Tag: aleanca

  • Tirana/Numërohen 253 kuti nga 1282, kryeson Partia Socialiste! Grumbullon mbi 36 mijë vota

    Tirana/Numërohen 253 kuti nga 1282, kryeson Partia Socialiste! Grumbullon mbi 36 mijë vota

    Nga 1282 kuti, janë numëruar 253 deri tani.
    Deri tani PS ka grumbulluar 36511 vota, PD 26839, Mundësia 3189 vota, PSD 2665 vota, Lëvizja Bashkë 2161 vota, Shqipëria Bëhet 2380 vota.

    Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje
    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 36511 vota ose 47.80 %.
    Partia Mundësia – 2,875 vota – 4.9%
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,751 vota – 3.0%
    Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 855 vota – 1.5%
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 167 vota – 0.3%
    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 73 vota – 0.1%
    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 26839 ose 35.14 %, 
    Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,896 vota – 3.2%
    Lëvizja Bashkë – 1,665 vota – 2.8%
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 312 vota – 0.5%
    Lëvizja Atdheu (LA) – 109 vota – 0.2%

  • Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në mbi 1200 kutitë e numëruara

    Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në mbi 1200 kutitë e numëruara

    Janë numëruar 1235 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
    PS kryeson me 164,371 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 195,945 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 11,741 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 10,790 vota.
    Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,082 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 3,809 të tilla.
    Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje
    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 105,945 vota
    Lëvizja Bashkë 3,809 vota
    Lëvizja Atdheu 391 vota
    Partia Koalicioni Euroatlantik 3,351 vota
    Partia Socialiste e Shqipërisë 164,371 vota
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 10,790 vota
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 582 vota
    Partia Aleanca Demokracia e Re 219 vota
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1,040 vota
    Partia Mundësia 8,082 vota
    Partia Socialdemokrate 11,741 vota
    Per detaje me shume shikoni harten ne kete link, duke klikuar KETU

     

  • Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, ja sa mandate marrin secila parti nëse do ishte rezultati final

    Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, ja sa mandate marrin secila parti nëse do ishte rezultati final

    Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po vijon në të gjithë Shqipërinë. Deri në orët e para të mëngjesit të 12 majit, janë numëruar 911 nga 5,225 qendrat e votimit në shkallë vendi, ose mbi 17% e totalit.
    Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 118,213 vota, që përfaqësojnë 53.50% të totalit të votave të deritanishme.
    Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), me 74,355 vota, ose 33.65%.
    Partitë e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta. Më tej renditen:

    Partia Socialdemokrate (PSD) me 8,477 vota (3.84%)

    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 7,839 vota (3.55%)

    Partia Mundësia me 5,613 vota (2.54%)

    Lëvizja Bashkë me 2,708 vota (1.23%)

    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 2,164 vota (0.98%)

    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 752 vota (0.34%)

    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) me 413 vota (0.19%)

    Lëvizja Atdheu me 276 vota (0.12%)

    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) me 159 vota (0.07%)

    Ndërkohë që numërimi vijon, partitë politike po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën apel për qetësi dhe respektim të procesit.
    Per detaje me shume shikoni harten ne kete link, duke klikuar KETU

  • Numërohen 219 Qendra Votimi, dominon PS, si renditen partitë e reja

    Numërohen 219 Qendra Votimi, dominon PS, si renditen partitë e reja

    Pamje nga qendrat e votimit

    TIRANË- Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin. Deri në mesnatën e 12 majit janë numëruar 219 nga 5,225 qendra votimi në total.
    Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani Partia Socialiste dominon me 26,055 vota, ose ndryshe 53.46% të totalit të votave të numëruara deri më tani.
    Pas PS renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 16,843 vota, ose 34.56%.
    Rezultatet paraprake për subjektet e tjera janë:
    Partia Socialdemokrate (PSD) – 2,062 vota (4.23%)
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1,576 vota (3.23%)
    Partia Mundësia – 1,022 vota (2.10%)
    Lëvizja Bashkë – 519 vota (1.06%)
    Partia Koalicioni Euroatlantik – 360 vota (0.74%)
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 120 vota (0.25%)
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 85 vota (0.17%)
    Lëvizja Atdheu – 61 vota (0.13%)
    Aleanca Demokracia e Re – 32 vota (0.07%)
    /ZËRI

  • Rezultatet deri tani në mesnatë, PS kryeson votat e shqiptarëve

    Rezultatet deri tani në mesnatë, PS kryeson votat e shqiptarëve

    Deri më tani janë numëruar 22 kuti votimi nga 5,225. Në rang vendi PS-së udhëheq me 2,597 vota ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 1308 vota.
    Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 116 vota; PSD 82 vota; Mundësia, 49 vota; Koalicioni Euroatlantik, 22 vota; Lëvizja Bashkë, 11 vota; Lëvizja Athdeu, 11 vota; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, 6 vota; Djathtas për Zhvillim, 5 vota dhe Partia Aleanca Demokracia e Re, 3 vota. Sipas të dhënave, 1 kuti është numëruar në Berat, 8 në Gjirokastër, 12 në Korçë dhe 1 në Kukës.

    Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me 21 kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes. 21 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste.
    Ajo ka marrë 1902 vota ose 62%, ndërsa PD vetëm 1164 ose 38%. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës. Mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë. Në Vorë PS ka një rezultat me 62%.
    Ndërkohë që janë numëruar edhe 2 kutitë e para për Tiranën, Njësia nr. 10, me numërimin elektronik. PS dominon edhe në këto rezultate me 189 vota, kundrejt 157 të PD. Ose e thënë ndryshe, PS kryeson edhe Tiranën me 54% të votave të numëruara deri tani.

  • Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

    Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë

    Albanian Post ka publikuar tanimë rezultatet e Exit Poll-it mbi zgjedhjet e 11 majit.
    Me një ndarje në bazë të qarqeve, qarqet jugore – Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Berat – mbeten bastione të majta, me fitore të bindshme nga Partia Socialiste.
    Teksa për demokratët mbështetja mbetet në përqindje të ulët, krahasimisht me socialistët, partitë e vogla duket se referuar projeksionit nuk arrijnë të çajnë dot.
    10 mandate, kaq parashikohet të marrë PS në qarkun Fier, me 54.63 për qind të votave. Kurse koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 35.09 për qind, siguron gjashtë mandate
    Partitë e tjera, asnjë mandat.
    Në qarkun e Vlorës, PS siguron 51.2 për qind të votave të konvertuara në plot tetë mandate, kurse koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 29.7 për qind të barasvlefshme me katër mandate – gjysmën e mandateve të socialistëve.
    Ndërkohë, pesë partitë e tjera të vogla – SHB, PM, PSD, LB dhe KE – po ashtu edhe në këtë qark nuk marrin mandate.
    Me numër të njëjtë mandatesh për PS dhe koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore rezulton nga Exit Poll-i i Albanian Post qarku i Korçës. Nga pesë mandate për secilën nga dy partitë e mëdha: 52.3 për qind të votave PS dhe 53.90 për qind PD.
    Në qarkun Gjirokastër, 59.2 për qind e votave shkojnë për PS, ekuivalenti i tre mandateve. Ndërkohë, koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore arrin 36.4 për qind të votave, duke siguruar vetëm një mandat.
    Partitë e tjera, sërish dalin pa asnjë mandat edhe në këtë qark jugor.
    Sa i përket qarkut Berat, PS siguron pesë mandate ndërsa koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore vetëm dy: përkatësisht 54 për qind dhe 29 për qind.
    Sërish për partitë e tjera, asnjë mandat./ AP

  • Dalin rezultatin e kutive të tjera të numëruara në Vorë! Si ndahen numrat

    Dalin rezultatin e kutive të tjera të numëruara në Vorë! Si ndahen numrat

    Euronews Albania ka siguruar rezultatet dhe të dy kutive të tjera në qytetin e Vorës, ku është aplikuar votimi elektronik.
    Në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/02, janë numëruar 162 vota, nga 1000 zgjedhës të regjistruar, duke shënuar një pjesëmarrje prej 16.2%. Sipas të dhënave zyrtare, 2 vota janë shpallur të pavlefshme.
    Nga votat e vlefshme, rezulton se Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)” ka marrë 36 vota, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 105 vota.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 6 vota, PSD 3 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1 votë, Partia Mundësia 6 vota, Lëvizja Bashkë 2 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 1 votë.
    Ndërkohë në Qendrën e Votimit nr. 1557/01/01, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka 46 vota.
    Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 76 vota.
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 4 vot

  • Zgjedhjet parlamentare/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 QV do jenë hapur deri në orën 19:00

    Zgjedhjet parlamentare/ Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 QV do jenë hapur deri në orën 19:00

    Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00, me të drejtën për të votuar pas këtij orari vetëm për ata që ndodhen në radhë në momentin e mbylljes.
    Në këtë proces marrin pjesë 3.713.761 shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, voton edhe diaspora, me 245.935 emigrantë shqiptarë të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje.
    Në garë për 140 vendet në Kuvend janë 11 subjekte zgjedhore – përfshirë parti dhe koalicione – të cilat kanë paraqitur kandidatë në lista të hapura dhe të mbyllura.
    Subjektet politike pjesëmarrëse, sipas renditjes në fletën e votimit:

