Kreu i PD-së Sali Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së ka deklaruar se kjo e funit e ka cilësuar Shqipërinë si shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Europë.
Berisha hodhi akuza për një aleancë korruspioni mes kryeministrit Edi Rama dhe Pedro Sanchez.
Sipas Berishës kjo aleancë është shumë problematike, sepse censuron, ndikon dhe i shkakton shumë dëme vendeve dhe demokracisë.
“Mora fjalën së pari për të falënderuar nga zemra CDI-në, e cila është organizata e parë ndërkombëtare e partive që e ka cilësuar shtetin narkotik të Shqipërisë si shtetin e parë dhe të vetëm narkotik në Evropë. Lufta jonë është e vështirë, por qëndrimi juaj ishte shumë i çmuar dhe i dobishëm për ne.
Nuk do të zgjatem më tej tani për këtë shtet narkotik, sepse gjatë sesionit do të kem mundësi të flas më gjerë, por do të citoj vetëm një moment që Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së përmendi këtu lidhur me aktin korruptiv të Kryeministrit spanjoll.
Zonja Dolo, njeriu i parë në Evropë që i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ishte Edi Rama i Tiranës. “Të lutem mos u dorëzo, Pedro.” Kjo është një aleancë korrupsioni dhe, në fakt, kur i kërkoi Pedro Sanchez të mos japë dorëheqjen, ai e dinte shumë mirë që vetë ishte i përfshirë në korrupsione të mëdha dhe të jashtëzakonshme. Por kjo aleancë është gjithashtu shumë problematike, sepse censuron, ndikon dhe i shkakton shumë dëme vendeve tona dhe demokracisë sonë”, tha Berisha.
Tag: aleancë
-

Shqipëria narkoshteti i parë në Europë’, Berisha: Rama, aleancë korrupsioni me…
-

“Ata vrasin edhe në mes të sheshit Skënderbej”, Hoxha tregon kartelin që vrau Glimando Danin: Prej tyre dridhet edhe…
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas. Ai u shpreh në një intervistë se bëhet fjalë për një skuadër pushkatimi, e cila sipas tij, u përfshi dhe te vrasja e Brilant Martinajt.
Por sipas tij, bëhet fjalë për një aleancë mes disa grupeve, të cilët kanë krijuar një lloj karteli, duke i bërë ata të paprekshëm. Pra me pak fjalë, një lloj “familje mafioze”.
“S’është një grup i vetëm, prandaj unë vazhdimisht këmbëngul për një aleancë. Pra kemi të bëjmë me një bashkim të disa grupeve kriminale, të cilat mbas rrëzimit ose mbas zhdukjes së, pra rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt, ka kaluar në, si të them, është epoka e saj, ata janë, vazhdojnë ta kenë nën kontroll situatën, pra ata janë sot për sot për mua në Shqipëri organizimi kriminal më i fuqishëm në vend, pra janë një organizatë nëse do ta quaja kështu, por në fakt nuk është një, dhe prandaj unë e quaj aleancë. Duket sikur ka nuancën e një karteli, por nuk është një kartel i mirëfilltë. Është një aleancë, e cila kontrollon territorin në mënyrë perfekte pa patur asnjë lloj frike, asnjë lloj, si të them, trembje nga, nga një reagim, nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Për ata nuk ka rëndësi nëse është aeroporti i Rinasit, është sheshi Skënderbej, ja aty janë forca policore, janë forca speciale, për ata është një lloj”, tha ai.
Sipas tij, prej tyre ka frikë edhe vetë policia. “Unë nuk besoj që policia nuk e ka haberin se kush janë këta. E di shumë mirë që ata e dinë. Por deri tani nuk kanë arritur dot t’i kapin, sepse thashë ata nuk janë të atashuar pranë një grupi të mirëfilltë. Ata në vetvete janë kthyer në një grup vetë, por që janë në dispozicion, ose që janë nën mbrojtje dhe nën, nën mbështetjen me informacion, me mjete logjistike”, tha ai. -

