Tag: aleancës

  • Rritja e shpenzimeve për mbrojtje – kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

    Rritja e shpenzimeve për mbrojtje – kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

    Foto ilustruese

    Liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për samitin e përvitshëm të aleancës, dhe në agjendë është pothuajse vetëm një gjë: Shpenzimet për mbrojtje. Vendet anëtare janë pajtuar të dielën për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm – kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar më shumë kontribut prej vendeve anëtare të aleancës. Spanja ka tentuar të bllokojë masën, por ka hequr dorë pasi vendet tjera i kanë siguruar një përjashtim nga vendimi.
    Në këtë samit të gjithë sytë janë vetëm te një njeri, presidenti Trump. Në rast se do të marrë pjesë, ndonëse shumica e njerëzve me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë besojnë se ai do të jetë aty.
    Samiti është dizajnuar për ta bërë presidentin amerikan të ndihet mirë dhe të shmangë ndonjë mungesë harmonie në klub.
    Kjo pasi ende ekzistojnë shqetësimet për përsëritje të samitit të famshëm të NATO-s, të mbajtur në Bruksel më 2018, kur Trumpi, sa ka qenë në mandatin e parë, pati kërcënuar me tërheqje të SHBA-së prej aleancës veriatlantike, nëse shtetet evropiane dhe Kanadaja nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje në mënyrë të konsiderueshme.
    Prej atëherë, shumica e aleatëve i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje dhe prekin tani targetin prej 2 për qind, siç janë pajtuar në Uells më 2014. Targeti besohet të jetë rritur për t’iu përshtatur SHBA-së, por edhe për shkak të luftës në Ukrainë.
    Ai që dikur ishte një takim treditor në Holandë, tani është reduktuar në darkë miqësore me bashkëshortë në njërin prej pallateve mbretërore, nikoqir i së cilës është mbreti holandez. Kjo ceremoni e 24 qershorit do të përcillet me një takim pune të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që nuk pritet të zgjasë as tre orë. Kaq.
    Në atë takim liderët do të duhet të pajtohen për të ashtuquajturën Deklaratë të Hagës.
    Ky dokument nuk është finalizuar ende, mirëpo disa drafte që i ka parë Radio Evropa e Lirë sinjalizojnë se do të jetë i shkurtër. Ndonëse tekstet e samiteve në të kaluarën kanë qenë disa faqe, duke prekur pothuajse të gjitha politikat e aleancës, ky në ardhje mund të përfundojë me vetëm pesë paragrafë. Vitin e kaluar ishte 38 paragrafë, plus një aneks prej gjashtë pikash që përmendnin ndihmën për Ukrainën në fushën e sigurisë. Gjëja kryesore është targeti prej 5 për qind në shpenzime dhe kur duhet të arrihet.
    Targeti prej 5 për qind, siç është propozuar nga Rutte, përfshin 3.5 për qind shpenzime për pajisje të rënda ushtarake, sikurse janë raketat, helikopterët dhe aeroplanët luftarakë. Pjesa tjetër prej 1.5 për qind do të shkojë në “qëndrueshmëri” – term që është lënë me qëllim i mjegulltë për shumicën e vendeve, pasi në këtë pikë mund të përfshihet gjithçka. Shumica duket se do të shpenzojnë në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të lëvizshmërisë ushtarake.
