Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin mbi auditimin e financave të partive politike për vitin kalendarik 2024, duke vendosur një sërë masash administrative ndaj subjekteve që kanë shkelur ligjin “Për Partitë Politike”.
Në total, KQZ ka vendosur 91 sanksione administrative me gjobë prej 50 mijë lekësh secila, për shkak të parregullsive të konstatuara në raportet financiare vjetore të dorëzuara nga partitë politike
Në zbatim të nenit 23/4, pika 1, të Ligjit “Për Partitë Politike”, u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:
1. Partia Demokratike e Shqipërisë;
2. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë;
3. Partia Mendimi i Djathtë Liberal;
4. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare;
5. Partia Komuniste e Shqipërisë;
6. Partia Demokracia Sociale.
Në zbatim të nenit 23/4, pika 1, të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për:
1. Partia e Indipendentëve (Centriste) të Shqipërisë,
2. Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë,
3. Partia e Blertë Shqiptare,
4. Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë,
5. Partia Nacional Demokrate Shqiptare”,
6. Partia Universale Shqiptare,
7. Partia Liberale Shqiptare,
8. Partia Ekologjike,
9. Partia Lidhja Popullore Shqiptare,
10. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë,
11. Partia Nacionaliste Shqiptare,
12. Partia Socialreformiste e Shqipërisë,
13. Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare,
14. Lëvizja Demokratike për Vlera Mirëqënie Progres,
15. Partia Alternative Republikane,
16. Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë,
17. Partia Drejtësia Shoqërore,
18. Partia Progresi Demokratik,
19. Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare,
20. Partia Konservatore,
21. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar,
22. Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare,
23. Partia e Re Socialiste e Shqipërisë,
24. Partia Triumfi i Legalitetit,
25. Partia Ideali Demokratik Shqiptar,
26. Partia Rimëkëmbja Kombëtare,
27. Partia Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare,
28. Partia Pajtimit Kombëtare,
29. Partia Lëvizja për Demokraci,
30. Partia Aleanca Demokracia e Re,
31. Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare,
32. Partia Qytetare Shqiptare,
33. Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë,
34. Partia Ideali Komunist,
35. Partia Komuniste Shqiptare (e Rindërtuar),
36. Partia e Punës Shqipërisë,
37. Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare,
38. Partia Ambientaliste
39. Partia Aleanca Nacionale Shqiptare,
40. Partia Lëvizja Monarkiste Demokrate Shqiptare,
41. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare,
42. Partia Demokrate e Re
43. Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë,
44. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve,
45. Partia Aleanca Socialiste Shqiptare,
46. Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare,
47. Partia Shpresa Demokrate
48. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë,
49. Partia e Biznesit Shqiptar,
50. Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori,
51. Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë,
52. Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar,
53. Partia Lidhja e Blertë Shqiptare,
54. Aleanca Popullore për Drejtësi,
55. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet,
56. Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut,
57. Partia Shqiptare Atdheu,
58. Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare,
59. Partia e të Drejtave të Mohuara,
60. Partia e Çështjeve Shqiptare,
61. Partia Shqipëria e Re,
62. Partia Lëvizja Elitare Kombëtare,
63. Partia Shqiptare e Rindërtimit,
64. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare,
65. Partia e të Drejtave te Mohuara – e Re,
66. Lista për Shqipëri Natyrale
67. Partia Aleanca Kombëtare,
68. Partia Progresi Social Kombëtar,
69. Partia Aleanca për Europën,
70. Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë,
71. Partia Ligj dhe Drejtësi,
72. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë,
73. Partia Aleanca Europiane Ekologjike,
74. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare,
75. Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve,
76. Partia Lëvizja Shqipëria e Re,
77. Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres,
78. Partia Aleanca Kuq e Zi,
79. Partia për Europianizim dhe Integrim e Shqipërisë,
80. Partia Sfida për Shqipërinë,
81. Partia Bindja Demokratike,
82. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare,
83. Partia Forca Rinia,
84. Partia Reformave Demokratike Shqiptare.
Në zbatim të nenit 23/4, pika 4, të Ligjit “Për Partitë Politike” u vendos marrja e masës administrative me gjobë në vlerën 50.000 lekë për “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”.
Në të njëjtën mbledhje, KQZ miratoi edhe raportin mbi veprimtaritë publike për periudhën 22 tetor – 9 nëntor 2025 dhe shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Pal Shkambi, kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Qarkun Shkodër për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Komisioni vlerësoi se procedura administrative për këtë rast është përfunduar pa vendim përfundimtar, pasi ka humbur objekti dhe qëllimi i saj për shkak të përfundimit të procesit zgjedhor.
Tag: aleanca
-

