Tag: aleanca

  • Taravari jep dorëheqje nga posti ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

    Taravari jep dorëheqje nga posti ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

    Arben Taravari zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ia ka dorëzuar atë te kryeministri Hristijan Mickoski të enjten.
    ”Përgjegjësinë që e mora me këtë detyrë, e kam ushtruar me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Vendimin e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm, personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë si për institucionin, ashtu edhe për parimet e mia personale“, shkruan Taravari në letrën e dorëheqjes.
    Ai shtoi se mbetet i hapur për bashkëpunim në çështjet që kanë të bëjnë me interesin publik, edhe pse ky veprim praktikisht nënkupton se ai dhe partia e tij, Aleanca për Shqiptarët, kalojnë në opozitë.

    Me largimin nga koalicioni VLEN, i cili është pjesë e Qeverisë, të gjitha funksionet e tjera ku ishin emëruar përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët do të mbesin brenda VLEN-it, deklaroi sot zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.
    ”Nuk kemi ardhur ende te emrat konkretë, por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në kuadër të VLEN-it. Fakti që ai vetë njofton për dorëheqje, por jo edhe për funksionarët e tjerë, tregon dhe dëshmon se ka marrë një vendim që nuk korrespondon me anëtarësinë dhe strukturat e partisë. Ka ndasi të dukshme dhe ato i shohim tashmë çdo ditë“, deklaroi Izet Mexhiti.
    Aleanca për Shqiptarët ka 5 deputetë nga gjithsej 14 sa ka koalicioni VLEN, por për momentin nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre do të kalojë te tre partitë tjera të këtij koalicioni të partive shqiptare që është pjesë e pushtetit, apo do t’i bashkohet Taravarit në opozitë.
    Në Kuvend është formuar të enjten një grup i ri parlamentar i VLEN-it me 9 deputetë, dhe deputeti Bekim Qoku është emëruar koordinator i ri i këtij grupi, njoftoi kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
    Kryeministri Hristijan Mickoski nuk deshi të tregojë nëse të gjithë funksionarët e Taravarit do të largohen apo ndonjëri do të mbetet në pushtet, as nuk tregoi nëse resorët që i kishte Aleanca për Shqiptarët do të mbesin në VLEN.
    Ai tha se të gjitha zgjidhjet kadrovike që i përkisnin partisë së Taravarit do të bëhen të ditura javën e ardhshme.
    Mospajtimet në koalicionin VLEN kanë filluar më shumë se një muaj më parë, kur Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari vendosi të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale me listat e veta për këshilltarë.
    Pas këtij vendimi, partitë partnere në koalicionin VLEN e akuzuan për bashkëpunim me opozitën, konkretisht me BDI-në, dhe vendosën që koalicioni të shndërrohet në parti – por pa Aleancën.
    Vendimin për t’u larguar nga Qeveria, Taravari e shpjegoi me arsyetimin se: “Ndryshimet që i kemi premtuar nuk i kemi realizuar, për çka qytetarët na kritikojnë. Prandaj vendosëm të kthehemi te qytetari. Të kërkojmë prej tij besimin në tetor, për zgjedhjet lokale“.
    Taravari kishte edhe një takim me kryeministrin Mickoski, pas së cilit kryeministri deklaroi se, me ose pa Taravarin në Qeveri, ajo mbetet stabile, e fortë dhe me shumicë të madhe./REL

  • ZGJEDHJET/ Ndodh ÇUDIA në Shqipëri, 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes…dalin me 0 vota!

