Tag: albina

  • “E bëra të famshme me duart e mia…” / Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin?

    “E bëra të famshme me duart e mia…” / Çfarë fshihet pas deklaratave të fundit të Elsa Lilës për Albina Kelmendin?

    Bota e showbiz-it shqiptar nuk ka të ndalur pa drama!
    Ditën e sotme, Elsa Lila rikujtoi një ngjarje që sipas saj ishte e padrejtë, duke theksuar se një person u bë i famshëm sërish, falë saj. Edhe pse nuk përmendi emra, të gjithë e dinë se po fliste për artisten e njohur Albina Kelmendi.
    Teksa ishte e ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, Elsa u ndal te raporti i vjetër me Albinën, duke e përmendur indirekt, por pa ia thënë emrin.

    “Nuk e bëra skandalin, për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim. I njëjti person”.

    Në fund, ajo dha një paralajmërim të fshehtë: “Të kenë pak kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”.
    Deklaratat e Elsës kanë hapur sërish debat në publik, duke rikthyer në vëmendje një nga garat më të komentuara të viteve të fundit.
    Ne ju kujtojmë se:
    Elsa Lila dhe Albina Kelmendi ishin në “garë” për fitoren në Festivalin e Këngës në vitin 2022.
    Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të jurisë, ndërsa Albina të dytin. Megjithatë, votimi i publikut ishte ndryshe. Albina dhe familja e saj përfaqësuan Shqipërinë në Eurovizion. Por jo vetëm kaq, dy këngëtaret njihen prej vitesh.
    Në fakt, Elsa Lila dikur ka qenë mentore e Albinës në “The Voice of Albania”. Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Ajo ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.
    Ndaj Elsa Lila thotë: “Për të mos e bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia…”
    Nga ana tjetër, Albina ende s’ka reaguar ndaj deklaratave të Elsës.

  • VIDEO/ ”Hakmarrje e ftohtë”, Elsa Lila flet për gjyq: I dhashë famën, Albina më vodhi fitoren në Festival

    VIDEO/ ”Hakmarrje e ftohtë”, Elsa Lila flet për gjyq: I dhashë famën, Albina më vodhi fitoren në Festival

    Showbiz E Enjte, 30 Tetor 2025 14:39
    Një dramë e Festivalit të Këngës në vitin 2022 është rindezur. E ftuar tek Arbana Osmani në ”Mirëmbrëma yje”, Elsa Lila komentoi gjerë e gjatë pjesmarrjen e saj në Festivalin e 61-të në RTSH. Ajo foli hapur edhe mbi lidhjen e saj me Albina Kelmendin, duke mos i përmendur emrin, por duke e nënkuptuar atë e cila ishte pjesë e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në 2014. Elsa deklaroi se ishte ajo që e kishte bërë Albinën të famshme. Albina konkuroi në Festivalin e Këngës, Elsa pretendoi se votat ishin vjedhur nga kjo e fundit. Ajo zgjodhi të mos e çonte çështjen në gjyq. Elsa paralajmëroi gjithashtu se “hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”, duke lënë të kuptohet serioziteti i saj ndaj situatave të tilla.
    Arbana Osmani: Pse nuk more pjesë në Festival?

    Elsa Lila: 2 vite rrjesht janë abastanca (mjaftueshëm) për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im. Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja?

