Ish deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj thotë se në PD nuk ka frymë, dhe ka mbetur thjesht kupola politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alibeaj u shpreh se ata persona në selinë e PD, rreth 30-40 njerëz, po mbijetojnë për interesa individuale.
“Fryma me të cilën ata njerëz që frekuentojnë atë seli, 30-40 veta, jo më tepër se kaq, nuk është ajo PD. PD janë militantët, që kanë votuar sistematikisht për PD. Ku bëhet fjalë për kupola e PD, nga i pari te i fundit, te kjo 30-40 njerëz, kanë treguar se janë për mbijetesë individuale. Kanë dhënë fakte për pirueta amorale, për të kapur diçka nga ajo që mbetet. Disa kanë postin e deptuetit. Po ndodh e njëjta frymë, e njëjta logjikë. Shoh që janë, jo në harmoni, ka xhelozira, ka luftë me njëri-tjetri, ndoshta, gjendja që është aty, të shpëtojë kush të mundet. Në subkoshiencën e tyre, ky kapitull u mbyll. Nuk janë në grup. Tani, mban aty njerëz me të cilët deri dje, është përplasur. Me njerëz që deri dje ishin kundra tij, që nuk ndjejnë të njëjtin projekt politik, nuk ndihen miq. Fakti që e ka pranuar Sali Berisha, tregon se ka humbur reflekset politike, tregon pafuqi. Nuk do të përfitojë, ekzistenca e vet politike varet nga PS dhe Edi Rama.”, theksoi ai.
Tag: alibeaj
-

Alibeaj: Në PD nuk ka frymë! Kupola politike po mbijeton për interesa personale, luftë me njëri-tjetrin
-

Ish-ministri demokrat i Drejtësisë: Marrja në pyetje e Berishës për 21 Janarin, e vonuar
Të vonuar e cilëson, ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj thirrjen e Sali Berishës nga ana e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion në lidhje me procesin e 21 janarit, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe.
Alibeaj tha në Off the Record në A2 CNN se kjo ngjarje ka nevojë për drejtësi për të gjitha palët, dhe mbi të gjitha që të mos përdoret më politikisht.
“Marrja në pyetje e Berishës ishte e vonuar.. Për viktimat.. Ata e dinë për kaq kohë me një brengë që nuk mund të rikthehet. Bërja e drejtësisë është një lloj shpagimi. E vonuar dhe për Berishën, e ka thënë dhe vetë.
I vonuar dhe për Ramën, sepse mbi këtë çështje PS dhe ai vetë e kanë përdorur politikisht çdo vit. Dhe kjo është e keqja e politikës që i përdor këto çështje duke treguar pandjeshmëri.
Nuk duhet parë thjesht si ngjarje ku 4 persona humbën jetën. Uroj që SPAK të mund të vlerësojë, të hetojë pasi vetëm kështu mund të qetësojë të gjithë shpirtrat që mos ketë palë që ta përdorin këtë ngjarje të rëndë”, tha Alibeaj. -

“Rama do të bëjë 36 bashki, si ne kohën e Partisë së Punës”, Alibeaj: Kontroll total mbi opozitën për reformën
Ish-ministri i Drejtësisë, aktualisht pjesë e Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli se kryeministri Edi Rama synon të krijojë 36 bashki, duke e krahasuar me strukturën e Partisë së Punës në kohën e diktaturës.
“Do të shihni, do të ketë një vend me 36 bashki. Do ta bëjë si Partia e Punës. 36 rrethe ka qenë në atë kohë, 36 bashki do të bëjë edhe ky. Është i inspiruar nga ajo shkollë politike dhe mendim, dhe kështu duhet ta çojë përpara”.
Ai shtoi se reforma e re administrative dhe zgjedhore po bëhet me një kontroll të qartë mbi opozitën: “E ka shumë gabim… sepse ka gjetur një opozitë që e kontrollon, dhe kështu e kontrollon edhe reformën zgjedhore dhe strukturat territoriale”. -