    ZGJEDHJET/ Ndodh ÇUDIA në Shqipëri, 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes…dalin me 0 vota!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ëndrra e të gjithë kandidatëve në listën shumëemërore të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit është padyshim që të bëhen deputetë! Por në Shqipëri ka ndodhur çudia! ZËRI ka vëzhguar numrat e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e diçka bie në sy nga votat preferenciale. Diçka e pamendueshme. Në garë janë futur dhjetra kandidatë që nuk kanë votuar as veten e tyre. Këta persona, jo vetëm që nuk janë mbështetur nga familja e tyre, por rrjedhimisht për faktin se kanë 0 vota, nuk kanë votuar as për veten e tyre. Ky fenomen përsëritet në të 12 qarqet e vendit dhe bie në sy vetëm tek partitë e vogla: Lëvizja Atdheu; Partia Aleanca Demokracia e Re; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim.
    Se përse ka ndodhur ende nuk dihet, por ky fenomen ngre dyshime se këto vota edhe mund të jenë tjetërsuar gjatë numërimit.
    Megjithatë, prova nuk ka!
    Deri më tani asnjë prej tyre nuk është ankuar, kështu versioni më i besueshëm është që kanë zgjedhur të votojnë persona të tjerë në listë, ndoshta edhe kolegët që sipas tyre mund të kenë pasur më shumë shanse për t’u futur dhe për t’i përfaqësuar në sallën e Kuvendit për 4 vitet e ardhshme. Por të ketë mbizotëruar vallë kjo frymë altruiste në zgjedhjet e 11 majit? 
    LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE QË NUK VOTUAN AS VETEN:
    KUKËS
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Ylvie Qinami
    Anisa Zuna
    Lëvizja Atdheu
    Mirsie Rrugëja
    Hana Tafa
    DIBËR
    Aleanca Demokracia e Re
    Isa Goleci
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim
    Marcela Demo
    DURRËS
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Gëzim Bylyku
    Edmond Çiba
    Flavio Ymeri
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Lindita Toromani
    BERAT
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Arjana Xamo
    ELBASAN
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Roland Gjika      
    Bajram Hida       
    Enes Hida            
    Gentijan Lila      
    Leandro Muja   
    Armando Toprra              
    Indira Toska
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Feriz Onuzi
    FIER
    Lëvizja Atdheu
    Emanuela Herrington
    Margo Loli
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Rebi Korkuti      
    Natalia Ndreu   
    Ergys Rrapi         
    Artur Ymeraj 
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim
    Saimir Pasho
    GJIROKASTËR
    Lëvizja Atdheu
    Ibrahim Xhepmetaj 
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Rustem Skëndaj
    KORÇË
    Lëvizja Atdheu
    Baftjar Lila 
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Altana Pisku      
    Kristjana Shuli
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim 
    Festim Qazimi 
    LEZHË
    Lëvizja Atdheu
    Ambra Lino
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Gëzim Rexho
    Bardhyl Seitaj
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Meghi Bisholla
    Dorjan Kotorri 
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim
    Hersa Muda
    Gridi Oseku 
    SHKODËR
    Lëvizja Atdheu
    Vigan Karkini     
    Spartak Laçka    
    Redi Mustaj
    Mirdan Sala
    Eris Uka
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Albert Hibroj
    Kasiani Kazheli
    Armandi Narta
    Ermal Noka
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Argjend Kurti    
    Jona Lekaj
    Gazmir Mancila
    Minir Najtellari 
    Sonila Topi
    Laert Vlashi
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim
    Ezmir Durrësi
    Evisa Myftari
    TIRANË
    Lëvizja Atdheu
    Manuel Karaboja              
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
    Ensi Skëndaj       
    Partia Aleanca Demokracia e Re
    Defrim Kuka      
    Drita Xhengo     
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim
    Elton Halimi        
    Aisel Oseku        
    VLORË
    Lëvizja Atdheu
    Rozolina Lushi    
    Bledar Shefki     
    Partia Koalicioni Euroatlantik
    Alketa Karafilaj  
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim
    Migen Begolli

  • Vijon numërimi i votave të Diasporës, ja çfarë po ndodh me diferencen mes PS dhe PD-së

    Vijon numërimi i votave të Diasporës, ja çfarë po ndodh me diferencen mes PS dhe PD-së

    Numërohen 114542 zarfe nga 114542 në total.
    Sipas KQZ rezultatet janë si vijon më poshtë:
    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM-31962
    Lëvizja Bashkë BASHKE-3046
    Lëvizja Atdheu LA-178
    Partia Koalicioni Euroatlantik KEA-811
    Partia Socialiste e Shqipërisë  PS-61462
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB- 9479
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH-631
    Partia Aleanca Demokracia e Re ADR-65
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim  DZH-329
    Partia Mundësia MUNDESIA-4180
    Partia Socialdemokrate PSD-1327….

  • Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

    Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

    Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e diasporës.
    Gazetari i Klan News Enkel Xhangoli raporton nga Parku Olimpik lidhur me votat e numëruara dhe si janë rezultatet e tyre deri tani.
    Bëhet e ditur se deri më tani janë numëruar 84 050 zarfa nga diaspora, nga 194889 zarfa që janë në total.
    Nga rezultatet deri tani mësohet votat e diasporës ndahen kështu:
    Partia Socialiste kryeson me 45 222 vota.
    Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 23 650 vota.
    Partia Mundësia 2922 vota.
    Lëvizja Bashkë 2160 vota.
    Nisma Shqipëria Bëhet 7041vota.
    Koalicioni Euroatlantik 566 vota.
    Lëvizja Atdheu 117 vota.
    Partia Socialdemokrate 917 vota.
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim 221 vota.
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 477 vota.
    Partia Aleanca Demokracia e Re 41 vota.

