Tag: alibeaj

  • “Braho duhet t’ia kalojë Dumanit”, Alibeaj: Të goditen të korruptuarit e kupolës politike

    “Braho duhet t’ia kalojë Dumanit”, Alibeaj: Të goditen të korruptuarit e kupolës politike

    Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me sfidat e kreut të ri të SPAK Klodian Braho. Ai ka renditur avantazhet dhe disavantazhet e Brahos në krye të SPAK, në një kohë kur sipas tij, Altin Dumani i ka ngritur në nivel të lartë hetimet, duke goditur të paprekshmit.
    “Steka nga ai që e merr detyrën që është Dumani është e lartë sepse proceset hetimore këtë kohë kanë shkuar në nivele që pak vite më parë as nuk imagjinoheshin ka thyer paprekshmërinë e majave. Kupola e madhe politike e adhuruar dhe nga shoqëria shqiptare e pamësuar me një riekulibër të ri mes pushteteve është thyer tani. Ky 3 vjeçar që kaloi e mori targën e vet, ishte Dumani dhe ky është disavantazh për Brahon”, u shpreh Alibeaj .
    Ai pret që kreu i ri i SPAK të krijojë identitetin e vet institucional, jo duke personalizuar pushtetin, por duke e çuar më tej luftën ndaj korrupsionit në kupolën qeveritare dhe politike.
    “Do të ishte e jo e justifikueshme në sytë e mi nëse vazhdon së paku në nivelin Dumani. Do të konsiderohej jo sukses. Duhet një nivel më i lartë, do të duhet të krijojë identitetin Braho, jo për ta personalizuar pushtetin, por se çfarë ka ngelur pa u goditur nga kupola e lartë qeveritare duhet të ezaurohet.
    Shpejtësia e hetimit do të duhet të marrë një tjetër impuls dhe mbi të gjitha uroj që në përfundim të këtyre tre viteve që vijnë për herë të katërt të mos e konsiderojmë më si një ngjarje të madhe kreun e ri të SPAK-ut të mandatit të katërt, të mos ketë kërshëri publike, por të jetë një gjë e zakonshëm se i gjithë mekanizmi i SPAK, BKH të jetë një gjë që të bashkëjetojë me politikën. Politika ta pranojë që SPAK është aty dhe i fortë dhe të mos luhet më me pushtetin”, tha Alibeaj.
    Sipas tij, sulmet e vazhdueshme politike ndaj SPAK tregojnë se kokat e korrupsionit janë ende në mbrojtje, si në qeveri ashtu edhe në opozitë.
    “Me ç’kemi parë në këto 3 vite që kemi kaluar kokat e kuçedrës së korrupsionit janë në mbrojtje si në qeveri e në opozitë. Shiko sulmet e njëpasnjëshme e sistematike”, theksoi ish-ministri i Drejtësisë.
    Alibeaj tha gjithashtu se pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është dëshmi se drejtësia shqiptare mbështetet fuqimisht nga ndërkombëtarët, të cilët, sipas tij, janë faktor kyç për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në vend.
    “Ajo që e ka shtyrë përpara këtë histori suksesi ishte numri i ambasadorëve të ulur sot në mbledhjen e Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nuk kemi arritur ne shqiptarët që të japim shembullin se kemi aftësi shtetformuese sot është e domosdoshme që pushteti i drejtësisë të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh Alibeaj.

  • “Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

    “Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

    Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në Report Tv analizon gjendjen në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit që ka trazuar situatën brenda në parti. I ftuar në Report Tv, ish-deputeti demokrat kthehet pas në kohë fillimisht duke kujtuar se ky grup që sot është kundër Berishës, ishte grupi që në 2021 e mbështeti dhe e ndihmoi t’i kthente kuotat brenda partisë dhe ta çonte atë në gjendjen që është sot.   
    “Këta individë nuk janë pak me çfarë kam parë, kërkojnë që ajo që quhet PD sot, të mos vazhdojë të bjerret gjithmonë e më shumë siç e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve por edhe shumë qëndrime që kanë mbajtur gjatë kësaj periudhe. E drejtë, por më duhet të pohoj edhe faktin tjetër, individët që përbëjnë këtë lëvizje, ishin ata që kur para 4 vitesh në PD ndodhi një përplasje mes dy kaheve antagoniste. Nga momenti i parë politik që kërkonin të njëjtat gjëra kundër atij që është kryetari i PD, Berishës, me kalimin e kohës kaluan në krah të Berishës dhe e mbështeten. Kontribuuan që ai të merrte kuotat brenda PD dhe të sillte situatën në këtë gjendje ku është sot, siç këta pretendojnë parti pa meritokraci, një subjekt që është larguar nga pritshmëria që ka pasur për të ardhur në qeverisje”, thekson Alibeaj. 
    Në emisionin Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, ish-ligjvënësi thotë se arsyeja përse PD ka degraduar në pikën ku është sot, është modeli i berishizmit që mbizotëron në parti. Ai thotë se PD është një parti private e Berishës, ku askush nuk mban përgjegjësi për humbjen dhe mbijetesa varet nga flirti me partinë në pushtet. 
    “Nuk kam parë platformë, ose disa qëndrime, ose disa teza që këta individë do duhet të mbajnë. Sipas imagjinatës sime, shkaku kryesor i kësaj situate ku PD ka degraduar është vetëm një, modeli i berishizmit që mbizotëron në parti, modeli që partia është pronë private, që askush nuk mban përgjegjësi edhe pse ndodhin humbje të herëpashershme, modeli ku ciklimi i të rinjve ka ngecur, modeli ku mbijetesa e një subjekti partiak vazhdon të garantohet prej flirteve me pushtetin, duke u shndërruar në parti të kontrolluar prej pushtetit. Më ngel të arrij në konkluzionin që lëvizjet e brendshme janë lëvizje për ripozicionim në hierarkinë partiake të individë me idenë që në zgjedhjet e radhës të jenë nën mëshirën e Berishës që ai të mund t’i emërojë si deputetë në të ardhmen. Nuk dua të bëj Kasandrën, por deri tani shoh këtë gjë”, vijoi Alibeaj. 
    Për Berishën shprehet se e vetmja gjë që i intereson është që të ruajë “status quo-në” dhe të mos sfidohen nga asnjë lëvizje e re politike. Por, nuk duket aq optimist për lëvizjen e Ervin Salianjit, të cilën deri më tani e sheh thjesht si një lëvizje për ripozicionim në hierarkinë partiake me shpresën që të futen në listat e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme. 
    “Duke nxjerrë mësime nga e shkuara, Berisha nuk bëri gjë tjetër veçse ia preu kokën maces që në fillim, nuk e di nëse ja ka arritur apo jo, por nervozizmi i Berishës duket edhe tek ky pozicion i tij. Ajo parti, private, për interesa private, shkëputur nga ajo se çfarë do duhej të ishte, nisur nga momenti se si lindi 35 vite më parë, shkon në një bjerrje pafund”, tha Berisha. 
    Gjithsesi, Salianjit i propozon që të shohë edhe jashtë gardhit të PD dhe të shkojë deri tek elektorati gri, pasi fundin politik të PD e parashikon me fundin politik të Berishës. 
    “Flasim për një parti private të Berishës, që mësa duket fundin e saj do ta ketë së bashku me fundin politik të Berishës. Në situatën aktuale ku është vendi, ku kërkohet gjithë e më tepër angazhime të reja politike, e udhës është të mos shihet vetëm brenda gardhit të PD, por të dilet në publik, baseni më i madh i votave sot është publiku shqiptar i papërfaqësuar as nga Rama as nga Berisha. Ky është shërbim i madh publik që i bëhet Shqipërisë”, thekson Alibeaj. 
    Kritik nuk është vetëm me PD, por edhe me Partinë Socialiste të Edi Ramës. Për të dyja subjektet politike thotë se po vjen fundi i ciklit politik dhe këtë e bazon në dy argumente: Tek vetërefuzimi i shqiptarëve për ti votuar dhe tek goditjet e SPAK si majtas dhe djathtas. 
    “Është jo vetëm një fund i ciklit të PD, por një fund si cik politik përfshirë edhe PS. Ka simptoma të qarta që dy elementë janë duke e goditur këtë kastë politike. E para, vetërefuzimi i natyrshëm, i vonuar, i shqiptarëve. Është edhe goditja frontale që sistemi i drejtësisë po i jep kësaj kaste politike për shkak të korrupsionit qeveritar. Segmenti i drejtësisë që targeton korrupsionin qeveritar, i ka preku, po i prek de do ti prekë të gjithë drejtuesit historik edhe të njërës edhe të tjetrit subjekt. Duke qenë se janë dy subjekte që janë mësuar në mënyrë autoritare, goditja e kupolës së njërit ose tjetrit, do sjellë shpërbërjen e kësaj klasë politike”, përfundoi Alibeaj. 
     

