Tag: albin

  • Fotolajm/ Çfarë nuk u pa nga samiti me liderët e rajonit, Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti

    Fotolajm/ Çfarë nuk u pa nga samiti me liderët e rajonit, Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti

    Kjo e premte mblodhi në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët ndanë diskutime për planin e rritjes si dhe integrimin ekonomik drejt Bashkimit Europian. 
    Në fotot e shkrepura nga LSA, janë kapur momente gjatë samitit, si fokusimi i kryeministrit Edi Rama në celularin e tij, ndërsa përballë qëndronte homologu Albin Kurti. 

     
     

  • Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti. Çfarë nuk u pa nga samiti me liderët e rajonit

    Fotolajm/ Rama i fokusuar te telefoni, ja si reagon Albin Kurti. Çfarë nuk u pa nga samiti me liderët e rajonit

    Kjo e premte mblodhi në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilët ndanë diskutime për planin e rritjes si dhe integrimin ekonomik drejt Bashkimit Europian.

    Në fotot e shkrepura nga LSA, janë kapur momente gjatë samitit, si fokusimi i kryeministrit Edi Rama në celularin e tij, ndërsa përballë qëndronte homologu Albin Kurti.
     

    Top Channel

  • Rreth 900 mln eurot e BE-së, Marta Kos kritikon në sy Albin Kurtin

    Rreth 900 mln eurot e BE-së, Marta Kos kritikon në sy Albin Kurtin

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë nisur të zbatojnë reformat e kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes.  
    Sipas raportimeve, këto vende janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, përkatësisht për shkak të mungesës së institucioneve efektive. 
    “Jemi mbledhur sot për të vlerësuar progresin, për të parë çfarë ka shkuar mirë me Planin e Rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë.  
    Janë kaluar dy vjet nga katër që zgjat implementimi i planit, dhe është momenti i duhur për të diskutuar së bashku”, tha Kos gjatë samitit në Tiranë, duke iu drejtuar Albin Kurtit. 
    Ajo shtoi se dy vendet më të avancuara në këtë proces janë Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat kanë përmbushur rreth 50% të reformave të dakorduara me BE-në. 
    Në samit, nga Kosova merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.  
    Raporti i BE-së për progresin vëren se Kosova nuk ka ratifikuar marrëveshjet që do t’i mundësonin përfitimin nga Plani i Rritjes, për shkak të “ngërçit politik”.  
    Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi nuk ka formuar ende ekzekutivin e ri, gjë që ka bllokuar miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend. 
    Plani i Rritjes, një paketë investimesh prej 6 miliardë eurosh, synon të përshpejtojë rrugën e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Kosovës i janë ndarë rreth 900 milionë euro, duke e bërë atë përfituesen më të madhe për kokë banori nga këto mjete. 
     

  • Kosova drejt zgjedhjeve të reja! Edhe Konjufca dështon të kalojë qeverinë e re në Kuvend

    Kosova drejt zgjedhjeve të reja! Edhe Konjufca dështon të kalojë qeverinë e re në Kuvend

    Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti edhe i mandatuari i dytë Glauk Konjufca nuk arriti t’i bënte 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
    “Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime Kuvendi nuk e zgjodhi qeverinë e re të Republikës së Kosovës”, tha Dimal Basha.
    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare se së bashku me Listën Serbe janë bashkuar kundër Albin Kurtit.

    “Tash, për më tepër se nëntë muaj, partitë e ish-opozitës bashkë me Listën Serbe janë barrikaduar kundër Albin Kurtit. Qëllimi i vetëm i tyre është shndërruar kundërshtimi i Albin Kurtit, pa pasur asnjë alternativë, por edhe duke lënë çdo interes shtetëror dhe të qytetarëve anash… Edhe pse seanca ishte thirrur për të votuar mandatarin Glauk Konjufca për kryeministër, ju e patë se të gjitha fjalimet e opozitës ishin kundër Albin Kurtit. Këta janë në gjendje t’i lënë edhe 700 punëtorë të RTK-së pa paga. Janë në gjendje edhe 85 mijë shërbyes publikë pa paga dhe 400 mijë fëmijë pa shtesa dhe 300 mijë pensionistë pa pensione vetëm e vetëm që dikush mos t’ia lërë fajin Albin Kurtit.”, u shpreh Murati.
    Ndërkohë deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, kërkoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që sa më shpejt të shpallë datën e zgjedhjeve të reja.
    “Sot s’ka mbetur të thuhet asgjë përveç se Presidentja e Republikës e ka obligim që sa më parë të shpallë datën e zgjedhjeve që mos të humbet kohë e vlefshme më tej që qytetarët të kenë institucionet. Edhe propagandimi i të pavërtetave të shumta nuk pinë ujë. Kosova nuk është duke i rrezikuar fondet e BE-së me mosvotimin e sotëm, as kreditë e Bankës Botërore me mosvotimin e sotëm dhe as qytetarët nuk mbesin pa pagat e tyre për vitin e ardhshëm me mosvotimin e sotëm të buxhetit të sotëm. Edhe deputeti i LDK-së Armend Zemaj i bëri apel presidentes së Kosovës. Nuk është vështirë asgjë kur ka vullnet me u respektu Kushtetuta. Ne edhe ashtu kemi humbur shumë gjatë këtij viti por bllokuesi sot e mori përgjigjen me votë. E thërrasim edhe Presidenten të respektojë afate kushtetuese dhe të mos lejojë as një ndërhyrje në vendimet e saj kushdo qoftë ai”, tha Krasniqi.
    Dështimi i Konjufcës si mandatar i dytë për formimin e qeverisë pasqyron thellësinë e krizës institucionale dhe politike në Kosovë e cila tashmë ka vetëm një rrugë, zgjedhjet e jashtëzakonshme.