    Arbana Osmani: Vendimin e mori publiku

    Elsa Lila: Mendoj që jo, ç’publik?
    Arbana Osmani: Pse, nuk mendon që e mori publiku Elsa?
    Elsa Lila: Sepse kemi prova të shumta empirike dhe fizike, flas me gjuhë penaliste, prova empirike që nuk ka qenë ashtu. Provat janë që votat janë blerë nga publiku. Pa fund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg por nuk e çova.
    Arbana: Pse nuk e çon?
    Elsa Lila: Sepse ju e dini që unë mundësitë i kam të shumta, duke qenë se kam në familje avokatë. E kisha fare kollaj me provat që kisha, që ta bëja atë çështje të rëndësishme. Jam mësuar që mos të merrem me polemika, por të merrem me punën time, me talentin tim dhe t’i ofroj publikut atë për të cilën unë kam lindur dhe për të mos i dhënë rëndësi akoma më shumë atij skandali që dikush tjetër bëri. Unë jam Elsa, di të bëj atë që bëj, jam e ndershme dhe historiku e tregoi që unë nuk i vodha votat, por dikush tjetër e bëri. Unë nuk e bëra skandalin, për të mos ta bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohë.

  • Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një operacion në gji

    Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një operacion në gji

    Artistja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë së fundmi një histori personale që ka prekur shumë nga ndjekësit e saj. E ftuar në emisionin Prive nga Liberta Spahiu, këngëtarja ka treguar një moment të vështirë që përjetoi vitin e kaluar, një përballje me shëndetin që ndryshoi mënyrën se si e sheh jetën.
    Në një rrëfim, Albina ka bërë të ditur se iu desh të kalonte nëpër një ndërhyrje kirurgjikale në gji, një proces që, për fat të mirë, përfundoi me lajme të mira nga mjekët.
    “Ne shpesh i kushtojmë rëndësi vetëm karrierës dhe angazhimeve të përditshme, por harrojmë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Për fat të mirë, analizat dolën mirë dhe nuk kishte asgjë serioze, por operacioni ishte i nevojshëm,” – u shpreh ajo.
    Kjo përvojë, siç thotë vetë artistja, i shërbeu si një ‘zgjim’ i madh.
    “E kuptova që nuk mund të jap asgjë tek të tjerët nëse nuk kujdesem më parë për veten. Sot i bëj rregullisht të gjitha analizat dhe kontrollat. Mësova të mos e shtyj më kujdesin për shëndetin tim,” – shtoi ajo.
    Ky rrëfim i Albinës ka rezonuar me shumë njerëz, sidomos gra e vajza që shpesh vendosin veten në fund të listës. Me sinqeritetin dhe guximin për të folur hapur, ajo përcolli një mesazh të rëndësishëm: Kujdesi për shëndetin nuk është luks, është domosdoshmëri.

  • Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me…

    Albina Kelmendi shpërthen ndaj Eglit: Kënga e Adem Jasharit bastardohet duke u kënduar me…

    Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ndezur debat të madh, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të këngëtares së njohur Albina Kelmendi.Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako, duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.
    Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:
    “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”.
    Në një tjetër reagim që po qarkullon bashkë me videon, ndjekësit kanë përdorur tone sarkastike, duke shkruar:
    “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke u kënduar në brekë”.

     
    Një pjesë e ndjekësve mbështesin reagimin e Albinës, duke e cilësuar të drejtë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa të tjerë e shohin si një debat mbi lirinë artistike dhe mënyrën se si brezat e rinj e interpretojnë artin.
    Deri tani, Egli Tako, nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, por diskutimi vazhdon të zgjerohet në rrjet

  • Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet

    Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet

    Një detaj nga performanca e Egli Takos ka bërë që vëmendja të zhvendoset nga muzika te polemikat. Teksa në sfond dëgjohej kënga tradicionale dhe e dashur për publikun shqiptar “Mora fjalë”, Egli u shfaq në skenë me një veshje që nuk u prit mirë nga disa ndjekës, përfshirë edhe këngëtaren e njohur Albina Kelmendi.
    Albina reagoi publikisht duke e konsideruar zgjedhjen e veshjes si të papërshtatshme, duke thene;
    ‘Me falni qe po e bej share. Uroj qe kjo te jete nje montazh i keq’
    Reagimi i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Disa i dhanë të drejtë Albinës, duke e konsideruar veshjen e Egli Takos si mungesë respekti ndaj këngës dhe traditës shqiptare.