  • “Berisha, ia preu kokën maces që në fillim”/ Situatat brenda PD, Alibeaj: Po flasim për një parti private të Saliut

    “Berisha, ia preu kokën maces që në fillim”/ Situatat brenda PD, Alibeaj: Po flasim për një parti private të Saliut

    Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në një studio televizive analizon gjendjen në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit që ka trazuar situatën brenda në parti. Alibeaj kthehet pas në kohë fillimisht duke kujtuar se ky grup që sot është kundër Berishës, ishte grupi që në 2021 e mbështeti dhe e ndihmoi t’i kthente kuotat brenda partisë dhe ta çonte atë në gjendjen që është sot.
    “Këta individë nuk janë pak me çfarë kam parë, kërkojnë që ajo që quhet PD sot, të mos vazhdojë të bjerret gjithmonë e më shumë siç e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve por edhe shumë qëndrime që kanë mbajtur gjatë kësaj periudhe. E drejtë, por më duhet të pohoj edhe faktin tjetër, individët që përbëjnë këtë lëvizje, ishin ata që kur para 4 vitesh në PD ndodhi një përplasje mes dy kaheve antagoniste.
    Nga momenti i parë politik që kërkonin të njëjtat gjëra kundër atij që është kryetari i PD, Berishës, me kalimin e kohës kaluan në krah të Berishës dhe e mbështeten. Kontribuuan që ai të merrte kuotat brenda PD dhe të sillte situatën në këtë gjendje ku është sot, siç këta pretendojnë parti pa meritokraci, një subjekt që është larguar nga pritshmëria që ka pasur për të ardhur në qeverisje”, thekson Alibeaj.
    Në emisionin Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu, ish-ligjvënësi thotë se arsyeja përse PD ka degraduar në pikën ku është sot, është modeli i berishizmit që mbizotëron në parti. Ai thotë se PD është një parti private e Berishës, ku askush nuk mban përgjegjësi për humbjen dhe mbijetesa varet nga flirti me partinë në pushtet.
    “Nuk kam parë platformë, ose disa qëndrime, ose disa teza që këta individë do duhet të mbajnë. Sipas imagjinatës sime, shkaku kryesor i kësaj situate ku PD ka degraduar është vetëm një, modeli i berishizmit që mbizotëron në parti, modeli që partia është pronë private, që askush nuk mban përgjegjësi edhe pse ndodhin humbje të herëpashershme, modeli ku ciklimi i të rinjve ka ngecur, modeli ku mbijetesa e një subjekti partiak vazhdon të garantohet prej flirteve me pushtetin, duke u shndërruar në parti të kontrolluar prej pushtetit. Më ngel të arrij në konkluzionin që lëvizjet e brendshme janë lëvizje për ripozicionim në hierarkinë partiake të individë me idenë që në zgjedhjet e radhës të jenë nën mëshirën e Berishës që ai të mund t’i emërojë si deputetë në të ardhmen. Nuk dua të bëj Kasandrën, por deri tani shoh këtë gjë”, vijoi Alibeaj.
    Për Berishën shprehet se e vetmja gjë që i intereson është që të ruajë “status quo-në” dhe të mos sfidohen nga asnjë lëvizje e re politike. Por, nuk duket aq optimist për lëvizjen e Ervin Salianjit, të cilën deri më tani e sheh thjesht si një lëvizje për ripozicionim në hierarkinë partiake me shpresën që të futen në listat e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.