“S’ma merrte mendja se do lavdëroja një demokrat”, Rama batuta me rektorin e UBT: Aleancë me ata që s’kanë flokë
edi rama
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësisë, ku vlerësoi Universitetin Bujqësor si ‘një pararojë e transformimit dhe ambicies për Shqipërinë e nesërme’. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk kurseu as batuat me rektorin e Universitetit, Fatbadh Sallaku, teksa është shprehur se nuk priste të lavdëronte kaq shumë një demokrat.
“Sot është kthyer në një pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e së nesërmes dhe përgjegjshmërisë së lartë përpara brezit të atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona për t’u bërë specialistët e së nesërmes. Këtu ka meritë jo vetëm lidershipi i universiteti, s’do ma kishte ngrënë mendja se do të vinte dita që do të lavdëroja kaq shumë sa herë që bie rasti një demokrat, por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Por edhe vetë trupa e pedagogëve që e kanë mbështetur këtë process reformimi pa ndonjë konflikt si konfliktet që i shoqërojnë këto rocese dhe që e ka përqafuar këtë moment të ri progresi.”, tha Rama. -

Gazetari Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vr*rë, u bë një aleancë dhe trupin…
Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet prej gushtit të vitit 2022, dhe për këtë shkak babai i tij, Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Gazetari Artan Hoxha thotë se Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Sipas tij, në botën e krimit është bërë një aleancë midis grupeve vetëm për të eliminuar Ervis Martinajn.
”Problemi që kanë ata 3 vite e gjysmë ata nuk kanë kontakt. Kontakti i fundit ka qenë më 9 gusht dhe kanë komunikuar me mesazh dhe janë ndërprerë kontaktet. Versioni është që ata e kanë rrëmbyer dhe e kishin vrarë dhe zhdukur kufomën. Nga ajo ngjarja deri sot është një tjetër aleancë që e drejton vendin.
Martinaj është babai i katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë. Në Shqipëri mund t’i fshihesh kujdo, por jo miqve të tu apo dhe hasmit. Ti mund t’i fshihesh kujdo këtu, sidomos asaj aleance që kishin qenë kundërshtarë me njëri-tjetrin dhe u bën bashkë për të goditur atë. Jam i bindur që e kanë eliminuar”,-tha Hoxha. -

3 vite, asnjë gjurmë/ Gazetari: Ju tregoj çfarë i ka ndodhur Ervis Martinajt! U bë aleancë…
Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën e krimit, Ervis Martinaj.
Hoxha tha se Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Sipas tij, në botën e krimit është bërë një aleancë midis grupeve vetëm për të eliminuar Ervis Martinajn.
“Problemi që kanë ata 3 vite e gjysmë ata nuk kanë kontakt. Kontakti i fundit ka qenë më 9 gusht dhe kanë komunikuar me mesazh dhe janë ndërprerë kontaktet.
Version është që ata e kanë rrëmbyer dhe e kishin vrarë dhe zhdukur kufomën.
Nga ajo ngjarja deri sot është një tjetër aleancë që e drejton vendin deri te Martin dhe u ndërpre ajo epokë. Martinaj ishte një person që e modernizojë krimin.
Martinaj është babai i katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë është djalë i vetëm, ka studiuar për ekonomi biznesi, nuk është se vinte nga bota e krimit.
A u bë armik publik se u bë kundërshtarë i qeverisë. Rasti i parë që Rama i drejtohet direkt Martinajt, në moment që e ndieu rrezikun, Martinaj Mori vila ngjitur me Ramën në vijë ajrore 10 apo 15 metër në distancë.
Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur. Në Shqipëri mund t’i fshihesh kujtdo, por jo miqve të tu apo dhe hasmit.
Ti mund t’i fshihesh kujtdo këtu, sidomos asaj aleance që kishin qenë kundërshtarë me njëri tjetrin dhe u bën bashkë për të goditur atë. Jam i bindur që e kanë eliminuar”,-tha Hoxha. -

Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Rama: Është për mbrojte jo për sulm! Nëse ka “tërbim” nga Serbia..
Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë këtë vit, e “tërboi” Serbinë.
Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, tha se kjo nuk është aleancë për të sulmuar dikë, por thjesht një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes tri shteteve demokratike.
“Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes”.
“Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, deklaroi Edi Rama në këtë intervistë. -