Marrja në pyetje e Berishës për “21 Janarin”, Alibeaj: E vonuar, ngjarja po përdoret politikisht
Të vonuar e cilëson, Enkelejd Alibeja thirrjen e Sali Berishës nga ana e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion në lidhje me procesin e 21 janarit, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe.
I ftuar në Off the Record, ish-ministri i Drejtësisë, Alibeaj shtoi se kjo ngjarje ka nevojë për drejtësi për të gjitha palët, dhe mbi të gjitha që të mos përdoret më politikisht.
“Marrja në pyetje e Berishës ishte e vonuar.. Për viktimat.. Ata e dinë për kaq kohë me një brengë që nuk mund të rikthehet. Bërja e drejtësisë është një lloj shpagimi. E vonuar dhe për Berishën, e ka thënë dhe vetë. I vonuar dhe për Ramën, sepse mbi këtë çështje PS dhe ai vetë e kanë përdorur politikisht çdo vit. Dhe kjo është e keqja e politikës që i përdor këto çështje duke treguar pandjeshmëri. Nuk duhet parë thjesht si ngjarje ku 4 persona humbën jetën. Uroj që SPAK të mund të vlerësojë, të hetojë pasi vetëm kështu mund të qetësojë të gjithë shpirtrat që mos ketë palë që ta përdorin këtë ngjarje të rëndë”, tha Alibeaj. -

“Grupi i goditur do të reagojë”, Alibeaj paralajmëron: Vrasja e Gilmando Danit mund të ndezë hakmarrje të reja
“Kjo ngjarje do pasohet nga një ngjarje tjetër ku grupi tjetër i goditur sot do të marrë hak me të njëjtin skenar”. Është ky paralajmërimi tragjik i ish-deputetit Enkelejd Alibeaj në një studio televizive, pas atentatit mafioz në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së.
Alibeaj theksoi se krimi e ka sfiduar shtetin sepse ushqehet nga shteti dhe këtë e bazon edhe në faktin që së bashku me Gilmando Danin, një personazh i krimit me precedentë penalë dhe i dënuar, ndodhej edhe punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.
“Krimi e ka mëse të lehtë jo vetëm për kryer vepra penale, por ndjehet i pacenuar, i pakufizuar, i pambikëqyrur. Si mund të ndodhë në një makinë një personazh i dënuar dhe i liruar nga burgu me një përfaqësues të policisë. Pse-në e kësaj e gjen në sallën e parlamentit kur ministrja e brendshme raportonte një Shqipëri të sigurt. Krimi e ka sfiduar shtetin sepse krimi është ndihmuar prej shtetit. Krimi ushqehet nga shteti me procedura korruptive prokurimesh, miqësie me pushtetarë e politikanë. Ky është një shtet që nuk e mbron jetën e qytetarëve. Aty mund të ishte bërë një masakër”, tha ai.
Duke sjellë në vëmendje ngjarjet kriminale përgjatë këtij viti Alibeaj tha ky është një bilanc lufte.
“Nga 4 janari deri në 4 nëntor janë 20 raste me vrasje e përdorim tritoli, dy ngjarje në muaj pa përfshirë këtë të sotmen. Ky është bilanc lufte jo i një vendi të qetë ku siguria mbizotëron ku shteti është në këmbë”, theksoi ai.
Sipas tij zgjidhja është vetëm politike, pasi shteti thotë ai është në aleancë me krimin dhe drejtuesit e policisë në qarqe caktohen nga krimi.
“Zgjidhjet janë vetëm politike, s’ka zgjidhje tjetër. Lëmë mënjanë ato të angazhimit, sofistikimit të policisë që duhet të jetë e mirëpaguar, njerëz që nuk mund të ndodhen në makinë e një të dyshuari. Nuk duhet të ketë drejtues që kanë probleme me drejtësinë. Apo drejtorë policie qarqesh caktohen në detyra prej grupeve kriminale. Zgjidhja duhet të jetë e natyrës politike. Ky lloj pushteti i kalcifikuar për shkak të aleancës me krimin këtë produkt do të sjellë” deklaroi Alibeaj.
Për Alibejan qeveria nuk mban përgjegjësi, ndërkohë që kjo situatë kërkon transparencë dhe ndjeshmëri.
“Këtu nuk ka mbajtje përgjegjësish nga ministri i Brendshëm. Një qytetar ka ikur, një tjetër në gjendje të rëndë. Shumë të tjerë janë terrorizuar atje. Situata traumatike kërkon që shteti të bëjë transparencë dhe që është i djeshëm ndaj situatave. Situatë shumë e trishtë, do ketë përsëri krisma të tjera diku”, theksoi ai.
Ish-deputeti shton se “Policia e Shtetit e ka shndërruar institucionin më të rëndësishëm në agjenci funerale mbledhin viktima e makina të djegura”.
Mundësitë për shmangien e këtyre ngjarjeve kriminale, për Alibeajn janë por mungon vullneti politik. -

