“Kam marrë një mesazh nga Moska”.Kjo deklaratë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç drejtuar Presidentes së KE, Ursula von der Leyen në momentin që do të bënin foton zyrtare po bën xhiron e rrjetit.
Von der Leyen e ka ndërprerë menjëherë fjalën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke i thënë “le të presim derisa të jemi vetëm”, që mesazhi të mos dëgjohej në mikrofon.
Mesazhi që mund të ketë marrë Presidenti i Serbisë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk dihet, ndërsa deklarata e Aleksandër Vuçiç i ka bërë të gjithë kureshtarë.
Tag: aleksandër
-

“Kam një mesazh nga Rusia”, Von der Leyen i mbyll gojën Vuçiçit para kamerave: Prit sa të jemi vetëm (Video)
-

“Pjesë e grupit të snajperistëve”, reagon Vuçiç: Unë s’kam mbajtur kurrë pushkë, ishin mbajtëse të kamerës
Aleksandër Vuçiç
SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar mbi akuzat e ngritura se ka qenë pjesë e grupit të ashtuquajturit “Safari i Sarajevës”, ku njerëz të pasur dhe zyrtarë të lartë qëllonin me snajper civilët gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnjak në vitet ‘90.
Vuçiç deklaroi se kurrë nuk ka mbajtur pushkë në dorë dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do angazhojë avokatët më të mirë në botë.
Aleksandër Vuçiç: Unë nuk kam pasur pushkë; madje kur kam ardhur dhe kam pyetur nëse mund të jem me ju, më thanë ‘djalosh, kthehu, na duhet gazetar dikush që di anglisht’. Historia është aq absurde dhe këtë e dinë të gjithë; kam incizime, dëshmitarë, dhe aty ku thonë se ishte pushka, në fakt ishin këmbët mbajtëse të kamerës që po ia mbaja kameramanit.
Konkretisht The Guradian shkruan se prokurorët e Milanos nisën një hetim që synonte identifikimin e italianëve të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, të akuzuar për vrasje me dashje të rënduar nga mizori dhe motive të shëmtuara. Sipas hetuesve, grupe “turistësh snajperë” dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet masive pasi u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve që i përkisnin ushtrisë së Radovan Karaxhiçit – ish-liderit serb të Bosnjës i cili në vitin 2016 u shpall fajtor për gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit – për t’u transportuar në kodrat përreth Sarajevës në mënyrë që të qëllonin mbi popullsinë për kënaqësi.Gazetari postoi prova në mediat sociale se Vuçiç, atëherë një vullnetar i ri, ishte i pranishëm në një nga postet ushtarake në Sarajevë nga e cila, sipas dëshmitarëve, shtetas të huaj dhe njësi ultranacionaliste serbe qëllonin dhe vrisnin civilë në atë që është përshkruar si një “safari turistik” makabër.
Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga bombardimet dhe të shtënat me snajper midis viteve 1992 dhe 1996 në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia./ZËRI -

Aleksandër Çipa: Berisha përdori të pavarurit për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve
Për analistin Aleksandër Çipa, mospërfaqësimi i PD nga kandidatët e vet në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për 5 bashki në vend, është arsye që Sali Berisha të justifikojë humbjen në zgjedhje.
Çipa tha nuk pati asnjë test paraprak për të parë se kush ka pëlqyeshmëri nga kandidatët.
‘Të dyja palët në mënyrën si zgjodhën kandidatët u treguan tinzare dhe nuk respektuan norma të nxjerrës së kandidatëve nga strukturat e partive. Nuk pati test paraprak se kush ka pëlqyeshmëri nga ata. Opozita e Berishës refuzoi që të përfaqësohet me kandidatë të saj dhe mbështeti të pavarurit që kanë dakordësi prej opozitës. Kjo përbënë non sens logjik. Opozita zgjodhi këtë formulë tinzare që ta ketë të plotë alibin e humbjes në zgjedhje’, tha ai.
Çipa deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin tek partitë politike, gjë e cila u tregua sipas tij edhe nga mospjesëmarrja në votim. Ai theksoi se mospjesëmarrja në votim është një protestë e heshtur.
‘Konsumizmi politikë në dy kahet e politikës është realiteti i krizës dhe mosbesimit që vihet re në skenën politike të vendit, refuzimi për të votuar është domethënie e madhe. Opinioni publik ka nevojë që të dalë nga kjo gjendje, ka nevojë për një tjetërsim të kësaj situate, pasi duket sikur po e mbanë vendin në një depresion të brendshëm.
Duke parë edhe moshën mesatare që mori pjesë në këtë proces votimi mbetet 60- vjeç dhe kjo është e frikshme, duhet që të na alarmojë. Kjo situatë është arsyeja pse Shqipëria sot ka një krizë psikologjike dhe shoqërore të thellë. Këto janë zgjedhje të përkohshme, po me një mandat një vit e gjysmë që do të marr kandidati nuk pritet që të ndodh ndonjë çudi. Po mospjesëmarrjen në votim e shoh si një protestë të heshtur’, tha ai -

