Tag: albin

  • Gjykata vendos 250 euro gjobë për Kryeministrin Albin Kurti. Nëse e përsërit arrestohet

    Gjykata vendos 250 euro gjobë për Kryeministrin Albin Kurti. Nëse e përsërit arrestohet

    250 euro gjobë Albin Kurtit për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë.
    Kryeministri Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por ai nuk u paraqit. Pas kësaj, më 19 shkurt 2025, Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore që ta detyronte kryeministrin të dëshmojë duke shkuar në Prokurori. Albin Kurti iu përgjigj se “ejani në zyrën time për pyetje”.

    Ndërkohë gjykata e ka dënuar me 250 euro gjobë. Nëse ndodh që prokuroria e kërkon prapë dhe ai nuk paraqitet, atëhere gjykata e ka të detyruar ta marrë forcërisht me polici. Nëse prapë refuzon, atëhere arrestohet.
    I pyetur për dënimin nga Gjykata e Prishtinës, Kurti me ironi tha se “ndonjëherë ai dënohet, por se gazetarët nuk duhet të mërziten për këtë gjë’.

  • Kurti dënohet me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore

    Kurti dënohet me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas raportimeve se është dënuar me 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mos paraqitjes në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
    Ai ka thënë se ndonjëherë e dënojnë atë, mirëpo ka sugjeruar që gazetarët të mos mërziten për këtë.
    “Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”, ka deklaruar Kurti, sipas mediave në Kosovë.

    Albin Kurti është paralajmëruar që nga fundi i viti i kaluar se nëse nuk dëshmon në prokurori, do të gjobitet.
    Ai ka kërkuar vazhdimisht që prokurorët t’i shkojnë në zyrë dhe ka thënë se ka precedent për këtë, por gjykata e ka urdhëruar atë që të dëshmojë në prokurori.
    Kurti është ftuar të dëshmojë lidhur me dyshimet e prokurorisë në rastin e rezervave shtetërore, pasi dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600.000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.

  • Nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, gjobitet Albin Kurti

    Nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, gjobitet Albin Kurti

    Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
    Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 lëshoi urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast.
    Pas këtij veprimi të kryeministrit të vendit, Gjykata e Prishtinës, siç mëson KALLXO.com e ka dënuar atë me 250 euro.
    Për dënimin me gjobë ankesë ka paraqitur zyra Kryeministri, Albin Kurti më 13.03.2025.

  • Albin Kurti dënohet me 250 euro gjobë

    Albin Kurti dënohet me 250 euro gjobë

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 250 euro gjobë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për refuzimin e paraqitjes për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për një rast penal të korrupsionit.
    Paparaci ka dërguar të mërkurën pyetje në drejtim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, por nuk ka pranuar ende përgjigje në lidhje me dënimin e raportuar të kryeministrit.
    Gjykata e kishte urdhëruar Kurtin që të dëshmonte për rastin penal të Rezervave Shtetërore.
    Sipas urdhëresës së nxjerrë nga gjykata, Kurti obligohej të paraqitej në Prokurorinë Speciale më 4 mars në orën 10:00.
    Kurti, kishte refuzuar.
    Për herë të parë, më 10 dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri në largim ishte ftuar nga prokurorët specialë që të dëshmonte në cilësinë e dëshmitarit për lëndën me numër PPS.nr.62/2023, që ka të bëjë me kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
    Në bazë të nenit 132 të Kodit të Procedurës Penale, Kurti mund të dënohet me gjobë dhe burgim nëse refuzon të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Albin Kurti mbështet Adriatik Lapaj

    Albin Kurti mbështet Adriatik Lapaj

    Kryeministri kosovar Albin Kurti çdo veprim e bën me paramendim dhe me një synim të mirëpërcaaktuar politik. Së fundmi ai priti krerët e partive të vogla, Adriatik Lapaj, Pano Sako dhe Endrit Shabanin.
    Një muaj para zgjedhjeve pritja ka prapavijë politike, ku strukturat e VV në Shqipëri duket se janë udhëzuar që të punojnë e votojnë për këta të tre.

