Tag: aleancës

  • NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri, zyrtarët: E domosdoshme të forcojmë zonën euroatlantike

    NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri, zyrtarët: E domosdoshme të forcojmë zonën euroatlantike

    NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri.

    Nën strukturën e re, të gjitha vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës.
    Finlanda iu bashkua NATO-s në vitin 2023 dhe Suedia në vitin 2024, pasi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 i shtyu të dy shtetet që të rishikonin strategjitë e tyre kombëtare të sigurisë.
    Anëtarësimi i tyre në aleancën ushtarake perëndimore me 32 anëtarë ka forcuar pozicionin e NATO-s në veri dhe në rajonin e Detit Baltik, duke çuar në ristrukturimin e komandës.
    “Me rreshtimin e kundërshtarëve tanë në mbarë botën, është e domosdoshme të forcojmë sa më shumë zonën euroatlantike dhe të konsolidojmë pozitën tonë në veri”, tha Grynkewich, gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe komandant suprem i NATO-s për Evropë. Ai këto deklarata për gazetarë i bëri në selinë ushtarake të aleancës në qytetin belg të Monsit.
    “Norfolk është ura strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, theksoi ai.
    Komanda e Norfolkut do të jetë përgjegjëse për Arktikun, Danimarkën, Finlandën, Grenlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar./ REL

    Top Channel

  • NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri

    NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri

    NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri, tha komandanti kryesor i NATO-s, Alexus Grynkewich, për gazetarët më 4 dhjetor.
    Nën strukturën e re, të gjitha vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës.
    Finlanda iu bashkua NATO-s në vitin 2023 dhe Suedia në vitin 2024, pasi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 i shtyu të dy shtetet që të rishikonin strategjitë e tyre kombëtare të sigurisë.

    Anëtarësimi i tyre në aleancën ushtarake perëndimore me 32 anëtarë ka forcuar pozicionin e NATO-s në veri dhe në rajonin e Detit Baltik, duke çuar në ristrukturimin e komandës.
    “Me rreshtimin e kundërshtarëve tanë në mbarë botën, është e domosdoshme të forcojmë sa më shumë zonën euroatlantike dhe të konsolidojmë pozitën tonë në veri”, tha Grynkewich, gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe komandant suprem i NATO-s për Evropë. Ai këto deklarata për gazetarë i bëri në selinë ushtarake të aleancës në qytetin belg të Monsit.
    “Norfolk është ura strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, theksoi ai.
    Komanda e Norfolkut do të jetë përgjegjëse për Arktikun, Danimarkën, Finlandën, Grenlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar./REL

  • Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
    Takimi i sotëm i Ministrave të NATO-s konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të Aleancës përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike.
    “Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar për forcimin e sigurisë kolektive”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga selia e NATO-s.
    Spiropali thekson se “Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s.”
    “Ne dhe aleatët mbetemi të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës, harmonizimin e procedurave dhe rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan ministrja.
    Në qendër të diskutimeve të këtij ministeriali do të jenë angazhimet e marra në Samitin e Hagës, vijimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën, si dhe masat për forcimin e kapaciteteve të Aleancës kundër kërcënimeve të gjithanshme, përfshirë ato hibride.
    Spiropali do të ritheksojë rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm, duke nënvijëzuar angazhimin për përmbushjen e vendimeve të marra në Samitin e Hagës, lidhur me rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes.
    Spiropali do të marrë pjesë gjithashtu në Takimin e vendeve nënshkruese të Letër-Marrëveshjes për Korridorin VIII, si arterie strategjike e mobilitetit ushtarak.
    Në këtë takim pritet të diskutohet rëndësia strategjike e avancimit të lëvizshmërisë së trupave dhe pajisjeve ushtarake në rajon, si dhe ftesa shqiptare për të mbajtur një takim Ministerial të vendeve nënshkruese në fillim të vitit të ardhshëm në Tiranë.

  • Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
    Takimi i sotëm i Ministrave të NATO-s konfirmon unitetin dhe angazhimin strategjik të Aleancës përballë sfidave shumëdimensionale të sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike.
    “Takimi i Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për angazhimin strategjik të Aleancës sonë përballë sfidave të sigurisë, ku Shqipëria mbetet një aleat i besuar për forcimin e sigurisë kolektive”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale duke publikuar pamjet nga selia e NATO.

