Tag: alcaraz

  • Wimbledon/ Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

    Wimbledon/ Alcaraz kalon në çerekfinale, mposht me përmbysje rusin Rublev

    Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në grand slam të Wimbledon, turneu më i madh i fushave me bar. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusit Andrey Rublev (6-7, 6-3, 6-4, 6-4).
    Spanjolli kalon kështu një tjetër pengesë drejt finales së Wimbledon: Pas humbjes së setit të parë, Alcaraz reagoi fuqishëm, duke kontrolluar ndeshjen në tre setet e radhës. Rublev pati disa mundësi, por nuk arriti t’i shfrytëzojë, ndërsa kampioni në fuqi tregoi vendosmëri dhe mbylli sfidën pa lëshuar më terren.

    Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan edhe britaniku Cameron Norrie (3-2 ndaj N.Jarry) e rusi Karen Khachanov (3-0 ndaj K.Majcharzak). Kualifikohet edhe amerikani Taylor Fritz, që përfitoi nga tërheqja e J.Thompson në setin e dytë.
    Nuk ka surpriza te femrat. Numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, mundi 2-0 (6-4, 7-5) belgen Elise Mertens. Në çerekfinale kualifikohen edhe Amanda Anisimova e Amerikës (2-1 ndaj L.Noskova), gjermania Laura Siegemund (2-0 ndaj S.Sierra) dhe rusja Anastasya Pavlyuchenkova (2-0 ndaj S.Kartal).

  • Alcaraz bën zgjedhjen befasuese, ja kujt ia jep Topin e Artë

    Alcaraz bën zgjedhjen befasuese, ja kujt ia jep Topin e Artë

    Pavarësisht se është tifoz i Real Madridit, superylli i tenisit Carlos Alcaraz zgjodhi dy lojtarë të Barcelona-s në treshen e tij më të mirë për çmimin e Topit të Artë 2025.
    Spanjolli është një tifoz i zjarrtë i futbollit kur nuk është në fushat e tenisit dhe u përfshi në debatin se cili lojtar meriton të kurorëzohet si fitues i Topit të Artë 2025.
    Siç zbuloi gazeta spanjolle Mundo Deportivo, Alcaraz e zgjodhi yllin e Blaugranas, Lamine Yamal, për të fituar çmimin, ndërsa ish-yllin e katalanasve dhe Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, e pozicionoi në vendin e dytë.
    Raphinha, një tjetër yll i Barcelona-s, plotëson podiumin e tre lojtarëve më të mirë të Alcaraz për çmimin.
    Yamal ka qenë fenomenal në vetëm 17 vjeç, duke shënuar 18 gola dhe 25 asiste në 55 ndeshje të  luajtura në të gjitha kompeticionet për Barcelona-n.
    Shoku i tij i skuadrës, Raphinha, gjithashtu pati një sezon fantastik me skuadrën katalanase, duke shënuar 34 gola dhe 25 asiste në 57 ndeshje.
    Megjithatë, Yamal dhe Raphinha do të përballen me konkurrencë serioze për Topin e Artë nga ylli i PSG-së dhe ish-lojtari i Cule, Ousmane Dembele, pas sezonit të tij të shkëlqyer me gjigantët e Ligue 1.
    Francezi fitoi çdo kompeticion në të cilën mori pjesë sezonin e kaluar, duke kontribuar me 34 gola dhe 15 asiste, ndërsa PSG fitoi trofeun e parë të Champions League në historinë e klubit.

  • Përcaktohen çerekfinalistët e parë të Wimbledon, kualifikohen Alcaraz dhe Sabalenka

    Përcaktohen çerekfinalistët e parë të Wimbledon, kualifikohen Alcaraz dhe Sabalenka

    7 Korrik 2025

    8:11

    Telesport

    Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në grand slam të Wimbledon, turneu më i madh i fushave me bar. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj rusit Andrey Rublev (6-7, 6-3, 6-4, 6-4).
    Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan edhe britaniku Cameron Norrie (3-2 ndaj N.Jarry) e rusi Karen Khachanov (3-0 ndaj K.Majcharzak). Kualifikohet edhe amerikani Taylor Fritz, që përfitoi nga tërheqja e J.Thompson në setin e dytë.
    Nuk ka surpriza te femrat. Numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, mundi 2-0 (6-4, 7-5) belgen Elise Mertens. Në çerekfinale kualifikohen edhe Amanda Anisimova e Amerikës (2-1 ndaj L.Noskova), gjermania Laura Siegemund (2-0 ndaj S.Sierra) dhe rusja Anastasya Pavlyuchenkova (2-0 ndaj S.Kartal).

  • Debutim me vuajtje për Alcaraz në Wimbledon, triumfojnë Sabalenka dhe Paolini

    Debutim me vuajtje për Alcaraz në Wimbledon, triumfojnë Sabalenka dhe Paolini

    1 Korrik 2025

    8:04

    Telesport

    Në Londër, kanë nisur takimet e raundit të parë të grand slam-it të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar.
    Spanjolli Carlos Alcaraz ka vuajtur shumë në ndeshjen hapëse, duke fituar 3-2 ndaj italianit Fabio Fognini. Fitore të vështirë korri edhe britaniku Cameron Norrie, që avancon më tej.
    Turneu ka dhuruar disa surpriza te meshkujt, siç janë eliminimet e rusit Daniil Medvedev dhe danezit Holger Rune. Në raundin e dytë kualifikohen Andrey Rublev e Jiri Lehecka.
    Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 Carson Bransatine. Më tej shkon edhe Elina Svit0liona e Ukrainës si dhe amerikania Madison Keys.
    Edhe te femrat ka disa surpriza që në shtat, siç është eliminimet e Ons Jabeur, Paula Badosa dhe Jelena Ostapenko.
    Në raundin e dytë avancojnë tenistja japoneze Naomi Osaka, ajo italiane Jasmine Paolini dhe britanikja Emma Raducanu.

  • Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit të Roland Garros

    Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit të Roland Garros

    Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të dytin vit radhazi në grand slam-in e Roland Garros. Në finalen e luajtur në Paris, numri 2 në botë mbron titullin fituar vjet.
    Një ndeshje e jashtëzakonshme, ndër më të bukurat e dekadës së fundit, që ka si protagonistë dy tenistët më të mirë në botë, që dhuruan spektakël dhe emocione në fushë. Fitore me përmbysje e Alcaraz, që arriti të rikuperojë disavantazhin pas dy seteve të para.
    Sinner fitoi 6-4, 7-6 dy setet e para dhe ishte shumë pranë fitores së ndeshjes. Ai kishte tri topa për ta fituar ndeshjen në setin e tretë por gaboi dhe e pagoi shtrenjtë. Alcaraz arrin të rikuperojë 6-4, 7-6, 7-6 tri setet e tjera, duke qenë “mbret” në fushat me dhè të Parisit.
    Kjo ishte finalja më e gjatë e luajtur në historinë e Roland Garros dhe protagonistë të saj janë dy yjet e rinj të këtij sporti, që kanë fituar 5 grand slam-et e fundit (3 spanjolli dhe 2 italiani). Për Alcaraz ky është triumfi i pestë në karrierë në një grand slam, i dyti në Paris.
    Kush kishte dyshime tashmë është i bindur se një epokë e re ka nisur në tenis dhe protagonistë do të jenë këta dy tenistë, që mund të thyejnë rekordet e legjendave.

  • Sinner mposht Djokovic në Paris, sfidon Alcaraz në finalen e Roland Garros

    Sinner mposht Djokovic në Paris, sfidon Alcaraz në finalen e Roland Garros

    7 Qershor 2025

    9:16

    Telesport

    Numrat 1 dhe 2 në botë, respektivisht italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz, janë dy finalistët e grand slam-it të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe.
    Sinner mundi 3-0 në gjysmëfinale serbin Novak Djokovic, në një ndeshje mjaft të fortë dhe të ekuilibruar (6-4, 7-5, 7-6). Një përballje me emocione, por Sinner arriti të bëjë diferencën në momentet vendimtare.
    Më e lehtë fitorja e Alcaraz, që u kualifikua pas tërheqjes së italianit Lorenzo Mosetti në setin e katërt (4-6, 7-6, 6-0, 2-0). Edhe pse e nisi mirë ndeshjen, Musetti u dorëzua, teksa një dëmtim e detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë”.
    Sinner dhe Alcaraz (kampion në fuqi në Paris) do të përballen sërish dy javë pas finales së Romës, ku spanjolli mundi italianin. Ndaj, pritet një tjetër ndeshje e fortë mes dy tenistëve më të mirë në botë.