  • ‘Grenell u mor me mua, më rrëzoi qeverinë’/ Albin Kurti bie pre e komedianëve rusë, “ofendon” opozitën

    ‘Grenell u mor me mua, më rrëzoi qeverinë’/ Albin Kurti bie pre e komedianëve rusë, “ofendon” opozitën

    Albin Kurti

    PRISHTINË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”. Videoja u publikua në platformën “Rumble”. Në këtë video, dyshja Vovan & Lexus iu kanë paraqitur Kurtit si presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Që në nisje, Kurti ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride dhe se sipas tij, kjo ka ardhur nga Serbia e Rusia, teksa akuza ka hedhur edhe ndaj opozitës. Po ashtu, nuk la pas sulmuar edhe ish-të dërguarin special të SHBA në rajon, Richard Grenell.
    TELEFONATA:

    Rusët: Ju uroj për fitoren, për fitoren tuaj të madhe.
    Albin Kurti: Ju falenderon shumë. Ka pasur një luftë hibride ndaj qeverisë sonë, nga Rusia dhe Serbia. Ka pasur një luftë hibride, ka pasur edhe premtimet irracionale të opozitës që flirtonin me luftën hibride. Ka pasur edhe luftë me një oligark që drejton një stacion televiziv.
    -Çfarë mendon për zgjedhjet në USA?
    Kurti: Grenell kaloi 4 vite duke u marrë me mua. Në vitin 2020 u mor me mua. Qeveria ime ishte e vetmja që u rrëzua gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai ishte instrumenti që u rrëzua qeveria ime. Tani është reshtuar me opozitën, ka fituar një çmim të madh për diplomacinë në Serbi. Nuk është në rregull që të marrësh atë çmim nga një vend autoritar dhe të bësh dikush je i paanshëm. Tani ka një punë të re në Hjuston. Trump e ka vendosur kundër drag dhe LGBTIQ edhe pse vetë është gay.
    A e di që edhe unë jam gay?
    Kurti: Po, po, jam gay i hapur. Kjo do të të thotë që edhe unë jam kundër tij.
    Për mua qëllimi kryesor është të mbyll Rusinë?
    Kurti: Jam dakord sepse ndryshe nuk do të kemi paqe në Ballkan. 
    Pas publikimit të videos nga dyshja e komedianëve, pasditen e sotme, zyra e Kryeministrit ea pranuar se ai ka rënë pre e mashtrimit, duke thënë që se ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt. Megjithatë shtojnë se edhe kjo telefonatë që i është bërë edhe shumë liderëve të tjerë botërorë, për ta është tregues se Rusia dhe Serbia është e “fiksuar” me Kurtin. 
    “Ky incident fatkeq riforcon atë që e kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar me Kosovën dhe vazhdon ta shënjestrojë shtetin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç është dokumentuar nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private,”- bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.

  • Albin Kurti pre e komedianëve rusë, mendonte se fliste me presidentin letonez: Grenell është homoseksual

    Albin Kurti pre e komedianëve rusë, mendonte se fliste me presidentin letonez: Grenell është homoseksual

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve të njohur rusë Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.
    Në bisedën humoristike Kurti i shkon mbas fijes tallësve të tij, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi mediat e opozitën, madje duke konfirmuar se “ka pasur luftë hibride” ndaj qeverisë së tij.
    “Po, ka pasur luftë hibride kundër qeverisë tonë që herët…kryesisht vjen nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga disa elementë të tyre brenda në Kosove. Prandaj lufta hibride dhe dezinformtat, e dyta ishte premtimet irracionale të opozitës të cilët flirtonin me luftën hibride. Dhe e treta disa oligarkë në vend, në veçanti njëri, që ka një TV stacion”, dëgjohet të thotë Kurti.
    Më tej biseda kalon te emisari Richard Grenell, të cilin e quan “kundërshtar” dhe e akuzon se “është homoseksual”.
    “Tërë këto katër vite kundër meje. Ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë time të parë, në 2020, e vetmja qeveri ishte e imja qe u rrëzua gjatë pandemisë. Dhe tash në masë të madhe është rreshtuar me opozitën. Ai ka marrë një çmim të lartë në Beograd, nuk është në rregull të marrësh çmim të atij soji në një vend autoritar dhe të pretendosh të jesh neutral. Tash ka një punë të re, Instituti Kenedi, ku ka të bëjë me vlerat e ShBA-së… Ai është homoseksual”, thotë Kurti.
    Këtu, komedianët e provokojnë: “A e di që edhe unë jam homoseksual?”, pyesin ata, duke iu referuar personazhit të presidentit letonez. “Jo s’e di”, përgjigjet Kurti.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Albin Kurti mashtrohet nga dy rusët e njohur, mendonte se po fliste me presidentin e Letonisë

    Albin Kurti mashtrohet nga dy rusët e njohur, mendonte se po fliste me presidentin e Letonisë

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti duket se ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.
    Ata kanë publikuar një video në njërën nga llogaritë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera.
    Video-prank with Prime-Minister of Kosovo Albin Kurti
    Pas pak, do të lexoni më shumë detaje nga kjo bisedë, dhe se çka thotë Kurti aty për emisarin amerikan Richard Grenell.
    Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.
    Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonsië.