Aleanca Konservatore Për ShqipërinëKOMUNIKATË PËR SHTYPAleanca Konservatore për Shqipërinë në Solidaritet me Marine Le Pen: #JesuisMarineTiranë, më 6 Prill 2025
Aleanca Konservatore për Shqipërinë – AKPSH, partia e parë konservatore, sovraniste dhe identitare dhe më e re në Shqipëri, shpreh solidaritetin e saj të plotë me znj. Marine Le Pen dhe partinë Rassemblement National, pas vendimit të motivuar politik të gjykatës franceze për ta dënuar me burg dhe përjashtim nga funksionet publike, në një proces tërësisht të motivuar politikisht.
Ky akt përfaqëson një precedent të rrezikshëm për demokracinë në Europë dhe është pjesë e një fushate të koordinuar globale nga Establishmenti Liberal për të eliminuar Opozitat Konservatore dhe Sovraniste duke instrumentalizuar politikisht drejtësinë siç u përpoqën pa sukses në SHBA kundër Presidentit Donald J Trump dhe siç vazhdon në vende të kontinentit tonë, përfshirë edhe Shqipërinë (përndjekja politike e liderëve të partive opozitare me një sistem drejtësie totalisht të kapur nga Networku Soros).
Zëri ynë modest i shtohet liderëve të shquar ndërkombëtarë konservatorë që kanë reaguar me shqetësim dhe mbështetje ndaj znj. Le Pen, përfshirë:* Donald Trump, President i SHBA-së, i cili e cilësoi rastin si “një tjetër sulm politik ndaj një kundërshtari të globalizmit”.* Viktor Orbán, Kryeministër i Hungarisë, që denoncoi vendimin si “abuzim institucional për të heshtur opozitën”.* Matteo Salvini, lider i Lega Nord në Itali, që e quajti dënimin “një grusht ndaj lirisë”.* Geert Wilders, lider i Partisë për Lirinë në Holandë.* Santiago Abascal, lider i VOX në Spanjë.* Jair Bolsonaro, ish-president i Brazilit, i cili u shpreh: “Vive la liberté!”.* Elon Musk, që kritikoi hapur përdorimin e drejtësisë për motive politike.
Aleanca Konservatore për Shqipërinë qëndron e vendosur përkrah Marine Le Pen dhe çdo lideri politik që sulmohet nga sistemi i kapur i establishmentit liberal, jo për shkelje të ligjit, por për bindjet dhe guximin për të mbrojtur popullin dhe identitetin kombëtar.
“Je suis Marine” – është thirrja që bashkon të gjithë ata që besojnë në demokracinë e vërtetë, lirinë e fjalës dhe sovranitetin e kombeve europiane.
Altin Goxhaj, Kryetar, AKPSH
Tag: aleanca
-

Aleanca Konservatore për Shqipërinë denoncon përndjekjen politike ndaj Marine Le Pen: Një akt politik, jo juridik
-

