Tag: alibeaj

  • Çfarë ndodh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor? Sefa: Veliaj mbetet kryetar Bashkie në burg. Alibeaj: Vendos fatin e 60-të bashkive të tjera

    Çfarë ndodh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor? Sefa: Veliaj mbetet kryetar Bashkie në burg. Alibeaj: Vendos fatin e 60-të bashkive të tjera

    Gjykata Kushtetuese do të shprehet më 31 tetor për “fatin” e Erion Veliajt. Të ftuarit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus kanë komentuar se çfarë do të ndodhë pas 31 tetorit.
    Avokati Endrit Sefa u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Begajt, atëherë Veliaj mbetet kryetar bashkie në burg, dhe nga qelia do të shkarkojë të gjithë nënkryetarët e Ramës.
    Ndërkohë, ish-deputeti Alibeaj theksoi se ky është një moment delikat, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë edhe të ardhmen për 60-të bashkitë e tjera.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Nëse më 31 tetor Gjykata Kushtetuese vendos se ky shkarkim ka qenë i padrejtë?
    Sefa: Dekreti është i pavlefshëm.
    Borakaj: Çfarë ndodh me Bashkinë?
    Sefa: Vijon Veliaj kryetar nga burgu, dhe nga aty shkarkon drejtorët dhe nënkryetarët e Ramës dhe vendos të vetët.
    Borakaj: Po pastaj mblidhet sërish Këshilli Bashkiak, duke përdorur të njëjtën pikë, për mosparaqitjen në detyrë?
    Sefa: GJK do shprehet edhe për faktin. A do e kenë të qartë ata idenë që quhet mungesë apo jo. GJK do të jetë shteruese, por procedura ka ngecur.
    Borakaj: Çfarë presim më 31?
    Alibeaj: Askush nuk e di. Duhet që gjykata të japë një vendim bazuar në Kushtetutë dhe në prova. Ne duhet ta shohim realitetin siç është.
    Borakaj: Pse ndodhi shkarkimi i Erion Veliajt në shtator dhe jo në maj? Ka një zgjatje kohore prej katër muajsh.
    Alibeaj: Në këtë moment pati vullnet mazhoranca.
    Borakaj: Nuk është më vullnet.
    Alibeaj: Jo, çfarë deshi një njeri, Edi Rama. Pra vullneti i një njeriu vendosi se kur do ta shkarkojë, luftë e brendshme partiake, si e pse pak rëndësi ka. E dyta, mungesa tre mujore në muajin e shtatë nuk shkon. E treta, u përpoq që mos e merrte ai propozimin për shkarkimin e Veliajt.
    Borakaj: Kjo është të fshihesh pas gishtit.
    Alibeaj: Në këtë luftë politike, a ka hapësira ligjore Veliaj?
    Borakaj: Veliaj duhet të ishte shkarkuar si kryetar Bashkie kohë më parë për të gjitha abuzimet ndaj detyrës. Por sot që flasim, ai gjykim që bëhet në GJK vendos vetëm fatin individual të Veliajt. Vendos se çfarë do të bëhet me pushtetin vendor në 60-të bashkitë e tjera.

  • Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Alibeaj: Dekret i turpshëm, jemi pa President e Gjykatë Kushtetuese

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Alibeaj: Dekret i turpshëm, jemi pa President e Gjykatë Kushtetuese

    Enkelejd Alibeaj e cilëson të turpshëm dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë më datë 9 nëntor.  
    Në një reagim të shkurtër për Report Tv, Alibeaj thotë se zyrtarisht jemi në diktat, pa President e Gjykatë Kushtetuese. 
    ‘I turpshëm! Tashmë jemi pa zgjedhje të ligjshme, pa president, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa kushtetutë! Zyrtarisht në diktat”, thotë Alibeaj. 

