Tag: aleancës

  • Kreu i Aleancës për Shqiptarët: Urime Ramës për fitoren, ne e duam ta shohim Shqipërinë në BE

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët: Urime Ramës për fitoren, ne e duam ta shohim Shqipërinë në BE

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe PS-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sela thekson se qytetarët shqiptarë dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, si dhe vizion për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai uroi që vendi ynë të futet shumë shpejtë në BE.
    Postimi i plotë

    Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane.
    Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme.
    Urime edhe të gjithë pjesëmarësve në këto zgjedhje, që i dhanë vlerë një procesi të rëndësishëm demokratik në momente vendimtare për të ardhmen e vendit.
    Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t’i shohim në familjen e madhe Europiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara. Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!

  • Berisha shpall “dominim të qartë elektoral”, denoncon bandat e “gënjeshtarët e gatshëm” të Ramës

    Berisha shpall “dominim të qartë elektoral”, denoncon bandat e “gënjeshtarët e gatshëm” të Ramës

    Nga selia e Partisë Demokratike, pas mbylljes së procesit të votimit në të gjithë vendin dhe teksa pritet të nisë numërimi i votave në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), kryetari i PD, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, duke dhënë vlerësimet e tij të para dhe duke lëshuar akuza ndaj mazhorancës.
    Berisha deklaroi se “të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë”. Ai theksoi se “të gjithë treguesit” dhe rritja e ndjeshme e përqindjes në votime në zonat tradicionale të qendrës së djathtë janë “një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës sonë”. Duke shprehur besim në rezultatin pozitiv, ai shtoi se “sovrani foli” dhe “populli ka folur në mënyrë vendimtare”.
    Megjithë optimizmin e shprehur, një pjesë thelbësore e deklaratës së tij iu kushtua denoncimit të atyre që ai i cilësoi si tentativa për të ndikuar në procesin e numërimit. Berisha akuzoi se “bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat”, duke shtuar se ky lloj presioni po ushtrohet edhe në zona të tjera, megjithëse në Durrës janë më aktivë. Ai e cilësoi dërgimin e bandave për të rrethuar KZAZ-të si “një përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin”.
    Në këtë kontekst, ai u drejtua me një porosi të prerë të gjithë komisionerëve të PD në KZAZ dhe komisionet e numërimit, duke theksuar nevojën për të zbatuar “ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin” dhe se “asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion”. Berisha lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj grupeve të përmendura, duke garantuar se qeveria e ardhshme e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” do t’i shpallë ato “grupe terroriste” dhe do marrin “ndëshkimet më maksimale si të tilla”. Ai shprehu bindjen se këto janë “përpëlitjet e tyre të fundit” dhe se askush nuk mund të ndikojë në vullnetin e sovranit.
    Një tjetër pikë e adresuar nga Berisha ishte lidhur me një “exit-poll të pretenduar”. Ai mohoi kategorikisht vërtetësinë e tij, duke e cilësuar “Baton Stanishiqin” si “gënjeshtari i gatshëm” i cili, sipas Berishës, nuk ka kryer asnjë exit-poll real, por ka “lexuar apo konvertuar në poll, memorandumin e Kuçit”. Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor “gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave”, duke e interpretuar këtë si shenjë se këto janë “orët e fundit të tij në pushtet”. Ai theksoi se vetë “kurrë nuk flas për përqindje dhe për numra pa dalë ato” dhe nuk ka “ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit”, duke preferuar të presë “sovranin” dhe të dokumentojë “ato që ndodhin”.
    Berisha shtoi se gjatë gjithë ditës Partia Demokratike ka “dokumentuar me përgjegjësi të plotë të gjitha përpjekjet antiligjore të bëra në të katër anët e vendit”. Ai përmendi sërish rastin e deputetit Braçe “të kapur në flagrancë me një grup”, si dhe një zyrë tjetër të tillë ilegale në zonën e Astirit, për të cilën pretendoi se po procedohet sipas ligjit, duke i cilësuar këto si pjesë e “përpjekjeve të dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të”. Berisha e mbylli duke theksuar se përgjegjësia për të gjitha këto i takon Edi Ramës.

  • Shefi i NATO-s u kërkon aleatëve t’i kushtojnë më shumë fonde aleancës

    Shefi i NATO-s u kërkon aleatëve t’i kushtojnë më shumë fonde aleancës

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka kërkuar të 32 vendeve anëtare që t’i kushtojnë më shumë fonde, pajisje dhe energji politike aleancës më të madhe ushtarake në botë.
    Në raportin e tij vjetor, Rutte ka thënë se duhet të rriten përpjekjet që Aleanca Veriatlantike të mbetet në avantazh ushtarak.
    “Në vitin 2025, ne duhet të rrisim ndjeshëm përpjekjet tona për të siguruar që NATO të mbetet një burim kryesor i avantazhit ushtarak për të gjitha kombet tona. Liria dhe prosperiteti ynë i vazhdueshëm varen nga kjo”, ka shkruar Rutte.