KQZ ‘ndëshkon’ partitë/ 91 gjoba për shkelje financiare, në listë edhe forcat e mëdha
-

Maqedonia e Veriut voton, Ali Ahmeti: Zgjedhjet lokale, me rëndësi të madhe kombëtare
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut votuan sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, gati 40 përqind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 17:00. Në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona janë arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor.
Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sa I përket komunave me shumicë shqiptare, ajo që ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë është komuna e Çashkës, e ndjekur nga Saraji dhe Çairi.
Ndër partitë shqiptare në garë janë koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim AKI. Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI garon për kryetar të Komunës së Çairit përballë Izet Mexhiti nga VLEN.
Bilall Kasami nga VLEN dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI përballen në Tetovë. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjedhjet e sotme lokale kanë rëndësi të madhe kombëtare, ndërse bëri thirrje për pjesëmarrje masive. -

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Nga Shqiptaret favorizohet aleanca AKI. Ja çfarë tregojnë sondazhet
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit.
Zgjedhjet lokale mbahen edhe ne komunat shqiptare te Maqedonise se Veriut. Sipas sondazheve, partia VMRO-DPMNE parashikohet te marre rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik per Integrimin me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind.
Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin. Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991.
LEXO EDHE: Maqedonia voton, sot zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve lokale
Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Në te gjithë vendin ka gjithsej 3.480 vendvotime.
Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 ku më pas nis numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.
Në këtë raund të parë të zgjedhjeve duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.
-

“Aleanca me SHBA mbetet bosht i pathyeshëm”/ Presidentja Osmani takim me Trump: Rreh zemra e lirisë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin tha se zhvilloi një “bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore”.
“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-në, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, tha Osmani, sipas njoftimit të Presidencës.
Takimi mes Osmanit dhe Trumpit u zhvillua në Nju Jork. Presidentja Osmani e falënderoi për, siç tha, “interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”.
Osmani po qëndron në Nju Jork ku po merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më 23 shtator, në pritjen e organizuar nga presidenti Trump, Osmani u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Sipas Presidencës së Kosovës, takimi me Trumpin dhe Zonjën e Parë, Melanie Trump, ishte planifikuar si një takim protokollar, por u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore. -