    Aty do të mund të përfshihen edhe kontributet për Kievin, meqë në dokument përmendet se “aleatët rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të ofruar mbështetje për Ukrainën, dhe në këtë drejtim do të përfshijnë kontribute direkte në industrinë ukrainase të mbrojtjes përgjatë kalkulimit të shpenzimeve të aleancës”. Por, në mesin e aleatëve ka edhe mospajtime se kur duhet të arrihet targeti. Përveç Shteteve të Bashkuara, shteteve baltike, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, shumë pak vende janë të lumtura me vitin 2032 – si afat i fundit – pasi e shohin si diçka të pamundshme.
    Vitin 2035 konsiderohet tjetër opsion, prandaj në deklaratë do të përfshihet edhe referenca që targeti të rishikohet sërish më 2029. Disa zyrtarë të NATO-s kanë qenë të vëmendshëm për të vërejtur se kjo datë është një vit pas zgjedhjeve të ardhshme amerikane, pavarësisht se të tjerët insistojnë se ai vit është përcaktuar vetëm pse është në gjysmë të rrugës. Si shenjë çlirimi për të gjithë aleatët evropianë, në dokument është përfshirë Artikulli i 5-të i NATO-s, i cili përcakton se të gjitha vendet janë të përkushtuara për t’i ndihmuar njëra-tjetrës në rast të ndonjë sulmi. Rusia përmendet, gjithashtu, në tekst si “kërcënim” për sigurinë euro-atlantike. Në dokument do të ketë referencë edhe për bashkëpunimin industrial mes aleatëve, çka është një tjetër element në të mirë të amerikanëve, të cilët do të mund të përfitojnë nga rritja e shpenzimeve evropiane në mbrojtje.
    Aty përmendet edhe se samiti i vitit të ardhshëm do të mbahet në Turqi, i pasuar nga ai i radhës në Shqipëri.
    Turqia synon që një kohë të jetë nikoqire e samitit të NATO-s, mirëpo vendet aleate kanë hezituar gjithmonë, marrë parasysh shtypjen qeveritare ndaj opozitës turke. Por, duke pasur parasysh ndikimin gjeopolitik të Ankarasë, si në Lindje të Mesme ashtu edhe në Ukrainë, dëshira e saj do të bëhet realitet më në fund më 2026. Një tjetër temë me rëndësi është edhe ajo se sa do të përmendet Ukraina. Përpjekjet e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s patën marrë gjithë vëmendjen e botës në samitin e mbajtur në Vilnius më 2023, dhe në Uashington një vit më vonë, por pas deklaratave publike të Trumpit kundër kësaj ideje, të gjitha bisedimet duket se nuk çojnë askund.
    Në dokument nuk përmendet anëtarësimi potencial i Ukrainës, dhe sipas disa diplomatëve të NATO-s, që kanë folur në kushte anonime, është më mirë që do të jetë ashtu, për t’u shmangur komunikatat sikurse ato nga Vilniusi dhe Uashingtoni që jepnin shpresa për ndonjë anëtarësim në të ardhmen.
    Meqë nuk do të ketë organizim zyrtar të Këshillit NATO-Ukrainë, ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen më 24 qershor me homologun e tyre ukrainas, Andriy Sybiha, si një lloj kompensimi. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është ftuar në Hagë, dhe pritet që të marrë pjesë në darkën miqësore të liderëve, ceremoni në të cilën do të marrin pjesë edhe partnerët e NATO-s të rajonit të Indo-Paqësorit – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.
    Ai ndoshta edhe do të marrë pjesë në disa organizime anësore gjatë samitit, sikurse forumi i NATO-s për industrinë e mbrojtjes. Ka mundësi që në margjina të organizimit të mbahet edhe një “mini samit” për Ukrainën, me pjesëmarrje të Ruttes dhe liderëve evropianë, pasi samiti kryesor i aleancës të ketë mbaruar./REL

  • Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama, takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

    Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama, takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte

    Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Hagë në kuadër të samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
    Takimi dyditor në Hagë ka për qëllim t’ia dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se NATO-ja është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj aleancës, dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për ta frenuar çdo sulm nga Moska.
    Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trump për të shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto një rritje e madhe nga pragu i tanishëm prej 2 për qind.

  • DW: A do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    DW: A do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    Bota E Martë, 24 Qershor 2025 09:26
    Para samitit të NATO-s arrihet marrëveshja për shpenzimet e mbrojtjes. Sipas njoftimeve anëtarët e aleancës po përgatiten ta rrisin objektivin në të paktën pesë për qind të PBB-së.
    Shenjat janë për për një samit të suksesshëm të mërkurën në Hagë (25.06.), ku aleanca transatlantike, NATO dëshiron të demonstrojë unitetin dhe forcën e saj. Marrëveshja e arritur mes 32 anëtarëve të aleancës vjen në momentin e duhur.

    Paraprakisht u arrit marrëveshje për objektivin e ri të planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes, sipas disa agjencive të lajmeve që iu referohen qarqeve të diplomatëve. Në një deklaratë propozohet objektivi i rritjes së shpenzimeve prej pesë përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035.
    Të gjitha shtetet anëtare të NATO-s i miratuan planet që parashikojnë 3.5 për qind të PBB-së për shpenzime të qarta mbrojtëse dhe 1.5 për qind për shpenzime që lidhen me mbrojtjen, siç janë masat e infrastrukturës. Deklarata pritet të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive në samitin e tyre në Hagë të mërkurën, i cili do të shoqërohet me masa të forta sigurie.
    Shqetësim në rast të largimit të SHBA
    Aktualisht, objektivi i shpenzimeve të mbrojtjes i NATO-s kërkon shpenzime kombëtare vjetore vetëm prej të paktën dy përqind të PBB-së. Arsyeja për rritjen e shpenzimeve është jo vetëm kërcënimi që paraqet Rusia, por edhe kërkesa e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që evropianët të marrin përsipër përgjegjësinë kryesore për parandalimin dhe mbrojtjen konvencionale në kontinentin e tyre në të ardhmen.
    Vendet evropiane të NATO-s kanë frikë se Trump mund t’i kthejë shpinën aleancës nëse nuk arrihet rritja e shpenzimeve. Në të kaluarën, presidenti amerikan ka kërcënuar se do të ndihmojë vetëm ato vende që, sipas tij, paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.
    Që samiti të ketë sukses, Sekretari Përgjithshëm, Mark Rutte duket se do të marrë parasysh edhe faktorin, Donald Trump, si shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa që kujton skandalin në samitin e NATO-s në mandatin e parë të Trumpit në vitin 2018, ku ai ishte i zemëruar për shkak të shpenzimeve të ulta për mbrojtjen të vendeve anëtare të NATO-s.
    Sipas këshilltarit të tij të atëhershëm për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, SHBA-të ishin atëkohë në prag të tërheqjes nga NATO. Ishte kryeministri i atëhershëm holandez Rutte, që arriti të qetësonte Trump, dhe ia dha më pas nofka “Pëshpëritësi i Trumpit”. Këtë herë NATO ka marrë masa të shmangë situata të caktuara. Tre ditët e parashikuara për samitin u reduktuan. Të martën organizohet një pritje për krerët e qeverive dhe shteteve anëtare. Të mërkurën paradite pastaj pritet samiti i 32 vendeve anëtare që merr fund pasdite.
    Po bllokon Spanja?
    Pas marrëveshjes, kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez deklaroi se ishte bërë një përjashtim për vendin e tij. Por komentet e kryeministrit spanjoll, se vendi i tij nuk ishte zotuar të rriste shpenzimet e mbrojtjes në pesë përqind të produktit të brendshëm bruto, u përshkruan në Bruksel si të motivuara nga brenda sipas agjencisë së lajmeve dpa. Nga shtabi qendror i aleancës, u tha se nuk ka përjashtim për Spanjën.
    Të enjten, Sánchez e kishte përshkruar objektivin prej pesë përqind si “të paarsyeshëm” dhe “kundërproduktiv” në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe kishte kërkuar një “formulë më fleksibël” që ose do ta bënte objektivin e shpenzimeve opsional ose do ta përjashtonte Spanjën prej tij. Kundërshtimi nga Madridi shkaktoi irritime midis partnerëve të aleancës, të cilët e panë atë si rrezikim të kompromisit për samitin që ishte përgatitur prej muajsh.
    Me interes pritet në samit edhe paraqitja e Kancelarit Friedrich Merz (CDU) në samitin e tij të parë të NATO-s. Me paparashikueshmërinë e administratës amerikane dhe dyshimet për besueshmërinë, thirrjet për një rol udhëheqës gjerman në NATO po bëhen gjithnjë e më të forta./ DW

  • Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    Do të ketë sukses samiti i NATO-s me ujdinë e re?

    Top Channel

  • Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

    Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

    Liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për samitin e përvitshëm të aleancës, dhe në agjendë është pothuajse vetëm një gjë: Shpenzimet për mbrojtje. Vendet anëtare janë pajtuar të dielën për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm – kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar më shumë kontribut prej vendeve anëtare të aleancës.
    Spanja ka tentuar të bllokojë masën, por ka hequr dorë pasi vendet tjera i kanë siguruar një përjashtim nga vendimi. Në këtë samit të gjithë sytë janë vetëm te një njeri, presidenti Trump. Në rast se do të marrë pjesë, ndonëse shumica e njerëzve me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë besojnë se ai do të jetë aty.
    Samiti është dizajnuar për ta bërë presidentin amerikan të ndihet mirë dhe të shmangë ndonjë mungesë harmonie në klub. Kjo pasi ende ekzistojnë shqetësimet për përsëritje të samitit të famshëm të NATO-s, të mbajtur në Bruksel më 2018, kur Trumpi, sa ka qenë në mandatin e parë, pati kërcënuar me tërheqje të SHBA-së prej aleancës veriatlantike, nëse shtetet evropiane dhe Kanadaja nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje në mënyrë të konsiderueshme.
    Prej atëherë, shumica e aleatëve i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje dhe prekin tani targetin prej 2 për qind, siç janë pajtuar në Uells më 2014. Targeti besohet të jetë rritur për t’iu përshtatur SHBA-së, por edhe për shkak të luftës në Ukrainë.

