SPAK-u alergjik ndaj strategjikes Xhaçka
Nga Boldnews.al
Edhe pse u duk se dy herë ish-ministren e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e nxorrën nga dera e PS-së, sërish ajo u fut nga dritarja, duke kapur mandatin e deputetes. Tashmë jep mend edhe për drejtësinë e re, apo ligjëron për sukseset e qeverisë, që vetëm syri i saj ka supërfuqi t’i shohë.
“Opozita flet për korrupsion, por është e para që sulmon SPAK-un, sa herë ai prek njerëzit e tyre. Flet për punë të bëra keq, por nuk flet për asnjë ide se si këto punë mund të bëhen më mirë. Në fund të ditës qytetarët e shohin dallimin. Mazhoranca punon, sjell investime, hap dyert në Evropë dhe e çon vendin përpara”-tha Xhaçka në Parlament. Shumë guxim prej saj dalja sërish në skenën politike. Shumë trime, mos me ja ngrënë hakun. Kushdo që do kishte qenë në vendin e saj do tutej të shfaqej në publik, e aq më shumë në Parlament, duke mbajtur mbi supe një peshë aq të “madhe” sa ajo e përballjes me të ashtëquajturën drejtësi e re.
Për Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi, shkoi në kokërr të burgut Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë Himarë. Ai dhe dy nëpunës të lartë të saj bashkie akuzohen se kanë falsifikuar dokumentat dhe ofruar pronë publike çiftit Xhaçka-Gaçi, të cilët u shpallën nga kryeministri Rama si “investitorë strategjikë”. “çifti I lumtur politik, do të ndërtonte një resort turistik në një nga zonat më të preferuara të Himarës, duke përfituar edhe pronën publike, plazhin përballë resortit. Veç kësaj, Xhaçka kaloi disa orë në SPAK edhe për çështje të tjera siç është ndërhyrja e hapur për dhënien e pronave të ushtrisë biznesmenëve të ndryshëm.SPAK-u para strategjikes Xhaçka u tregua “alergjik” për të shfletuar një për një dokumentat që tregonin sesi me ndërhyrjen e saj, apo edhe me firmën e saj, pronat e ushtrisë tashmë të sekustruara nga SPAK, u tjetërsuan në kundërshtim me ligjin dhe i kaluan për zhvillim biznesmenëve pranë oazit të qeverisë.
Kur të gjithë menduan fundin, ajo kapi sërish majën. E kapi dhe nuk po e lëshon më, duke qenë aktive përgjatë këtij sesioni të ri Parlamentar. Xhaçka nuk ka munguar në thuajse asnjë seancë, ndërsa shihet aktive edhe në Komisionin Parlamentar. Detyrën e ka të qartë në mbrojtje të qeverisë, por nga ana tjetër, nuk le pa komentuar edhe SPAK-un, Prokurorinë Speciale, e cila çështjen Xhaçka e trajtoi përciptas, duke i dhënë deri më tani çdo falje të mundshme. E pësuar vetëm ata që u vetëflujuan për çiftin Xhaçka-Gaçi, por vetë personazhi i përfshirë tashmë ka sfiduar hapur sistemin.
Emri i Xhaçkës shkoi deri në Komisionin e Venecias. Rama për të vendosi në rresht Parlamentin, duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu në Tiranë i la zona mbulimi ku PS-ja patronazhonte në nivele të shkëlqyera. Në fund mundi rivalen Blerina Gjylahmeti, e cila kur kërkoi rinumërim të votave preferenciale u tërhoq me urdhër të Ramës, ndërsa Xhaçka tundte triumfin e fitores si deputete.
Guximi është i madh. Mund ta ketë fituar që në kohën kur shpërtheu lufta Rusi-Ukrainë dhe vetë ajo i bëri thirrje Rusisë e Putinit të hiqnin dorë nga pushtimi, ndryshe di ishte vonë dhe Shqipëria si një vend me potencial të madh ushtarako-politik qe rreshtuar krah vendeve që sanksionuan Rusinë. A mos është kjo një nga arsyet që SPAK tutet para fuqisë politiko-strategjiko-patriotiko-diplomatike të Xhaçkë investitore strategjikes?
Tag: alergjik
-