NATO paralajmëron Rusinë që të ndalohen shkeljet e hapësirave ajrore, njofton forcimin e mbrojtjes në lindje
Bota E Martë, 23 Shtator 2025 15:29
NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor, pasi aleanca mbajti bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni.
“Rusia mban përgjegjësinë e plotë të këtyre veprimeve, që përshkallëzojnë situatën, që rrezikojnë të ketë keqllogaritje dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Këto veprime duhet të ndalen”, tha aleanca ushtarake prej 32 anëtarësh përmes një njoftimi.“Rusia nuk duhet të dyshojë: NATO dhe aleatët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet”.
Në njoftim u shtua se NATO “do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrën, kohën që zgjedh” dhe se angazhimi i aleancës për paktin e saj të mbrojtjes kolektive mbetet “i pathyeshëm”.
Estonia thirri konsultimet emergjente sipas Nenit 4 të traktatit themeltar të NATO-s pasi avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore për 12 minuta të premten e kaluar.
Ky incident – gjatë së cilit NATO-ja ngriti në ajër avionë – ndodhi një javë pasi aleanca rrëzoi dronë rusë mbi Poloni, duke detyruar Varshavën që të thërrasë konsultime të ngjashme.
Në përgjigje të inkursionit rus me dronë në Poloni, NATO-ja njoftoi se po forconte mbrojtjen e saj në lindje për të ndihmuar në zmbrapsjen e kërcënimit nga Rusia. Përveç Polonisë, në krahun lindor të NATO-s janë edhe Rumania, Lituania, Letonia dhe Finlanda, që po ashtu kanë raportuar së voni shkelje të hapësirave të tyre ajrore.
Rritja e tensioneve ka nxitur frikë se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të përhapet në mbarë kufirin e NATO-s. Shtetet e NATO-s u zotua se “këto veprime dhe veprime të tjera të papërgjegjshme të Rusisë nuk do të zmbrapsin përkushtimin e aleatëve për mbështetjen për Ukrainën”.
Sipas Nenit 4 të NATO-s, çdo anëtar mund të thërrasë diskutime urgjente kur ndiejnë se “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria” janë në rrezik.
Bisedimet e së martës shënojnë herën e katërt që kur është aktivizuar Neni 4 që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022 dhe po ashtu shënojnë herën e nëntë që kur u themelua aleanca 79-vjet më parë.
Ndërkaq, siguria kolektive e NATO-s bazohet në parimin e Nenit 5: nëse një anëtar sulmohet, e gjitha aleanca i del në mbrojtje. Ky nen është aktivizuar vetëm një herë në historinë e NATO-s pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara./REL -

NATO bën gati “rojen lindore”, pas shkeljes se hapsirës ajrore të Polonisë shtohen forcat ushtarake
Aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr njoftoi forcimin e krahut të saj lindor, pasi hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga dronët rusë, ngjarje kjo që rriti tensionet.
Plani i ri është quajtur Roja Lindore”, i cili do të përfshijë dislokimin e pajisjeve shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania, me qëllim parandalimin e një agresioni të mundshëm rus. Lajmin e bëri të ditur sekretari I NATOS Mark Rutte në një konferencë të përbashkët më gjeneralin amerikan Alexus Grynkewich.
“Përveç aftësive ushtarake më tradicionale, kjo përpjekje do të përfshijë edhe elementë të projektuar për të adresuar sfidat e veçanta që lidhen me përdorimin e dronëve. Jam i bindur në forcën dhe aftësinë e kësaj Aleance – jo vetëm për shkak të udhëheqjes së shkëlqyer të drejtuesve tanë të lartë“, Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-sNdërkohë Grynkeëich tha se pajisjet e reja do të përfshijnë avionët luftarakë francezë Rafale, F-16 danezë, një fregatë dhe sisteme tokësore të mbrojtjes. Gjenerali amerikan u tha gazetarëve se aleanca ushtarake do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.
/vizionplus.tv -

“Po bëhen aleanca ushtarake kundër Serbisë”, Vuçiç me tone kërcënuese: Mendojnë se mund të ndërhyjnë në Kosovë, por…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ekzistojnë dy aleanca ushtarake të drejtuara kundër Serbisë dhe se Beogradi duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë.
Vuçiç krahasoi aleancat e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe aleancën ushtarake të Kroacisë dhe Sllovenisë që po shpallet me ato që u lidhën para luftërave ballkanike në fillim të shekullit të 20-të, duke theksuar se nuk është rastësi që e para quhet Aleanca e Trefishtë.
Ai pretendoi se Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i kishte thënë se nuk ishte i përditësuar dhe nuk dinte për çfarë bëhej fjalë.
Vuçiç shtoi se këto aleanca ushtarake nuk janë lajme të lehta për Serbinë, ndërsa vijoi pretendimet se dikush po përgatit diçka kur shikon situatën përmes historisë.
“Mund të shihet se të gjithë po përgatiten për diçka në të ardhmen, kjo mund të shihet në të gjitha vendet evropiane, madje edhe në Kinë. Në rajon, ky lloj formimi i boshteve shumështresore kundër Serbisë është shumë i rëndësishëm, sepse Serbia shihet si një faktor që nuk është mjaftueshëm i bindur dhe nuk do t’i shërbejë interesave të askujt tjetër përveç interesave të veta”, tha Vuçiç.
Vuçiç vlerësoi se Sllovenia dje zbuloi se po formohen boshte kundër Serbisë për shkak të situatës në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
“Ata mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona, në Kosovë. Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt po e bën atë, sigurisht jo kundër austriakëve. Ne duhet të reagojmë me durim, me durim dhe qetësi, për të forcuar pozicionet tona në botë”, tha Vuçiç. -

