Tag: alcaraz

  • Alcaraz “mposht” Sinner dhe e mbyll vitin si “numri 1”, Sabalenka kryeson te femrat

    Alcaraz “mposht” Sinner dhe e mbyll vitin si “numri 1”, Sabalenka kryeson te femrat

    Viti 2025 në sportin e tenisit ka ulur siparin, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të tenistëve për këtë sezon. Spanjolli Carlos Alcaraz dhe bjellorusja Aryna Sabalenka e mbyllën në vendin e parë.
    Te meshkujt, Alcaraz vijon duelin “kokë më kokë” me italianin Jannik Sinner, që ndahen nga vetëm 550 pikë në renditje. Ndërsa të gjithë tenistët e tjera janë shumë pas në renditje. Në “top-5” qëndron ende Novak Djokovic.
    Te femrat, Sabalenka ka një epërsi prej më shumë se 2500 pikësh ndaj polakes Iga Swiatek, që ndodhet në vendin e dytë. Në podium ndodhet edhe tenistja amerikan e Coco Gauff, por mjaft e shkëputur nga kreu.
    “Top-5”, meshkuj
    1.Carlos Alcaraz, 12,050 pikë
    2.Jannik Sinner, 11,500 pikë
    3.Alexander Zverev, 5,160 pikë
    4.Novak Djokovic, 4,830 pikë
    5.Felix Auger-Aliassime, 4,245 pikë
    “Top-5”, femra
    1.Aryna Sabalenka, 10,870 pikë
    2.Iga Swiatek, 8,395 pikë
    3.Coco Gauff, 6,763 pikë
    4.Amanda Anisimova, 6,298 pikë
    5.Elena Rybakina, 5,850 pikë

  • Sinner triumfon në ATP Finals për të dytin vit radhazi, mposht Alcaraz në finalen e Torinos

    Sinner triumfon në ATP Finals për të dytin vit radhazi, mposht Alcaraz në finalen e Torinos

    16 Nëntor 2025

    20:48

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi të dielën në mbrëmje turneun e ATP Finals (eventin ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë). Në finale, ai triumfoi 2-0 (7-6, 7-5) ndaj spanjollit Carlos Alcaraz.
    Një ndeshje mjaft e fortë, që vuri përballë dy tenistët më të mirë në botë. Përballë tifozëve të tij (turneu u zhvillua në Torino), Sinner ishte i pagabueshëm, duke arritur të bëjë diferencën në momentet vendimtare të cdo seti.
    Në setin e parë, italiani triumfoi në “tie break”, ndërsa në të dytin arriti të rrëmbejë një “game” në shërbimin e spanjollit, duke arritur të fitojë ndeshjen, e cila zgjati 2 orë. Për Sinner ky është viti i dytë radhazi që fiton ATP Finals.
    Gjithsesi, Alcaraz e mbyll vitin 2025 në krye të renditjes botërore, me një diferencë të ngushtë pikësh ndaj Sinner. Një dyshe që prej 2-3 vitesh po dikton në fushat e tenisit dhe që pritet ta bëjë këtë gjë për një periudhë të gjatë.

  • Tenis/ Surprizë nga Parisi, Norrie eleminon Carlos Alcaraz në raundin e dytë

    Tenis/ Surprizë nga Parisi, Norrie eleminon Carlos Alcaraz në raundin e dytë

    Në Paris, vjen surpriza e madhe e turneut: Carlos Alcaraz është eleminuar që në raundin e dytë! Spaniolli, numri dy i botës, u mund nga britaniku Cameron Norrie me rezultatin 4-6, 6-3, 6-4, pas një ndeshjeje plot tension dhe gabime të shumta nga Alcaraz.
    Alcaraz arriti të fitonte setin e parë, ç’ka dha impresionin se do ta kalonte pa problem edhe këtë raund. Por në këtë moment, erdhi edhe kthesa e madhe e ndeshjes. Norrie fitoi besim dhe përfitoi në maksimum nga gabimet e Alcaraz duke i shfrytëzuar dhe rikthyer ndeshjen në favor. Një eleminim i papritur ky për Carlos Alcaraz, që shihej si një prej favoritëve të turnout.