  • Roland Garros/ Sabalenka e Swiatek sigurojnë çerekfinalet, Alcaraz avancon te meshkujt

    Roland Garros/ Sabalenka e Swiatek sigurojnë çerekfinalet, Alcaraz avancon te meshkujt

    2 Qershor 2025

    8:33

    Telesport

    Në Paris kanë nisur takimet e raundit të katërt të grand slam të Roland Garros, turneu më i madh i fushave me dhè në tenis.
    Spanjolli Carlos Alcaraz, kampion në fuqi, fitoi 3-1 ndaj Ben Shelton (7-6, 6-3, 4-6, 6-4), duke avancuar në çerekfinale. Mes tetë më të mirëve kualifikohen edhe Lorenzo Musetti, Frances Tiafoe e Tommy Paul.
    Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-5, 6-3) ndaj Amanda Anisimova. Një biletë për në çerekfinale siguron edhe polakja Iga Swiatek. Kualifikohen edhe Elina Svitolina e Qinwen Zheng.

  • Alcaraz avancon në raundin e katërt të Roland Garros, triumfojnë edhe Sabalenka, Swiatek e Paolini

    Alcaraz avancon në raundin e katërt të Roland Garros, triumfojnë edhe Sabalenka, Swiatek e Paolini

    Kanë nisur ndeshjet e raundit të tretë në gran slam-in e Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe që po zhvillohet në Paris.
    Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, fitoi 3-1 (6-1, 6-3, 4-6, 6-4) ndaj Damir Dzumhur. Në raundin e katërt avancon edhe danezi Holger Rune, që mundi 3-2 Quentin Halys.
    Një biletë për më tej sigurojnë edhe Lorenzo Musetti, Tommy Paul, Alexei Poporin, Ben Shelton, Daniel Altmaier e Francis Tiafoe.
    Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (6-2, 6-3) ndaj Olga Danilovic. Më tej kualifikohet edhe tenistja italiane Jasmine Paolini, që mundi 2-0 Jelena Ostapenko.
    Nuk zhgënjen as polakja Iga Swiatek, që avancon më tej pas fitores 2-0 ndaj Jaqueline Cristian, ndërkohë që në raundin e katërt shkojnë edhe Elina Svitolina, Elena Rybakina, Qinwen Zheng dhe Liudmila Samsonova.

  • Alcaraz mund Sinner dhe triumfon në turneun Masters të Romës, Paolini fiton për femra

    Alcaraz mund Sinner dhe triumfon në turneun Masters të Romës, Paolini fiton për femra

    19 Maj 2025

    9:40

    Telesport

    Ka përfunduar në Romë turneu Masters në tenis. Për meshkuj, fitues doli spanjolli Carlos Alcaraz, që në finale mundi 2-0 (7-6, 6-1) italianin Jannik Sinner. Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej dominoi spanjolli.
    Për Sinner kjo ishte pjesëmarrja e parë pas një pezullimi 3-mujor për shkak dopingu. Ai e ruan kreun e renditjes për meshkuj, ndërkohë që Alcaraz ngjitet në vendin e dytë. Dy tenistët tashmë përgatiten për grand slam të Roland Garros.
    Për femra, fituese e turneut italian doli tenistja vendase Jasmine Paolini, që dominoi në fushë. Në finale ajo mund 2-0 (6-4, 6-2) amerikanen Coco Gauff. Kjo është hera e parë pas 40 vitesh që një teniste italiane triumfon në Romë,.

  • Alcaraz humbet finalen e Barcelonës, Zverev triumfon në Mynih dhe ngjitet në vendin e dytë

    Alcaraz humbet finalen e Barcelonës, Zverev triumfon në Mynih dhe ngjitet në vendin e dytë

    20 Prill 2025

    21:10

    Telesport

    Edhe pse nuk luan, italiani Jannik Sinner mbron vendin e parë në renditjen ATP për meshkuj, ndërkohë që pas tij një rivalitet i fortë mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev.
    Spanjolli u mund 2-0 nga danezi Holger Rune (7-6, 6-2) në finalen e turneut ATP-500 të Barcelonës. Një tjetër turne i fushave me dhè në prag të grand slam-it të Roland Garros.
    Ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej ishte Rune ai që dominoi. Humbja i kushton shumë Alcaraz, që zbret në vendin e tretë të renditjes botërore.
    Ai ia lë vendin e dytë gjermanit Alexander Zverev, që në finalen e turneu të Mynihut (ATP-500) mundi 2-0 amerikanin Ben Shelton (6-2, 6-4), në një ndeshje pa shumë histori.