Ekzekutimi i Gilmando Danit, Alibeaj bën paralajmërimin e fortë: Pas kësaj ngjarje do të ketë sërish vrasje, grupi i goditur do reagojë
“Kjo ngjarje do pasohet nga një ngjarje tjetër ku grupi tjetër i goditur sot do të marrë hak me të njëjtin skenar”. Është ky paralajmërimi tragjik i ish-deputetit Enkelejd Alibeaj në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN, pas atentatit mafioz në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së.
Në A2 CNN Alibeaj theksoi se krimi e ka sfiduar shtetin sepse ushqehet nga shteti dhe këtë e bazon edhe në faktin që së bashku me Gilmando Danin, një personazh i krimit me precedentë penalë dhe i dënuar, ndodhej edhe punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri.
“Krimi e ka mëse të lehtë jo vetëm për kryer vepra penale, por ndjehet i pacenuar, i pakufizuar, i pambikëqyrur. Si mund të ndodhë në një makinë një personazh i dënuar dhe i liruar nga burgu me një përfaqësues të policisë. Pse-në e kësaj e gjen në sallën e parlamentit kur ministrja e brendshme raportonte një Shqipëri të sigurt. Krimi e ka sfiduar shtetin sepse krimi është ndihmuar prej shtetit. Krimi ushqehet nga shteti me procedura korruptive prokurimesh, miqësie me pushtetarë e politikanë. Ky është një shtet që nuk e mbron jetën e qytetarëve. Aty mund të ishte bërë një masakër”, tha ai në A2 CNN.
Duke sjellë në vëmendje ngjarjet kriminale përgjatë këtij viti Alibeaj tha ky është një bilanc lufte.
“Nga 4 janari deri në 4 nëntor janë 20 raste me vrasje e përdorim tritoli, dy ngjarje në muaj pa përfshirë këtë të sotmen. Ky është bilanc lufte jo i një vendi të qetë ku siguria mbizotëron ku shteti është në këmbë”, theksoi ai në A2 CNN.
Sipas tij zgjidhja është vetëm politike, pasi shteti thotë ai është në aleancë me krimin dhe drejtuesit e policisë në qarqe caktohen nga krimi.
“Zgjidhjet janë vetëm politike, s’ka zgjidhje tjetër. Lëmë mënjanë ato të angazhimit, sofistikimit të policisë që duhet të jetë e mirëpaguar, njerëz që nuk mund të ndodhen në makinë e një të dyshuari. Nuk duhet të ketë drejtues që kanë probleme me drejtësinë. Apo drejtorë policie qarqesh caktohen në detyra prej grupeve kriminale. Zgjidhja duhet të jetë e natyrës politike. Ky lloj pushteti i kalcifikuar për shkak të aleancës me krimin këtë produkt do të sjellë” deklaroi Alibeaj në A2 CNN.
Për Alibejan qeveria nuk mban përgjegjësi, ndërkohë që kjo situatë kërkon transparencë dhe ndjeshmëri.
“Këtu nuk ka mbajtje përgjegjësish nga ministri i Brendshëm. Një qytetar ka ikur, një tjetër në gjendje të rëndë. Shumë të tjerë janë terrorizuar atje. Situata traumatike kërkon që shteti të bëjë transparencë dhe që është i djeshëm ndaj situatave. Situatë shumë e trishtë, do ketë përsëri krisma të tjera diku”, theksoi ai në A2 CNN..
Ish-deputeti shton se “Policia e Shtetit e ka shndërruar institucionin më të rëndësishëm në agjenci funerale mbledhin viktima e makina të djegura”.
Mundësitë për shmangien e këtyre ngjarjeve kriminale, për Alibeajn janë por mungon vullneti politik.
“Policia duhet të monitorojë grupet kriminale. Rrallë kanë ndodhur raste që nuk kanë lidhje me ngjarjet mafioze. Unë besoj që një agjenci kaq e madhe e policisë duhet ta ketë vendin tonë në monitorim 24/7. Mundësitë janë, por nuk duan. Aftësitë profesionale janë, është thjeshtë mungesë vullneti” -