    Ky rezultat i hap rrugën Jannik Sinner për një objektiv historik: nëse italiani arrin të fitojë turneun, mund të rikthehet si numri 1 i botës në renditjen ATP.

  • Surpriza Alcaraz! Numri 1 në botë eliminohet që në start në Paris dhe rrezikon kreun

    Surpriza Alcaraz! Numri 1 në botë eliminohet që në start në Paris dhe rrezikon kreun

    29 Tetor 2025

    12:28

    Telesport

    Një surprizë e madhe ka ndodhur në turneun Masters 1000 që ka nisur këtë javë në Paris. Spanjolli Carlos Alcaraz u eliminua në raundin e dytë. Në ndeshjen e tij debutuese, tenisti “numër 1” në botë humbi ndaj britanikut Cameron Norrie.
    Ku i fundit fitoi 2-1 (4-6, 6-3, 6-4), një ndeshje që zgjati dy orë e 25 minuta. Ky rezultat mund ta penalizojë shumë Alcaraz, pasi mund të humbasë kreun e renditjes botërore nëse këtë turneu e fitoi italiani Jannik Sinner.
    Sinner, numri 2 në botë, është më pak se 800 pikë pas Alcaraz dhe në rast se grumbullon 1000 pikë nga ky turne mund ta parakalojë spanjollin. Një ndeshje e dobët e Alcaraz, që bëri mjaft gabime ndaj Norrie.
    Spanjolli vinte nga 18 fitore radhazi dhe këtë vit do të luajë edhe në finalet ATP në Torino në nëntor dhe në Kupën Davis. Gjithsesi, dueli me Sinner për ta mbyllur vitin si “numri 1” do të vijojë deri në momentin e fundit.

  • Sinner triumfon në turneun e Vjenës, Alcaraz mbron ende kreun e renditjes botërore

    Sinner triumfon në turneun e Vjenës, Alcaraz mbron ende kreun e renditjes botërore

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun ATP 500 të Vjenës. Në finale ai mundi 2-1 me përmbysje gjermanin Alexander Zverev (3-6, 6-3, 7-5).
    Një ndeshje interesante mes numrave 2 dhe 3 në botë. Zverev fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja nga ana e Sinner, që e meritoi fitoren.
    Gjithsesi, në krye të renditjes botërore vazhdon të qëndrojë spanjolli Carlos Alcaraz, i shkëputur gati 800 pikë nga Sinner.
    Zverev qëndron i pashqetësuar në vendin e tretë, ndjekur nga amerikani Fritz e serbi Djokovic, që kompletojnë “top-5” tenistët më të mirë në botë.
    Renditja, top-5 meshkuj
    1-Carlos Alcaraz, 11.340 pikë
    2-Jannik Sinner, 10.500 pikë
    3-Alexander Zverev, 6.160 pikë
    4-Taylor Fritz, 4.685 pikë
    5-Novak Djokovic, 4.580 pikë