    NATO ka qenë në rrëmujë që nga shkurti, kur Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, paralajmëroi se prioritetet e sigurisë së Amerikës qëndrojnë diku tjetër dhe se Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e saj dhe të Ukrainës.
    Rutte zhvilloi një vizitë në Uashington të enjten për takime me zyrtarë të lartë amerikanë, dy muaj përpara se të kryesojë një samit të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologëve të tij të NATO-s në Holandë.
    Udhëheqësit pritet të vendosin udhëzime të reja për shpenzimet e mbrojtjes.

  • Me Chris LaCivita, nis turi i Aleancës Shqipëria Madhështore në Brescia

    Me Chris LaCivita, nis turi i Aleancës Shqipëria Madhështore në Brescia

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha njofton takimin për prezantimin e kandidatëve të ‘Aleancës Shqipëria Madhështore’ në Lezhë

    Berisha njofton takimin për prezantimin e kandidatëve të ‘Aleancës Shqipëria Madhështore’ në Lezhë

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një postim në Facebook, ka njoftuar se nesër, më 8 prill, në orën 19:00, do të zhvillohet një takim për prezantimin e kandidatëve të Aleancës Shqipëria Madhështore në qytetin e Lezhës.

    Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët dhe përkrahësit e kësaj aleance të bashkohen dhe të ndjekin këtë ngjarje, që ka për qëllim të prezantojë ekipin e ri të kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë aleancë në zgjedhjet e ardhshme.

    Postimi i plotë:

    Të dashur miq, nesër më 8 prill, në ora 19:00 zhvillojmë takimin për prezantimin e kandidatëve të Aleancës Shqipëria Madhështore në qytetin e Lezhës. Sipas dëshirës ju ftoj të na ndiqni.

  • “Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

    “Nuk dalim nga NATO”, Rubio presion aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes

    Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen kurrë nga NATO. Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë vizitë së tij në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rubio në takim u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.
    “Ndërsa flasim, tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë më shumë aktive në NATO se sa kanë qenë më parë. Dhe atë histeri që unë shikoj në mediat globale dhe ato të brendshme në SHBA, në lidhje me NATO-n janë të pavende. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.
    Rubio shtoi se Trump “nuk ishte kundër NATO-s”. “Ai është kundër një NATO që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon çdo shteti anëtar“, shtoi ai.
    Idenë e Rubios e përforcoi edhe Shefi i NATO-s Mark Rutte. Ai u përpoq të sigurojë aleatët evropianë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake perëndimore, pavarësisht fjalëve të ashpra nga Presidenti Donald Trump.
    Ministrat evropianë pritet të përdorin takimin për të shfaqur planet e tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Sipas vlerësimeve të NATO-s, 23 nga 32 anëtarët e aleancës arritën ose tejkaluan objektivin prej 2% vitin e kaluar. Disa nga ekonomitë e mëdha të kontinentit, si Italia dhe Spanja, ishin ndër ato nën objektivin, përkatësisht me rreth 1.5% dhe 1.3%.
    Ministrat evropianë gjithashtu ka të ngjarë të përdorin takimin për të provuar të ndikojnë në bisedimet që Trump ka nisur me Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila u shkaktua nga pushtimi i Moskës në vitin 2022.

  • “16 vite në NATO”, Presidenti Begaj: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtarë e denjë e aleancës ushtarake

    “16 vite në NATO”, Presidenti Begaj: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtarë e denjë e aleancës ushtarake

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
    Ai shprehet se ne këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

    “16 vjet në NATO.
    Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.
    Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.
    Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

  • Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Kemi dëshmuar se jemi një anëtar i denjë

    Shqipëria 16 vite në NATO, reagojnë Begaj e Hasani: Kemi dëshmuar se jemi një anëtar i denjë

    Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.
    Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 
    “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

    Gjithashtu një reagim e ka pasur edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.
    “16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.

  • Shqipëria 16 vjet në NATO, Begaj: Kemi dëshmuar se jemi anëtarë të denjë të Aleancës

    Shqipëria 16 vjet në NATO, Begaj: Kemi dëshmuar se jemi anëtarë të denjë të Aleancës

    Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, President ii vendit, Bajram Begaj ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale.
    Begaj thekson se në këto 16 vite, Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.Lexo edhe :Related Posts
    Thotë se vendi ynë do të vijojë të jetë i përkushtuar ndaj aleancës për të paur një NATO më të fortë.

     “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO.
    Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. 
    Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.