Tag: alexander

  • Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    4 Dhjetor 2025

    13:41

    Alfred Lleshi

    Probleme fizike për Trent Alexander-Arnold. Anësori i Real Madridit u detyrua ta linte para kohe ndeshjen kundër Athletic Bilbao për shkak të një problemi muskulor, i cili pas kontrolleve mjekësore rezultoi më serioz seç pritej.
    Siç njofton faqja zyrtare e klubit, futbollisti anglez ka pësuar një dëmtim muskulor në “rectus femoris” të kuadricepsit të majtë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin, me kohën e rikuperimit që do të monitorohet ditë pas dite.
    Gazeta “AS” vlerëson se rikthimi do të vijë në vitin e ri dhe, më saktë, Alexander-Arnold pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj. Një goditje e rëndë si për Xabi Alonso, ashtu edhe për vetë lojtarin.
     

  • Alexander-Arnold jep asistin e parë në La Liga, Mbappe është FENOMENAL. Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    Alexander-Arnold jep asistin e parë në La Liga, Mbappe është FENOMENAL. Reali e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (video)

    3 Dhjetor 2025

    19:48

    Telesport

    Pas 45 minutave të para, Real Madrid është duke fituar 0-2 në transfertën ndaj Athletic Bilbao, e cila po luhet në “San Mames” dhe është e vlefshme për La Liga-n. Madrilenët gjetën avantazhin që në minutën e 7-të.
    Pas një asisti të marrë nga Alexander-Arnold, i pari për të në La Liga, Kylian Mbappe tregon gjithë klasin e tij, duke marrë i vetëm topin pak më shumë se nga gjysma e fushës dhe pasi shmang bukur tre nga lojtarët vendas, dërgon topin në portën e Unai Simon. Me golin e shënuar sot, Kylian Mbappe ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldo të vitit 2012 me MË SHUMË gola në një vit kalendarik (61 gola).
    Në minutën e 30-të, Alex Berenguer humbi një shans të artë për të barazuar shifrat, por Thibaut Courtois u tregua i jashtëzakonshëm me pritjen e tij. Në minutën e 38-të, Vinicius Junior humbet po ashtu një rats ideal për të dyfishuar shifrat.
    Në minutën e 42-të, vjen goli i dytë i Real Madridit, pas një aksioni të gjatë dhe në fund Mbappe asiston me kokë, Eduardo Camavinga po ashtu dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për madrilenët.
    SHIHGOLIMBAPPE
    SHIHGOLICAMAVINGA

  • Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

    Liverpool-Real, Alexander Arnold e nis nga stoli. Te PSG-Bayern, nuk ka vend për surpriza

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën apo raundin e katërt. Vëmendja padyshim do të jetë në “Anfield” dhe në “Parc des Princes”.
    Në “Anfield”, Liverpool do të përballet me Real Madrid, një sfidë që pritet të jetë spektakolare. Përsa i përket formacioneve zyrtare, surpriza  evetme mund të quhet lënia në stol e Alexander Arnold dhe krahun e djathtë do ta mbulojë Federico Valverde.
    LIVERPOOL XI: Mamardashvili; Bradley, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike.
    REAL MADRID XI: Courtois; Fede Valverde, Militao, Huijsen, Carreras; Camavinga, Tchouaméni; Arda Güler, Bellingham, Vinicius; Mbappé.
    Një tjetër sfidë spektakolare pritet të jetë edhe ajo në Paris, ku do të ndeshen kampionia në fuqi e Europës, PSG, dhe ekipi më në formë i momentit, Bayern Munich.
    PSG XI: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola.
    BAYERN MUNICH XI: Neuer; Stanisic, Tah, Upamecano, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Luis Díaz; Kane.

