Enkelejd Alibeaj ka publikuar një tjetër video ironizuese me vajzat e tij, pas asaj të pak ditëve më parë para ambienteve të SPAK.
Një prej vajzave e pyet me ironi këtë radhë, ao do të bëjnë sërish një xhiro para ambienteve të SPAK.
Alibeaj ia kthen se nuk ka nevojë, pasi tashmë në SPAK janë rikthyer amerikanët.
Tag: alibeaj
-

Video/ “O ba, bëjmë prapë një xhiro nga SPAK”, Alibeaj me vajzat e tij: S’ka nevojë, janë rikthyer amerikanët
-

”Klikimet nuk janë vota”, Alibeaj kunj Bashës: Siluetën time e kam të pangjashme me asnjërin
Enkelejd Alibeaj garon në 11 maj me koalicionin ”Djathtas për Zhvillim”, thotë se teknologjia ndikon në përshpejtimin e mesazheve, edhe pse vlerëson se mjetet e reja të fushatës po keqpërdoren nga kolegët.
”Klikimet, likes, shares, vieës, nuk janë vota. Deformimi, shfaqja ndryshe, të mos qenurit i vërtetë, në fakt është një nga kufijtë që duhet përdorur në rrjete sociale. Sigurisht janë mjete të mira ta pranojmë, por do duhet të shfaqen ashtu siç janë dhe jo thjesht në segmentin e fundit kohor para fushatës. Të nxjerrim një fytyrë tjetër që s’është e vërteta. Kjo për mendimin tim, është antifushatë.Kam pozicionin e siluetën time të pangjashme me asnjërin, me Bashën jo e jo. Kjo fushatë nuk do duhet të jetë sipërfaqësore. Momenti politik dhe historik i vendit është kaq i rëndësishëm për çështje po kaq serioze: drejtësia, mungesa e demokracisë, ekonomia ; s’mund të kalojnë me gallatën 30 sekondshe të rrjeteve sociale”, tha Alibeaj.
-

Açka dhe Alibeaj të zhgënjyer nga diss-et e Bashës për Ramën: Klikimet nuk janë vota
Hidhje-pritjet virtuale mes dyshes më virale, konkurruese në zgjedhje, Rama- Basha, po kthehen në bezdisëse dhe të papërtypshme për disa vëzhgues.
Ata që besuan deri në momentet e fundit të drejtimit të PD-së te Lulzim Basha, sot janë të befasuar për shndërrimin 180 gradë të ish kryetarit.
Zhgënjim ndjen Flutura Açka që njihet si mikja dhe bashkudhëtare e mëparshme e Bashës në parti.
Megjithëse, kjo shfaqje për ishin tjetër të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajn nuk e favorizon atë në të ardhmen politike.
“Një kërkesë dëshpëruese e tij për të rënë në sy për vota, por çfarë do të përkthehet në mandat? Humbi nga sytë e shqiptarëve gjatë kohës që po përpunohej përgatitja e polit të tretë dhe shfaqet befas në këto forma e këto shfaqjet e fundit të shëmtuara, ka kaluar kufijtë jo vetëm të seksizmit, por të lapërdhisë. Më ka lënë një shije të keqe për faktin a është ky njeriu që kam mbështetur unë?”, tha Açka.
“Klikimet, likes, shares, views, nuk janë vota. Deformimi, shfaqja ndryshe, të mos qenurit i vërtetë, në fakt është një nga kufijtë që duhet përdorur në rrjete sociale. Sigurisht janë mjete të mira ta pranojmë, por do duhet të shfaqen ashtu sic janë dhe jo thjesht në segmentin e fundit kohor para fushatës. Të nxjerrim një fytyrë tjetër që s’është e vërteta. Kjo për mendimin tim, është “antifushatë”, tha Alibeaj.
Vendimi i Flutura Açkës për t’u tërhequr nga angazhimi elektoral, pa emrin në lista, lidhet edhe me lëvizjet e politikanit që i besoi, i cili sipas saj e ka përdorur për interesin e tij personal, të mbajë në pushtet Ramën e në opozitë Berishën.
“Rama vetë është në lojën e tij, në qëllimin e tij për të shkatërruar çdo votë opozitare; gjithë format e veta që i ka thënë e shprehur e në fushata të tjera, jo dajre, jo timon, jo tenxhera, jo këngë rrep… por çështja është pse e bën Basha këtë? Kjo që shoh sot është se qëllimi i tij ka qenë për të shkatërruar. Qëllimi i tij është i vetëm për të qenë në piacë bashkë me Berishën dhe Ramën; domethënë ky trekëndëshi i tyre i famshëm i Bermudës është më shumë se kaq. Pra, po mbron establishmentin dhe po dëmton forcat e reja politike që mund ti japin gjallëri demokracisë shqiptare”, tha Açka.
Por Enkelejd Alibeaj që ka krijuar partinë e tij të re e garon në 11 majin me koalicionin “Djathtas për zhvillim”, mendon se teknologjia ndikon në përshpejtimin e mesazheve, edhe pse vlerëson se mjetet e reja të fushatës po keqpërdoren nga kolegët.
“Kam pozicionin e siluetën time të pangjashme me asnjërin, me Bashën jo e jo. Kjo fushatë nuk do duhet të jetë sipërfaqësore. Momenti politik dhe historik i vendit është kaq i rëndësishëm për çështje po kaq serioze: drejtësia, mungesa e demokracisë, ekonomia ; s’mund të kalojnë me gallatën 30 sekondshe të rrjeteve sociale”, tha Alibeaj.
Drejtuesi politik i Euroatlantikëve i ndarë nga të besuarit e të shkuarës, duket se nuk impaktohet nga fjalët e tyre dhe vazhdon marrëdhënien atipike në distancë me kryeministrin… -