‘Po bëhen aleanca ushtarake kundër Serbisë’, Vuçiç me tone kërcënuese: Mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në Kosovë, por…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ekzistojnë dy aleanca ushtarake të drejtuara kundër Serbisë dhe se Beogradi duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë.
Vuçiç krahasoi aleancat e Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe aleancën ushtarake të Kroacisë dhe Sllovenisë që po shpallet me ato që u lidhën para luftërave ballkanike në fillim të shekullit të 20-të, duke theksuar se nuk është rastësi që e para quhet Aleanca e Trefishtë.
Ai pretendoi se Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i kishte thënë se nuk ishte i përditësuar dhe nuk dinte për çfarë bëhej fjalë.
Vuçiç shtoi se këto aleanca ushtarake nuk janë lajme të lehta për Serbinë, ndërsa vijoi pretendimet se dikush po përgatit diçka kur shikon situatën përmes historisë.
“Mund të shihet se të gjithë po përgatiten për diçka në të ardhmen, kjo mund të shihet në të gjitha vendet evropiane, madje edhe në Kinë. Në rajon, ky lloj formimi i boshteve shumështresore kundër Serbisë është shumë i rëndësishëm, sepse Serbia shihet si një faktor që nuk është mjaftueshëm i bindur dhe nuk do t’i shërbejë interesave të askujt tjetër përveç interesave të veta”, tha Vuçiç.
Vuçiç vlerësoi se Sllovenia dje zbuloi se po formohen boshte kundër Serbisë për shkak të situatës në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
“Ata mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona, në Kosovë. Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt po e bën atë, sigurisht jo kundër austriakëve. Ne duhet të reagojmë me durim, me durim dhe qetësi, për të forcuar pozicionet tona në botë”, tha Vuçiç.
-

Sulmi i dhunshëm ndaj dy të miturve në Tetovë/ “Shteti po hesht”, reagon Aleanca për Shqiptarët: Akt barbar me sfond etnik
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur në qytetin e Tetovës, ku dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike janë sulmuar brutalisht nga një grup prej më shumë se 20 personash, të identifikuar si pjesëtarë të grupit “Vojvoda”.
Sipas njoftimit zyrtar të partisë, të rinjtë kanë pësuar lëndime serioze – njëri me hundë të thyer dhe tjetri me fraktura në brinjë dhe krah dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Ky nuk është një rast i zakonshëm i dhunës rinore. Kjo është një ngjarje me sfond etnik dhe me rrezik të lartë për sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,” thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët.ASH i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike që të identifikojnë dhe të arrestojnë sa më shpejt autorët e këtij akti të rëndë.
“Mosveprimi i institucioneve është një sinjal shqetësues që inkurajon grupe të dhunshme si ky. Dhuna ndaj të miturve është vijë e kuqe dhe nuk mund të tolerohet,” thuhet më tej në reagim.
Aleanca kërkon që rasti të mos mbyllet si incident i zakonshëm, por të trajtohet si një akt i organizuar dhune me motiv etnik. Po ashtu, ASh shpreh mbështetjen për familjet e viktimave dhe inkurajon ndjekjen ligjore deri në fund.Top Channel