  • “Në PD mbizotëron pragmatizmi”, Alibeaj: Bëhet bashkë me pushtetin për të goditur drejtësinë

    “Në PD mbizotëron pragmatizmi”, Alibeaj: Bëhet bashkë me pushtetin për të goditur drejtësinë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i partisë  Djathtas 1912,  Enkelejd Alibeaj në një intervistë televizive, ka komentuar zhvillimet politike në vend. Ai tha se  me Partinë  Demokratike nuk e lidh asgjë nga ana politike.
    Kryetari i partisë “Djathtas 1912″  u shpreh  u më tej se në PD ka mungesë zërash kundër, dhe se partia po bashkëpunon me pushtetin për të goditur drejtësinë.
    Alibeaj theksoi se nuk bëri kompromis me parimet e tij për interesa personale dhe se largimi nga PD erdhi kur ajo mori një drejtim tjetër.
    “Unë mendoj se në politikë, morali nuk duhet të vdesë kurrë. Me Partinë demokratike , nga ana politike nuk më lidh asgjë. Por mund të bëjmë një analizë të jashtëm. Do të duhet të ishte një force politke e djathtë me dinjitet. PD dikur ka qënë e madhërishme, kishte vlera të qytetarëve. PD lindi si përfaqësuese e shpirtit të lirë të qytetarëve. Në PD gjithnjë e më tepër mbizotëron pragmatizmi. Gjithnjë e më tepër kishte një mekanizëm të mbyllur.
    Në PD nuk ka më zëra kundër dhe rebelizëm. Partia Demoratike po bëhet bashkë me pushtetin për të goditur drejtësinë. . Partia Demokratike po bashkëpunon me ata që i quajti paterica të Ramës.
    Partitë e reja po asgjësojnë simpatinë që morën në 11 maj. Edhe Agron Shehaj disa muaj më parë u sulmua dhe fizikisht. Unë kam zgjedhur që në politikë të mbaj një qëndrim .Nuk e shita misionin tim për një karrige deputeti. Ata që mbyllin gojën kur iu lëkundet karrigia, nuk janë misionarë. Kur Partia Demokratike mori një drejtim tjetër, unë  u largova. Kauza ime është sistemi që shqiptarët përcaktojnë përfaqësuesit. Reforma e tokave u bë në vitin 1991 me kontributin e Partisë Demokratike”, tha Alibeaj

  • Alibeaj: Pse Erion Veliaj nuk do e çojë vendimin e shkarkimit në ‘Kushtetuese’…

    Alibeaj: Pse Erion Veliaj nuk do e çojë vendimin e shkarkimit në ‘Kushtetuese’…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, drejtues i Partisë Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se Erion Veliaj nuk do e çojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkarkimit të tij. 
    Komentet Alibeaj i bëri teksa ishte i ftuar në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se Veliaj ka goditje nga të gjitha krahët dhe sipas tij, nëse do ta çonte çështjen në Kushtetuese, kjo nuk do të ishte në dobi të kryeministrit Edi Rama. 
    Ai tha gjithashtu se deri më tani nuk ka parë asnjë sinjal rebelimi nga ana e Erion Veliajt, teksa shtoi se mund të ketë edhe një pakt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. 
    “Manastirliu e piketuar nga Rama, që mesa duket do të jetë edhe kryetare e Bashkisë, është një nga ato figurat që as në horizontin më të largët nuk do ta rrezikonte Edi Ramën. Rama arriti edhe një gjë tjetër, përdori edhe opozitën në Këshillin Bashkiak. E patë sesi ishin qëndrimet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, përveç njërit, atë të zotit Topollaj, i cili lexoi në sytë e të majtëve dhe të djathtëve se çfarë ishte duke u luajtur. 
    Dhe kjo është ndoshta dëmi më i madh politik i radhës që i është bërë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Jo vetëm që duhej dëgjuar, por në fakt ka një mundësi tjetër, unë uroja që ndonjë jurist aty te qeveria të mund ta mendonte, që atë mangësi që Këshilli Bashkiak nuk ia dha mundësinë për t’u dëgjuar, unë mendoja se Këshilli i Ministrave do ia jepte mundësinë për t’u dëgjuar. Pavarësisht se Rama u mundua në publik që të thoshte që nuk e kam shkarkuar unë, por firmosa propozimin e ardhur nga Këshilli, në fakt propozimi edhe në formë, edhe në përmbajtje është i Edi Ramës. 
    Unë kam një përshtypje që Erion Veliaj nuk do e çojë dot çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj që në këtë situatë, kaq kohë sa ai është në një sulm, ka goditje nga drejtësia, nga partia e vetë dhe nga një pjesë e opozitës, nuk kam parë asnjë lloj sinjal rebelimi prej qenie njerëzore nga ai. 
    Do të dukej e çuditshme nëse do e çonte në Gjykatën Kushtetuese, për një arsye, sepse një ankim eventual në Gjykatën Kushtetuese do e pezullonte shkarkimin. Çështja do të shkonte në Kushtetuese, Kushtetuesja do të merrte kohën e vetë dhe do të shtyhej në kohë. Elementi i shtyrjes apo zvarritjes nuk do të ishte në dobi të Edi Ramës. Ndoshta mund të ketë edhe një pakt me Veliajn për këtë situatë”, tha mes të tjerash Alibeaj. 
     