  • Carlos Alcaraz bën “profetin”, parashikon saktë El Clasicon Real-Barça

    Carlos Alcaraz bën “profetin”, parashikon saktë El Clasicon Real-Barça

    Carlos Alcaraz, një ‘profet’… për Real Madridin. Tenisti spanjoll, një tifoz i flaktë i Los Blancos, është në Paris, ku do të luajë në ATP Masters 1000 tournaments, por nuk e humbi El Clasicon kundër Barcelonës, që u zhvillua këtë të dielë.
    Në prag të ndeshjes së La Ligas, Alcaraz bëri një parashikim të saktë për Eurosport: “Do të jetë e vështirë, por mendoj se Madridi do të fitojë”, tha ai me një buzëqeshje. “Mendoj se Mbappé dhe Bellingham do të shënojnë. Lamine Yamal do të realizojë ë për Barcelonën. Rezultati: 2-1”.
    Një parashikim që rezultoi i saktë. El Clasico midis Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi 2-1 për ekipin e Xabi Alonsos. Shënuesit? Kylian Mbappé, i cili shënoi në minutën e 22-të, dhe Jude Bellingham në minutën e 43-të. Në mes, goli i Blaugranëve, i shënuar jo nga Lamine Yamal, por nga Fermin Lopez.
    Alcaraz, përveç parashikimit të saktë, kishte treguar edhe “recetën” për El Clasicon perfekte: “Duhet të japësh gjithçka. Ka mbi një milion njerëz që po e shikojnë ndeshjen. Nëse je i lodhur në minutën e 60-të ose të 70-të, mos ki frikë të kërkosh të zëvendësohesh. Ky është momenti kur çdo lojtar mund të shkëlqejë dhe ti duhet të japësh 100%. Unë do të jem duke brohoritur dhe do të jetë një ditë fantastike”.

  • Sinner mposht Alcaraz në finalen e “Six Kings Slam” dhe arkëton shumën marramendëse

    Sinner mposht Alcaraz në finalen e “Six Kings Slam” dhe arkëton shumën marramendëse

    18 Tetor 2025

    22:17

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi mbrëmjen e së shtunës finalen e turneut “Six Kings Slam”, duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. Në Riad të Arabisë Saudite, ai mundi 2-0 (6-2, 6-4) spanjollin Carlos Alcaraz.
    Një finale në përgjithësi e dominuar nga italiani, numri 2 në botë, që mposhti kreun e renditjes botërore edhe pse ky turne nuk jep pikë. Përvecse fitoi trofeun, Sinner arkëtoi edhe plot 6 milionë dollarë.
    Të gjashtë pjesëmarrësit fituan nga 1.5 milionë secili, ndërsa fituesi edhe 4.5 milionë të tjera. Ndeshja më së shumti foli për italianin. Pas një seti të parë, ku ishte superior në fushë, në të dytin ai hasi më shumë rezistencë.
    Gjithsesi, Alcaraz nuk arriti dot t’i bëjë ballë deri në fund, me Sinner që fitoi një “game” me shërbimet e spanjollit, duke fituar më pas edhe ndeshjen. Kjo ishte finalja e radhës mes dy tenistëve, që prej dy vitesh po dominojnë në këtë sport.

  • Një pikë mjafton për të mposhtur Carlos Alcaraz: Australian Open nis sfidën me “Million Dollar 1 Point Slam”

    Një pikë mjafton për të mposhtur Carlos Alcaraz: Australian Open nis sfidën me “Million Dollar 1 Point Slam”

    “Tenisi është shumë i thjeshtë: mjafton vetëm një pikë për të fituar…” Kjo aksiomë nga një trajner i njohur futbolli mund të parafrazohet për të prezantuar ‘Million Dollar 1 Point Slam’, turneun e ri të prezantuar nga organizatorët e Australian Open, i cili do të zhvillohet në janar 2026, javën para grand slam-it të parë të sezonit.
    Rregulli bazë është vetëm një: Të jesh i pari që shënon një pikë, duke fituar kështu ndeshjen dhe duke avancuar në raundin tjetër, deri në finalen në Rod Laver Arena. Kjo është një mundësi e hapur për të gjithë, duke u lejuar lojtarëve jo vetëm të synojnë një milion dollarë, por edhe të përballen me numrin një në botë, Carlos Alcaraz, dhe ndoshta edhe ta mposhtin atë.
    Siç është shpjeguar nga organizatorët, turneu do të luhet duke përdorur një short klasik me eliminim direkt, me metodën “gur, letër ose gërshërë” që përcakton se kush shërben topin. Njëzet e dy tenistë profesionistë dhe dhjetë amatorë nga e gjithë Australia do të garojnë në finale.
    I ftuar special është Carlos Alcaraz, por organizatorët vënë bast se ai nuk do të jetë i vetmi emër i madh që do të garojë: “Mund të zbuloj se numri një në botë, Carlos Alcaraz, do të jetë kryesuesi i lojtarëve profesionistë në “Million Dollar 1 Point Slam”, një iniciativë e re emocionuese ku një pikë mund t’ju fitojë 1 milion dollarë“, shpjegoi Craig Tiley, drejtor i Australian Open.
    “Do të ketë edhe emra të tjerë të mëdhenj të shpallur së shpejti, kështu që tani ka një milion arsye për të marrë një raketë dhe për t’u përgatitur për janarin”, shtoi ai.

