Tag: aleancës

  • Si sot, më 16/19 tetor 1448, u zhvillua Beteja e Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europën mesjetare

    Si sot, më 16/19 tetor 1448, u zhvillua Beteja e Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europën mesjetare

    Jahja Drancolli

    Si sot, më 16/19 tetor 1448, u zhvillua Beteja e Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europën mesjetare. Vëmendje e veçantë tërheqin burimet që dolën pas betejës të cilat së bashku me epikën popullore ngatërruan personazhet tregimtarë të Betejës së Kosovës të vitit 1389 me ato historike të Betejës së Kosovës të vitit 1448!

    Ndërsa, për Betejën e Kosovës në vitin 1389, historiografia e sotme ende nuk ka qenë në gjendje të dallojë Kosovën historike nga Kosova mitike, nga ana tjetër Beteja e Kosovës e vitit 1448 sipas burimeve historike të kohës konsiderohet si një nga më të famshmet betejat që ndodhën në Europën Mesjetare. Prandaj, nga mesi i shek. XV, Kosova kishte tërhequr vëmendjen e frymëzuesve të luftërave anti-osmane të udhëhequr nga Janosh Hunyadi dhe Gjergj Kastriot-Skënderbeu.

    Fushë Kosova, më 16-19 tetor 1448, u bë arena midis aleancës së Europës Juglindore të udhëhequr nga Hunyadi dhe ushtrisë osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati II. Në krah të aleancës europiane ishin arbërorët e drejtuar nga Skenderbeu.

    Në verën e vitit 1448, pasi mblodhi njësitë hungareze, polake, rumune, çeke, etj., Hunyadi kishte kaluar Danubin dhe shkoi në Krushevac. Nga atje, ai mbërriti në Kosovë. Nga ana tjetër, Murati II, pasi u informua nga despoti Brankoviq, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje, kishte mbledhur rreth tij të gjitha njësitë, të cilat numëronin 50,000-60,000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri i tyre trefishohet. Njësitë e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore numëronin 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000. Lufta tre-ditore përfundoi me humbjen e ushtrisë së aleancës.

    Premtimet e bëra nga Skënderbeu për t’u angazhuar në anën e aleancës së krishterë e kishin inkurajuar Hunyadin të nxitonte për t’u përballur me osmanët. Përgatitja e Skënderbeut për këtë përplasje dëshmohet sipas burimeve zyrtare dhe narrative. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhës dhe pasojave të betejës, burimet kohore japin detaje për vonesën e shqiptarëve në bashkimin me trupat hungareze. Arsyeja kryesore për vonesën e Skënderbeut ishin pengesat e despotit Gjuragj Brankoviq, aleat i dhëndrit Murat II, i cili mbylli të gjitha rrugët dhe shtigjet në të cilat ai mund të kalonte. Shumica e burimeve, duke justifikuar vonesën e Skënderbeut, nxorrën në pah dhe pa aftësinë e Hunyadit, i cili nuk duhet ta kishte pranuar betejën para ardhjes së Skënderbeut në Kosovë. Përveç të dhënave të epilogut, janë ruajtur detaje për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi kishin marrë rrugën drejt jugut jo larg Fushë-Kosovës, takuan Skënderbeun, i cili kishte filluar të bëhej bashkëluftëtar i Hunyadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, afër Vushtrrisë, u përpoqën të gjejnë Bogdanin, një paraardhës të Pjetër Bogdanit. Burimet që dolën pas betejës tërheqin vëmendje të veçantë, të cilat së bashku me eposin popullor kanë ngatërruar personazhet e Betejës së Kosovës në vitin 1389 me ato të Betejës së Kosovës në vitin 1448. Si shembull, mes tjerash këtu, duhet parë librin e përmasave europiane të humanistit nga Raguza, Mauro Orbini (1601), dhe ndonjë tjetër pas tij.! /Trungu & InforCulture.info