Samiti i NATO-s do mbahet në Turqi, Rutte: Të ndërtojmë një aleancë më të fortë
Bota E Martë, 19 Gusht 2025 21:45
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe.
Rutte falënderoi Turqinë për mikpritjen e këtij “samiti të rëndësishëm” dhe theksoi se në takimin e ardhshëm “liderët do të vazhdojnë të ndërtojnë një aleancë më të fortë dhe më të drejtë”, të gatshme për të përballuar sfidat kritike të sigurisë.”Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleate e fortë e NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët. Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një Aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave kritike për sigurinë tonë”.
-

Thënë nga një anëtar i NATO-n: Kjo aleancë, jo më arsye për të ekzistuar!
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se NATO në formën e saj aktuale “nuk ka më arsye për të ekzistuar” dhe se Bashkimi Evropian si një lojtar global nuk llogaritet më, raporton Al Jazeera.
Crosetto i bëri këto deklarata në margjinat e një konference në Padova, dhe ato u raportuan nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, ndërsa portali Politico thekson rëndësinë e tyre.
“Më parë, SHBA-të dhe Evropa ishin qendrat e botës. Tani ka shumë gjëra të tjera me të cilat duhet të ndërtosh një marrëdhënie,” tha Crosetto. Ai shtoi se “shpesh flasim sikur jetojmë para 30 vitesh, por gjithçka ka ndryshuar”.
Këto deklarata vijnë pak para samitit të liderëve të NATO-s që do të mbahet në Hagë javën e ardhshme, ku pritet të arrihet një marrëveshje për rritjen e objektivit të shpenzimeve ushtarake në pesë përqind të PBB-së, në përputhje me kërkesat e presidentit amerikan Donald Trump.
Midis të pranishmëve do të jetë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, zyra e së cilës, pas një takimi të kohëve të fundit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Romë, konfirmoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për Ukrainën dhe NATO-n si një shtyllë kyçe e mbrojtjes kolektive.
Megjithatë, Crosetto beson se NATO ka dështuar në misionin e saj kryesor.
“Nëse NATO u krijua për të garantuar paqen dhe mbrojtjen e ndërsjelltë, ajo duhet ose të bëhet një organizatë që merr përsipër këtë detyrë duke u angazhuar me jugun global – dhe kështu të bëhet diçka shumë e ndryshme, ose nuk do ta arrijmë qëllimin e sigurisë që vlen për të gjithë”, tha ai.
Shumica e anëtarëve të NATO-s ende e shohin aleancën si një lojtar kyç në riarmatosjen dhe forcimin e mbrojtjes së Evropës, veçanërisht në dritën e kërcënimit në rritje nga Rusia.
Megjithatë, Italia tradicionalisht ka qenë ndër shpenzuesit më të ulët ushtarakë në aleancë, megjithëse njoftoi në prill se do të përmbushte objektivin aktual prej dy përqind të PBB-së për mbrojtje këtë vit. /tesheshi.com/ -

“A ka një krisje me Ilir Metën?”/ Përgjigjet Berisha: Ai është i burgosur, sa i përket zgjedhjeve…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.
Në përgjigje gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se ‘për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet’.
“Ilir Meta është një i burgosur politik. ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit
Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë.
Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje.“-u shpreh Berisha.Top Channel
-

Samiti i Komunitetit Politik/ Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe AI-së, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së
Edi Rama: Nuk duhet të investojmë vetëm te mbrojtja, por te zemrat e mendjet që do të mbartin me vete shpirtin e Europës. Pse mos të imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe Inteligjencës Artificiale. Një aleancë përtej armatimit. Një burim dijeje, kërkimi e inovacioni, ku vendet që nuk janë anëtare të BE-së bëhen kufij të rinj, ringjallje e asaj që pasoi rënien e murit të Berlinit. Duhen tërhequr të rinjtë në përqafimin e Europës, ku nga këto investime pati dividentë të lartë. T’u japim të rinjve të Europës një arsye më të mirë për të qëndruar se sa të flasim vetëm për armë, për të ëndërruar në tokën europiane.
Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës nuk është një udhëtim rrëmbimi, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje, një kthim në shtëpi. Padyshim një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve por me imagjinatën e fëmijëve tanë e etërve tanë, një vizion që na takon ne ta sjellim në jetë.Top Channel