“S’ka garë të ndershme me këtë sistem”, Alibeaj ‘shpërthen’ ashpër: Pushteti fiton përmes abuzimit me shtetin
Enkelejd Alibeaj në një intervistë televizive u shpreh se sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet që vota e shqiptarëve të peshojë njësoj.
Alibeaj: Së pari për procesin zgjedhor, avantazhi që ka pushteti është i dukshëm.
Përdor pushtetin, përdor administratën, përdor buxhetin e shtetit dhe i përdor këto pa asnjë lloj limiti dhe pa asnjë lloj skrupulli.
Dhe përfiton avantazh ndaj do duhet bërë ndryshime ligjore si ato që janë propozuar nga unë kohë më parë.
Që ndalimet që qeveria, pushteti duhet të ketë të fillojnë që nga data kur caktohet dita e zgjedhjeve.
Dhe ky është elementi i parë por jo më i rëndësishmi.
Në substancë, në materie do duhet ndryshuar sistemi zgjedhor.
Pushteti sot që flasim nga zgjedhjet e 11 majit ka marrë jo më pak se 8 apo 9 mandate të pamerituara në parlament.
Dhe këtë ia jep thjesht dhe vetëm deformimi i sistemi zgjedhor që PD dhe PS miratuan në 2024.
Ndaj duhet ndryshuar, duhet ndryshuar që vota e shqiptarëve të peshojë njësoj. -

“Po i “vesh” vetes imunitet absolut”/ Alibeaj reagon ashpër ndaj Kryeministrit: Rama po shtron udhën si President
Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shtron udhën vetes për t’u bërë President, duke i veshur vetes imunitet absolut.
“Rama kontrollon qeverinë, Parlamentin, Presidencën… dhe këtë dominim politik kërkon ta shndërrojë edhe në dominim kushtetues. Rama kërkon të ndryshojë edhe formën e regjimit. Berisha tha se është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, pasi kuptoi se pas 11 majit PD-ja po “tretet”. Ka pakënaqësi brenda grupit parlamentar të PD dhe ka kaluar nga konfrontimi te bashkëpërfshirja me Edi Ramën. Është bërë tashmë një opozitë e futur në xhepin e Edi Ramës.
Edi Rama po shkon tashmë nga një shumicë ilegjitime për të fituar legjitimitet përmes përfshirjes së Berishës, dhe kjo do të çojë drejt ndryshimit të regjimit kushtetues”, u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, skenari përfshin zvogëlimin e numrit të deputetëve, për të pamundësuar hyrjen e partive të reja në Parlament, si dhe mundësinë e krijimit të një dhome të dytë legjislative.
Por paralajmërimi më i fortë i Alibeajt lidhet me postin e Presidentit: “Në kushtetutë, i vetmi institucion me imunitet penal është Presidenti. Nëse Rama e synon atë post, do ta kthejë në një pozitë me kompetenca ekzekutive, në një sistem gjysmë-presidencial, ndoshta me mandat 7-vjeçar dhe të rinovueshëm. Pra, po shtron udhën për të sunduar vet”, tha ai.
Alibeaj e cilësoi këtë skenar si “gjëmën më të madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë”, duke theksuar se Parlamenti dhe pushtetet e tjera tashmë janë kthyer në “ornamente të një arkitekture kushtetuese të kontrolluar nga një njeri i vetëm”. -

“Rama po shtron udhën si President”, Alibeaj: Po i “vesh” vetes imunitet absolut
Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shtron udhën vetes për t’u bërë President, duke i veshur vetes imunitet absolut.
“Rama kontrollon qeverinë, Parlamentin, Presidencën… dhe këtë dominim politik kërkon ta shndërrojë edhe në dominim kushtetues. Rama kërkon të ndryshojë edhe formën e regjimit. Berisha tha se është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, pasi kuptoi se pas 11 majit PD-ja po “tretet”. Ka pakënaqësi brenda grupit parlamentar të PD dhe ka kaluar nga konfrontimi te bashkëpërfshirja me Edi Ramën. Është bërë tashmë një opozitë e futur në xhepin e Edi Ramës. Edi Rama po shkon tashmë nga një shumicë ilegjitime për të fituar legjitimitet përmes përfshirjes së Berishës, dhe kjo do të çojë drejt ndryshimit të regjimit kushtetues”, u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, skenari përfshin zvogëlimin e numrit të deputetëve, për të pamundësuar hyrjen e partive të reja në Parlament, si dhe mundësinë e krijimit të një dhome të dytë legjislative.
Por paralajmërimi më i fortë i Alibeajt lidhet me postin e Presidentit: “Në kushtetutë, i vetmi institucion me imunitet penal është Presidenti. Nëse Rama e synon atë post, do ta kthejë në një pozitë me kompetenca ekzekutive, në një sistem gjysmë-presidencial, ndoshta me mandat 7-vjeçar dhe të rinovueshëm. Pra, po shtron udhën për të sunduar vet”, tha ai.
Alibeaj e cilësoi këtë skenar si “gjëmën më të madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë”, duke theksuar se Parlamenti dhe pushtetet e tjera tashmë janë kthyer në “ornamente të një arkitekture kushtetuese të kontrolluar nga një njeri i vetëm”. -