  • Numri 3 në botë akuzon: Organizatorët e turneve duan gjithnjë Sinner apo Alcaraz në finale dhe fitues

    Numri 3 në botë akuzon: Organizatorët e turneve duan gjithnjë Sinner apo Alcaraz në finale dhe fitues

    4 Tetor 2025

    17:57

    Telesport

    Tenisti gjerman Alexander Zverev, aktualisht numri 3 në botë, kritikoi drejtorët e turneve në një konferencë për shtyp, pas fitores së tij në raundin e dytë ndaj francezit Royer në Shanghai Masters 1000.
    “E urrej kur shpejtësia e sipërfaqeve është e njëjtë kudo. E di që po lëvizin në këtë drejtim sepse, padyshim, duan që Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz të kenë sukses në çdo turne”, tha tenisti gjerman.
    “Ne gjithmonë kemi pasur sipërfaqe të ndryshme. Nuk mund të luash të njëjtin tenis në të njëjtën mënyrë në fushat me bar, ato me dhe apo me çement. Sot, mund të luash pothuajse në të njëjtën mënyrë në çdo sipërfaqe”, shtoi Zverev.

  • US Open/ Alcaraz “rrëzon nga froni” Sinner-in, spanjolli triumfon 3-1 në finalen e madhe të turneut amerikan

    US Open/ Alcaraz “rrëzon nga froni” Sinner-in, spanjolli triumfon 3-1 në finalen e madhe të turneut amerikan

    Carlos Alcaraz është i riu mbret i Us Open dhe i renditjes botërore. Në Flushing Meadows, kampioni spanjoll mundi Jannik Sinner-in, që ishte dukshëm jo në formën e tij optimale, në finale me shifrat (2-6, 6-3, 1-6, 4-6), duke fituar Grand Slam-in e tij të gjashtë dhe duke kaluar italianin në krye të renditjes ATP, duke u bërë numri një i ri i botës. Në fushën e Arthur Ashe nën vëzhgimin edhe të Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe shumë yjeve të tjerë të artit botëror, Carlos nisi fort sfidën, duke komanduar lojën me goditjen e tij të drejtpërdrejtë nga qendra e fushës dhe duke fituar setin e parë me dy break.
    Në pjesën e dytë, Jannik shërbeu më mirë, manovroi me më shumë rend dhe e barazoi rezultatin duke rritur ritmin e këmbimit. Reagimi i tij nuk ndikoi në planin taktik të spanjollit. Sërish në sulm, i qëndrueshëm në variacionet e tij dhe i ashpër me goditjet e tij të kthimit nga linja e anës, Alcaraz i dha vetëm një game italianit në setin e tretë teksa Sinner arriti të fitonte vetëm 1 Game, ndërsa më pas në setin e 4 do të ishte sërish spanjolli që e mbylli ndeshjen duke vazhduar të luajë dhe të shërbejë në mënyrë agresive deri në 6-4 përfundimtar.

    Sinner komplimentoi në përfundim të ndeshjes Alcaraz, duke pranuar se kishte dhënë gjithçka në fushë, por spanjolli ishte më lart se sa ai. Në këtë mënyrë Alcaraz ngjitet në majën e renditjes së tenistëve botëror, duke “rrëzuar nga froni” Sinnerin pas plotë 65 javëve, kur italiani mbajti primatin në renditjen ATP.