    “Duke nxjerrë mësime nga e shkuara, Berisha nuk bëri gjë tjetër veçse ia preu kokën maces që në fillim, nuk e di nëse ja ka arritur apo jo, por nervozizmi i Berishës duket edhe tek ky pozicion i tij. Ajo parti, private, për interesa private, shkëputur nga ajo se çfarë do duhej të ishte, nisur nga momenti se si lindi 35 vite më parë, shkon në një bjerrje pafund”, tha Berisha.
    Gjithsesi, Salianjit i propozon që të shohë edhe jashtë gardhit të PD dhe të shkojë deri tek elektorati gri, pasi fundin politik të PD e parashikon me fundin politik të Berishës.
    “Flasim për një parti private të Berishës, që mësa duket fundin e saj do ta ketë së bashku me fundin politik të Berishës. Në situatën aktuale ku është vendi, ku kërkohet gjithë e më tepër angazhime të reja politike, e udhës është të mos shihet vetëm brenda gardhit të PD, por të dilet në publik, baseni më i madh i votave sot është publiku shqiptar i papërfaqësuar as nga Rama as nga Berisha. Ky është shërbim i madh publik që i bëhet Shqipërisë”, thekson Alibeaj.
    Kritik nuk është vetëm me PD, por edhe me Partinë Socialiste të Edi Ramës. Për të dyja subjektet politike thotë se po vjen fundi i ciklit politik dhe këtë e bazon në dy argumente: Tek vetërefuzimi i shqiptarëve për ti votuar dhe tek goditjet e SPAK si majtas dhe djathtas.
    “Është jo vetëm një fund i ciklit të PD, por një fund si cik politik përfshirë edhe PS. Ka simptoma të qarta që dy elementë janë duke e goditur këtë kastë politike. E para, vetërefuzimi i natyrshëm, i vonuar, i shqiptarëve. Është edhe goditja frontale që sistemi i drejtësisë po i jep kësaj kaste politike për shkak të korrupsionit qeveritar. Segmenti i drejtësisë që targeton korrupsionin qeveritar, i ka preku, po i prek de do ti prekë të gjithë drejtuesit historik edhe të njërës edhe të tjetrit subjekt. Duke qenë se janë dy subjekte që janë mësuar në mënyrë autoritare, goditja e kupolës së njërit ose tjetrit, do sjellë shpërbërjen e kësaj klasë politike”, përfundoi Alibeaj.

  • Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    Për Enkelejd Alibeajn është ende herët për të komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit dhe disa demokratëve të tjerë që mbrëmjen e sotme nisën takimet me bazën e demokratëve në qytetin e Durrësit. 
    Alibeaj u shpreh se duhet parë nëse kjo lëvizje ka platformë apo bëhet thjesht për zemëratë dhe për ndonjë post në PD. 
    “Ndoshta ka një lëvizje brenda kasolles për të kapur pozicion. Nëse është kështu largo flamurin dhe Gazin dhe ke mbyllur meselenë. Këta janë kasolle sepse humbën në 11 maj, humbën në nëntor. Për të vlerësuar nëse është një lëvizje serioze duhet parë, nëse është platformë apo zemëratë. Nëse do të ishte platformë duhet të kishte në thelb moralitetin. Disa prej atyre e kanë pasur mundësinë më 8 janar, e me hunj në dorë na sulmuan, kaluan e mbështetën Berishën dhe tani po kthehen në kohë. Një mea kulpa për qëndrimet publike është një çështje të bën të besueshme”, tha Alibeaj