  • “Lamtumirë, miu”; vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë “Anfield”

    “Lamtumirë, miu”; vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë “Anfield”

    “Jam thjesht një djalë i zakonshëm nga Liverpool-i, që e ka përmbushur ëndrrën e tij”. Kjo fjali, e shkruar mbi një mur pranë “Anfield”, kishte vite që simbolizonte krenarinë e qytetit. Ishte murali dedikuar për Trent Alexander-Arnold, djalin e lagjes West Derby që u rrit duke ëndërruar të vishte fanellën e Liverpool-it, dhe e bëri realitet. Por këtë mëngjes, në prag të përballjes së shumëpritur Liverpool–Real Madrid, murali është gjetur plotësisht i dëmtuar.
    Figura e futbollistit, e pikturuar me kujdes në vitin 2019, është mbuluar me bojë të bardhë, mbi të është shkruar një mesazh i ashpër dhe i dhimbshëm: “Lamtumirë, miu”. Sulmi ka shkaktuar zemërim te banorët e zonës dhe trishtim tek tifozët që e kishin kthyer atë cep në një vend simbolik për adhuruesit e klubit. “Ky mural përfaqësonte më shumë se një lojtar, përfaqësonte një histori përkushtimi dhe dashurie ndaj klubit”, – tha një banor për ‘MARCA”.

    Sipas dëshmitarëve, gjithçka ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, kur disa persona erdhën me bidona boje dhe vandalizuan murin. “Një gjë e tillë nuk ndodh zakonisht, është për të ardhur keq dhe të tremb pak”, – treguan pronarët e shtëpisë ku ndodhet murali. Rreth orës 11:00 të mëngjesit, punëtorët e parë nisën restaurimin për ta rikthyer muralin në gjendjen e tij origjinale. Murali ishte krijuar në vitin 2019 nga grupi i tifozëve “The Anfield Wrap” për të festuar triumfin e Liverpool-it në Champions League kundër Tottenhamit në Madrid. Në atë sezon, Alexander-Arnold ishte një prej yjeve të rinj më premtues të futbollit europian, simbol i stilit ofensiv dhe shpirtit që e riktheu Liverpool-in në majat e kontinentit.
    Kalimi i tij te Real Madridi, pas përfundimit të kontratës më 30 qershor, ndryshoi gjithçka. Pas 20 vitesh në klubin e kuq, nga akademia deri te fitimi i çdo trofeu të madh, vendimi për të mos rinovuar dhe për t’u larguar si lojtar i lirë u pa nga shumë tifozë si tradhti. Në fjalët e lamtumirës, Trent foli për “sfida dhe përvoja të reja jashtë shtëpisë”, por mënyra e largimit të tij la plagë të hapura te një pjesë e madhe e tifozërisë së ‘Reds’. Sonte, “Anfield” do të flasë. Dhe Trent Alexander-Arnold do të duhet të dëgjojë…

  • Sulm me thikë në tren në Angli, punëtori hero që ndërhyri për të ndaluar sulmuesin në gjendje kritike

    Sulm me thikë në tren në Angli, punëtori hero që ndërhyri për të ndaluar sulmuesin në gjendje kritike

    Një 32-vjeçar britanik, i akuzuar se ka sulmuar me thikë disa pasagjerë në një tren në Anglinë Lindore, nuk ishte i njohur nga policia kundër terrorizmit apo shërbimet e sigurisë, njoftoi sot ministrja e Transportit, Heidi Alexander.
    Sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe shkaktoi plagosjen e 11 personave, përfshirë një anëtar të ekuipazhit të trenit, i cili vazhdon të trajtohet në spital në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Pesë nga të plagosurit u lëshuan nga spitali të dielën vonë.
    Alexander bëri të ditur për Times Radio se i dyshuari, i cili u arrestua për tentativë vrasjeje, nuk ishte i shënjestruar nga autoritetet kundër terrorizmit para incidentit. Ajo nuk dha detaje nëse personi ishte i njohur nga shërbimet e shëndetit mendor.

