Tag: alibeaj

  • “Zero shanse për mandatin e 14-të”, Alibeaj shuan shpresat e PD për Tiranën: Berisha s’mund të jetë më pikë orientimi

    “Zero shanse për mandatin e 14-të”, Alibeaj shuan shpresat e PD për Tiranën: Berisha s’mund të jetë më pikë orientimi

    Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq më tepër me një diferencë të theksuar prej 300 mijë votash mes PS-së dhe PD-së. Ajo që vihet re deri tani është se gabimet janë njerëzore dhe përtej kësaj kjo kërkesë të jep shëmbëlltyrën e një alibie të krijuar nga PD për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit.

    Deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte dhe kandidat i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ku theksoi se rinumërimi ishte thjesht një arsye që Berisha të justifikojë humbjen duke përsëritur shprehjen ‘shtyje ta shtyjmë’.
    Madje duhet theksuar se shanset që Partia Demokratike të marrë mandatin e 14-të në Tiranë, me këtë trend të rinumërimit, janë zero.
    I ftuar në Report Tv, Enkelejd Alibeaj komentoi zhvillimet e këtij procesi. Ai tha se në këtë proces rezultoi se nuk prodhoi asgjë gjithë ajo kërkesë e madhe që të rinumërohen kutitë se gjoja ishte bërë batërdia në zgjedhje.

    “Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor. – tha Alibeaj
    Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do duhet t’i besohet më partive të mëdha dhe se procesi duhet digjitalizuar.
    “Rinumërimi i votave ka ende pabesi dhe skepticizëm. Ajo që po ndodh atje, përveç se është shpenzim, që shkon në 210 mijë euro ky proces, por edhe po shton delegjitimimin e procesit. Vota e shqiptarëve duhet të ketë të gjitha kushtet. Nëse ka një konkluzion të rëndësishëm, është që vota të mos u besohet më përfaqësuesve politikë të dy partive të vjetra, të PD-së dhe PS-së.” – tha Alibeaj
    Ai kujtoi në një moment të bisedës edhe akuzat e PD-së ndaj komisionerëve të saj, ku sipas tij kanë hedhur poshtë mundin e tyre njerëzor.
    “Madje ju mund ta keni vënë re që këta dyshojnë dhe te komisionerët e tyre.” – vijoi Alibeaj
    Alibeaj tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë.
    “Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie. Por nga ana tjetër ai ndodhet dhe përballë një dileme të madhe: atë të zbatimit apo jo të statutit të vetë që e ka shkruar me dorën e vet. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë.” – tha Alibeaj
    Më tej ai bëri një analizë juridike duke hedhur poshtë pretendimet për pavlefshmëri, ku tha se ato që PD ka nxjerrë si manipulime nuk kanë një peshë për të ndikuar në përmbysjen e rezultatit.
    “Kushdo që e ngre pretendimin për pavlefshmëri, sipas ligjit do duhet të provojë edhe masën e influencimit, sesa ka ndikuar kjo mënyrë që ata pretendojnë. Diferenca është në 300 mijë dhe do duhet ta provosh.” – vijoi Alibeaj
    Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet.
    “Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë.” – tha Alibeaj
    Në fund, Alibeaj tha se në këto zgjedhje shqiptarët dhanë mesazhin që PD dhe Berisha nuk janë më një pikë reference.
    “Ajo që është tjetra dhe që nxorri në pah një të vërtetë të dhimbshme, është që opozita është inekzistente, si frymë, për ato që thashë. Fakti që komprometojnë veten në këto 4 vite, flas për PD-në, jo për partitë e reja. Sali Berisha nuk duhet të merret më si pikë reference.” – përfundoi Alibeaj.
     

  • Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

    Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

    Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq më tepër me një diferencë të theksuar prej 300 mijë votash mes PS-së dhe PD-së. Ajo që vihet re deri tani është se gabimet janë njerëzore dhe përtej kësaj kjo kërkesë të jep shëmbëlltyrën e një alibie të krijuar nga PD për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit.
    Duket po aq e ngjashme me atë që tha ditën e sotme në Report Tv, deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte dhe kandidat i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ku theksoi se rinumërimi ishte thjesht një arsye që Berisha të justifikojë humbjen duke përsëritur shprehjen ‘shtyje ta shtyjmë’.
    Madje duhet theksuar se shanset që Partia Demokratike të marrë mandatin e 14-të në Tiranë, me këtë trend të rinumërimit, janë zero.
    I ftuar në Report Tv, Enkelejd Alibeaj komentoi zhvillimet e këtij procesi. Ai tha se në këtë proces rezultoi se nuk prodhoi asgjë gjithë ajo kërkesë e madhe që të rinumërohen kutitë se gjoja ishte bërë batërdia në zgjedhje.
    “Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor. – tha Alibeaj
    Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do duhet t’i besohet më partive të mëdha dhe se procesi duhet digjitalizuar.
    “Rinumërimi i votave ka ende pabesi dhe skepticizëm. Ajo që po ndodh atje, përveç se është shpenzim, që shkon në 210 mijë euro ky proces, por edhe po shton delegjitimimin e procesit. Vota e shqiptarëve duhet të ketë të gjitha kushtet. Nëse ka një konkluzion të rëndësishëm, është që vota të mos u besohet më përfaqësuesve politikë të dy partive të vjetra, të PD-së dhe PS-së.” – tha Alibeaj
    Ai kujtoi në një moment të bisedës edhe akuzat e PD-së ndaj komisionerëve të saj, ku sipas tij kanë hedhur poshtë mundin e tyre njerëzor.
    “Madje ju mund ta keni vënë re që këta dyshojnë dhe te komisionerët e tyre.” – vijoi Alibeaj
    Alibeaj tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë.
    “Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie. Por nga ana tjetër ai ndodhet dhe përballë një dileme të madhe, atë të zbatimit apo jo të statutit të vetë që e ka shkruar me dorën e vet. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë.” – tha Alibeaj
    Më tej ai bëri një analizë juridike duke hedhur poshtë pretendimet për pavlefshmëri, ku tha se ato që PD ka nxjerrë si manipulime nuk kanë një peshë për të ndikuar në përmbysjen e rezultatit.
    “Kushdo që e ngre pretendimin për pavlefshmëri, sipas ligjit do duhet të provojë edhe masën e influencimit, sesa ka ndikuar kjo mënyrë që ata pretendojnë. Diferenca është në 300 mijë dhe do duhet ta provosh.” – vijoi Alibeaj
    Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet.
    “Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë.” – tha Alibeaj
    Në fund, Alibeaj tha se në këto zgjedhje shqiptarët dhanë mesazhin që PD dhe Berisha nuk janë më një pikë reference.
    “Ajo që është tjetra dhe që nxorri në pah një të vërtetë të dhimbshme, është që opozita është inekzistente, si frymë, për ato që thashë. Fakti që komprometojnë veten në këto 4 vite, flas për PD-në, jo për partitë e reja. Sali Berisha nuk duhet të merret më si pikë reference.” – përfundoi Alibeaj.

  • “Deklarata e Trump, lëvizje e mençur”/ Tensionet në Lindjen e Mesme, flet deputeti: Lufta 12 ditore, ridimensionim…

    “Deklarata e Trump, lëvizje e mençur”/ Tensionet në Lindjen e Mesme, flet deputeti: Lufta 12 ditore, ridimensionim…

    Luftën 12 ditore, Alibeaj e komentoi si një ridimensionim të rendit të ri botëror si dhe amerikanët treguan që janë një forcë e madhe ushtarake në planet.
    Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një studio televizive komentoi tensionet në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit, si dhe me ndërhyrjen e SHBA. Alibeaj tha se deklarata e Trump ishte lëvizje e mençur dhe e vetëkufizuar.
    “Deklarata e Trump më është dukur lëvizje e mençur dhe e vetëkufizuar. Ajo që është lufta 12 ditore, nuk ishte luftë për motivet e deklaruar, ishte luftë qytetërimesh dhe sistemesh.
    Nuk ishte çështje fizike, bërthamore, ishte çështje se sa e disiplinuar ishte dora që do shtypte atë buton. Kam përshtypjen që ajo që ndodhi ishte një ridimensionim i rendit të ri botëror, me atë që ndodhi amerikanët treguan që janë forca e madhe ushtarake në planet, tregoi që jo vetëm që është i fortë por edhe i ekuilibruar, një gjë që i mungon stabilitetit në botë.”, tha Alibeaj.