  • Vota e Diasporës/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, ja cila parti kryeson me përqindjen e lartë të votave…

    Vota e Diasporës/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, ja cila parti kryeson me përqindjen e lartë të votave…

    Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.
    Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.
    Të dhënat e detajuara të rezultateve paraprake nga KQZ janë si më poshtë:
    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 42,492 votaKoalicioni PD-ASHM – 22,481 votaKoalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 6,670 votaPartia Mundësia – 2,781 votaLëvizja Bashkë – 2,067 votaPartia Socialdemokrate (PSD) – 880 votaPartia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 546 votaPartia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 457 votaKoalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 207 votaLëvizja Atdheu (LA) – 108 votaPartia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 40 vota

  • Numërohen rreth 80 mijë zarfe nga diaspora, ja rezultatet deri tani

    Numërohen rreth 80 mijë zarfe nga diaspora, ja rezultatet deri tani

    Janë numëruar 79,409 zarfe nga 194889 në total për votat e diasporës.
    Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në këtë moment janë numëruar 79,409 zarfe nga gjithsej 194,889 që janë dorëzuar.
    Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste, e cila kryeson me 42,492 vota, që përbëjnë 53.97% të totalit të votave të numëruara deri tani.
    Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 22,481 vota ose 28.55%.
    Sipas të dhënave nga KQZ rezultatet vijojnë si më poshtë:
    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM – 22,481
    Lëvizja Bashkë – 2,067
    Lëvizja Atdheu-LA – 108
    Partia Socialiste e Shqipërisë-PS – 42,492
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet-NISMA-SHB – 6,670
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH – 457
    Partia Aleanca Demokracia e Re-ADR – 40
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim-DZH – 207
    Partia Mundësia – 2,781
    Partia Socialdemokrate PSD – 880

  • ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet…

    ANALIZË NGA ZEF SHTJEFNI – Disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet…

    Tani po u vjen fundi i numërimit të votave në shkallë vendi, po paraqes disa arsye që Aleanca e Mashtrimit i humbi zgjedhjet.
    Aleanca e Mashtrimit bëri një koalicion duke mashtruar shqiptarët si koalicioni më i madh në histori, ku një pjesë e partive politike nuk i futi as në listë të hapur kryetarët e tyre, duke e mbushur listat e partive me kandidatët e tyre sepse nuk besonte te partite e tjera të djathta!
    Faktorë tjetër ishin primaret duke bërë që të shkatërrohej partia, ja kam thënë që në tetor të vitit 2022 që primaret nuk janë histori suksesi. Por i bëri primaret dhe asnjërin prej tyre se kandidoi që dolën fitues! Këtu filloi çarja e partisë!
    Lista e mbyllur me të njejtët persona tash 30 vjet që nuk u beson askush. Lista e hapur duke u bërë qoka njerëzve të tyre, një listë pa intigritet, e mbushur plot me njerëz të SOROS- it!
    Aleanca e Mashtrimit mendonte se do të fitonte e vetme pa votat tona por i kishte bërë hesapet gabim sepse në mënyrë graduale erdhi shkatërrimi i partisë. Duke e përqendruar fushatën në vetëm një dorë bëri që të mos kishte besueshmëri tek shqiptarët. Kompania lobuese e SHBA Krist Lacivita nuk shtoi asnjë votë përkundrazi, hoqi vota, nuk ndikoi fare tek shqiptarët.
    Donin të shkatërronin Reformën në Drejtësi, qytetarët e kuptuan pasi besimi i tyre për Reformën në Drejtësi ishte pothuajse 70%, pra i tejkalonte partitë politike.
    Mashtrimi me “non graten” që thanë ju hoq me një telefonatë të një gazetari që s’ kishte asnjë kuptim, se si mund të hiqet “non grata” pa asnjë procedurë! Këto ishin disa mashtrime që bënin dy ditë para zgjedhjeve.
    Kompania lobuese dhe kontrata prej 6 MLN $ ishte kulmi që votuesit u larguan menjëherë nga kjo Aleance e Mashrimit. Natyrisht e pashë se si donin kjo Aleancë të na perdorte si fasadë por nuk e kuptuan që çdokush anëtarë i koalicionit, është i rëndësishëm në zgjedhje pasi kryetaret e partive kanë njohje të mëdha prej kaq vitesh në politike dhe nuk mund të anashkalohen duke mbushur listat me njerëz të panjohur e me miqtë e tyre.
    Njerëzit votuan Shqipërinë në Europë e jo Shqipërinë në gropë. Elektorati i djathtë i përçarë por dhe nuk doli për të votuar pasi kjo aleancë nuk shfaqi asnjë interes tek shqiptarët, ishte një aleancë fasadë pa asnjë vizion.
    Unë u largova se e pashë poshtërimin që u bënin partive të tjera dhe mua që as në hapjen e fushatës nuk na ftuan. Shqiptarët janë të zgjuar dhe pragmatistë, nuk e pranojnë poshtërimin prandaj votuan PS.
    Disa probleme që po dilnin i kam thënë në Report TV sepse kushdo që do të prekë Reformën në Drejtësi, qoftë parti politike ose koalicion politik, do të rrëzohet nga shqiptarët me datën 11 Maj, kjo është një arsye për humbjen e thellë të tyre. /Nga Av. Zef Shtjefni, kryetar i Partisë Ora e Shqipërisë, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.7% të votave, PD 14 deputetë

    PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.7% të votave, PD 14 deputetë

    Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1205 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 200,985 vota ose 47.7%.

    I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 128,295 vota, që përbëjnë 35.2%.

    Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani  21,065 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit të votave.
    Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 
    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 200,985 vota – 47.7%
    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 148,295 vota – 35.2%
    Partia Mundësia – 21,065 vota – 5.0%
    Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,898 vota – 3.3%
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 13,741 vota – 3.3%
    Lëvizja Bashkë – 11,550 vota – 2.7%
    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,808 vota – 1.9%
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,826 vota – 0.4%
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,103 vota – 0.3%
    Lëvizja Atdheu (LA) – 757 vota – 0.2%
    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 508 vota – 0.1%

  • Shkup, Arben Taravari ikën nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët kalon në opozitë pas problemeve në koalicion

    Shkup, Arben Taravari ikën nga qeveria, Aleanca për Shqiptarët kalon në opozitë pas problemeve në koalicion

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se organet më të larta drejtuese të partisë vendosën të tërhiqen nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
    “Aleanca për Shqiptarët kalon në opozitë. Ky nuk ishte një ndryshim që premtuam, por vetëm zëvendësim. Kur nuk ka besim të ndërsjellë mes partive të koalicionit me një qeveri dhe kur ka dyshime, konspiracione, nuk i mbetet gjë përveçse të mos jetë pjesë e atyre dyshimeve dhe konspiracioneve.”
    Ai tha se partia do të punojë për të rifituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale.

    “Nuk i realizuam ndryshimet që i kishim premtuar dhe qytetarët me të drejtë na kritikojnë për këtë. Prandaj vendosëm të kthehemi te qytetari dhe t’i kërkojmë sërish besimin në zgjedhjet lokale të tetorit. Sot konstatuam se, nëse brenda Qeverisë ka mungesë besimi, atëherë duhet të largohemi prej saj.”
    Sipas tij, shqiptarët po trajtohen më keq se më parë.
    Taravari është takuar edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili deklaroi se Qeveria është e qëndrueshme, me apo pa Taravarin.
    /vizionplus.tv

  • PS kryeson në Tiranë me 19 mandate! PD në “luftë” për mandatin e 14-të…

    PS kryeson në Tiranë me 19 mandate! PD në “luftë” për mandatin e 14-të…

    Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1146 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 188,838 vota ose 47.6%.
    I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 139,902 vota, që përbëjnë 35.3%.
    Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani  19,677 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit të votave.
    Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 
    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 188,838 vota – 47.6%
    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 139,902 vota – 35.3%
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 12,708 vota – 3.2%
    Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,359 vota – 3.4%
    Partia Mundësia – 19,677 vota – 5.0%
    Lëvizja Bashkë – 10,871 vota – 2.7%
    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,359 vota – 1.9%
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,740 vota – 0.4%
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,033 vota – 0.3%
    Lëvizja Atdheu (LA) – 705 vota – 0.2%
    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 462 vota – 0.1%