  • “Po fyen demokratët, ke punuar me ta”/ Debati mes Dukës dhe Alibeajt: Mos e quaj PD kasolle se është turp

    “Po fyen demokratët, ke punuar me ta”/ Debati mes Dukës dhe Alibeajt: Mos e quaj PD kasolle se është turp

    Identifikimi si kasolle i Partisë Demokratike nga ana e Enkelejd Alibeajt në Off the Record ka sjellë dhe reagimin e kreut të PAA, Agron Duka. 
    Duka kërkoi nga Alibeaj që të mos e përdorte këtë shprehje më pasi ai vetë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe ka punuar me ta. 
    Nga ana e tij, Alibeaj e shpjegoi termin e përdorur duke thënë se dy partitë e mëdha u braktisën në zgjedhjet e pjesshme dhe morën minimumin historik të votave. 
    Pjesë nga debate. 
    Alibeaj: PD nuk është e djathtë në lidership, modalitet dhe SMS që çuan sot. Mund të jetë një lëvizje e vogël proteste brenda kasolles. 
    Duka: Nuk është kasolle, dy parti janë PS dhe PD, kasolle jemi ne të tjerët. Ne merremi me çështje agrare. U bë dy herë që i thua kasolle. Na dërrmon fare. Janë 500 mijë vota. 
    Alibeaj: Kur ishe me Bashën vetëm për 30 mijë vota u ndamë. 
    Duka: Po pra por nuk kishte ndarje. Mos i thuaj kasolle. Fyen dhe militantët. 
    Alibeaj: Raportet me njerëzit nuk mi tregon ti Agron. Ka shumë shqiptarë të pakënaqur me qeverinë dhe duhet ti flasim. Pse është kasolle. Shih rezultatin në 9 nëntor. Mori dërrmën PS në bastionet e veta. Ishte një kambanë për refuzimin ndaj pushtetit. PD doli me 2-3% prandaj është kasolle. 
     
     
     

  • “Lëvizje për post”- Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    “Lëvizje për post”- Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    Për Enkelejd Alibeajn është ende herët për të komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit dhe disa demokratëve të tjerë që mbrëmjen e sotme nisën takimet me bazën e demokratëve në qytetin e Durrësit. 
    I ftuar në Off the Record, Alibeaj u shpreh se duhet parë nëse kjo lëvizje ka platformë apo bëhet thjesht për zemëratë dhe për ndonjë post në PD. 
    “Ndoshta ka një lëvizje brenda kasolles për të kapur pozicion. Nëse është kështu largo flamurin dhe Gazin dhe ke mbyllur meselenë. Këta janë kasolle sepse humbën në 11 maj, humbën në nëntor. Për të vlerësuar nëse është një lëvizje serioze duhet parë, nëse është platformë apo zemëratë. Nëse do të ishte platformë duhet të kishte në thelb moralitetin. Disa prej atyre e kanë pasur mundësinë më 8 janar, e me hunj në dorë na sulmuan, kaluan e mbështetën Berishën dhe tani po kthehen në kohë. Një mea kulpa për qëndrimet publike është një çështje të bën të besueshme”, tha Alibeaj në A2 CNN. 

  • “Berishizmi”, grupimi i brendshëm që kontrollon plotësisht PD”/ Alibeaj: Përfitime personale dhe marrëveshje amorale

    “Berishizmi”, grupimi i brendshëm që kontrollon plotësisht PD”/ Alibeaj: Përfitime personale dhe marrëveshje amorale