    Policia Britanike e Transportit tha se oficerët mbërritën në vendngjarje brenda tetë minutave nga thirrja e parë për emergjencë. Një thikë u gjet në vendin e ngjarjes dhe hetuesit po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë, që tregojnë se një anëtar i ekuipazhit ndërhyri për të ndaluar sulmuesin.

    CCTV of the train knifeman has been released.
    Screams can be heard as people flee the mass stabbing.
    The attacker calmly walking away, knife in hand. pic.twitter.com/SInlzilYcX
    — Tommy Robinson 🇬🇧 (@TRobinsonNewEra) November 2, 2025

    “Ai hyri në mes duke rrezikuar jetën e tij,” tha Alexander. “Shumë njerëz janë gjallë sot falë veprimeve të tij.”
    Ekuipazhi i trenit vazhdon të trajtohet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
    I dyshuari u arrestua kur treni ndaloi emergjentisht në Huntingdon, rreth 130 km në veri të Londrës. Autoritetet konfirmuan se nuk kërkojnë asnjë person tjetër në lidhje me ngjarjen.
    /vizionplus.tv

  • Alexander-Arnold: Çfarë përzierje emocionesh! Nuk do të festoj, po shënova në “Anfield”

    Alexander-Arnold: Çfarë përzierje emocionesh! Nuk do të festoj, po shënova në “Anfield”

    3 Nëntor 2025

    7:57

    Alfred Lleshi

    Trent Alexander-Arnold po përballet me një javë speciale. Anësori i Real Madridit do të kthehet në “Anfield” të martën e 4 nëntorit, kur madrilenët do të përballen me Liverpool-in në një ndeshje me aromë historie dhe nostalgjie.
    Mbrojtësi anglez, i transferuar këtë verë në “Bernabéu”, thotë se po jeton një ëndërr me Realin: “Inteligjenca e Xabi, mënyra si sheh lojën është e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndihem pjesë e ekipit”. Për adaptimin në kampionatin spanjoll shtoi: “La Liga është më teknike…, por më pak fizike”.
    Rikthimi në “Anfield”, patjetër do të jetë emocional për të: “E dija që një ditë do të përballesha me Liverpool-in. Është një top-ekip, do të kem përzierje emocionesh. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por jam edhe shumë i emocionuar”.
    Ai foli edhe për ish-shokët e skuadrës: “Kam biseduar me Robertson dhe Salah. Ata janë ende një ekip i madh”. Një premtim për tifozët e kuq: “Do të shikoj si do të më presin ish-fansat e mi… Nëse shënoj, nuk do të festoj”.
     
     

  • “Falë” Bellingham dhe Alexander Arnold, një super lojtar ka zgjedhur të transferohet te Real Madrid

    “Falë” Bellingham dhe Alexander Arnold, një super lojtar ka zgjedhur të transferohet te Real Madrid

    2 Nëntor 2025

    19:45

    Telesport

    Marc Guehi duket se ka vendosur të transferohet te Real Madrid gjatë verës së ardhshme. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar nga Crystal Palace dhe mesa duket destinacioni i ri do të jetë Madridi.
    Sipas “The Sun”, Guehi është bindur nga dy yjet e tjerë anglezë të Real Madridit, si Jude Bellingham dhe Alexander Arnold. Edhe pse i vetëdijshëm për konkurrencën e fortë që do të ketë te Real Madrid, 25-vjeçari është i bindur që do të jetë titullar te “Los Blancos”.
    Për Guehi ka interes nga shumë klube të tjera të mëdha si Liverpool, Man. City, Bayern, PSG e Barcelona, por mendja dhe zemra e lojtarit “rreh” vetëm për Real Madridin.

  • Gerald Locklin: Poezi patriotike

    Gerald Locklin: Poezi patriotike

    Alexander Haig thotë se ka gjëraPër të cilat amerikanët duhet të jenë të gatshëm të vdesin.

    Ai nuk po më flet mua;Ai po u flet fëmijëve të mi.

