Albano Aleksi u bë një temë e shumëkomentuar pas ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë. Në momentin e golit të shënuar nga Egnatia, Aleksi shkoi për të festuar pranë tribunës qëndrore, atje ku gjendeshin një pjesë e tifozëve të Shkodrës, por edhe pankina e Vllaznisë. Në Shkodër e kanë marrë si një provokim të rëndë të Aleksit, por vetë futbollisti në një intervistë për “Kubi Sportiv” në “EuroNews” me gazetarin Drilon Xhepollari ka sqaruar gjithçka.
“Të dyja ekipet prodhuan një futboll modern dhe europian. Përpos rezultatit, të gjithë e shijuan ndeshjen, pavarësisht faktit se të dy ekipet nuk janë të kënaqur me barazimin, as ne dhe as Vllaznia. Goli me skemë? E shpiku Tetova, e kishim bërë tre herë në stërvitje, dy herë ishin gol dhe njëherë jo. Për fat të mirë shkoi gol dhe e gjitha ishte sipas planit. Ndoshta nuk më njohin të gjithë mirë, por kur shënon gol në fund, ke gëzim të madh. U drejtova tribunës, pa e vënë re se kush ishte nga adrenalina.?Festimi nuk ishte për sharje dhe për shkodranët, por për t’iu drejtuar presidencës që ne jemi këtu dhe cdo kush mund të na mundi kaq lehtë. Por mesa duket në tribunë paska pasur edhe tifozë të Vllaznisë dhe e kanë marrë për ofendim, nuk kisha asgjë me ta. Jemi profesionistë, por jemi njerëz. Mërzitemi kur na shajnë, por secili tregon veten e tij dhe karakterin. Unë kam miq në Shkodër, por futbolli është i tillë, kur luaj te Egnatia jap 200% tim. Para se të vija te Egnatia, unë kam pasur ofertë nga Vllaznia, ndoshta nuk e dini. Unë bëra këtë zgjedhje dhe shyqyr sepse kam fituar trofe. Ata 20 veta që më shajnë nuk përfaqësojnë Shkodrën”, tha Aleksi. /Sport Ekspres/
Tag: aleksi
-

“Ndoshta nuk e dini, por më kërkoi Vllaznia”! Aleksi tregon përplasjen: 20 veta nuk përfaqësojnë Shkodrën, ata tregojnë veten
-

Futbollisti i KF Egnatia, Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij & jep këshilla për kuqezinjtë e vegjël
Projekti Elite Youth Development Academy vijon në sezonin e dytë me program intensive stërvitjesh, ndeshjesh miqësore dhe takime frymëzuese me figura të rëndësishme të sportit shqiptar.
Këtë javë, kuqezinjtë e vegjël patën mundësi të bisedonin gjatë me futbollistin e KF Egnatia, Albano Aleksi. Gjatë bisedës, Aleksi ndau disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, iu përgjigj pyetjeve kurioze të djemve dhe ndau këshilla të vlefshme me ta, të cilat do t’i shërbejnë për të arritur objektivat e tyre për të qenë futbollistë profesionistë dhe për të përfaqësuar një ditë vendin me fanellën e Kombëtares.
“Është kënaqësi të ndodhem mes jush. Kur kam qenë i vogël, në përgjithësi më pëlqenin shumë role dhe ndonjëherë mërzitesha kur trajneri më vendoste diku, por roli im ka qenë gjithmonë mesfushor. Unë kam luajtur me ekipin e Butrintit dhe për 6 muaj nuk kam luajtur asnjë minutë, madje kam qenë larg familjes. Shkoja në shtëpi, mërzitesha me veten time, por asnjë ditë se kam lënë stërvitjen, se kam ulur kokën dhe sot që jam 33 vjeç, akoma luaj futboll”, – rrëfeu Aleksi.
“Ti gjithmonë mund të jesh më i mirë se dikush, por në futboll ka edhe pakënaqësi. Forca ime ka qenë gjithmonë vetëvetja dhe puna, sepse në radhë të parë duhet të jesh i ndërgjegjshëm dhe i pastër me veten për të arritur atë që do, sepse puna një ditë shpërblehet dhe trajneri në të ardhmen do të ta shpërblejë punën që bën”, – shpjegoi futbollisti i Egnatias, Albano Aleksi.
Në javët e ardhshme, talentet e Elite Youth Academy do të kenë mundësi të ulen sërish në bisedë me lojtarë të njohur të kampionatit shqiptar dhe trajnerë me eksperiencë, të cilët mund t’i udhëzojnë në karrierën e tyre futbollistike. -

Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij

Takimet e shpeshta Soros-Rama ngrenë pikëpyetje: Çfarë planifikojnë në fshehtësi?
Studiuesi amerikan, Matt Palumbo ka prezantuar sot librin e tij të ri të titulluar “Brenda rrjetit (jo aq sekret) të Alex Soros”. Në intervistën për Syri Tv, Palumbo ka folur për arsyet e shkrimit të këtij libri dhe gjithashtu për lidhjet e Aleks Soros me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama përgjatë dekadës së fundit.
Ai është shprehur se në libër ka treguar se si Soros dhe Rama janë takuar të paktën 13 herë dhe askush nuk e di se për është biseduar në këto takime. Palumbo shtoi më tej se sapo mbaruan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kreu i qeverisë filloi sërish të fliste për Soros dhe po ashtu mori pjesë te dasma e tij.
Studiuesi amerikan iu referua edhe bisedës së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj nga qelia e burgut me gruan e tij, ku i thoshte se me të ardhur Aleksi do të rregullohej gjithçka.
PJESË NGA INTERVISTA:
Pyetje:50 faqet e librit flasin me detaje për influencën e Aleks Soros, marrëdhënien e tij në Shqipëri, ndërhyrjet në demokracinë dhe drejtësinë shqiptare. Pse duhej vijuar dhe duhej zbuluar me një libër të ri?
Palumbo: Në libër unë tregoj se si Aleks Soros takohet publikisht me Edi Ramën të paktën 13 herë dhe askush nuk e di se për çfarë flitet në ato takime.
Këtë vit nuk pati asnjë takim publik në Shqipëri, kishte vetëm foto nga Davosi dhe nga Konferenca e Sigurisë në Mynih. Kjo ndoshta se kanë një lidhje të mëparshme me njëri tjetrin dhe nuk kanë nevojë për vëmendje, por me të mbaruar zgjedhjet e majit, Rama filloi sërisht të fliste për Aleksin dhe shkoi te dasma e tij.
Pyetje: Sa i rëndësishëm është roli i rrjetit të Soros ndërkombëtarisht edhe në periudhë si kjo?
Palumbo: Ai po luan një rol aktiv në këtë vend. Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës po përballet me akuza korrupsioni dhe kur ishte në burg telefonoi gruan e tij se më duket se pati një takim në ambasadën amerikane dhe bëri një koment, mos u shqetëso se kur të mbërrijë Aleksi këtu gjithçka do të rregullohet dhe e kuptoj se është një person përtej Aleksit që është pikë kontakti por duket se do të vinte një person tjetër që do të ofronte mbështetjen në emër të Aleksit dhe në fakt vëllai i Aleksit erdhi këtu bëri vizitën, ka pritur edhe vizita.
Në qershor të 2023 kur Aleksi mori zyrtarisht rolin e të atit si drejtues i fondacionit Shoqëri e Hapur, ai u mor konkretisht me çështjet evropiane dhe kjo është një histori që amerikanët e dinë mirë pasi në Amerikë Gorge kishte mbështetur dhe financuar shumë prokurorë distrikti dhe ata ishin ‘pro’ krimit dhe nuk do të ndëshkonin kriminelët dhe do të lejonin që anarkia të mbizotëronte nëpër qytete dhe saherë që dilnin titujt e gazetave, ishte Gorge Soros që financonte një prokuror të gabuar.
Edhe Aleksi ruajti rolin e tij brenda organizatës. Ky ishte vetëm një dorëzim zyrtar i drejtimit pasi kishte qënë drejtor i bordit. Unë qeshja me të se më dukej një karakter i dobët, nuk dinte të fliste në publik dhe dukej si një disk i thyer kur fliste, por ai ka një pasuri prej 25 miliardë dollarësh dhe çdo kontakt në botë do të ishte i interesuar për të. -
Gjasula te Dinamo, ‘Aleksi 2028’, Mala rinovon me Vllazninë
Dinamo:
Klaus Gjasula tani në qytetin e tij Tiranë. Ish futbollisti kuqezi i’u bashkua bluve të Dinamos për dy vite me 35 vjeçarin që konsiderohet ndër më të spikaturit e merkatos së kësaj vere. Dinamo Siti është vendosur në Ohër teksa Ilir Daja me të tijtë po kryen fazën përgatitore. Blutë rikthehen pas 15 viteve të garojnë në Europë dhe përforcimi i kontigjentit duket në rrugë të mbarë.
Egnatia:
Albano Aleksi ka rinovuar kontratën me Egnatian. Lojtari që shikohet si i pazëvendësueshëm për trajnerin Tetova ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Vllaznia:
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐲𝐧𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐬𝐚𝐭 𝐌𝐚𝐥𝐚 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐣𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐫𝐫𝐚𝐝𝐡𝐚𝐳𝐢. 𝐋𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐣𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫.
𝐒𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧
Vazhdo leximin
-

Egnatia e fillon punën me mbajtjen e pjesës së rëndësishme, Albano Aleksi nuk largohet
Egnatia e ka filluar menjëherë punën për sezonin e ardhshëm. Kjo skuadër nuk ka kohë për të humbur, teksa do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League, ndërsa në këtë moment po shikon organikën e ekipit. Puna fillon duke mbajtur pjesën kryesore të ekipit, ndërsa tani ka ardhur zyrtarizimi i qëndrimit të Albano Aleksit edhe për 3 vite të tjera.
“Albano Aleksi qëndron tek kampionët!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera.
Suksese!”, shkruan ekipi i Egnatias. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/