  • Kosova shkon në Play off, Albin Kurti: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

    Kosova shkon në Play off, Albin Kurti: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Kombëtares së Kosovës në kuadër të fushatës kualifikuese, duke e cilësuar performancën e ekipit si historike.
    Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se Kosova e nisi këtë fushatë me besim dhe tashmë po hyn në fazën e radhës me edhe më shumë vetëbesim.

    “Sonte bëmë histori dhe ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, ka shkruar Kurti, duke falënderuar futbollistët dhe tifozët për atmosferën dhe suksesin e arritur.
    Kombëtarja e Kosovës vazhdon garën me synimin për të siguruar një rezultat historik në kualifikime, ndërsa mbështetja e institucioneve dhe e qytetarëve shihet si një element kyç në rrugëtimin e saj.

  • DW: Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

    DW: Kosova ende në udhëkryq, mes partive mungon besimi

    Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.
    Për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.”
    Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë. “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.”
    Po nëse dështon Konjufca?
    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.”
    Bllokimi institucional kushton para
    Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW

  • Albin Kurti, dy opsione për qeverinë e re

    Albin Kurti, dy opsione për qeverinë e re

    Kosova E Hënë, 10 Nëntor 2025 19:41
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti flet me çështjen e formimit të qeverisë së re dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja në rast se nuk do të ketë votat e mjaftueshme për mandatarin e ri nga Lëvizja Vetëvendosje.
    LVV ka propozuar Glauk Konjufcën për mandatar për formimin e qeverisë së re, të cilën ai duhet ta paraqesë për votim para Kuvendit të Kosovës.
    Albin Kurti nuk mori votat e mjaftueshëm gjatë prezantimit të kabinetit të tij herën e kaluar dhe tashmë mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me Glauk Konjufcën. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se mandati i ardhshëm qeverisës duhet të jetë “Kurti 2.5 deri në dhjetor”, ose “Glauk Konjufca 1 deri në prill”.

  • Fituan 7 komuna, Albin Kurti: Nuk na ndali bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

    Fituan 7 komuna, Albin Kurti: Nuk na ndali bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

    albin kurti

    TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e datës 9 nëntor, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin e tyre.
    Në një postim në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se pas këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosje do të qeverisë në shtatë komuna, më shumë se në çdo periudhë tjetër më parë, duke theksuar se ky është rezultat i punës dhe besimit të qytetarëve.
    “Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.
    Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, shkruan Kurti.
    Partitë politike dhe komunat ku fituan kandidatët e tyre për kryetar
    Lëvizja Vetëvendosje (7 komuna): Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
    Lidhja Demokratike e Kosovës (7 komuna): Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti, Junik, Istog dhe Lipjan
    Partia Demokratike e Kosovës (6 komuna): Prizren, Vushtrri, Kaçanik, Skënderaj, Ferizaj dhe Han i Elezit
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (5 komuna): Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec dhe Deçan
    Partia Turke KDTP (1 komunë): Mamushë
    Nisma Socialdemokrate (1 komunë): Malishevë
    Iniciativa e Ramiz Lladrovcit (1 komunë): Drenas
    Lista Serbe (10 komuna): Kllokot, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut

  • Balotazhi në Kosovë, reagon kryeministri Albin Kurti

    Balotazhi në Kosovë, reagon kryeministri Albin Kurti

    Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se në bazë të rezultateve që kanë marrë nga komisionarët zgjedhorë, partia e tij ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Gjilan në raundin e balotazhit për zgjedhjet lokale në Kosovë.
    Në total, në këto zgjedhje lokale, LVV, tha Kurti, ka fituar në shtatë komuna.Lexo edhe :Related Posts
    “Ky është një sukses i LVV-së. Natyrisht që kemi synuar më shumë se kaq”, tha ai.

     

  • Krahu i djathtë i Kurtit, Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

    Krahu i djathtë i Kurtit, Haxhiu: Konjufca e bën qeverinë

    Kosova E Enjte, 6 Nëntor 2025 19:14
    Albulena Haxhiu një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, konfirmon se mandati për krijimin e qeverisë i është dhënë Glauk Konjufcës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës për bllokimin e institucioneve dhe për urrejtje ndaj Vetëvendosjes e Kurtit personalisht.
    “Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu, duke theksuar se opozita, sipas saj, po e mban peng shtetin “nga inati me Albin Kurtin”.
    Sipas saj, Vetëvendosja nuk pranon pazare për poste, ambasada apo tenderë. Duke folur për mandatin e dytë të Konjufcës, Haxhiu u shpreh optimiste se votat mund të sigurohen, “nëse deputetët do të ishin të lirë nga presionet e kryetarëve të partive”.