    Ai që dikur ishte një takim treditor në Holandë, tani është reduktuar në darkë miqësore me bashkëshortë në njërin prej pallateve mbretërore, nikoqir i së cilës është mbreti holandez. Kjo ceremoni e 24 qershorit do të përcillet me një takim pune të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që nuk pritet të zgjasë as tre orë. Kaq.
    Në atë takim liderët do të duhet të pajtohen për të ashtuquajturën Deklaratë të Hagës. Ky dokument nuk është finalizuar ende, mirëpo disa drafte që i ka parë Radio Evropa e Lirë sinjalizojnë se do të jetë i shkurtër.
    Ndonëse tekstet e samiteve në të kaluarën kanë qenë disa faqe, duke prekur pothuajse të gjitha politikat e aleancës, ky në ardhje mund të përfundojë me vetëm pesë paragrafë. Vitin e kaluar ishte 38 paragrafë, plus një aneks prej gjashtë pikash që përmendnin ndihmën për Ukrainën në fushën e sigurisë. Gjëja kryesore është targeti prej 5 për qind në shpenzime dhe kur duhet të arrihet.
    Targeti prej 5 për qind, siç është propozuar nga Rutte, përfshin 3.5 për qind shpenzime për pajisje të rënda ushtarake, sikurse janë raketat, helikopterët dhe aeroplanët luftarakë. Pjesa tjetër prej 1.5 për qind do të shkojë në “qëndrueshmëri” – term që është lënë me qëllim i mjegulltë për shumicën e vendeve, pasi në këtë pikë mund të përfshihet gjithçka.
    Shumica duket se do të shpenzojnë në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të lëvizshmërisë ushtarake. Aty do të mund të përfshihen edhe kontributet për Kievin, meqë në dokument përmendet se “aleatët rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të ofruar mbështetje për Ukrainën, dhe në këtë drejtim do të përfshijnë kontribute direkte në industrinë ukrainase të mbrojtjes përgjatë kalkulimit të shpenzimeve të aleancës”.
    Por, në mesin e aleatëve ka edhe mospajtime se kur duhet të arrihet targeti. Përveç Shteteve të Bashkuara, shteteve baltike, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, shumë pak vende janë të lumtura me vitin 2032 – si afat i fundit – pasi e shohin si diçka të pamundshme.
    Vitin 2035 konsiderohet tjetër opsion, prandaj në deklaratë do të përfshihet edhe referenca që targeti të rishikohet sërish më 2029. Disa zyrtarë të NATO-s kanë qenë të vëmendshëm për të vërejtur se kjo datë është një vit pas zgjedhjeve të ardhshme amerikane, pavarësisht se të tjerët insistojnë se ai vit është përcaktuar vetëm pse është në gjysmë të rrugës.
    Si shenjë çlirimi për të gjithë aleatët evropianë, në dokument është përfshirë Artikulli i 5-të i NATO-s, i cili përcakton se të gjitha vendet janë të përkushtuara për t’i ndihmuar njëra-tjetrës në rast të ndonjë sulmi.
    Rusia përmendet, gjithashtu, në tekst si “kërcënim” për sigurinë euro-atlantike. Në dokument do të ketë referencë edhe për bashkëpunimin industrial mes aleatëve, çka është një tjetër element në të mirë të amerikanëve, të cilët do të mund të përfitojnë nga rritja e shpenzimeve evropiane në mbrojtje. Aty përmendet edhe se samiti i vitit të ardhshëm do të mbahet në Turqi, i pasuar nga ai i radhës në Shqipëri.
    Turqia synon që një kohë të jetë nikoqire e samitit të NATO-s, mirëpo vendet aleate kanë hezituar gjithmonë, marrë parasysh shtypjen qeveritare ndaj opozitës turke. Por, duke pasur parasysh ndikimin gjeopolitik të Ankarasë, si në Lindje të Mesme ashtu edhe në Ukrainë, dëshira e saj do të bëhet realitet më në fund më 2026. Një tjetër temë me rëndësi është edhe ajo se sa do të përmendet Ukraina.
    Përpjekjet e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s patën marrë gjithë vëmendjen e botës në samitin e mbajtur në Vilnius më 2023, dhe në Uashington një vit më vonë, por pas deklaratave publike të Trumpit kundër kësaj ideje, të gjitha bisedimet duket se nuk çojnë askund.
    Në dokument nuk përmendet anëtarësimi potencial i Ukrainës, dhe sipas disa diplomatëve të NATO-s, që kanë folur në kushte anonime, është më mirë që do të jetë ashtu, për t’u shmangur komunikatat sikurse ato nga Vilniusi dhe Uashingtoni që jepnin shpresa për ndonjë anëtarësim në të ardhmen.
    Meqë nuk do të ketë organizim zyrtar të Këshillit NATO-Ukrainë, ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen më 24 qershor me homologun e tyre ukrainas, Andriy Sybiha, si një lloj kompensimi.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është ftuar në Hagë, dhe pritet që të marrë pjesë në darkën miqësore të liderëve, ceremoni në të cilën do të marrin pjesë edhe partnerët e NATO-s të rajonit të Indo-Paqësorit – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.
    Ai ndoshta edhe do të marrë pjesë në disa organizime anësore gjatë samitit, sikurse forumi i NATO-s për industrinë e mbrojtjes. Ka mundësi që në margjina të organizimit të mbahet edhe një “mini samit” për Ukrainën, me pjesëmarrje të Ruttes dhe liderëve evropianë, pasi samiti kryesor i aleancës të ketë mbaruar./REL