Hija e vitit 1999, si e çoi Vuçiç Shtabin e Përgjithshëm drejt shkatërrimit, ja pazaret e dyshimta me Trump
Marsela SHYTIA
Në mes të protestave dhe kaosit në Serbi, qeveria e Presidentit Aleksandër Vuçiç miratoi një ligj të posaçëm për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm, duke i hapur rrugën prishjes së saj, në mënyrë që dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të ndërtonte një kompleks luksoz atje. Viti në të cilin u bombardua Shtabi i Përgjithshëm në vitin 1999 duket se është fatal për Aleksandar Vuçiçin, sepse atëherë ai mori një apartament nga shteti, dhe tani po nxjerr fitim politik nga themelet e ndërtesës së dëmtuar në vitin 1999. Dje, anëtarët e Parlamentit serb miratuan ligjin për ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm, një aset kulturor i vendosur në qendër të Beogradit. Ditë më parë, ekspertët paralajmëruan se ky ligj i veçantë e trajton Shtabin e Përgjithshëm si një “rrënojë të rrezikshme” dhe se qëllimi i këtyre ndryshimeve është në fakt shembja e ndërtesës sa më shpejt të jetë e mundur.
Kjo nuk është një surprizë, duke pasur parasysh qëllimet e ekspozuara të autoriteteve të Aleksandar Vuçiç për t’ia shitur dy ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili planifikoi të ndërtonte një hotel luksoz dhe një kompleks biznesi-rezidencial me dy kulla në parcela toke në rrugën Knez Miloša në qendër të Beogradit.
Rruga drejt shkatërrimit
Ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili në disa raste propozoi ligjin e posaçem si zgjidhje për këtë rast. Pengesa në rrugën drejt realizimit të planit të biznesit për Shtabin e Përgjithshëm ishte statusi i pronës kulturore, i cili u hoq. Kjo është arsyeja pse Prokuroria për Krimin e Organizuar nisi një hetim për abuzimin me detyrën zyrtare gjatë vendimit për revokimin e statusit të pronës kulturore të ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Drejtorët e Institutit Republikan dhe të Qytetit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasiç dhe Aleksandër Ivanoviç, pranuan falsifikimin e dokumenteve mbi bazën e të cilave nisma për atë vendim iu paraqit Ministrisë së Kulturës. Megjithatë, duket se roli kyç në këtë “marrëveshje” i ra Ministrit të Financave Sinisha Mal. Sipas deklaratave të dëshmitarëve në Prokurori, ishte Sinisha Mali ai që ushtroi presion mbi drejtorët e Institutit të Republikës dhe Qytetit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës për të hequr mbrojtjen nga Shtabi i Përgjithshëm.
Pazaret me Trump
Avokati Jovan Rajiç thotë se ligji i posaçëm është bërë një teknikë sunduese e kësaj qeverie. “Sa herë që duhet të bëhet një projekt i ndjeshëm, ekziston nevoja për të shmangur procedurat, prokurimin publik, përfshirjen e qytetarëve, debatet publike. E bënë për Beogradin në ujë, EXPO-n dhe tani për Shtabin e Përgjithshëm. Është rregull, nuk është më përjashtim”, thotë Rajiç. Ai nënvizon se është krejtësisht e parëndësishme nëse ekziston një marrëveshje politike me Donald Trump për të zgjatur qëndrimin e Vuçiçit në pushtet, apo nëse ekziston një marrëveshje e brendshme, domethënë një marrëveshje ekonomike midis Sinisa Malit dhe ish-të dërguarit të Trump, Richard Grenell.
Loja e rrezikshme me Sheshelin
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, sipas dëshmisë së tij, rrezikoi me Vojislav Shesheli natën kur bombat e NATO-s ranë mbi Shtabin e Përgjithshëm, i cili tani po dhurohet për hir të hotelit. “Më kujtohet një lojë rreziku. Në vitin 1999, po luaja rrezik me Sheshelin dhe një bombë goditi Shtabin e Përgjithshëm, shpërtheu. Ishim mirë, por dritaret u drodhën. Meqenëse isha tashmë një hap larg fitores, Shesheli shfrytëzoi impaktin dhe e rrëzoi Riskun dhe tha se nuk do t’ju jap 10 pikë”, tha në një rast kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke kujtuar bombardimin e Serbisë dhe shembjen e një ndërtese që, pavarësisht protestave të profesionit dhe qytetarëve, iu dha me qira kompanisë së dhëndrit të Trumpit.
-