    Spiropali thekson se “Shqipëria rikonfirmon angazhimin për mobilitetin ushtarak dhe rolin qendror të Korridorit VIII si arterie strategjike e gatishmërisë së NATO-s.”
    “Ne dhe aleatët mbetemi të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës, harmonizimin e procedurave dhe rritjen e kapaciteteve për lëvizje të shpejtë, si kontribut konkret për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan Ministrja.
    Në qendër të diskutimeve të këtij ministeriali do të jenë angazhimet e marra në Samitin e Hagës, vijimi i mbështetjes së palëkundur për Ukrainën, si dhe masat për forcimin e kapaciteteve të Aleancës kundër kërcënimeve të gjithanshme, përfshirë ato hibride.
    Ministrja Spiropali do të ritheksojë rolin e Shqipërisë si një aleat i besueshëm, duke nënvijëzuar angazhimin për përmbushjen e vendimeve të marra në Samitin e Hagës, lidhur me rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes.
    Spiropali do të marrë pjesë gjithashtu në Takimin e vendeve nënshkruese të Letër-Marrëveshjes për Korridorin VIII, si arterie strategjike e mobilitetit ushtarak.
    Në këtë takim pritet të diskutohet rëndësia strategjike e avancimit të lëvizshmërisë së trupave dhe pajisjeve ushtarake në rajon, si dhe ftesa shqiptare për të mbajtur një takim Ministerial të vendeve nënshkruese në fillim të vitit të ardhshëm në Tiranë.

  • Si sot, në vitin 1448, 577 vjet më parë, në kohën e Betejës së Kosovës, Kosova ishte një formacion gjeopolitik i veçantë, që kufizohej me Rassia-n (Serbinë) dhe Bullgarinë!

    Si sot, në vitin 1448, 577 vjet më parë, në kohën e Betejës së Kosovës, Kosova ishte një formacion gjeopolitik i veçantë, që kufizohej me Rassia-n (Serbinë) dhe Bullgarinë!

    Jahja Drancolli

    Beteja e Kosovës në vitin 1448 konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të Mesjetës në Europën Juglindore. Deri në mesin e shekullit të 15-të, Kosova, si një formacion gjeopolitik i veçantë, kishte tërhequr vëmendjen e nxitësve të aleancës ushtarake antiosmane të udhëhequr nga János Hunyadi dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

    Nga 17 deri më 20 tetor 1448, Fusha e Kosovës u bë fushëbeteja midis aleancës së ushtrive europiane të udhëhequra nga Hunyadi dhe ushtrive osmane të udhëhequra nga Sulltan Murati II. Arbërit, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, u rreshtuan në anën e aleancës. Republika e Venedikut nuk iu përgjigj thirrjes së Hunyadi-t për këtë ndërmarrje të madhe ushtarake, me pretekstin e problemeve me Skënderbeun në Arbëri.
    Në verën e vitit 1448, pasi mblodhi detashmente hungarezësh, kroatësh, polakësh, rumunësh, çekësh dhe kombësish të tjera, Hunyadi kaloi Danubin dhe, pasi shkatërroi zotërimet e Despotit Gjuragj Brankoviç, arriti në Krushevc. Prej andej, ai arriti në Fushë Kosovë. Nga ana tjetër, Murati II, i informuar nga Despoti Brankoviç, kishte ndërprerë ekspeditën që kishte përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje, kishte mbledhur rreth tij të gjitha njësitë, që numëronin 50,000–60,000 ushtarë; kronikat perëndimore vlerësojnë se numri i tyre ishte trefishuar. Sipas burimeve perëndimore, forcat e aleancës europiane numëronin 22,000–72,000, ndërsa burimet osmane vlerësonin 24,000. Lufta tre-ditore përfundoi me disfatën e ushtrive aleate. Premtimet e Skënderbeut për të marrë anën e aleancës e kishin inkurajuar Hunyadi-n të niste një sulm kundër osmanëve. Përgatitjet e Skënderbeut për këtë përplasje dëshmohen nga burime zyrtare dhe narrative. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhës dhe pasojave të betejës, burimet bashkëkohore japin detaje mbi vonesën e arbërve për t’u bashkuar me trupat hungareze.

    Arsyeja kryesore për vonesën e Skënderbeut ishin pengesat e vendosura nga Despoti Brankoviç, një aleat i dhëndrit të tij Murat II, i cili mbylli të gjitha rrugët dhe shtigjet nëpër të cilat ai mund të kalonte. Shumica e burimeve, duke justifikuar vonesën e Skënderbeut, theksuan gjithashtu paaftësinë e Hunyadi-t, i cili nuk duhej ta kishte pranuar betejën para mbërritjes së tij në Kosovë. Përveç epilogut, janë ruajtur detaje në lidhje me fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës: një pjesë e trupave, pasi kishin marrë rrugën në jug jo shumë larg Fusha-Kosovës, u përballën me Skënderbeun, i cili ishte ofruar të bëhej shok lufte i Hunyadit; pjesa tjetër, në malet Çyçavica, pranë Vushtrrisë, u takuan me Dukë Bogdanin, stërgjyshin e Pjetër Bogdanit. Veçanërisht të rëndësishme janë burimet që dolën pas betejës, të cilat, së bashku me epikën popullore, ngatërruan figurat e Betejës së Kosovës të vitit 1389 (?) me ato të Betejës së Kosovës të vitit 1448! /Trungu & InforCulture

  • Kërcënimi rus mbi vendet anëtare të aleancës veri-atlantike/ Dilema e NATO-s: Kur është e drejtë të rrëzohet një dron rus?