  • A do të përfshihet NATO në konfliktin Iran-Izrael? Zyrtari i Aleancës: Po ndjekim nga afër situatën

    A do të përfshihet NATO në konfliktin Iran-Izrael? Zyrtari i Aleancës: Po ndjekim nga afër situatën

    Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar të dielën për agjencinë Reuters se Aleanca po ndjek nga afër zhvillimet pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi tri nga centralet kryesore bërthamore të Iranit.
    I pyetur lidhur me qëndrimin e NATO-s ndaj sulmeve dhe ndikimin e mundshëm që këto zhvillime mund të kenë mbi misionin jo-luftarak të Aleancës në Irakun fqinj, zyrtari theksoi se:“Sigurisht që po e ndjekim situatën nga afër.”
    Konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka kaluar tashmë në një stad të ri pas sulmeve të SHBA ndaj tre centraleve bërthamore të Teheranit.

  • NATO forcon monitorimin hapësinor të lëvizjeve në Ukrainë dhe në kufijtë e Rusisë

    NATO forcon monitorimin hapësinor të lëvizjeve në Ukrainë dhe në kufijtë e Rusisë

    Një mjet i ri satelitor do t’i mundësojë NATOS të monitorojë zona të gjera për herë të parë.

    NATO po zgjeron aftësitë e saj të mbikëqyrjes satelitore për të skanuar lëvizjet ushtarake në Ukrainë dhe përgjatë kufirit të Rusisë me anëtarët e saj lindorë, sipas Admiral Pierre Vandier, komandantit të aleancës për strategjinë dhe transformimin.
    Vandier i tha Bloomberg se mjeti i ri do t’i japë NATO-s mundësinë për të monitoruar zona të gjera për herë të parë, duke i lejuar asaj të vëzhgojë manovrat, lëvizjet e trupave dhe operacionet luftarake. “Sot, nuk jemi të sigurt nëse rusët do të ndalen në Ukrainë”, tha Vandier, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të vendeve në krahun lindor të aleancës. “Ne do të jemi në gjendje t’u themi atyre: ne po ju vëzhgojmë”, shtoi ai.
    NATO njoftoi se ka zgjedhur ofruesin amerikan të imazheve satelitore Planet Labs për një iniciativë të re të quajtur Sistemi Inteligjent për Zbulimin, Treguesin dhe Paralajmërimin e Zonës së Gjerë (SINBAD). Ai synon të skanojë zona të planetit shumë shpesh gjatë gjithë vitit, me inteligjencën artificiale që ndihmon në identifikimin e çdo ndryshimi dhe lëshimin e paralajmërimeve.
    Sipas një zëdhënësi të NATO-s, i cili dëshiroi të mbetej anonim, kjo teknologji mund të përdoret gjithashtu për të monitoruar Arktikun, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për NATO-n për shkak të ambicieve në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon.
    Planet e NATO-s
    NATO filloi të zhvillonte një sistem mbikëqyrjeje hapësinore pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Sipas zëdhënësit të aleancës, SINBAD është një projekt pilot që fillon para vendosjes më të gjerë të sistemit të mbikëqyrjes hapësinore të NATO-s, i cili është planifikuar për janar 2026.