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ Dëshmitari: ‘Do të pres fytin, pse se mbarove punën’, Dervishaj kërkon ‘Rrumin’: Ç’punë kanë kta
TIRANË-Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019, sot deputet i Sali Berishës në Kuvend. Në seancë, Prokurori i SPAK Adnan Xholi lexoi deklarimet e një dëshmitari okular që ka parë automjetet që u përdorën në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
“Dy makinat ndaluan dhe pashë që personat që dolën filluan të debatojnë. Njëri që kishte thikë në dorë i tha ‘Pse se mbarove punën, do ta pres fytin te…robt’”, kjo ishte dëshmia që u lexua nga Prokurori.
Ndërkohë prokurori lexoi edhe deklarimet e dhëna nga Aleksandër Laho pas ngjarjes ku ai mbeti i plagosur. Edhe “Rrumi” nuk është gjetur për t’u thirrur si dëshmitar pasi ai është person i shpallur në kërkim.
“Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani. Më parë kam pas Ermin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin, kam shkuar tek lokal Korali në plazh për të ngrënë drekë. Në lokal kam ngrënë drekë dhe më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot,”-shprehej në dëshminë e tij asakohe Laho.
Ndërkohë, Plaurent Dervishaj kërkoi që të jenë prezent në sallë dëshmitarët, teksa tha: “Dëshmitarët duhet të vijnë në sallë të na shohin a jemi ne ato personat te Benzi. Ç’punë kanë këto dëshmitarë me procesin tim. S’e kuptoj’.
Julian Meçe: Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestuar policia, s’më ka gjetur faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj.
Laho është ende në kërkim edhe pse ndaj tij ka tre urdhër-arreste, një nga polica, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK, për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. I njohur edhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, Aleksandër Laho është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti dhe i plagosur.
Arjan Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Ai u hetua për të tri kriteret dhe gjatë vlerësimit të figurës së tij, u konstatua papështatshmëri e figurës, pasi dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penalë gjatë detyrës së tij. Por edhe pse s’mund të ishte më pjesë e drejtësisë, në maj të këtij viti, Ndoji garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, duke ia dalë që të fitonte mandatin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI -

Atentati ndaj Arjan Ndojës! Mungojnë 3 dëshmitarët në gjyq, SPAK kërkon të lexohen deklarimet paraprake
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes,të cilët po gjykohen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019, tre dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën, pasi nuk u gjetën në banesë.
Prokuroria e Posaçme kërkoi që gjykata të lexojë deklarimet e dhëna në fazën paraprake hetimore. Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raporton se është lexuar dëshmia e të miturve që panë makinën Mercedes-Benz e përdorur për atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi.
Aleksander Laho: “Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar te lokal Korali në plazh, për të ngrene drekë. Në lokal kam ngrenë drekë. Më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot”.
Plarent Dervishaj: “Dëgjova zotin prokuror që tha, të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nesë jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?”
Julian Meçe: “Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestua policia, s’më ka gjet faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj”.
Në seancën e radhës prokurori thekson që kërkon të pyesë të dy të pandehurit në proces Gjykimi Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe dhe po ashtu edhe të bashkëpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese te tjera për të njëjtën çështje. -

Vrasja e Edmir Bregut/ GJKKO konfirmon masat e arrestit për vellain e deputetit, Enea Kumen dhe “Rrumin e Shijakut”
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, duke vepruar si vëzhgues në bashkëpunim me Aldo Avdylin.
Në të njëjtën seancë, Apeli ka konfirmuar masën e arrestit me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Masa është lënë në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja. Të tre këta persona janë të dyshuar për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në zonën e gjirit të Lalzit.
Zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut
Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), zbardhja e vrasjes së Edmir Bregut u bë e mundur përmes përgjimeve të siguruara nga aplikacioni i komunikimit të koduar Sky ECC. Nga hetimet rezulton se Bregu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, është ekzekutuar për motive hakmarrjeje. Dyshohet se porositësi i vrasjes ka qenë Astrit Avdylaj, si hakmarrje për një tentativë për vrasjen e nipit të tij, Aldo Avdylaj.
Ngjarja ndodhi më 23 janar 2023 në lagjen nr. 16 të Durrësit, ku Edmir Bregu, 32 vjeç, me origjinë nga Kukësi dhe banues në zonën e ish-Kënetës, u qëllua me dy plumba – një në kokë dhe një në gjoks – sapo zbriti nga automjeti i tij tip “Porsche Cayenne”.
Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Durrësit
Hetimet e SPAK kanë zbuluar një tjetër skemë kriminale që lidhet me përvetësimin e paligjshëm të pronave shtetërore në bregdetin e Durrësit. Ky hetim u nxit nga dokumente të gjetura në automjetin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, ditën kur ai u plagos në një atentat në nëntor të vitit 2019, ndërsa ndodhej në shoqërinë e Aleksandër Lahos.
Sipas SPAK, në krye të këtij grupi kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ishte Aleksandër Laho. Bashkë me të, pjesë e grupit dyshohet të jenë edhe Vullnet Muça, Astrit Avdylaj (alias Astrit Balliu) dhe Vlash Brahja. -

Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Pas plagosjes është pothuajse invalid, në atë kohë s’kishim konflikte
vullnet muça
TIRANË- Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit të Shijakut”, i njohur dhe si Aleksandër Laho, i cili u arrestua pak dirë më parë me urdhër të SPAK, ka dhënë dëshminë e tij sot në GJKKO në lidhje me atentatin e 1 nnëtori të në mbikalimin e Shkozetit. Ai ka deklaruar se vëllai i tij “Rrumi” ka mbetur i plagosur në atë atentat dhe sot thuajse është invalid.
Muça është shprehur se kur vëllai i tij, Aleksandër Laho është plagosur e ka marrë vesh nga televizori, ndërsa shton se shkoi në spital dhe më pas mësoi se në makinë i vëllai ndodhej me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin. Ai e cilësoi ngjarjen se u ra si bombë pasi sipas tij ata nuk kishin patur mosmarrëveshje. Ai mohon të kenë pasur konflikte të hapura, ndërsa thotë se nuk i njeh dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe.
Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas. Ndrërsa me familjen e Andi Malokut njiheshin, pasi i kishin shtëpiat thuajse ngjitur.
“Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër, e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha tja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Çybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.”, ka dëshmuar vëllai i Aleksandër Llahos.
-

Atentati në Shkozet/ Vëllai i ‘Rrumit të Shijakut dëshmon në GJKKO: Atëherë nuk kemi pasur konflikte! Edhe sot ai është thuajse invalid
Ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO Vullnet Muça, vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’, i njohur dhe si Aleksandër Laho.
Vullnet Muça, ka treguar se kur i vëllai u plagos nga atentati i 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit, e mori vesh nga lajmet në televizion ndërsa shton se në atë kohë nuk kanë pasur konflikte të hapura me askënd. Ai shprehet se nga plagosja e saj kohe, Aleksandër Laho sot është thuajse invalid.
Muça thotë se nuk ka asnjë njohje me dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe, si dhe as me emrat e tjerë të botës kriminale që përmenden në gjykatë.
Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas.
Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos: Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër , e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha t ja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Ccybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.
Ndër të tjera, Vullet Muça mohon të jetë përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për çështje pronësie në zonën e Gjirit të Lalëzit. Në këtë dosje hetimore është dokumentuar skema kriminale e Rrumit të Shijakut me bandat e Durrësit e të Shijakut, i cili jepte prona në këmbim të ememinimit të kundërshtarëve.
Pyetje nga avokatët:
Vullnet Muça: Jam arrestuar për pune mesazhesh. Punë pronësie. Nuk kam lidhje me sigurim kushtet për të kryer vrasje. Bashkim Haxhinë nuk e njihja. Nuk kam falsifikuar dokumente për zonën e Lalzit. Plarent Dervishaj e kam njohur si kontigjent kriminal. Aldo Avdylin nuk e njoh.
-

Noka lexon mesazhin që Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviçit: Numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka duke folur në parlament në debatin për Kosovën dhe qëndrimet e politikës shqiptare ka komentuar sjelljen kreut te rilindjes.
Ai ka lexuar në seancë mesazhin që Edi Rama i dërgoi Sinisha Mihajloviçit ku i thotë se, “numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç”.
Noka: Tani unë nuk do përsëris ato që tha Eraldi për Ballkanin e Hapur që i futi thikën pas shpine Kosovës.
Bie dakord me Vasilin, po ti Vasil në atë kohë ke qenë më PD, jo më PS, kur i ke bërë këto veprime pro-Kosovës.
Tani dua t’u lexoj vetëm një SMS që i ka shkuar Sinisha Mihajloviç kur ai lëngonte i sëmurë.
“I dashur zotëri, unë jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkoviçit. Numrin tënd e mora nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuçiç. Folëm për ty mbrëmë këtu në Novi Sad. Prej kohësh kam pasur të shpreh admirimin për forcën dhe guximin me të cilat po përballësh me armikun tënd të rrezikshëm për jetën tënde. Por gjithashtu dua të them, pasi keni mundur shumë portierë me goditjet tua dhe me penallti, jam i bindur se do arrini të mundni edhe hijen që është vendosur mes teje dhe portës së ardhshme të jetës”.