  • Në vitin 1448, 575-vjetë më parë, në kohën e Betejës së Fushë Kosovës, Kosova e asaj kohe ishte formacion gjeo-politik në vete, që kufizohet me Rashën (Serbinë) dhe me Bullgarinë

    Në vitin 1448, 575-vjetë më parë, në kohën e Betejës së Fushë Kosovës, Kosova e asaj kohe ishte formacion gjeo-politik në vete, që kufizohet me Rashën (Serbinë) dhe me Bullgarinë

    Jahja Drancolli

    Si sot, në vitin 1448, 575-vjetë më parë, në kohën e Betejës së Fushë Kosovës, Kosova e asaj kohe ishte formacion gjeo-politik në vete, që kufizohet me Rashën (Serbinë) dhe me Bullgarinë (sipas burimeve europiane)!

    Beteja e Kosovës (1448) konsiderohet për njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme historike nga mesjeta e Europës Juglindore. Nga mesi i shek. XV, Kosova si formacion gjeo-politik në vete kishte tërhequr vëmendjen e inspiruesve të aleancës ushtarake kundërosmane në krye me Janosh Huniadin dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeun, Fushë Kosova, më 17-20 tetor 1448, u bë mejdan midis aleancës së ushtrive europiane të udhëhequr nga Huniadi dhe ushtrive osmane në krye me sulltan Muratin II. Arbërit, në krye me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun qenë në anën e aleancës së ushtrive europiane. Thirrjës së Huniadit për këte ndërmarrje të madhe ushtarake nuk iu përgjigjë Republika e Venedikut, me pretekst se kishte halle me Skënderbeun në Arbëri; nuk iu pëgjigjë as Alfonsi V, si dhe Republika e Raguzës.

    Në verë të vitit 1448, pasi që kishte tubuar reparte hungareze, kroate, polake, rumune, çeke, e ndonë tjetër, Huniadi kishte kaluar Danubin dhe, duke i shkretërruar zotërimet e despotit Gjuragj Brankoviq, doli në Krushevac. Prej këtej, arriti në Fushë Kosovë. Në anë tjetër, Murati II, pasi që ishte informuar nga despoti Brankoviq, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje kishte tubuar rreth vetës të gjitha repartet, të cilat numronin 50.000-60.000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri tyre del i trefishuar. Repartet e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore arrinte 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000. Lufta triditëshe mbaroi me disfatën e ushtrive aleate. Premtimet që i kishte dhënë Skënderbeu për tu angazhuar në anën e aleancës e kishin trimëruar Huniadin, që të nxitonte për tu ndeshur me osmanët. Përgatitja e Skënderbeut për këte përplasje provohet sipas burimeve zyrtare dhe tregimtare. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhave e pasojave të betejës, burimet e kohës, ofrojnë hollësi për vonimin e arbërve për tu bashkuar me trupat hungareze. Shkak kryesor i vonimit të Skënderbeut ishin pengesat e despotit Brankoviq, aleat i dhëndrit Muratit II, që ia mbylli këtij të gjitha rrugët e shtigjet, nga mund të kalonte. Pjesa e madhe e burimeve, duke arsyetuar vonesën e Skënderbeut, nxorën në shesh dhe pashkathtësinë e Huniadit, i cili nuk është dashur të pranonte betejën para ardhjes së Skënderbeut në Kosovë. Përveç të dhënave për epilogun, janë ruajtur hollësi dhe për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi që kishte marrë rrugë për në jug jo larg Fushë-Kosovës, u ndesh më Skënderbeun, që ishte nisur ti bëhej shok lufte Huniadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, në afërsi të Vushtrrisë, u përpoqë me duk Bogdanin, një stërgjysh i Pjetër Bogdanit. Tërheqin vëmendjën sidomos burimet, që dolën pas betejës, të cilat së bashku me epikën popullore kanë ngatërruar personazhet e Betejës së Kosovës më 1389(?) me ato të Betejës së Kosovës më 1448!