  • “Sulm, me goditje nga drejtësia, dhe partia e vetë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon deputeti: Rama arriti edhe një gjë…

    “Sulm, me goditje nga drejtësia, dhe partia e vetë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon deputeti: Rama arriti edhe një gjë…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, drejtues i Partisë Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se Erion Veliaj nuk do e çojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e shkarkimit të tij.
    Komentet Alibeaj i bëri teksa ishte i ftuar në një studio televizive ku tha se Veliaj ka goditje nga të gjitha krahët dhe sipas tij, nëse do ta çonte çështjen në Kushtetuese, kjo nuk do të ishte në dobi të kryeministrit Edi Rama.
    Ai tha gjithashtu se deri më tani nuk ka parë asnjë sinjal rebelimi nga ana e Erion Veliajt, teksa shtoi se mund të ketë edhe një pakt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
    “Manastirliu e piketuar nga Rama, që mesa duket do të jetë edhe kryetare e Bashkisë, është një nga ato figurat që as në horizontin më të largët nuk do ta rrezikonte Edi Ramën. Rama arriti edhe një gjë tjetër, përdori edhe opozitën në Këshillin Bashkiak. E patë sesi ishin qëndrimet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, përveç njërit, atë të zotit Topollaj, i cili lexoi në sytë e të majtëve dhe të djathtëve se çfarë ishte duke u luajtur.
    Dhe kjo është ndoshta dëmi më i madh politik i radhës që i është bërë nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Jo vetëm që duhej dëgjuar, por në fakt ka një mundësi tjetër, unë uroja që ndonjë jurist aty te qeveria të mund ta mendonte, që atë mangësi që Këshilli Bashkiak nuk ia dha mundësinë për t’u dëgjuar, unë mendoja se Këshilli i Ministrave do ia jepte mundësinë për t’u dëgjuar. Pavarësisht se Rama u mundua në publik që të thoshte që nuk e kam shkarkuar unë, por firmosa propozimin e ardhur nga Këshilli, në fakt propozimi edhe në formë, edhe në përmbajtje është i Edi Ramës.
    Unë kam një përshtypje që Erion Veliaj nuk do e çojë dot çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj që në këtë situatë, kaq kohë sa ai është në një sulm, ka goditje nga drejtësia, nga partia e vetë dhe nga një pjesë e opozitës, nuk kam parë asnjë lloj sinjal rebelimi prej qenie njerëzore nga ai.
    Do të dukej e çuditshme nëse do e çonte në Gjykatën Kushtetuese, për një arsye, sepse një ankim eventual në Gjykatën Kushtetuese do e pezullonte shkarkimin. Çështja do të shkonte në Kushtetuese, Kushtetuesja do të merrte kohën e vetë dhe do të shtyhej në kohë. Elementi i shtyrjes apo zvarritjes nuk do të ishte në dobi të Edi Ramës. Ndoshta mund të ketë edhe një pakt me Veliajn për këtë situatë”, tha mes të tjerash Alibeaj.

  • ‘Nga opozitë në pronë private’, Alibeaj zbulon të gjitha pazaret brenda PD-së: Shqiptarët po mashtrohen!

    ‘Nga opozitë në pronë private’, Alibeaj zbulon të gjitha pazaret brenda PD-së: Shqiptarët po mashtrohen!

