Tag: aleanca

  • Sondazhi i katërt në rang kombëtar 20 ditë para zgjedhjeve, ja kush forcë politike kryeson

    Sondazhi i katërt në rang kombëtar 20 ditë para zgjedhjeve, ja kush forcë politike kryeson

    Kanë mbetur vetëm 20 ditë para zgjedhjeve dhe Barometri në Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është një kampion rastësor i shtresëzuar me 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 10 Prill – 21 Prill 2025. Pyetja: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?
    Përgjigjet tregojnë:

    Partia Socialiste (Edi Rama) – 42.6%
    Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) -30%
    Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) – 6%
    “Partia Mundësia” (Agron Shehaj) – 5.6%
    “Lëvizja Bashkë” (Arlind Qori) – 2.1%
    Koalicionin Euroatlantik (Lulzim Basha) – 0.7%
    Partia Social Demokrate (Tom Doshi) – 0.6%
    “Aleanca Kombëtare Shqiptare” (Eleni Kocaqi) – 0.6%
    “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi) – 0.5%
    Të pavendosur – 11%
    Lidhur me projeksionin e votës sipas matjes së katërt politike të Barometrit rezulton se “Partia Socialiste” do të marrë 47.9% (45.9%-49.9%) të votave, “Aleanca Shqipëria Madhështore” drejtuar nga PD, 33.7% (31.7%-35.7%) të votave. Dhe më poshtë “Nisma -Shqipëria Bëhet” 6.7% (5.2% – 8.2%), “Partia Mundësia” 6.3% (4.8%-7.8), “Lëvizja Bashkë” 2.4% (1.4%-3.4%) të votave dhe partitë e tjera 3% (2%-4%) të votave.

  • ‘Ndizet’ fushata e PD/ Kryedmeokrati Sali Berisha, takime madhështore në Vorë-Kashar-Fier, prezanton kandidatët e ‘PD-ASHM’

    ‘Ndizet’ fushata e PD/ Kryedmeokrati Sali Berisha, takime madhështore në Vorë-Kashar-Fier, prezanton kandidatët e ‘PD-ASHM’

    Vora dhe Kashari do të mirëpresin tubimin madhështor të demokratëve për prezantimin e kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

    Takimi vjen në një kohë kur PD ka angazhuar forcën e saj në terren për të prezantuar nga afër programin e demokratëve për të udhëhequr vendin në katër vitet e ardhshme, nën drejtimin e liderit historik të së djathtës, Sali Berisha, i cili shquhet për eksperiencën e tij të gjatë politike dhe si udhëheqës.

    Kryedemokrati Sali Berisha do të jetë personalisht i pranishëm në takimin e organizuar me qytetarët dhe demokratët e Vorë-Kashar, njofton zyra e medias pranë selisë blu.

    ‘Në ora 17:00, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Vorë-Kashar’, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

    Pas këtij takimi, kryedemokrati Sali Berisha do të udhëtojë drejt Fierit, ku një tjetër takim madhështor pritet të zhvillohet atje, duke prezantuar kandidatët e këtij qarku që garojnë nën siglën ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

    ‘Në ora 19:00, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun Fier’, citon zyra e shtypit të PD.

    Nga të gjitha aktivitetet e zhvilluara deri më tani nëpër qarqe të Shqipërisë, lideri demokrat është pritur me entuziazëm dhe me madhështi nga qytetarët dhe demokratët, të cilët jo vetëm kanë mirëpritur kandidatët e PD-ASHM, por kanë përqafuar edhe programin e kësaj aleance për ta votuar më 11 maj.

  • Tjetër aleat ‘braktis’ Berishën, kërkon në KQZ largimin nga “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, zbardhet arsyeja

    Tjetër aleat ‘braktis’ Berishën, kërkon në KQZ largimin nga “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, zbardhet arsyeja

    Një tjetër aleat është larguar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtuar nga Sali Berisha. Bëhet fjalë për Partinë Ora e Shqipërisë, e cila ka bërë një kërkesë në KQZ, për t’u ikur nga ky koalicion.
    Me një shkresë drejtuar komionserit shtetëror të zgjedhjeve, kryetari i kësaj force politike, Zef Shtjefni thotë se koalicioni me Berishën nuk ka funksionuar që ditën kur është firmosur. Ai thotë se nuk është përfshirë në listën e hapur të PD dhe se në hapjen e fushatës Partia Ora nuk është ftuar.
    Shkresa drejtuar Celibashit
    I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqiperise ne Kualicion me Alencen per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja! Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese I pa ftuar ne takim.
    Sot ne takim me partite e koalicionit nuk e fton Partine Ora e Shqiperise ne takimin e rradhes! Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij.

  • PD prezanton sot programin, një ditë më parë Aleanca për Shqipërinë Madhështore hapi fushatën

    PD prezanton sot programin, një ditë më parë Aleanca për Shqipërinë Madhështore hapi fushatën

    Pasi hapi zyrtarisht fushatën një ditë më parë me mitingun në sheshin “Nënë Tereza”, këtë të shtunë Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të prezantojë programin elektoral.
    Në orën 17:00, Partia Demokratike dhe aleatët e rreshtuar në koalicion me të, si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve.
    Prezantimin e programit elektoral, me të cilin do të kërkojë votën e qytetarëve më 11 maj, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e njoftoi në rrjetet sociale.