    Mbikëqyrja hapësinore është një nga fushat kryesore në të cilat NATO është shumë e varur nga aftësitë e SHBA-së. Anëtarë të tjerë të Aleancës po përpiqen të balancojnë varësinë e tyre nga SHBA-ja, pas largimit të Presidentit Donald Trump nga Evropa për t’u përqendruar në kërcënimet nga Azia.
    Javën e kaluar, ministrat e mbrojtjes së NATO-s miratuan një nga premtimet më ambicioze për të rritur stoqet e armëve që nga Lufta e Ftohtë, si pjesë e përpjekjeve të Evropës dhe Kanadasë për t’u riarmatosur dhe për të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen.

    Top Channel

  • NATO zgjeron monitorimin hapësinor të lëvizjeve ushtarake në Ukrainë

    NATO zgjeron monitorimin hapësinor të lëvizjeve ushtarake në Ukrainë

    NATO po zgjeron aftësitë e saj të mbikëqyrjes satelitore për të skanuar lëvizjet ushtarake në Ukrainë dhe përgjatë kufirit të Rusisë me anëtarët e saj lindorë, sipas Admiral Pierre Vandier, komandantit të aleancës për strategjinë dhe transformimin.

    Vandier tha për Bloomberg se mjeti i ri do t’i japë NATO-s mundësinë për të monitoruar zona të gjera për herë të parë, duke i lejuar asaj të vëzhgojë manovrat, lëvizjet e trupave dhe operacionet luftarake.
    “Sot, nuk jemi të sigurt nëse rusët do të ndalen në Ukrainë”, tha Vandier, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të vendeve në krahun lindor të aleancës.

    ”Ne do të jemi në gjendje t’u themi atyre: ne po ju vëzhgojmë”, shtoi ai.

    NATO njoftoi se ka zgjedhur ofruesin amerikan të imazheve satelitore Planet Labs për një iniciativë të re të quajtur Sistemi Inteligjent për Zbulimin, Treguesin dhe Paralajmërimin e Zonës së Gjerë (SINBAD). Ai synon të skanojë zona të planetit shumë shpesh gjatë gjithë vitit, me inteligjencën artificiale që ndihmon në identifikimin e çdo ndryshimi dhe lëshimin e paralajmërimeve.
    Sipas një zëdhënësi të NATO-s, i cili foli në kushte anonime, kjo teknologji mund të përdoret gjithashtu për të monitoruar Arktikun, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për NATO-n për shkak të ambicieve në rritje të Rusisë dhe Kinës në rajon.
    NATO filloi të zhvillonte një sistem mbikëqyrjeje hapësinore pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Sipas zëdhënësit të aleancës, SINBAD është një projekt pilot që fillon para vendosjes më të gjerë të sistemit të mbikëqyrjes hapësinore të NATO-s, i cili është planifikuar për në janar 2026.
    Mbikëqyrja hapësinore është një nga fushat kryesore në të cilat NATO është shumë e varur nga aftësitë e SHBA-së. Anëtarë të tjerë të Aleancës po përpiqen të balancojnë varësinë e tyre nga SHBA-ja, pas largimit të Presidentit Donald Trump nga Evropa për t’u përqendruar në kërcënimet nga Azia.
    Javën e kaluar, ministrat e mbrojtjes së NATO-s miratuan një nga premtimet më ambicioze për të rritur stoqet e armëve që nga Lufta e Ftohtë, si pjesë e përpjekjeve të Evropës dhe Kanadasë për t’u riarmatosur dhe për të marrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen.