    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (Sali Berisha)
    Lëvizja Bashkë (Arlind Qori)
    Lëvizja Atdheu (Kreshnik Osmani)
    Koalicioni Euroatlantik (Endri Hasa)
    Partia Socialiste e Shqipërisë (Edi Rama)
    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj)
    Aleanca Kombëtare Shqiptare (Elena Kocaqi)
    Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku)
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (Dashamir Shehi)
    Mundësia (Agron Shehaj)
    Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)

    Për zgjedhjet e këtij viti janë ngritur 5,225 qendra votimi në të gjithë territorin e vendit. KQZ dhe Policia e Shtetit kanë marrë masat për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa mbikëqyrja është përforcuar edhe nga institucionet ndërkombëtare.

  • Sondazhi i ZËRI-t, kush janë fituesit e “11 majit”

    TIRANË- Ndjekësit e “ZËRI” kanë zgjedhur partinë e tyre fituese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit që do të mbahen ditën e nesërme. Në një sondazh ku kanë marrë pjesë thuajse se 1000 votues, partia fituese është Partia Demokratike. Për opozitën kanë votuar 45% e votuesëve në uebin e faqes zyrtare të ZËRI-t. Vendin e dytë e mban Partia Socialiste e Shqipërisë me 19%; ndërkohë podiumi tjetër është “zënë” nga Lëvizja Bashkë, e kryesuar nga Arlind Qori. Më pak të votuarat në sondazhin e ZËRI-t është Lëvizja Atdheu, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe Partia SocialDemokrate që kanë siguruar 1% të votave.
    REZULATET E SONDAZHIT: 
    Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” – 45%
    Lëvizja Bashkë- 11%
    Lëvizja Atdheu- 1%
    Koalicioni Euroatlantik- 2%
    Partia Socialiste e Shqipërisë -19%
    Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”- 6%
    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare -1%
    Partia Aleanca Demokracia e Re -1%
    Koalicioni “Djathtas për zhvillim” – 2%
    Partia Mundësia-10%
    Partia SocialDemokrate- 1%./ZËRI

  • “Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

    “Aleanca e Vullnetit”/ Diplomacia Evropiane në Kiev, diskutojnë për paqen në Ukrainë

    Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Polonisë udhëtojnë drejt Kievit për të marrë pjesë në videokonferencën e ashtuquajtur “Aleanca e Vullnetit”, e cila pritet të nisë në orën 11:45
    Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe lideri i opozitës britanike Keir Starmer udhëtuan me tren drejt kryeqytetit ukrainas, duke ndarë imazhe nga udhëtimi i tyre në rrjetet sociale, ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk pritet t’u bashkohet atyre në Kiev.
    Liderët evropianë mbërritën në kryeqytetin ukrainas pak para orës 9 të mëngjesit (sipas orës greke), ndërsa një zëvendësministër i Jashtëm i Ukrainës publikoi një foto të mbërritjes së tyre.
    Në një deklaratë të përbashkët, katër liderët – përfaqësues të fuqive më të mëdha ushtarake evropiane – akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për “pengimin e përpjekjeve për të arritur një paqe të qëndrueshme”.
    “Së bashku me Shtetet e Bashkuara, i bëjmë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, për të krijuar kushtet e nevojshme për nisjen e bisedimeve që synojnë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në deklaratë.
    “Ne jemi të gatshëm të mbështesim këto bisedime sa më shpejt të jetë e mundur, të diskutojmë zbatimin teknik të armëpushimit dhe të përgatitemi për një marrëveshje paqeje gjithëpërfshirëse. Jemi të qartë se gjakderdhja duhet të ndalet. Rusia duhet të ndalojë pushtimin e saj të paligjshëm dhe Ukraina duhet të jetë në gjendje të lulëzojë si një shtet i sigurt, sovran dhe i mbrojtur brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht për brezat që do të vijnë”, theksojnë liderët, duke u zotuar se do të vazhdojnë të forcojnë mbështetjen për Ukrainën. “Derisa Rusia të pranojë një armëpushim të qëndrueshëm, ne do të shtojmë presionin mbi makinën ruse të luftës.”
    Vizita e liderëve evropianë në Ukrainë vjen vetëm një ditë pas paradës ushtarake të organizuar nga Vladimir Putin në Moskë me rastin e Ditës së Fitores në Evropë – një demonstrim force në një moment të tensionuar.
    Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë sërish thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’i japin fund luftës, duke propozuar një armëpushim 30-ditor.