    /vizionplus.tv

  • “Bën edhe si shkrimtar”/ Debat mes Albit dhe Kastro Zizos: Me dy fjali, ule veten në tokë!

    “Bën edhe si shkrimtar”/ Debat mes Albit dhe Kastro Zizos: Me dy fjali, ule veten në tokë!

    A po krijohen aleanca dhe grupime brenda Ferma VIP 2? Ishte kjo pyetja që ndezi debate dhe përplasjet në spektakël.
    Albi deklaroi se dëshiron të jetë vetvetja dhe se nuk do të krijojë aleanca. I të njëjtit mendim ishte edhe reperi Big Basta.
    Ndërkohë, opinionisti Kastro Zizo iu tha fermerëve se nuk kanë kuptuar asgjë se çfarë po ndodh në rrethimin e fermës.

    Ai u shpreh se të thuash “nuk dua aleancë” tregon vetëm dobësi.
    Pjesë nga biseda:
    Big Basta: Nuk janë krijuar akoma grupimet. Mundohemi të kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Nga shumë kam marrë mbrapsht dhe i vlerësoj shumë. Kemi hyrë vetëm, dhe nuk mendoj se duhet të ketë gjeneralë apo ushtarë.
    Albi: Nuk kam menduar realisht për aleanca. E kam nisur këtë rrugëtim duke qenë unë dhe vetëm unë. Aleanca, për mua, është vetëm duke treguar atë që di të bëj më të mirën për ata miliona e mijëra shqiptarë që na ndjekin.
    Zizo: Ju ja paskeni futur kot. Nuk paskeni kuptuar asgjë. Ti, Albi, që bën edhe si shkrimtar, duhet ta dish që një nga rregullat e një shkrimtari të njohur është: “Vështro ndryshe, përfundo në tokë.” Dhe natyrisht, atë gjënë nuk e bën dot vetëm, sidomos me një ego apo personalitet si secili prej jush. Krijoni aleanca, shfrytëzoni njëri-tjetrin. Të thuash “nuk dua aleancë” tregon vetëm dobësi.
    Albi: Marrëdhëniet apo edhe aleancat do t’i krijoj me ata që dua unë, jo sipas asaj që “duhet” në këtë lojë. Nuk je ti ai që do të më gjykosh nëse jam shkrimtar i mirë apo jo.
    Zizo: Unë jam një nga ata që do të të kujtoj se jam “Qytetar Nderi” në Nju Jork, “Artist i Vitit” në Uashington dhe fitues i mbi 40 çmimeve. Aq më tepër, që edhe i kam lexuar shkrimet e tua. Me dy fjali, ule pak veten në tokë, edhe mendo: “Çfarë po bëj? Po i bie kastros.”
    Albi: Ne jemi në 11 ditët e para. Duhet t’i njohim mirë të tjerët, pastaj bëjmë aleanca.
    Zizo:  Po bëj krushqi pastaj!
    /vizionplus.tv

  • Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel zyrtarisht fushatën, Berisha krah LaCivita

    Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel zyrtarisht fushatën, Berisha krah LaCivita

    Koalicioni PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore çel zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin.
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti në sheshin “Nënë Tereza” krah Chris LaCivita.
    Në sheshin “Nënë Tereza” janë mbledhur figurat kryesore, aleat dhe simpatizantë. Të pranishëm shihen edhe fëmijët e kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

    Pritet që strategu amerian Cris LaCivita të mbajë edhe fjalën përshëndetëse në krah të kryedemokratit Berisha.
    /vizionplus.tv

  • Aleanca për Shqipërinë Madhështore HAP sot FUSHATËN! Krah Berishës dhe strategu i Trump, LaCivita!

    Aleanca për Shqipërinë Madhështore HAP sot FUSHATËN! Krah Berishës dhe strategu i Trump, LaCivita!

    Aleanca për Shqipërinë Madhështore HAP sot FUSHATËN! Krah Berishës dhe strategu i Trump, LaCivita!

    Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të hapin sot në sheshin “Nënë Tereza” fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

    Momentet kulmore të kësaj ceremonie do të jetë fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe udhëheqësit të fushatës së presidentit Donald Trump, Chris LaCivita, i cili vjen nga Amerika për të ju bashkuar fushatës së opozitës.

    Gjithçka pritet të nisë në orën 18:00 ku gjatë mbërritjes së qytetarëve që do t’i bashkohen kësaj ceremonie, do të ketë shfaqje të stendave që do të emërtohen si ‘Korridori i kujtesës’ dhe është përgatitur nga departamenti i ‘Brain Gain’ në PD.

    Ndërkaq, zyrtarisht ceremonia e hapjes madhështore të fushatës së ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të nisë në orën 19:00 ku do të nisë prezantimi i kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.

    Gjithçka është e organizuar si një ‘town hall’ i stilit amerikan të fushatave.