“Ku u gjetën paratë për këtë lobim?”, Meçe: LaCivita dhe aleanca e Berishës me Greqinë, të lidhura bashkë, produkti i ‘magjistarit’ ishte pjata me fasule e çunit të Fahri Balliut!
Kontrata e Sali Berishës me amerikanin Chris LaCivita është një akt i fshehtë me faturë ende të panjohur publikisht, por që do zbulohet ashtu siç ndodhi me lobimin e Metës dhe Bashës.
Ardhja e LaCivita, statusi i të cilit është i panjohur dhe aleanca me Greqinë e Berishës, janë të lidhura mes tyre. Kurse produkti i ‘magjistarit’ amerikan deri tani është “pjata me fasule e kandidatit të PD Klevis Balliu”.
Kështu u shpreh analisti Arben Meçe për ‘Studio Live’ ditën e sotme (1 prill). I ftuar në Report Tv, bashkë me anëtarin e PD-së, Skerdjan Dhuli, ata bënë analizën politike të zgjedhjeve të 11 majit, problematikat dhe projeksionet e mundshme.
“Ku u gjetën paratë për këtë lobim? Ky fenomen del gjithmonë më pas, ka dalë edhe me rastin e Metës, me të Bashës, problemi është transparenca. Edhe kjo do të dali më vonë.
Ka një veprim demagogjik, me prezencën e një personi, që për mua nuk përfaqëson asgjë. Po bëhet demagogjia që erdhi Chris LaCivita dhe do ndryshojnë gjërat, si dhe lidhja e Berishës me Greqinë. Deri te heqja e non gratës Berishës në SHBA ka shkuar ky muhabet, për këtë është përdorur LaCivita. Ai flet për kontribut në PD pa deklaruar kontratën e fshehtë, kjo bie erë dhe po luhet një lojë e fshehtë. Çështja e LaCivita dhe aleanca me Greqinë e Berishës janë të lidhura bashkë. Shqiptarët ende nuk janë të bindur, çfarë është, lobist, konsulent, strateg apo magjistar? E fundit që ka mbet është ajo që thotë Berisha, se qenka magjistar. Nuk ia dimë statusin”, shprehet Meçe.
Madje ai bën edhe ironi me aktivitetin dhe produktin e tij deri tani në lidhje me fushatën e PD-së. Teksa komentoi si të turpshme edhe Primaret e PD-së, ku shumë kandidatë fitues si Sula apo Nallbati nuk janë në lista për zgjedhjet e 11 majit, si fitues të tyre.
“Produkti i parë i LaCivita ishte çuni i Fahri Balliut me pjatën e fasuleve. Kurse për listat mund të them a mund t’i bëjmë krahasimin e listave për deputetë të Lulzim Bashës në 10 vjet me ato të Berishës sot. Thuhet se u bënë Primare, po është turp, Primare ishin ato? E patë Korçën me Nallbatin, numër rekord votash në primare, kujt i mbushin mendjen këta, ku është ai?”, nënvizoi ish-deputeti demokrat për Report Tv. -

“Nuk na dhanë vend në listë”/ Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, Vasil Sterjovski, tregon pse u largua nga PD dhe u bashkua me PS
Vasil Sterjovski, kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar për Top Channel detajet e marrëveshjes mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.
Mungesa e hapësirës së përfaqësimit në listat e hapura të së djathtës për partitë e vogla sipas Sterjovskit ishte shkaku që ai të tërhiqej nga koalicioni dhe të bashkohej me Partinë Socialiste
Për deputetin që ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Kuvend, Kodi Zgjedhor mbetet problematik sa i takon hapësirës për partitë e vogla dhe sidomos për minoritetet të cilët sipas tij duhet të kenë vendin e tyre në Parlament
Sterjovski e sheh përfaqësimin e minoriteteve në parlament si të vetmen mundësi për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
Top Channel
-

100 ditë Big Brother VIP 4! Dashuri, aleanca dhe armiqësi brenda një edicioni emocionues/ Prime nis ndryshe për banorët
Big Brother VIP 4 arrin 100 ditë.
Dashuri, aleanca, armiqësi dhe shumë emocione na kanë shoqëruar gjatë këtij edicioni.
Prime i së shtunës ka nisur ndryshe për banorët, të cilët u përballën me një klip për të gjitha ditët që kanë kaluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku nuk i kursyen as lotët.
-

“Fati është sa hyjnor dhe tokësor”, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e para në fletën e votimit, Berisha prezanton logon: Votoni njishat
Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot logon, me të cilën “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Për këtë logo, e djathta ka përdorur faktin se është e para në fletën e votimit. “Ata që votojnë PD-në dhe ASHM-në, janë njësha”, tha Rama.“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari, dhe kur i ra Partisë Demokratike të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve ishte jashtëzakonisht i madh. Ata që votojnë për PD dhe ASHM, votojnë njëshin, de facto janë njësha, nuk mohohet. Të jesh njësh, është t’u përkasësh njëshave, është nder, privilegj, detyrë që të qëndrosh në lartësi. Kjo do të jetë logoja”.
Logoja e betejës, e quajti Berisha, “logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.