  • Presidenti Begaj pret Admiralin Pierre Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

    Presidenti Begaj pret Admiralin Pierre Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier.
    Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.
    Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.
    Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 dhe përkushtimin për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura.
    Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e prezencës së tyre në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën.
    Në përfundim të takimit, Kreu i Shtetit ritheksoi misionin e rëndësishëm që ka kjo komandë për modernizimin, transformimin dhe përshtatjen e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

  • Presidenti Begaj takim me Admiralin Pierre Vandier: Rikonfirmojmë angazhimin e Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

    Presidenti Begaj takim me Admiralin Pierre Vandier: Rikonfirmojmë angazhimin e Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

    Presidenti Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier. Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.
    Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.

    Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 dhe përkushtimin për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura.
    Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e prezencës së tyre në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën.
    Në përfundim të takimit, Kreu i Shtetit ritheksoi misionin e rëndësishëm që ka kjo komandë për modernizimin, transformimin dhe përshtatjen e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

  • Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

    Begaj pret Admiralin Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier.
    Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.
    Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.
    Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 dhe përkushtimin për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura.
    Më tej, Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e prezencës së tyre në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën.
    Në përfundim të takimit, Begaj ritheksoi misionin e rëndësishëm që ka kjo komandë për modernizimin, transformimin dhe përshtatjen e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

  • “Investimi në armatime, tema kryesore në samit”, Ambasadori i Shqipërisë në NATO: Tirana vendi pritës në 2027, ngjarje historike!

    “Investimi në armatime, tema kryesore në samit”, Ambasadori i Shqipërisë në NATO: Tirana vendi pritës në 2027, ngjarje historike!

    Udhëheqësit e 32 shteteve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike morën pjesë në ditën e dytë të samitit që u mbajt në Hagë.
    Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni, tha se në këtë samit u shpreh edhe një herë uniteti dhe u rikonfirmua neni 5, detyrimi i çdo anëtari të NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, z. Gjoni theksoi se investimi në armatime është edhe thelbi i asaj që u miratua në këtë samit.
    Ambasadori shtoi se prej një viti ka nisur puna për përgatitjen e samitit që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027. Sipas tij, ky vendim përbën një ngjarje të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin.
    Intervista e plotë:
    Si e sheh Shqipëria këtë takim në Hagë?
    Gjoni: Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe qëndrimet i ka në të njëjtën linjë me vendet e tjera anëtare. Ky samit është një samit ku u shpreh edhe një herë uniteti dhe u rikonfirmua neni 5, detyrimi i çdo anëtari të NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës. Do të jetë një aleancë më e drejtë dhe këtu nënkuptohet një ndarje më e drejtë, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë të mbrojtjes, mes Europës, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për t’iu përshtatur edhe zhvillimeve të reja gjeopolitike dhe një përgjegjësi më e madhe e BE-së, vendeve të Europës dhe Kanadasë kundrejt sigurisë së Europës. Elementi i tretë ishte elementi bazë i aleancës. Aleanca jonë është një aleancë mbrojtëse. Ka nevojë për investime në armatime, dhe ky është edhe thelbi i asaj çfarë u miratua në këtë samit. Të gjitha vendet anëtare u angazhuan të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
    Ky samit do të mbahet në Tiranë në 2027. Çfarë ndikimi dhe çfarë domethënie ka ky vendim për ne?
    Gjoni: Ajo që ka deklaruar kryeministri u formalizua. Kjo e konfirmon edhe një herë që do të jemi vendi pritës. Është një ngjarje madhore për historinë e vendit tonë. Ka rëndësi për Ballkanin Perëndimor, por për Shqipërinë ka një simbolikë akoma më të madhe. Puna për përgatitjen e samitit ka filluar prej një viti. Për këtë samit kemi një grup pune që ka qenë i pranishëm që kur kanë nisur përgatitjet dhe deri më tani, ku një pjesë e ekipit ka punuar edhe me grupin holandez, për të fituar përvojë. Kjo përvojë do të reflektohet edhe gjatë samitit të Turqisë vitin e ardhshëm dhe do të finalizohet me samitin në Tiranë në vitin 2027.