  • Balla viziton bazën ushtarake të NATO-s në Letoni: Mirënjohje për kontributin e ushtarakëve shqiptarë

    Balla viziton bazën ushtarake të NATO-s në Letoni: Mirënjohje për kontributin e ushtarakëve shqiptarë

    Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyrtare në bazën ushtarake të NATO-s në Ādaži, Letoni, ku ndodhen të dislokuara edhe trupa nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
    Balla mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dy dëshmorëve të atdheut Major Klodian Tanushi dhe Nëntetar Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës në një mision ndërkombëtar më 6 Maj 2019.
    “Sakrifica e tyre është simbol i guximit dhe devotshmërisë së ushtarakëve shqiptarë, që shërbejnë me nder brenda dhe jashtë vendit.
    Ata do të mbeten gjithmonë të paharruar për sakrificën e tyre. Edhe një herë, respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush dhe për familjet tuaja, të cilat e ndjejnë më shumë sesa kushdo tjetër vështirësinë dhe sakrificën e detyrës ushtarake”, u tha Balla pjesëtarëve të misionit shqiptar.
    Gjatë kësaj vizite të Ballës në cilësinë e Ministrit të Shtetit i cili është edhe pika kombëtare e kontaktit të NATO-s për Qëndrueshmërinë, shprehu krenarinë dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e ushtarakëve shqiptarë në këtë mision të rëndësishëm të Aleancës.
    “Ju sjell përqafimin nga Shqipëria dhe mirënjohjen e qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar për kontributin tuaj këtu. Ju na nderoni me praninë tuaj në një mision të përbashkët të NATO-s, në një vend aleat si Letonia, me një pozicion tepër të rëndësishëm gjeostrategjik, sidomos në kushtet e reja të sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh ministri Balla gjatë fjalës së tij para trupave shqiptare në Ādaži.
    Gjatë vizitës në bazë, ministri u takua me Shefin e Shtabit të Brigadës “MNBDE LVA”, Brigada Shumëkombëshe në Letoni, Lejtenant Kolonel Philippe Tremblay, i cili i shprehu Ballës “vlerësimet më të larta për ushtarakët tanë dhe rolin e tyre profesional në këtë mision.”
    “Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të Aleancës për përshtatjen e Aleancës me realitetin e ri të sigurisë, duke përfshirë miratimin e planeve të detajuara për fuqizimin e mbrojtjes, si dhe zotimin e ri të investimeve në këtë fushë”, tha Balla.
    Baza ushtarake Ādaži, një nga pikat kyçe të mbrojtjes së NATO-s në Balltik, strehon Brigadën Shumëkombëshe të Forcave të Përparuara të NATO-s (EFP), një strukturë e krijuar si përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë nga Rusia. Kjo brigadë përfshin trupa nga vende të ndryshme anëtare të NATO-s si Kanadaja, Danimarka, Spanja, Italia, Polonia, Sllovakia, Çekia, Shqipëria dhe të tjerë.
    Toga Shqiptare e EOD-së në Letoni ka një rol të specializuar në asgjësimin e municioneve të pashpërthyera, minave dhe pajisjeve të improvizuara shpërthyese, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të trupave dhe komunitetit përreth.
    Vendosja e trupave shqiptare në një nga zonat më kritike të sigurisë në Evropë thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe besnikërinë ndaj vlerave të përbashkëta të Aleancës.

  • Ministri Balla viziton bazën ushtarake të NATO-s në Letoni: Shqipëria, e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të Aleancës për sigurinë

    Ministri Balla viziton bazën ushtarake të NATO-s në Letoni: Shqipëria, e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të Aleancës për sigurinë

    Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyrtare në bazën ushtarake të NATO-s në Ādaži, Letoni, ku ndodhen të dislokuara edhe trupa nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

    Balla mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dy dëshmorëve të atdheut Major Klodian Tanushi dhe Nëntetar Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës në një mision ndërkombëtar më 6 Maj 2019.
    “Sakrifica e tyre është simbol i guximit dhe devotshmërisë së ushtarakëve shqiptarë, që shërbejnë me nder brenda dhe jashtë vendit.
    Ata do të mbeten gjithmonë të paharruar për sakrificën e tyre. Edhe një herë, respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush dhe për familjet tuaja, të cilat e ndjejnë më shumë sesa kushdo tjetër vështirësinë dhe sakrificën e detyrës ushtarake”, u shpreh Balla.