    Fëmijët e mi, më lejoni sall t’ju tërheq vërejtjenSe askush që ju kërkon të sakrifikoni jetën tuajNuk e ka sakrifikuar të tijën.

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JEFF WEDDLE: NJË LETËR PËR XHEVDET BAJRAJN

  • Doli numri i ri i revistës “Jeta e Re”

    Doli numri i ri i revistës “Jeta e Re”

    Posa ka dalë në qarkullim numri i dytë për këtë vit i revistës letrare të traditës “Jeta e re”. Revista hapet me një ligjëratë të nobelistes Olga Tokarczuk me titullin “Puna e Hermesit ose si e shpëtojnë përkthyesit çdo ditë botën”, kurse në rubrikën e prozës botohen tregimet: “Përgatitja e valixheve” i Binak Kelmendit, “Braktisësi i përsosur” i Adil Ollurit, “Menoku, hereziak” i Azem Qazimit, “Udhëtari i autobusve” i Ballsor Hoxhës, “Ngashnjim” i nobelistit I.M.G. Le Clezio, “Fallxhorja” i shkrimtarit të njohur brazilian, J.M. Machado de Assiss dhe “Dhoma e kyçur” i Ottessa Moshfegh.

    Ndërkaq, me nga një cikël poezish prezantohen Kujtim M. Shala, Xhavit Beqiri, Fatmire Duraku, Nicolas Waquet, Stefen Popp dhe Maria Wine.

    Në rubrikën Intervista vjen kritiku dhe studiuesi i mirënjohur i letërsisë, profesor Nysret Krasniqi.

    Rubrika e kritikës fillon me një vështrim të Muhamet Hamitit për romanin (e parë) Misinterpratitation (Keqinterpretim) të shkrimtares shqiptaroamerikane Ledia Xhoga, për të vazhdur me tekstin e Halim Halimit “Vlerat estetike dhe ekzistenciale të romanit “Shija e bukës mruema” të Ernest Koloqit, “Brenda tempullit të asgjësë” të Arapit” të Eriola Çoçajt dhe “Në gjueti absurdi” të Avdi Visokës, recension për librin me tregime “Pengu i dollisë të Sevdail Zejnullahut, kurse në rubrikën Classicus vijon epi “Kanga e Sidit”.

    Në rubrikën qendrore Dossier, në një hapësirë prej 250 faqesh, këtë radhë vjen Alexander Kluge, njëri ndër shkrimtarët, regjisorët dhe intelektualët më me ndikim në Gjermani. Krijimtaria e tij ndërthur letërsinë, kinemanë, televizionin dhe teorinë kritike.

    Paralelisht me aktivizimin në ekran, Kluge u bë një prej shkrimtarëve më të njohur të prozës gjermane me përmbledhjet Ecuritë jetësore (1962), Përshkrim betejash (19640) dhe sagën e gjerë Kronika e ndjenjave (2000).  Gjatë shtatë dekadave, Kluge ka marrë nderimet më të larta letrare dhe mediatike në Gjermani, përfshirë Çmimin George Brushner (2003) dhe Çmimin Theodor W. Adorno (2009), dekorimin shtetëror Pour le Merite për kontribut në shkenca dhe arte (2024), e shumë çmime të tjera brenda dhe jashtë Gjermanisë.

    Për më shumë rreth këtij Dossier-i, sollëm tekstin e mëposhtëm të ekipit, i cili e ka konceptuar dhe përgatitur atë.

    Dossier i Alexander Kluge-s në revistën Jeta e Re 

    Për revistën Jeta e Re, ekipi i retrospektivës përgatiti një përzgjedhje të zgjeruar të teksteve dhe i përktheu ato në shqip. Kështu, për herë të parë, lexuesi shqiptar ka mundësinë të njihet me tekstet kyç të Kluge-s, si Metoda realiste dhe e ashtuquajtura „filmikja“. Të gjitha bisedat dhe intervistat kryesore nga mbrëmjet e retrospektivës u transkriptuan, redaktuan dhe u shoqëruan me një hyrje të shkurtër kontekstuale.