  • Rama jep lajmin nga Haga: NATO vendosi unanimisht mbajtjen e Samitit në Tiranë, në 2027

    Rama jep lajmin nga Haga: NATO vendosi unanimisht mbajtjen e Samitit në Tiranë, në 2027

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Lajmi është bërë publik përmes një postimi të tij nga Haga, ku po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës.

    Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

    Ky është një zhvillim historik për Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit të saj në rritje brenda Aleancës Veri-Atlantike.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Samiti i NATO-s në 2027 do të organizohet në Shqipëri, reagon Rama dhe publikon fotot

    Samiti i NATO-s në 2027 do të organizohet në Shqipëri, reagon Rama dhe publikon fotot

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027.Lajmi është bërë publik përmes një postimi të tij nga Haga, ku po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës.
    Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
    Ky është një zhvillim historik për Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit të saj në rritje brenda Aleancës Veri-Atlantike.

     

     
    Postimi i kryeministrit Edi Rama:

    Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

  • NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

    NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

    Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dy-ditor në Hagë.

    Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për armatosjen e NATO-s, që do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Aktualisht ato janë dy përqind. Në të ardhmen të paktën 3.5 përqind e PBB-së duhet të shpenzohet për shpenzimet e zakonshme ushtarake. Përveç kësaj në shumën prej 5% do të merren në konsideratë edhe investimet për luftën kundër terrorizmit ose për infrastrukturën që mund të përdoret edhe nga ushtria.
    Merz: Gjermania e gatshme për më shumë përgjegjësi

    Kancelari Friedrich Merz që përfaqëson Gjermaninë në takim, tha para nisjes për në Hagë se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësibrenda aleancës. “Gjermania është rikthyer në skenën evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Merz.
    Në një deklaratë qeveritare para samitit kancelari Merz kritikoi Presidentin Putin që vazhdon të mos shfaqë gatishmëri për paqe. Ai bëri sërish thirrje për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe shprehu besimin se edhe qeveria amerikane do ta ndjekë këtë rrugë. “Putini e kupton vetëm gjuhën e forcës”, theksoi Merz.
    Lajka për Trumpin
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lajkatues presidentit Trump, një screenshot të të cilit Trumpi e botoi tek portali i tij Truth Social. Në mesazhin e tij personal Rutte shkrunte: “Nuk ishte e lehtë, por i bëmë të gjithë të nënshkruanin premtimin për 5 përqindëshin! Donald, ti na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”
    Në stilin e Trumpit, i cili përdor shkronja të mëdha, Rutte shtoi: “Europe is going to pay in a BIG way, as they should, and it will be your win.”
    Rol figuranti për Zelenskin
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili merr pjesë si i ftuar në takim, do të ketë më tepër një rol figuranti. Nën presionin e Trumpit aleanca nuk do t’i lëshojë Ukrainës një çek të ri me vlerë në miliarda. Po ashtu sipas diplomatëve në deklaratën përfundimtare nuk do të përmendet ideja e një perspektive pranimi në NATO për Ukrainën – ndryshe pra nga samiti i fundit në Uashington me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.
    Në përgjithësi samiti në Hagë shënon një hap prapa për Ukrainën. Vitin e kaluar presidenti ukrainas ishte ende në qendër të vëmendjes: aleatët i premtuan atij mbështetje me një vlerë prej 40 miliardë eurosh dhe në fund madje i ofruan rreth 50 miliardë euro. Po ashtu me kërkesën e SHBA-së, Zelenski nuk do të jetë në seancën e samitit.
    Rutte përpiqet të qetësojë Zelenskin
    Rutte u përpoq ta qetësonte Zelenskin, i cili është i shqetësuar se lufta në Ukrainë nuk është më në vëmendjen e aleancës. Rutte i tha Zelenksit se vendimet e marra vjet në Uashington vazhdojnë të jenë të vlefshme.
    Për takimin e këtij viti presidenti Trump e kundërshtoi çdo përmendje të mëtejshme idesë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Trumpi ende shpreson se t’i japë fund luftës agresore ruse duke i bërë lëshime udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin. Njëri prej tyre është që në këmbim të një armëpushimi Ukraina duhet të heqë dorë për momentin nga anëtarësimi në NATO./DW

  • DW: NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

    DW: NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia

    Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur në Hagë, ku duket se gjithçka rrotullohet rreth një personi: Presidentit të SHBA-sëTrump dhe kërkesës së tij për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe armatosjen e aleancës.
    Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje (24.06.) në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dyditor në Hagë.

    Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për armatosjen e NATO-s, që do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Deri në vitin 2035 shpenzimet për mbrojtjen pritet të arrijnë në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Aktualisht ato janë dy përqind. Në të ardhmen të paktën 3.5 për qind e PBB-së duhet të shpenzohet për shpenzimet e zakonshme ushtarake. Përveç kësaj në shumën prej 5% do të merren në konsideratë edhe investimet për luftën kundër terrorizmit ose për infrastrukturën që mund të përdoret edhe nga ushtria.
    Merz: Gjermania e gatshme për më shumë përgjegjësiKancelari Friedrich Merz që përfaqëson Gjermaninë në takim, tha para nisjes për në Hagë se Gjermania është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësibrenda aleancës. “Gjermania është rikthyer në skenën evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Merz.
    Në një deklaratë qeveritare para samitit kancelari Merz kritikoi Presidentin Putin që vazhdon të mos shfaqë gatishmëri për paqe. Ai bëri sërish thirrje për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe shprehu besimin se edhe qeveria amerikane do ta ndjekë këtë rrugë. “Putini e kupton vetëm gjuhën e forcës”, theksoi Merz.
    Lajka për TrumpinSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i dërgoi një mesazh lajkatues presidentit Trump, një screenshot të të cilit Trumpi e botoi tek portali i tij Truth Social. Në mesazhin e tij personal Rutte shkrunte: “Nuk ishte e lehtë, por i bëmë të gjithë të nënshkruanin premtimin për 5 përqindëshin! Donald, ti na ke çuar në një moment vërtet, vërtet të rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”
    Në stilin e Trumpit, i cili përdor shkronja të mëdha, Rutte shtoi: “Europa do ta paguajë shtrenjtë, ashtu siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj”.
    Rol figuranti për ZelenskinPresidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili merr pjesë si i ftuar në takim, do të ketë më tepër një rol figuranti. Nën presionin e Trumpit aleanca nuk do t’i lëshojë Ukrainës një çek të ri me vlerë në miliarda. Po ashtu sipas diplomatëve në deklaratën përfundimtare nuk do të përmendet ideja e një perspektive pranimi në NATO për Ukrainën, ndryshe pra nga samiti i fundit në Uashington me paraardhësin e Trumpit, Joe Biden.
    Në përgjithësi samiti në Hagë shënon një hap prapa për Ukrainën. Vitin e kaluar presidenti ukrainas ishte ende në qendër të vëmendjes: aleatët i premtuan atij mbështetje me një vlerë prej 40 miliardë eurosh dhe në fund madje i ofruan rreth 50 miliardë euro. Po ashtu me kërkesën e SHBA-së, Zelenski nuk do të jetë në seancën e samitit.
    Rutte përpiqet të qetësojë ZelenskinRutte u përpoq ta qetësonte Zelenskin, i cili është i shqetësuar se lufta në Ukrainë nuk është më në vëmendjen e aleancës. Rutte i tha Zelenksit se vendimet e marra vjet në Uashington vazhdojnë të jenë të vlefshme.
    Për takimin e këtij viti presidenti Trump e kundërshtoi çdo përmendje të mëtejshme idesë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Trumpi ende shpreson se t’i japë fund luftës agresore ruse duke i bërë lëshime udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin. Njëri prej tyre është që në këmbim të një armëpushimi Ukraina duhet të heqë dorë për momentin nga anëtarësimi në NATO.