    Enkelejd Alibeaj nga Djathtas 1912, i ftuar në një studio televizive, bëri një analizë mbi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke theksuar se problemi nuk është më vetëm Sali Berisha, por “berishizmi”, një grupim i brendshëm që sipas tij kontrollon plotësisht PD-në dhe e ka larguar interesin publik nga prioritetet.
    Alibeaj deklaroi se ky grupim politik ka braktisur interesin e qytetarëve, duke u fokusuar vetëm te përfitimet personale dhe marrëveshjet amorale me pushtetin. Ai theksoi se Berisha, edhe pse humbi zgjedhjet dhe ka firmosur në statut që kryetari humbës duhet të largohet, sot mbështetet nga një rreth interesash që veprojnë për hesap të tyre.
    Sipas tij, “berishizmi është më i fortë se vetë Berisha”, pasi enturazhi që e rrethon funksionon vetëm për ruajtjen e karrigeve dhe ka treguar mungesë integriteti dhe koherence politike. Alibeaj u shpreh se brenda PD-së ekzistojnë klane pa harmoni dhe qëndrimet e tyre publike e dëshmojnë këtë përçarje.
    Ai kujtoi se në vitin 2021, PD ishte shumë pranë fitores, vetëm 30 mijë vota larg PS-së, ndërsa sot, me rreth 300 mijë vota më pak dhe një sjellje të dorëzuar, nuk ka më asnjë perspektivë si alternativë qeverisëse. Për Alibeajn, fakti që Berisha e quan 11 majin “masakër zgjedhore” por gjithsesi ecën pas iniciativave të Edi Ramës në komisionet e reformës zgjedhore, territoriale dhe në ndryshimet kushtetuese, tregon varësi dhe mungesë vizioni.
    Sa i përket zgjedhjeve 2021–2025, ai tha se manipulimet më të mëdha kanë ndodhur në 2021, kur rreziku që PD të vinte në pushtet ishte real, ndërsa sot, sipas tij, partia nuk paraqet më asnjë alternativë serioze për demokratët.

  • Ish armiqtë e djeshëm, sot në kupolën e PD/ Alibeaj: Berisha ka humbur fuqinë dhe reflekset

    Ish armiqtë e djeshëm, sot në kupolën e PD/ Alibeaj: Berisha ka humbur fuqinë dhe reflekset

    Enkelejd Alibeaj u shpreh se ata persona qe kane mbetur në selinë e PD, rreth 30-40 njerëz, po mbijetojnë për interesa individuale.“Fryma me të cilën ata njerëz që frekuentojnë atë seli, 30-40 veta, jo më tepër se kaq, nuk është ajo PD. PD janë militantët, që kanë votuar sistematikisht për PD. Ku bëhet fjalë për kupola e PD, nga i pari te i fundit, te kjo 30-40 njerëz, kanë treguar se janë për mbijetesë individuale. Kanë dhënë fakte për pirueta amorale, për të kapur diçka nga ajo që mbetet. Disa kanë postin e deputetit. Po ndodh e njëjta frymë, e njëjta logjikë. Shoh që janë, jo në harmoni, ka xhelozira, ka luftë me njëri-tjetri, ndoshta, gjendja që është aty, të shpëtojë kush të mundet. Në subkoshiencën e tyre, ky kapitull u mbyll. Nuk janë në grup. Tani, mban aty njerëz me të cilët deri dje, është përplasur. Me njerëz që deri dje ishin kundra tij, që nuk ndjejnë të njëjtin projekt politik, nuk ndihen miq. Fakti që e ka pranuar Sali Berisha, tregon se ka humbur reflekset politike, tregon pafuqi. Nuk do të përfitojë, ekzistenca e vet politike varet nga PS dhe Edi Rama.”, theksoi ai.

  • Nga Brazili në bulevard/ Alibeaj: Hera e tretë që Berisha po dështon, PD po degradon me shpejtësi

    Nga Brazili në bulevard/ Alibeaj: Hera e tretë që Berisha po dështon, PD po degradon me shpejtësi