SPAK-u alergjik ndaj strategjikes Xhaçka
-

Keni pasur kohët e fundit probleme me frymëmarrjen? Ekspertët ngrenë alarmin!
Aspergiloza pulmonare alergjike, alveoliti alergjik, më pas alergjia ndaj marimangave të pluhurit të shtëpisë, ndaj qimeve dhe lëkurës së kafshëve shtëpiake, ndaj mykut dhe ndaj substancave industriale e mjedisore janë shkaktarë të problemeve të rrugëve të frymëmarrjes tek një pjesë e popullsisë.
Aspergiloza pulmonare alergjike është një reagim alergjik ndaj kërpudhës Aspergillus, e cila shkakton inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe në fshikëzat e mushkërive. Edhe pse njerëzit shpesh ekspozohen ndaj kërpudhës Aspergillus që rritet në gjethe të kalbura dhe bimësi të prishura, infeksione si pneumonia ose topthat kërpudhorë (aspergiloma) janë të rralla.
Megjithatë, te disa njerëz ndodh një reagim alergjik ndaj kësaj kërpudhe, që quhet aspergiloza bronkopulmonare alergjike (ABPA). Kjo sëmundje mund të imitojë astmën ose pneumoninë; në fakt, shumica e pacientëve me ABPA tashmë kanë astmë. Simptomat përfshijnë përkeqësim të simptomave të astmës, fishkëllimë në gjoks, kollë që mund të nxjerrë pështymë me gjak dhe temperaturë të lartë.
Diagnoza vendoset përmes analizave dhe matjes së nivelit të antitrupave në serum, testeve të lëkurës ndaj antigjenit të kërpudhës Aspergillus, antitrupave në serum, radiografisë së kraharorit, skanimit CT të kraharorit, analizës dhe kulturës së pështymës për kërpudha, bronkoskopisë dhe biopsisë transbronkiale dhe rrallë biopsisë së mushkërive.
Personat me astmë duhet të vazhdojnë terapinë e zakonshme për sëmundjen e tyre. Reagimi ndaj trajtimit zakonisht është i mirë dhe simptomat përmirësohen me kalimin e kohës. Megjithatë, rikthimi i sëmundjes është i shpeshtë dhe mund të kërkojë trajtime të përsëritura. Personat me predispozita, si astma ose fibroza cistike, duhet të shmangin sa të jetë e mundur mjediset ku kjo kërpudhë është e pranishme.
Alveoliti alergjik është një lloj inflamacioni që ndodh në dhe rreth fshikëzave të vogla të ajrit (alveolave) dhe rrugëve më të vogla të frymëmarrjes (bronkiolave) në mushkëri, si reagim ndaj thithjes së grimcave organike si myku, sporet, qimet e kafshëve ose jashtëqitjet e zogjve. Simptomat përfshijnë kollë, vështirësi në frymëmarrje, lodhje dhe temperaturë të lartë. Merimangat e pluhurit të shtëpisë janë një nga shkaqet më të zakonshme të rinitit alergjik dhe astmës. Ato jetojnë në dyshekë, tepihë dhe shtroja, ndërsa jashtëqitjet dhe proteinat e tyre shkaktojnë reagime alergjike.
Reagimet alergjike më të zakonshme që lidhen me kafshët shtëpiake janë ato ndaj proteinave në pështymë, lëkurë ose urinë të qenve, maceve apo kafshëve të tjera shtëpiake. Simptomat përfshijnë hundë të bllokuar, teshtitje, kruarje të syve dhe përkeqësim të simptomave të astmës. Sporet e mykut mund të gjenden në ambiente të mbyllura (mure të lagështa, banjo) ose në natyrë (gjethe të kalbura, tokë).
Ato shkaktojnë simptoma si kollë, hundë të bllokuar dhe përkeqësim të astmës. Alergjitë ndaj substancave industriale dhe mjedisore shpesh lidhen me ekspozimin ndaj kimikateve, tymit, lateksit ose grimcave të pluhurit në mjedisin e punës. Këto alergji mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me astmën ose bronkitin.
-