“Berisha duhet të më jetë mirënjohës, jo unë atij”, Alibeaj: S’kam turp nga e shkuara, nuk jam përfolur kurrë për korrupsion
Deputeti Enkelejd Alibeaj, kandidat nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se nuk i vjen turp nga e shkuara e tij, kur ka shërbyer si ministër nën qeverinë demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
Komentet Alibeaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se gjatë kohës që ka qenë ministër, por edhe gjatë gjithë aktivitetit të tij politik, nuk është përfolur kurrë për asnjë aferë korruptive.
Ai tha gjithashtu se nuk është mirënjohës ndaj Berishës që e emëroi ministër, por përkundrazi sipas tij, ish-kryeministri duhet të jetë mirënjohës ndaj tij.
Kjo pasi sipas tij, ai ka performuar mirë gjatë kohës që ka qenë ministër dhe nuk ka qenë i përfshirë në afera korruptive. Ai shtoi se shumë herë e ka kundërshtuar Berishën gjatë kohës që ishte ministër, për çështje parimore.
“Nuk më shqetëson kur më thonë ish-ministri i Berishës. Mua nuk më vjen turp nga e shkuara ime. Unë kam qenë ministër në qeverinë e Partisë Demokratike dhe kryeministër në atë kohë ka qenë Sali Berisha. Do më vinte turp nëse në atë pjesë që kam qenë ministër të kisha dalë me faqe të zezë, të isha përfolur për korrupsion, të isha përfolur si i paaftë. Të isha përfolur si një njeri që ishte vendosur aty dhe të ishte shndërruar në një skllav të politikës siç rëndom ndodh.
Nuk dua të bëj gjykim të vetes, nuk është e udhës, por në publik të paktën nuk është treguar. Unë nuk kam qenë ministër klient i kryeministrit. Kjo është kultura e vjetër, kultura puniste komuniste. Ajo është një privilegj dhe përgjegjësi. Unë mund të kem qenë ministër i qeverisë Berisha në atë kohë, por për ata që e mbajnë mend unë kam dalë kundër për shumë gjëra, për çështje parimore.
Kështu që jo vetëm nuk e kam për turp, por e kam për krenari. Ekziston mundësia që edhe të jesh në politikë, të jesh në rangjet e larta të ekzekutivit dhe të mos biesh në kurthet e mëdha të korrupsionit, ose të mungesës së identitetit dhe pozicionit tënd politik për gjëra që ty nuk të shkojnë. Unë nuk kam qenë vetëm ministër, por edhe deputet dhe kam bërë beteja shumë të forta, edhe brenda PD-së.
Berishës nuk i jam mirënjohës që më emëroi ministër, por duhet të jetë ai mirënjohës ndaj meje. Një kryeministër interesin e tij më të madh duhet ta ketë që ministrat të kenë performacë të mirë dhe të mos bien në praktika paaftësie dhe korrupsioni”, tha Alibeaj,