administrata, janë 200 mijë njerëz të punësuar. Fakti e tregoi se ata votojnë qeverinë. Fakti tjetër ishte segmenti apo mbështetja kriminale, sepse nuk shpjegohet që disa kandidatë të panjohur morën nga 20 mijë vota. Nuk kam asgjë personalisht me ta, por duket e çuditshme. Një tjetër faktor ishte patronazhimi i votës së diasporës. E gjithë struktura shtetërore në terren që nga momenti që u miratua vota e diasporës, në perëndim për votën e emigrantëve atje. E kam thënë votë me pikatore dhe me para. Dy në tre vota ishin për PS, edhe pse kanë ikur nga vendi prej kësaj qeverie, në shumicë dërrmuese votuan për të”, shpjegoi deputeti për Report Tv.
    Megjithatë ai tha se nuk bëhet fjalë për vjedhje të zgjedhjeve dhe personi i vetëm që nuk duhet të ankohet është pikërisht Sali Berisha.
    “Nëse ka një subjekt që nuk ka të drejtë të ankohet është PD-ja. A e bënë kodin bashkë, sistemin bashkë, komisionet e numëruesit bashkë, kanë njerëz edhe në KQZ. Nuk ka moral politik. Që ka vjedhur Rama nuk diskutohet, por a ka të drejtë të ankohet ai? Jo! Demokratët po që humbën, sepse Berisha fitoi personalisht, ka dalë i fituar”, u shpreh Alibeaj.
    Kurse për partitë e reja uroi që të ribashkoheshin në një pol. Dhe nëse do realizohej, pohoi se do të bëhej pjesë politike me formacionin politik ku bën pjesë aktualisht.
    “Tani partitë e reja, alternative e sidomos ato që tashmë kanë deputetë të rinj në parlament, të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe bashkëpunim të gjerë për të mbjellë atë që quhet opozita tjetër, sepse janë 170 mijë vota në total. Nëse do bëhet, edhe ne do të japim kontrobutin tonë aty”, përfundoi deputeti.

  • “Shtrënguan duart në mes të betejës”, Alibeaj shpërthen ndaj PD-së: E shitët ndeshjen, i dhatë Ramës fitoren

    “Shtrënguan duart në mes të betejës”, Alibeaj shpërthen ndaj PD-së: E shitët ndeshjen, i dhatë Ramës fitoren

    Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj.
    Sipas Alibeajt, ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.
    “PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.
    Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj.
     

  • Alibeaj: E shiti ndeshjen, PD të mos ankohet për zgjedhjet. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën

    Alibeaj: E shiti ndeshjen, PD të mos ankohet për zgjedhjet. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën

    Enkelejd Alibeaj i cili nuk e fitoi mandatin e deputetit, thotë se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj. Për të ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të Diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.
    ”PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës.

    Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.
    Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj në A2 CNN.

  • “PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

    “PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

    Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj.
    Sipas Alibeajt, ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.
    “PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.
    Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj.

  • Shehi dorëhiqet si kreu i LZHK, Alibeaj pranon dështimin në garën e 11 majit

    Shehi dorëhiqet si kreu i LZHK, Alibeaj pranon dështimin në garën e 11 majit

    Dashamir Shehi vendosi të largohet nga drejtimi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, pasi koalicioni që ai udhëhoqi dështoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për gazetarët, Shehi njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të forcës politike që krijoi pothuaj dy dekada më parë.
    “Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik”, tha Shehi.
    Ndërsa Enkelejd Alibeaj, i cili krijoi pak muaj më parë partinë “Djathtas 1912”, pranoi dështimin në këtë garë zgjedhore.

    Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj garuan në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Në të gjithë vendin, ata fituan vetëm 5.500 vota. Nëse shohim votën e kandidatëve, Dashamir Shehi mori 594 vota dhe Enkelejd Alibeaj 306 vota./vizionplus.tv

  • “Në zgjedhjet e tjera nuk do ketë më Dashamir”/ Shehi dhe Alibeaj konferencë pas humbjes së thellë: Ky është fundi politikisht…

    “Në zgjedhjet e tjera nuk do ketë më Dashamir”/ Shehi dhe Alibeaj konferencë pas humbjes së thellë: Ky është fundi politikisht…

    Pas humbjes së thellë të 11 majit ku nuk siguruan dot asnjë ulëse në Kuvend, kreu i LZHK Dashamir Shehi dhe kreu i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, që hynë bashkë në zgjedhje, në një konferencë për mediat thanë se rezultati ishte poshtë pritshmërive të tyre.

    Alibeaj: Rezultati që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmërive tona, ashtu si Shehi nuk ka përgjegjës të vetme. Duhet të vëmë gishtin në plagë, pra tek paaftësia jonë për të përcjellë programin dhe tezat tona që ishin në të mirë të publikut. Dështuam për të ngjallë besim dje entuziazëm. Qoftë për të dhënë një shenjë të mirë në politikën shqiptare, ku ka dështim ka dhe përgjegjësi.
    Por këto zgjedhje kishin defekte, para të hedhura në fusha nga pushteti, administrata në funksion në  fushatës. Koalicioni ynë kishte buxhet minimal. Ne donim të tregonim që bëhet fushatë edhe pa financë, por mesa duket jo.  Angazhimi i krimit ishte i qartë, ku krimi ka vendos flamurin e vet elektoral duke çuar votë tek anonimët. E kemi thënë që më parë se me këtë sistem po shitej pushteti dymbëdhjetë mandate në tavolinë. Listat e mbyllura. Por ne hapëm rrugën për lista të hapura. Ndaj thënë kjo duhet të jemi të qartë fajin nuk e kërkojmë të tjerët. Akti i pari është të marrësh përgjegjësi personale.
    Shehi: Nuk largohem nga politika, por largohem nga drejtimi i koalicionit. Unë jam njeri publik nuk kam se ku të fshihem. Nuk ka gjë për turp ka periudha që të votojnë dhe jo. ne kemi humbur, por jo si njerëz. do bëjmë aktivitet politik, por idetë do i çojnë përpara të rinjtë.
    Alibeaj: Ky rezultat nuk është turp, e kam zgjedhur vetë para dy tre vitesh, mund të isha zgjedhur një tjetër rrugë, por jo zgjodha rrugën e drejtë, për të bërë betejën me të vjetrën gjithmonë në interes publik. mesa duket është mall i rrallë ky qëndrim. Politikisht ky ishte fundi, por aktivizimi jo. Politika nuk bëhet vetëm në parlament. unë e kam provuar njëherë. shqiptarët nuk janë dele, janë qënia të lira të zgjedhin. Dhe të rizgjedhin kur zhgënjehen. Si mund ta mbaje votimin dhe nunërimin, ne ishim pa komisioner dhe vëzhgues. Kjo ishte garë ku mbajmë përgjegjësi dhe favore.  Ne kemi qenë i vetmoi koalicion që të bashkoheshim me subjektet e reja nuk na dëgjuan, me të drejtën e tyre. Urime për atë rezultat, pir do të jenë nën presion nga PD-PS.
    Shehi: Në zgjedhjet e tjera nuk do të ketë më Dashamir

    Top Channel