Ndoshta jeni alergjik ndaj hudhrës, pa e ditur, kontrolloni këto simptoma
Hudhra është një nga bimët më shëruese që mund të gjendet në shtëpinë tuaj, por për disa persona mund të paraqesë problem
Alergjia ndaj hudhrës, megjithëse nuk është e zakonshme, mund të shkaktojë simptoma të ndryshme që ndikojnë në lëkurë, frymëmarrje, traktin gastrointestinal dhe, në raste të rralla, mund të çojë edhe në anafilaksi.
Hudhra është një erëz e zakonshme që përdoret në shumë gatime. Vlerat shëruese të saj njihen prej mijëra vitesh, ndërsa alergjitë ndaj saj janë të rralla, por të mundshme.
Personat që janë alergjikë ndaj hudhrës, zakonisht janë të ndjeshëm ndaj enzimave alinaza, të cilat shndërrohen në alicin, një përbërës me përmbajtje squfuri që i jep hudhrës aromën karakteristike. Shumë nga vetitë shëruese të hudhrës i atribuohen pikërisht alicinit. Megjithatë, alicini është një substancë e paqëndrueshme, që qëndron vetëm për pak kohë në hudhrën e freskët, menjëherë pasi pritet ose shtypet.
Prekja ose konsumimi i hudhrës mund të shkaktojë reagime të lidhura me sistemin imunitar, si dermatit alergjik, rinit alergjik, astmë, shqetësime gastrointestinale apo probleme në gojë dhe buzë, transmeton Telegrafi.
Dermatit alergjik
Personat që kanë alergji ndaj hudhrës shpesh zhvillojnë dermatit alergjik pas kontaktit ose manipulimit me hudhrën e freskët. Kjo gjendje e lëkurës është një formë ekzeme që mund të shkaktojë:
▪ Puçrra të vogla (urtikarie)
▪ Skuqje të lëkurës me kruarje
▪ Ënjtje dhe irritim
▪ Djegie ose flluska (nëse nuk trajtohen).Nëse reagimi alergjik është i rëndë, këto simptoma mund të shfaqen edhe nëse përdoren doreza gjatë kontaktit me hudhrën.
Astma
Shumë njerëz me alergji ndaj hudhrës raportojnë simptoma të astmës. Simptomat respiratore mund të jenë nga fishkëllimë e lehtë gjatë frymëmarrjes, deri te frymëmarrje e vështirësuar apo e përshpejtuar. Zakonisht, përveç problemeve me frymëmarrjen, paraqiten edhe simptoma të tjera në rast kontakti me hudhrën.
Simptomat gastrointestinale
Ashtu si shumë alergji të tjera ushqimore, alergjia ndaj hudhrës shpesh shkakton edhe shqetësime në traktin tretës. Disa nga simptomat që mund të shfaqen pas konsumimit të ushqimeve me hudhër janë:
▪ Diarre e fortë ose e vazhdueshme
▪ Të vjella
▪ Dhimbje barku
▪ Ngërçe.Simptomat në gojë dhe buzë
Alergjia ndaj hudhrës mund të prekë drejtpërdrejt gojën dhe buzët. Pas konsumimit ose kontaktit me hudhrën mund të ndjeni kruarje, djegie ose irritim në gojë, fyt dhe/ose buzë.
Dallimi mes alergjisë dhe intolerancës ndaj hudhrës
Ashtu si ekziston një ndryshim i madh mes alergjisë dhe intolerancës ushqimore, edhe alergjia ndaj hudhrës duhet dalluar nga intoleranca ndaj saj, pasi bëhet fjalë për dy gjendje të ndryshme.
Një alergji e vërtetë ndaj hudhrës, që shkakton simptomat e përshkruara më lart, është e rrallë. Më e zakonshme është intoleranca ndaj hudhrës, që do të thotë vështirësi në tretjen e disa përbërësve të saj.
Simptomat e intolerancës zakonisht janë më të lehta se ato të alergjisë dhe përfshijnë:
▪ Fryrje ose gazra në bark
▪ Dhimbje barku
▪ Diarre
▪ Të vjella
▪ Urth.A do të thotë alergjia ndaj hudhrës edhe alergji ndaj qepës?
Edhe pse alergjia ndaj hudhrës nuk nënkupton domosdoshmërisht alergji ndaj qepës, ka gjasa që një person të jetë alergjik ndaj të dyjave. Si pjesë e familjes Allium, qepa përmban shumë përbërës të njëjtë me hudhrën.
Prandaj, nëse keni një diagnozë të konfirmuar për alergji ndaj hudhrës, këshillohet të konsultoheni me mjekun ose alergologun për të përjashtuar alergjitë ndaj erëzave dhe perimeve të ngjashme.
Si diagnostikohet alergjia ndaj hudhrës?
Nëse vëreni simptoma të përsëritura pas konsumimit ose kontaktit me hudhrën, duhet të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për alergji apo intolerancë. Mjeku mund t’ju referojë te një alergolog për testime më të detajuara.
-

ZBULONI arsyet pse alergjitë përkeqsohen gjatë mëngjesit, ja si t’i trajtoni
Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes.
Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga shkaqet dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar alergjinë tuaj. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Kafshët ose insektet shtëpiakeReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre.
Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.
Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj.
Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave.
Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.
Poleni
Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës.
Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.
Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen.
Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër.
Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.
Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?
Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik.
Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato.
Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.
Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini.
Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit.
-

Pse alergjitë bëhen më të ndjeshme gjatë mëngjesit
Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes. Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes?
Kafshët ose insektet shtëpiake. Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre. Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.
Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme. Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj.
Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave. Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.
Poleni
Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës. Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.
Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen. Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër. Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.
Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?
Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik. Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato. Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.
Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini. Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit. -

Arsyet Pse Alergjitë Përkeqsohen Gjatë Mëngjesit – Si t’i Trajtoni
Për shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes.
Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga shkaqet dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar alergjinë tuaj.
Kafshët ose insektet shtëpiake
Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre.
Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë.
Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme.
Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj.
Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa të posatshme kundër merimangave.
Dhe nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.
Poleni
Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës.
Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.
Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen.
Nëse nuk ndiheni ndiheni të sigurt në natyre ri mendoni të shkoni në palestër.
Përndryshe, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.
Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?
Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik.
Kështu do të mund të bëni një identifikim më të lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato.
Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.
Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini.
Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit./AgroWeb.org