    Kërcënimi rus mbi vendet anëtare të aleancës veri-atlantike/ Dilema e NATO-s: Kur është e drejtë të rrëzohet një dron rus?

    Provokimet ajrore të Rusisë mbi hapësirën ajrore të NATO-s po rrisin ndjeshëm tensionet mes aleatëve, ndërsa shtetet në vijën e parë të kufirit lindor të aleancës kërkojnë përgjigje më të ashpra ndaj shkeljeve të përsëritura nga avionë dhe dronë të paidentifikuar.

    Në qendër të debatit ndodhet pyetja urgjente dhe e rrezikshme: kur dhe si duhet NATO të rrëzojë një dron ose avion rus pa e përshkallëzuar situatën në një konflikt të gjerë ushtarak?
    Kjo dilemë mori vrull pas disa incidenteve provokuese, përfshirë depërtimin e tre avionëve MiG-31 në hapësirën ajrore të Estonisë dhe ndërhyrjen e rreth 20 dronëve në territorin polak. Në një rast tjetër, aeroporti i Aalborgut në Danimarkë u mbyll përkohësisht për shkak të dronëve të dyshuar, ndërsa dhjetëra fluturime në Kopenhagë u anuluan ose devijuan.
    Trump: “Po, NATO duhet të përdorë forcën”
    Presidenti amerikan Donald Trump ndezi më tej debatin këtë javë duke deklaruar se NATO duhet të përdorë forcë si përgjigje ndaj shkeljeve ajrore, një deklaratë që i ka shqetësuar liderët më të kujdesshëm të aleancës. Ndërkohë, vendet si Polonia dhe Lituania po tregojnë gjithnjë e më shumë vendosmëri për të ndërmarrë veprime të pavarura nëse shkeljet vazhdojnë.
    Paqartësia strategjike dhe frika e përshkallëzimit
    NATO zyrtarisht ndjek një politikë të paqartësisë strategjike, duke mos zbuluar publikisht se kur mund të urdhërojë rrëzimin e një objekti ajror rus. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, çdo vendim varet nga faktorë si qëllimi i dronit, armët e mundshme që mban dhe rreziku për forcat aleate ose civilët.
    Zërat që kërkojnë përmbajtje… dhe ata që kërkojnë vendosmëri
    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të mos bien në grackën e provokimeve ruse, ndërsa homologu i tij suedez Pal Jonson theksoi nevojën për maturi dhe profesionalizëm. Gjenerali finlandez Janne Jaakkola paralajmëroi gjithashtu kundër reagimeve të pamatura, duke insistuar se “pilotët dinë çfarë bëjnë”.
    Por zëra të tjerë, si ish-ministri i jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis, thonë se mungesa e një përgjigjeje të qartë vetëm e inkurajon Kremlinin. Ai sugjeron krijimin e një “vije të kuqe”, duke kërcënuar edhe me goditje të drejtpërdrejta ndaj vendeve ku nisen dronët.
    Rritje e masave mbrojtëse në Evropën Lindore
    Në terren, disa shtete tashmë po veprojnë. Lituania i ka dhënë ushtrisë kompetenca për të rrëzuar dronë të huaj në kohë paqeje. Polonia ka sinjalizuar gatishmëri për të ndjekur një politikë më agresive. Suedia dhe Danimarka janë duke shqyrtuar ndryshime ligjore që lejojnë veprim më të menjëhershëm.
    Gjermania ka raportuar aktivitet të dyshimtë të dronëve mbi bazat e saj ushtarake dhe ka planifikuar një stërvitje të madhe në Hamburg, përfshirë një simulim të një sulmi ajror dhe incidenti me viktima masive.
    Opsione të tjera: Lufta kibernetike dhe paralajmërimet e heshtura
    Përballë frikës së përshkallëzimit ushtarak, NATO dhe vendet anëtare po shqyrtojnë edhe mjetet më pak të dukshme, përfshirë sulmet kibernetike parandaluese kundër objektivave ruse. “NATO mund të veprojë, edhe në mënyrë të padukshme”, tha nënkoloneli Christof Kühn nga Qendra e Mbrojtjes Kibernetike e NATO-s në Estoni.
    Përfundimi: Një vijë e hollë mes vendosmërisë dhe përshkallëzimit
    Nëse NATO rrëzon një dron rus, rrezikon një përplasje të drejtpërdrejtë me Moskën. Nëse nuk reagon, mund të dërgojë sinjalin e gabuar për dobësi. Balancimi mes këtyre dy rreziqeve është sfida më e madhe strategjike që përballet aleanca sot.
    Për shtetet në kufi me Rusinë, dilema është shumë më e afërt dhe shumë më urgjente. Dhe çdo incident i ardhshëm mund të jetë vendimtar për rrjedhën e sigurisë në Evropë.