  • Alibeaj: Berisha i lumtur me 11 majin, pas maskës së mërzisë i lexohet kënaqësia

    Alibeaj: Berisha i lumtur me 11 majin, pas maskës së mërzisë i lexohet kënaqësia

    “Sali Berisha nuk u fut për të fituar qeverisjen. Ai e dinte fare mirë që s’kishte për ta arritur, me mënyrën sesi u soll në tre a katër vitet e fundit. Ai donte thjesht dhe vetëm  të kishte një ushtri besnikësh të verbër, që nuk flasin, që nuk mendojnë dhe ia arriti”, kështu e analizon Enkelejd Alibeaj humbjen e Partisë Demokratike në 11 maj.
    Në një intervistë për gazetën TemA, Alibeaj analizon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Përtej Maskës së mërzitjes, Alibeaj sheh gëzimine Sali Berishës për gardën e besnikëve të tij.
    Ndiqni intervistën e plotë në kanalin e gazetës TemA në Youtube: https://www.youtube.com/@GazetaTemaVideo/

  • Alibeaj flet për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje: Gjithçka përcaktohet nga makineria financiare

    Alibeaj flet për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje: Gjithçka përcaktohet nga makineria financiare

    Enkelejd Alibeaj në Debat me Alba Alishanin foli dhe për rezultatin zhgënjyes që koalicionin Djathtas për Zhvillim mori në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Teksa deklaroi se nuk është nga ata njerëz që e hedh përgjegjësinë te të tjerët, Alibeaj tha në A2 se ai së bashku me kolegët nuk mundën të provonin se politikë mund të bësh edhe pa para, pavarësisht qëndrimeve të forta të mbajtura ndër vite.
    “Rezultati nuk ishte ai që prisnim. Nuk e shoh problemin te të tjerët. E dija që do vidhnin këta të PS. E dija që kishin para këta të PD. Prisja një vlerësim tjetër. Mendonim që kishim një qëndrim qoftë me mbështetjen e drejtësisë, me maturi politike. Kemi mbajtur qëndrime të forta dhe nuk jemi zvarritur në karrige. Donim të jepnim një shembull që edhe pa financa bëhet politikë.
    Mesa duket hierarkia e makinerisë financiare përcaktoi dhe rezultatin. Pushteti nuk kishte limite në para, por as këta të PD nuk mbetën pas, derisa harxhuan 6 milionë dollarë para fushatës. Vetëm dekorimi në mitingje kushton shumë para. Aftësia e mobilizimit të financave përcakton gjithçka në politikë”, tha Alibeaj.

  • “Berisha e dha sinjalin që këto zgjedhje po i shet”, Alibeaj: PD nuk kishte sy për qeverisje

    “Berisha e dha sinjalin që këto zgjedhje po i shet”, Alibeaj: PD nuk kishte sy për qeverisje

    Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në “Debat” me Alba Alishanin ku foli rreth zgjedhjeve të 11 majit, asaj që ky proces pasoi, supermazhorancën dhe zhvillimet në kampin e opozitës.
    Për kandidatin e Koalicionit Djathtas për Zhvillim, ishte vetë Sali Berisha ai që e dha sinjalin në sytë e publikut se do “t’i shesë” zgjedhjet duke miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor, korrikun e vitit të kaluar.
    Alibeaj shton se pavarësisht premtimeve, opozita nuk kishte sy për qeverisje.
    “Sipas optikës time ndodhi ajo që në sytë e publikut u pa që ndeshja ishte e shitur. Ishte ajo që ndodhi në korrikun e vitit të kaluar me kodin zgjedhor. Nuk po them që kodi ishte shkaku i vetëm, është shkaku kryesor kur në sytë e publikut u injektua pa doreza sinjali nga Berisha që këto zgjedhje po i shes. Dhe çfarë ndodhi, nuk po flas për listat, 12 mandatet në tryezë dhe votën e diasporës që iu dha Ramës ka kontroll.
    Njerëzit kuptuan që Sali Berisha nuk kishte sy për qeverisje. Nëse këta e kanë shitur ndeshjen, përse mos bëjmë dhe ne një sjellje të tillë për t’u konformuar me situatën. Rama mori po aq vota sa 4 vite më parë megjithë skandalet dhe gjysmat e figurave pas hekurave. Edi Rama ka fituar”, tha mes të tjerash Alibeaj.