    Ish-deputeti Alibeaj, në një emision televiziv e përshkroi sistemin politik si të mbërthyer në një duopol mes pushtetit dhe opozitës, të cilat i quajti “dy anët e së njëjtës monedhë”.
    Në analizën e tij për Partinë Demokratike, Alibeaj u shpreh se brenda saj nuk ka ndodhur asnjë ndryshim real.
    “Ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private,” tha ai.
    Sipas tij, ky person ka synuar të mbajë gjithçka për vete, duke bërë kompromise me Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale.
    “Ajo parti nuk synon më qeverisjen,” deklaroi Alibeaj, duke shtuar se, PD është komode në rolin e opozitës së përhershme.
    “Ndaj, për këtë arsye ajo ndihet komode në të qenit opozitë e përhershme dhe nuk mund të pritet asgjë prej saj.”
    Sipas tij, ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai i ka futur tek partia e vet.
    “Ai e ka vetë partinë si pronë private. Synoi gjithçka për ta mbajtur për vete, shiti shumë nga aspirata e opozitës me Reformën Zgjedhore apo edhe me pazaret me Amnistinë Penale.”
    Gjatë intervistës, Enkelejd Alibeaj ka shprehur mbështetje për idenë e zvogëlimit të numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke e cilësuar si një hap të arsyeshëm në përputhje me realitetin demografik dhe territorial të vendit.
    “Edhe territori dhe popullsia jonë kaq është, me thënë të drejtën. 101 apo 99 nuk e di sa do të jetë numri. Pra duhet një numër përfaqësues,” ka thënë ai.
    Por sipas ish-deputetit, ajo që duhet të biem dakord të gjithë është fakti që sot sistemi kushtetues ka eliminuar atë që quhet ndarja dhe balancimi i pushteteve.
    Ndërsa përsa i përket procesit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme lokale në kryeqytet dhe qytetet e tjera, Alibeaj theksoi se në radhë të parë duhet të krijohet një front i përbashkët që të japë sinjale të sinqerta për të filluar një opozitë me qeverisjen.
    “Qëllimi nuk është që të bashkohen ca parti politike. Nuk duhet thjesht një bashkim numerik, por një sinjal tek publiku që ata të kuptojnë se kanë një alternativë,” përfundoi ai.
    Alibeaj e cilësoi seancën e parë plenare si një përsëritje të legjislaturës së kaluar, pavarësisht procesit zgjedhor që duhej të kishte sjellë një qasje të re.
    “Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin asgjë tjetër veçse një gur kilometrik i status quos së përjetshme të këtij vendi dhe të politikës,” u shpreh Alibeaj, duke e cilësuar sistemin si të mbërthyer në një “duopol” mes pushtetit dhe opozitës.E vetmja ndryshim, sipas tij, është numri i madh i mandateve që ka sot kreu i qeverisë, që së bashku me aleatët përbën numrin prej 86 mandatesh, i cili mund të kalojë çdo ligj të përforcuar.

  • Alibeaj mbështet uljen e numrit të deputetëve: PD nuk synon më qeverisjen

    Alibeaj mbështet uljen e numrit të deputetëve: PD nuk synon më qeverisjen

    Ish-deputeti demokrat, Enkeljed Alibeaj, në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, ka analizuar situatën politike në Shqipëri, duke vënë në dukje një “skenë dypolare” mes pushtetit dhe opozitës, të cilën e ka cilësuar si “dy anët e së njëjtës monedhë”.
    Kritika ndaj Partisë Demokratike
    Alibeaj ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e ndryshimeve reale brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se “një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private” nuk kanë ndryshuar.
    “Ajo që nuk ka për të ndryshuar është një individ, një personazh dhe mendësia me të cilën ai e ka trajtuar partinë si pronë private,” tha ai.
    Sipas tij, kjo ka çuar në kompromise me Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale, duke shtuar se PD nuk synon më qeverisjen dhe është “komode në rolin e opozitës së përhershme”.
    “Ajo parti nuk synon më qeverisjen. Ndaj, për këtë arsye ajo ndihet komode në të qenit opozitë e përhershme dhe nuk mund të pritet asgjë prej saj. Ai e ka vetë partinë si pronë private. Synoi gjithçka për ta mbajtur për vete, shiti shumë nga aspirata e opozitës me Reformën Zgjedhore apo edhe me pazaret me Amnistinë Penale”, shton ai.
    Mbështetje për uljen e numrit të deputetëve
    Ish-deputeti ka shprehur mbështetje për idenë e zvogëlimit të numrit të deputetëve, duke e konsideruar si një hap të arsyeshëm për shkak të realitetit demografik dhe territorial të vendit.
    Ai theksoi nevojën për një numër përfaqësues deputetësh, duke shtuar se sistemi kushtetues aktual ka eliminuar ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
    “Edhe territori dhe popullsia jonë kaq është, me thënë të drejtën. 101 apo 99 nuk e di sa do të jetë numri. Pra duhet një numër përfaqësues,” ka thënë ai.
    Bashkimi i opozitës dhe zgjedhjet
    Lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale, Alibeaj ka theksuar nevojën për krijimin e një “fronti të përbashkët” që të japë sinjale të sinqerta për fillimin e një opozite aktive ndaj qeverisjes.
    Ai sqaroi se synimi nuk është thjesht një bashkim numerik i partive, por “një sinjal tek publiku që ata të kuptojnë se kanë një alternativë”.
    “Qëllimi nuk është që të bashkohen ca parti politike. Nuk duhet thjesht një bashkim numerik, por një sinjal tek publiku që ata të kuptojnë se kanë një alternativë,” përfundoi ai.
    Alibeaj e cilësoi seancën e parë plenare si një përsëritje të legjislaturës së kaluar, pavarësisht procesit zgjedhor, duke e konsideruar sistemin si të ngecur në një “duopol” mes pushtetit dhe opozitës.
    Ai shtoi se ndryshimi i vetëm është numri i madh i mandateve që ka aktualisht kryeministri me aleatët, duke i mundësuar kalimin e çdo ligji që kërkon shumicë të kualifikuar.

  • Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

    Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

    Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se Edi Rama mund të ndryshojë sistemin kushtetues në Shqipëri, duke e kthyer në gjysmë-presidencial, ku kreu i shtetit ka imunitet nga drejtësia.
    Sa i takon “Diellës” Alibeaj vuri në dukje se në rast korrupsioni përgjegjësinë penale do ta ketë Edi Rama, dhe presidenti ishte treguar i kujdesshëm duke e përcaktuar përgjegjësinë në dekret.
    “Kuvendi një përsëritje e shumë skenave të 4 viteve më parë. Kam përshtypjen që ky është një Parlament që të paktën për pjesën më të kultivuar të shoqërisë, s’ka asnjë risi.
    Ka një gjymtim të madh. Për herë të parë, hiq 97, një parti e vetme ka një masë të tillë pushteti autoritar. Do duhej një sens autofrenimi për të mos shkuar në autoritarizmi, që Ramës i mungon.
    Rama s’pati asnjë doreze për të thënë, po do fusë duart në Kushtetutë. Ka treguar që s’ka asnjë fre në përdorimin deri në fund të këtij pushteti.
    Në një sistem të brishtë, pa kundërpesha, që edhe sistemin e drejtësisë po do ta mbysë në djep, kjo bëhet shumë e rrezikshme për gjithë shoqërinë.
    Është një kambanë alarmi që shoqëria shqiptare e ka nevojë për një reflektim të brendshëm, për të krijuar antikorpe, se te opozita s’kam asnjë shpresë.
    Me sa duket Rama do ta prekë në mënyrë të njëanshme dhe të ndryshojë sistemin kushtetues, regjimin. Një sistem gjysmë-presidencial s’do më dukej çudi që Rama ta eksploronte, ku presidenti të ishte një figurë që ka edhe imunitet.
    Një pozitë e tillë me imunitet, në kushtet kur rreziku i vetëm mund të vijë nga drejtësia, mund të ishte strofull e ngrohtë për çdo mëkatar. Ndryshimi i numrit të deputetëve, është hapja e një deriçke edhe për ndryshime të tilla.
    Të paktën një punë të mirë presidenti e kishte bërë. S’besoj se do shkojmë në marrëzinë të kemi një ministre AI, sepse s’e lejon kushtetuta.
    Duke futur teknologjinë, kërkon të shkëpusë përgjegjësinë njerëzore nga mëkatet, për t’ia kaluar teknologjisë. Kjo s’ndodh.
    Një sistem drejtësie është i tillë që dorën pas Diellës do ta gjejë dhe identifikojë si përgjegjëse, qoftë në aspektin civil dhe penal.
    Presidenti ishte treguar i kujdesshëm sepse kishte përcaktuar përgjegjësinë për çdo akt që ai do t’ia mveshë Diellës”, tha Alibeaj për MCN.

  • Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës, rinumërimi një justifikim banal i Saliut,…

    Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës, rinumërimi një justifikim banal i Saliut,…

    Deputeti Enkelejd Alibeaj që ishte dhe kandidat i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, theksoi se rinumërimi ishte thjesht një arsye që ish-kryeministri Sali Berisha të justifikojë humbjen duke përsëritur shprehjen ‘shtyje ta shtyjmë’. “Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor”, tha Alibeaj. Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do duhet t’i besohet më partive të mëdha dhe se procesi duhet digjitalizuar. “Rinumërimi i votave ka ende pabesi dhe skepticizëm.
    Ajo që po ndodh atje, përveç se është shpenzim, që shkon në 210 mijë euro ky proces, por edhe po shton delegjitimimin e procesit. Vota e shqiptarëve duhet të ketë të gjitha kushtet. Nëse ka një konkluzion të rëndësishëm, është që vota të mos u besohet më përfaqësuesve politikë të dy partive të vjetra, të PD-së dhe PS-së”, tha Alibeaj. Ai tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë. “Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie.
    Por nga ana tjetër ai ndodhet dhe përballë një dileme të madhe, atë të zbatimit apo jo të statutit të vetë që e ka shkruar me dorën e vet. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë.” – tha Alibeaj Më tej ai bëri një analizë juridike duke hedhur poshtë pretendimet për pavlefshmëri, ku tha se ato që PD ka nxjerrë si manipulime nuk kanë një peshë për të ndikuar në përmbysjen e rezultatit. “Kushdo që e ngre pretendimin për pavlefshmëri, sipas ligjit do duhet të provojë edhe masën e influencimit, sesa ka ndikuar kjo mënyrë që ata pretendojnë. Diferenca është në 300 mijë dhe do duhet ta provosh”, vijoi Alibeaj Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet. “Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë”, tha Alibeaj.

  • Alibeaj: Rinumërimi i votave një justifikim banal i Saliut, PD i shiti zgjedhjet

    Alibeaj: Rinumërimi i votave një justifikim banal i Saliut, PD i shiti zgjedhjet

    Enkelejd Alibeaj, thotë se rinumërimi i votave në disa zona është thjesht një arsye që Sali Berisha të justifikojë humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, duke përsëritur shprehjen ”shtyje ta shtyjmë”. Madje duhet theksuar se shanset që PD-ja të marrë mandatin e 14-të në Tiranë me këtë trend të rinumërimit janë zero.
    “Mund të dalin disa përfundime nga ky proces, sigurisht nuk i ka ato përfundimet me të cilat u nis, kërkesa e madhe se ishte bërë batërdia në numërim. Nuk rezultoi. Madje siç e thoni ju, ata që e kërkuan me të madhe, nëse do isha cinik, do përdorja fjalën, janë ata që janë grabitësit më të mëdhenj të shqiptarëve. Këto janë shifra siç e thatë dhe ju, të gabimit njerëzor”.

    Nga ana tjetër, Alibeaj tha se Berisha gjeti një nga format më banale për të shtyrë justifikimin e kësaj humbjeje kaq të thellë. ”Në fakt ata që e kërkuan, që në fakt e kërkoi Sali Berisha. Këto historitë që i kërkuan jo po kandidatët do duhet hedhur pak dritë. Në momentin kur ata e kërkuan se kishin dyshime, nuk u pranua nga ana e partisë. Në një ditë të bukur ishin përfaqësuesit e opozitës që kërkuan të rinumërohej Tirana. Përfaqësuesit aty i marrin urdhrat prej kryetarit të partisë, në rastin konkret prej Sali Berishës. Ai thjesht e ka bërë që të mbajë të ndezur kureshtjen e rezultatit. Mesa duket brenda ka një lloj pakënaqësie. Ka gjetur zgjidhjen kaq banale, ta shtyjmë e ta shtyjmë”,-tha në ”Report Tv”.
    Ai tha se e ka thënë prej kohësh që opozita i shiti zgjedhjet. “Unë e kam thënë që këto zgjedhje u shitën kohë më parë nga opozita. Nga opozita që në 26 korrik të 2024-s ia dhuroi Edi Ramës këtë Kod Zgjedhor. Ia dhuruan 12 mandate në tavolinë”. Në fund, Alibeaj tha se në këto zgjedhje shqiptarët dhanë mesazhin që PD-ja dhe Berisha nuk janë më një pikë reference.