    Top Channel

  • Shkeljet në Estoni! NATO mbledhje urgjente, paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5

    Shkeljet në Estoni! NATO mbledhje urgjente, paralajmëron Rusinë me aktivizimin e Nenit 5

    NATO i ka dërguar një mesazh të qartë Rusisë, duke i kërkuar të ndalojë sjelljet “të papërgjegjshme” dhe “të pamenduara” kundër vendeve anëtare të Aleancës. Reagimi erdhi pas incidentit të ndodhur më 19 shtator, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31, të armatosur, shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për më shumë se dhjetë minuta.
    Pas kërkesës së Estonisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh urgjentisht dhe dënoi ashpër provokimin rus, duke shprehur “solidaritet të plotë” me vendet aleate që kanë përjetuar shkelje të hapësirës së tyre ajrore.
    “Këto veprime janë të rrezikshme, përshkallëzuese dhe mund të çojnë në gabime të rënda me pasoja serioze. Rusia mban përgjegjësinë e plotë dhe duhet t’i japë fund menjëherë këtyre provokimeve”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

    Aleanca nuk përjashton përdorimin e nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili parashikon se një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve. “Përgjigjja jonë ndaj veprimeve të pamatura të Rusisë do të mbetet e fortë”, theksohet në deklaratë.
    Në këtë kuadër, më 12 shtator, NATO nisi operacionin “Eastern Sentry”, për të përforcuar praninë ushtarake në krahun lindor të Aleancës dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse, përfshirë mbrojtjen ajrore.
    “Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim: NATO dhe aleatët do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme, ushtarake dhe jo-ushtarake, për të mbrojtur çdo vend anëtar dhe për të përballuar çdo kërcënim, nga çdo drejtim. Jemi të vendosur dhe të përkushtuar ndaj nenit 5”, përfundon deklarata.
    /vizionplus.tv

  • Pirro Vengu takim me Komandantin Suprem të Aleancës ne Europë: Biseduam për investimet që Shqipëria po ndërmerr për të rritur kapacitet mbrojtëse

    Pirro Vengu takim me Komandantin Suprem të Aleancës ne Europë: Biseduam për investimet që Shqipëria po ndërmerr për të rritur kapacitet mbrojtëse

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u takua sot me Komandantin Suprem tw Aleancws nw Europw, gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich

    Kënaqësi të mikprisja sot Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë
    Në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Jug Lindore.Në këtë kontekst biseduam për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës.
    Inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit tonë industrial dhe ushtarak, duke mbështetur në këtë mënyrë dhe rritjen e kapaciteteve të misioneve të NATO-s dhe BE-së ku trupat Shqiptare janë aktualisht të angazhuara, dhe posaçërisht në KFOR.

    Top Channel

  • Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë

    Vengu pret Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, priti në një takim Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich.
    Me anë të një postimi në Facebook, Vengu shkruan se bisedoi me Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës.
    Postimi:

    Kënaqësi të mikprisja sot Komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) Gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë 🇺🇸🤝🇦🇱.
    Në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Jug Lindore.
    Në këtë kontekst biseduam për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet tona në Samitin e Hagës. 🔝🏗️🏭🪖
    💡Inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit tonë industrial dhe ushtarak, duke mbështetur në këtë mënyrë dhe rritjen e kapaciteteve të misioneve të NATO-s dhe #BE-së ku trupat Shqiptare ⚔️🇦🇱 janë aktualisht të angazhuara, dhe posaçërisht në KFOR.

  • Rama takohet me Admiralin amerikan, Ambasada e SHBA-së: Ja cili ishte fokusi i diskutimit

    Rama takohet me Admiralin amerikan, Ambasada e SHBA-së: Ja cili ishte fokusi i diskutimit

    Ambasada amerikane ka njoftuar takimin e kryeministrit Edi Rama me admiralin amerikan Stuart Munsch ditën e sotme. Ambasada shkruan se në takim u diskutua për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA-së si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s.
    Postimi i Plotë:
    Sot, Admirali Stuart Munsch, Komandanti i Forcave Detare të SHBA për Europën dhe Afrikën si dhe i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli u takua me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar partneritetin e fortë në fushën e sigurisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si dhe angazhimin e përbashkët ndaj Aleancës së NATO-s. Admirali Munsch e falënderoi Shqipërinë për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e aftësive logjistike të Aleancës së NATO-s përmes investimeve kombëtare në porte dhe infrastrukturë portuale, siç është Porto Romano.