    Për t`i bërë më të kapshme punëtoritë e udhëheqësve të retrospektivës, të Dr. Stollmann-it dhe të Daniel Gönitzer-it, gjithashtu u përfshinë dhe u përkthyen dy tekste shkencore të të dyve:  nga Dr. Stollmann u përkthyen ligjërata dhe teksti i tij Përmbysja e mediave, mbi krijimtarinë autoriale të Alexander Kluge-s në televizion, kurse nga Daniel Gönitzer u përkthye teksti Kërmijt kureshtarë kundër zemrave të blinduara. Alexander Kluge dhe “Guximi për të mbetur i butë”. Gjithashtu, në Dossier u përfshi edhe një fragment nga libri „Abetarja e luftës“. Dossier-i përmbyllet me transkriptet e titrave të pesë materialeve të DCTP-së që u shfaqën gjatë retrospektivës. Të gjitha përkthimet u realizuan nga Blertë Ismajli dhe Alban Beqiraj.

    Publikimi i teksteve të retrospektivës kushtuar Alexander Kluge-s në revistën Jeta e re ka një rëndësi të shumëfishtë kulturore, intelektuale dhe historike. Para së gjithash, revista Jeta e re është një nga revistat më të vjetra dhe më me peshë të letërsisë shqipe, e cila ka mbajtur që prej themelimit funksionin e një hapësire për dialog kulturor dhe reflektim kritik për artin dhe shoqërinë. Duke botuar shkrime mbi Kluge-n, revista vazhdon misionin e saj për të përfshirë zhvillimet më të rëndësishme të mendimit evropian në diskursin kulturor shqiptar. Ajo mbetet një platformë e gjallë, e cila jo vetëm që ruan traditën e debatit kulturor, por edhe e rinovon atë duke sjellë në qendër të vëmendjes çështje universale mbi historinë, artin dhe humanitetin.

    Dr. Blertë Ismajli

    Verena Walzl

    Alban Beqiraj

    Alexander Vojvoda

    Përkthyesit që kontribuan në këtë numër të revistës janë:  Blertë Ismajli, Alban Beqiraj, Alket Çani, Qerim Raqi, Arben Idrizi, Ilir Breca, Alfred Beka, Valon Veliqi dhe Kosovar Berisha.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NAIM FRASHËRI, POETI ME PESË VARRE

  • Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    3 Shtator 2025

    23:42

    Telesport

    Liverpooli dominoi merkaton e verës, duke shpenzuar gati 500 milionë euro. Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitiké, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giovanni Leoni janë afrimet e reja në një ekip që fitoi Premier League vitin e kaluar dhe tani synon të konsolidojë suksesin e saj vendas dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.
    Një nga legjendat e klubit, Jamie Carragher, komentoi hapur për lëvizjet e Reds: “Anfield tani kujton epokën e artë të viteve ’70 dhe ’80, kur klubi ishte më tërheqësi në vend, por edhe në Europë. Me nënshkrimin rekord të Alexander Isak, transformimi i Liverpoolit në Galaktikët e Premier League është i plotë. Ata po sillen si Real Madrid nën Florentino Pérez, Barcelona në kulmin e tyre, Manchester United nën Sir Alex Ferguson, ose Chelsea dhe Manchester City në afatet e hershme kalimtare të Abramovich dhe Mansour.”
    Ish-mbrojtësi ngre dyshime edhe për dinamikën e brendshme të klubit: “Pyes veten nëse Trent Alexander-Arnold ishte në dijeni të planeve të klubit për transferimet e verës dhe nëse po, nëse do të kishte marrë vendimin për të qëndruar. Salah dha një intervistë interesante për Sky Sports gjatë fundjavës, duke thënë se Slot e kishte informuar për qëllimet e klubit. Pyes veten nëse Trent kishte të njëjtin informacion…”