    Pas vizitës në Brazil, kreu i PD Sali Berisha organizoi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë një tubim, e cila për hir të së vërtetës nuk ishte ashtu siç Berisha do të donte. Numri i pjesëmarrësve ishte shumë i ulët, modest.Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se Berisha nuk ka më aftësinë që të mbledhë në shesh as 2 mijë vetë. Sipas tij kjo është hera e tretë që ai dështon. Alibeaj shtoi se kjo është fundi i PD, si parti. Sipas tij ata që po degradojnë nuk janë demokratë të vërtetë, janë thjeshtë një grup njerëzish që nuk kanë as program politik.“Berisha nuk mund të sjellë as 2 mijë veta në shesh. Është hera e dytë. Në fakt është hera e tretë, dy-tre javë më parë, ku ishin zgjedhjet e nëntorit. Kam një dyzim jo vetëm të kohës, por PD ka qenë gjithmonë një parti me mbështetje të njerëzve, edhe në ditët më të këqija të saj. Çdo ditë mbështetësit po bien. Po ndjej një keqardhje të madhe se si një parti degradon. Ky është fundi i kësaj parti, dhe jo vetëm i kësaj partie. Duhet të ndodhë kështu. Ata që po degradojnë nuk janë demokratë, por thjeshtë një grup njerëzit, që as projekt politik dhe ndjeshmëri njerëzore nuk kanë. Sa mirë që po ndodh kështu! Kjo shenjë nuk është e tillë që ju përket atyre, po kjo tregon se sistemi politik PS-PD janë në prag të shembjes. Një pjesë e këtij sistemi po kalbëzohet më shpejt. Kjo është shembje e sistemit politik shqiptar. Kështu duhet që të ndodhte! PS, siç unë e shoh, ka një instrument që e mban ende në këmbë jo fort, është çështja e pushtetit. Në momentin që s’do jetë kaq e fortë edhe kjo mburojë  e pushtetit, lëvizje tektonike do të ndodhin”, tha Alibeaj

  • “Hera e tretë që dështon në shesh”, Alibeaj reagon ashpër: Berisha nuk sjell më as 2 mijë veta, kjo është fundi i PD

    “Hera e tretë që dështon në shesh”, Alibeaj reagon ashpër: Berisha nuk sjell më as 2 mijë veta, kjo është fundi i PD

    Pas vizitës në Brazil, kreu i PD Sali Berisha organizoi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë një tubim, e cila për hir të së vërtetës nuk ishte ashtu siç Berisha do të donte. Numri i pjesëmarrësve ishte shumë i ulët, modest.
    Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i ftuar në një studio televizive tha se Berisha nuk ka më aftësinë që të mbledhë në shesh as 2 mijë vetë. Sipas tij kjo është hera e tretë që ai dështon. Alibeaj shtoi se kjo është fundi i PD, si parti. Sipas tij ata që po degradojnë nuk janë demokratë të vërtetë, janë thjeshtë një grup njerëzish që nuk kanë as program politik.
    “Berisha nuk mund të sjellë as 2 mijë veta në shesh. Është hera e dytë. Në fakt është hera e tretë, dy-tre javë më parë, ku ishin zgjedhjet e nëntorit. Kam një dyzim jo vetëm të kohës, por PD ka qenë gjithmonë një parti me mbështetje të njerëzve, edhe në ditët më të këqija të saj. Çdo ditë mbështetësit po bien. Po ndjej një keqardhje të madhe se si një parti degradon.
    Ky është fundi i kësaj parti, dhe jo vetëm i kësaj partie. Duhet të ndodhë kështu. Ata që po degradojnë nuk janë demokratë, por thjeshtë një grup njerëzit, që as projekt politik dhe ndjeshmëri njerëzore nuk kanë. Sa mirë që po ndodh kështu! Kjo shenjë nuk është e tillë që ju përket atyre, po kjo tregon se sistemi politik PS-PD janë në prag të shembjes.
    Një pjesë e këtij sistemi po kalbëzohet më shpejt. Kjo është shembje e sistemit politik shqiptar. Kështu duhet që të ndodhte! PS, siç unë e shoh, ka një instrument që e mban ende në këmbë jo fort, është çështja e pushtetit. Në momentin që s’do jetë kaq e fortë edhe kjo mburojë e pushtetit, lëvizje tektonike do të ndodhin”, tha Alibeaj.