    Pas prezantimit të kandidatëve, në podium do të ngjiten folës të ndryshëm, nga politika dhe qytetarë të ndryshëm të cilët do të tregojnë historitë e tyre.

    Për këtë ceremoni u pyet sot edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, por ai u shpreh se të gjitha surprizat do të lihen për të premten e 11 prillit.

    Fushata mbetet surprizë, s’mund të jepen detaje se është surprizë. Çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt ndryshe dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj, të gjitha surprizat janë sot”, theksoi Berisha.

    Të gjithë qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, që përveçse ofron një përjetim historik, synon të ringjallë shpresën dhe të motivojë për një të ardhme ndryshe.

  • Blloku opozitar, AAK: Duam qeveri pa Kurtin

    Blloku opozitar, AAK: Duam qeveri pa Kurtin

    Kosova E Enjte, 10 Prill 2025 21:01
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi se nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje por nuk janë të interesuar për një të tillë pasi do ta refuzonin. Partia e Ramush Haradinajt thotë se janë takuar me të gjitha partitë që kanë qenë në opozitë në katër vitet e fundit në mënyrë që të mos lejojnë një tjetër qeveri që do të drejtohet nga Albin Kurti.
    “Me Nismën kemi pasur më herët takim por tani kohëve të fundit jemi të interesuar me partitë opozitare në këtë rast PDK,LDK, Nismën të gjithë partitë që janë në opozitë me partitë e minoriteteve joserbe të krijojmë qeverinë e re”, tha Ahmet Isufi.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme që të heq dorë nga kushtëzimi për ndonjë post qeveritar në mënyrë që përpjekjet për një qeveri pa Vetëvendosjen të jenë të suksesshme. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën konstituive për betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij institucioni ndërsa mbetet e paqartë nëse do të mund të votohet edhe qeveria e re.

  • Berisha sot në Lushnjë, prezanton kandidatët për deputetë të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’

    Berisha sot në Lushnjë, prezanton kandidatët për deputetë të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë pasditen e sotme në Lushnjë, ku do të prezantojë kandidatët për deputet të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në zgjedhjet e 11 Majit.

    Aktiviteti i prezantimit do të jetë në orën 19:00, do të jenë të pranishëm të gjithë kandidatët për deputetë, si dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

    “Në ora 19:00, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në qytetin e Lushnjës.

    Aktiviteti do të jetë me regji. Sinjali për media do të dërgohet pak para nisjes së tij”, njofton PD.

  • “Asnjë çam në listë të mbyllur”/ Shpëtim Idrizi kritikon Berishën: Kjo nuk është rastësi

    “Asnjë çam në listë të mbyllur”/ Shpëtim Idrizi kritikon Berishën: Kjo nuk është rastësi

    Grekë e çamë në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore ngjallën frikën e simpatizantëve për ikjen e mundshme të Shpëtim Idrizit në Partinë Socialiste, aq sa vetë Sali Berishës iu desh t’ qetësojë militantët me vendosmërinë se këtë radhë kreu i PDIU-së do jetë besnik i PD-së. Por vetë Idrizi ka pakënaqësitë e tij për koalicionin. Kritikat i orientoi për mungesën e një kandidati çam në listë të mbyllur, që do t’i garantonte një mandat të sigurt deputeti.
    “Jam shumë i keqardhur. Është hera e parë që, as PD-ja as PS-ja, nuk ka asnjë çam në listë të sigurt dhe kjo nuk është rastësi. I kanë kështu, i sjellin të gjithë të mbushin, të marrin sa të marrin që të mos dali PDIU-ja”, tha ai.
    Bërjen njësh partinë e minoritetit grek të Vangjel Dules, Shpëtim Idrizi tenton të mos e evidentojë si ndodhi pasi thotë se nuk ka probleme me minoritetin grek, por njëherazi thekson se Greqia duhet të kërkojë falje për genocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame.
    “Ne nuk kemi asnjë problem me minoritetin grek në Shqipëri. Madje-madje po t’i marrim si dy parti për të drejtat e njeriut, ata duhet të ishin në krahun tonë. Madje ne nuk jemi as kundër shtetit grek, se një ndër kërkesat tona themelore është të kërkojnë një falje publike. Dua ta sqaroj këtë histori që “jemi bërë me Dulen”.
    Ne na duhej që të bënim këtë koalicion të detyrueshëm dhe sigurisht që unë kam nënshkruar dhe kam bërë koalicion vetëm me PD-në dhe me Sali Berishën. Me Dulen ka bërë Partia Demokratike”, u shpreh Idrizi. Deklaratat, Idrizi i bëri teksa prezantoi kandidatin e PDIU-së për qarkun e Vlorës, Skënder Muço.
    Koaliconi i PD-së Aleanca Për Shqipërinë Madhështore u firmos me 26 parti, por gjatë rrugës, me akuzat për mungesë transparence e mos përfaqësim në lista, u larguan 3 aleatë, Selami Jenesheri, Vasil Sterjovskit i Aleancës së Maqedonasve I cili iu bashkua listave të Partisë Socialist dhe Gjet Ndoj nga Aleanca Arbonere Kombëtare.