“Janë duke gatuar diçka për vete”,Alibeaj ‘shpërthen’:Rama dhe Berisha po ndryshojnë Kushtetutën për interesa personale
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar akuzat që iu bënë në seancën e ditës së djeshme në Kuvend deputetët e opozitës, ndaj kreut të SPAK Altin Dumani se është bashkëpunëtor i Ramës.
I ftuar në një studio televizive, Aliabeja tha se akuzat e deputetëve opozitarë janë alogjike. Sipas tij, nuk mund të jesh bashkëpunëtor i Ramës, ndërkohë që ka marrë nën hetim disa zyrtarë të lartë të mazhorancës.
Ai tha se ka bindje të plotë se SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama.Janë alogjike, sepse nuk më duket normale që të jesh në krah të Ramës dhe të procedosh zv.kryeministrin, ish-deputetin Bllako, ish-ministrat Koka dhe Beqja, të procedosh ish-kryetarin e bashkisë Veliaj dhe nga ato që thonë mediat, zv.kryeministren Balluku. Cdo gjë mund të jesh, vetëm avokati i ramës jo. A do vi momenti që do procedohet edhe i zoti i punës? Rigurisht, por një gjë mund ta them me siguri, që mund të krijohen edhe ide të gabuara. Një gjë mund ta them sot me bindje, SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi’
Ndërsa për pyetjen që u shtrua dje në seancën plenare, se pse nuk hetohet Rama, Alibeja tha se deputetët opozitarë kërkojnë që barazohet skena politike, por theksoi se drejtësia nuk ecën me Alibeajn.
‘Parë në një këndvështrim tjetër, pse nuk krijohet barazi? U godit Berisha, pse mos të goditet edhe Rama? Mendja e arsyeshme fillojnë dhe të mendojnë, nuk është drejtësi ajo që ecën me barazinë. Ajo është vetë politizim. Ajo cfarë do të duhet të tregojë se ëhstë i pavarur, për mua SPAK-u e ka treguar, është sa herë ka ardhur një kallëzim, ka kryer hetime’, tha Alibeaj.
Ndërsa i përket ndryshimit të Kushtetutës, Aliabeja tha se është një ide mes Ramës dhe Berishës. Alibeaj tha se kryeministri dhe kreu i opozitës po ndryshojnë Kushtetutën për interesat e tyre personale dhe jo për atë të Shqipërisë.
“Mund të rendis një sërë arsyesh pozitive dhe negative. Ju e thatë me të drejtë, se për herë të parë jepet ideja për ndryshimin e Kushtetutës nga përfaqësuesi i opozitës, por mos harrojmë që për herë të parë e ka dhënë kryeministri. Duket se është ide mes Ramës dhe Berishës. Kur foli Rama atëherë nuk iu dha shumë zë. Fakti me numrat e shumtë që Rama ka, ta merrni seriozisht idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Fakti që edhe partneri i tij e thotë këtë gjë, duket se është një ide, por nuk është një ide e ndershme. Janë duke gatuar diçka në interes të tyre dhe kundër interesit. Cilat janë arsyet? Tani të pretendosh nga zoti Rama, i cili ka marrë mandatin e 4 dhe merr mandate dhe duke marrë parasysh një sërë skandalesh që e kanë gërryer por ky sërish merr më shumë mandate, tregon se nuk është interesi i Shqipërisë që e gërryen për të ndryshuar Kushtetutën. Ndërsa Berisha, ka një sërë hesapesh nga mënyra sesi është sjellë politikisht, por edhe të qasjes së shtetit që ka pasur, të paktën në 4 vitet e fundit nga sistemi i drejtësisë, duket se janë duke gatuat dhe i kanë vota për të gatuar diçka në kurriz të institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe interesit publik. Ideja është për ngritjen e Senatit, shumica e vendeve të BE-së kanë nga dy dhoma, por ka diçka për të kuptuar nëse është e sinqertë apo jo”, tha Alibeaj.