  • Tensione në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani debat me Bushkën (Video)

    Tensione në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani debat me Bushkën (Video)

    I është rikthyer punës Komisioni i Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe drejtueses Klotilda Bushka.
    Deputetët e opozitës përsëritën akuzat për manipulim zgjedhjesh dhe ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke braktisur senacën.
    Pjesë nga debati: 
    Asllan Dogjani: Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.
    Klotilda Bushka: Analizën e bëjnë partitë
    Asllan Dogjani: Paratë e drogës, frika efekti më efikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.
    Klotilda Bushka: Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.
    Enkelejd Alibeaj: Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.

  • I rikthehet punës Komisioni i Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani braktisin mbledhjen pas përplasjes me Bushkën

    I rikthehet punës Komisioni i Ligjeve, Alibeaj dhe Dogjani braktisin mbledhjen pas përplasjes me Bushkën

    I është rikthyer punës Komisionit të Ligjeve, duke mbajtur sot mbledhjen e radhës, e cila është shoqëruar me debate mes anëtarëve të opozitës dhe drejtueses Klotilda Bushka.

    Ndërsa mbledhja kishte në plan miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe disa projektligje, Enkelejd Alibeaj dhe Asllan Dogjani deklaruan se miratimi i këtyre projektligjeve është në tejkalim të kushtetutës dhe se vendimet duhet të merren në Parlamentin e ardhshëm, duke zgjedhur që të braktisin senacën.
    Pjesë nga debati: 
    Asllan Dogjani- Nuk ka vend për të bërë ligje fallco. Në Shqipëri është instaluar diktatura. Edhe socialistët u përballën me një situatë kriminale.
    Klotilda Bushka– Analizën e bëjnë partitë
    Asllan Dogjani– Paratë e drogës, frika efekti më egikas. Rrezik për demokracinë. Gjatë numërimit u bë manipulim. Kishit çuar jo numërues por artistë.
    Klotilda Bushka- Ky nuk është vendi për analizë zgjedhore.
    Enkelejd Alibeaj– Ju mungon legjitimiteti pas 11 Majit. Miratimi këtyre projektligjeve në tejkalim të kushtetutës. Vetëm diskutime jo miratime. Miratime në Parlamentin e ardhshëm.

     
     

    Top Channel

  • Nuk arriti të merrte një mandat, Alibeaj: Dal me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera

    Nuk arriti të merrte një mandat, Alibeaj: Dal me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera

    Deputeti Enkelejd Alibeaj, foli për gazetarët para nisjes së seancës plenare. Ai komentoi edhe mosarritjen e marrjes së një mandati në zgjedhje, ku tha se ikën me kokën lart.

    Alibeaj: Unë dal me kokën lart, këta që ngelen këtu janë pazarxhinjtë, fitoi Rama dhe Berisha, humbën shqiptarët, preja e radhës është drejtësia. Unë asnjëherë nuk ia lë në dorë fatit, kam shumë mundësi të tjera, politikës aktive jo, asaj publike nëse ju më pranoni pse jo.

  • Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë

    Nuk arriti të merrte një mandat/Alibeaj: Dal me kokën lart, këtu mbetën pazarxhinjtë

    Kandidati për deputet i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat, pasi nuk arriti të merrte dot një mandat në Kuvend.
    Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se në zgjedhjet e 11 majit, të humbur kanë dalë shqiptarët.
    Mes të tjerash, Alibeaj theksoi se nuk do të jetë më pjesë e politikë aktive.
    “Nuk është hera e parë, kam ikur njëherë në 2013, me kokën lartë. Edhe njëherë në 2019 me kokën ulur. E rëndësishme është si del, unë dal me kokën lartë.
    Këta që ngelën këtu janë pazarxhinjtë. Kështu e gatuan, bashkë e gatuan. Ia arritën qëllimit. Fitoi Rama, fitoi Berisha, humbën shqiptarët. Preja e radhës është drejtësia.
    Rrugët e zotit janë të pafundme. Unë nuk kam ardhir si anonim dhe nuk iki si anonim. Në politikë aktive nuk do të jem, në atë publike nëse më pranoni, pse jo”, tha Alibeaj.