Tag: albës

  • Nis Ferma VIP! Gjithçka rreth largimit të Albës dhe Limit, çfarë do të ndodh sonte

    Nis Ferma VIP! Gjithçka rreth largimit të Albës dhe Limit, çfarë do të ndodh sonte

    Nis Ferma VIP në Vizion Plus, spektakli i rekordeve dhe i gjithë familjeve shqiptare.
    Nën moderimin e Luana Vjollcës dhe nën opinionet pikante dhe të drejtpërdrejta të Zhakut dhe Kastro Zizos, sot do të ketë të tjera debate, surpriza dhe përballje mes fermerëve.
    Televotimi i cili ishte aktiv prej të hënës është anuluar për shkak të larimit të menjëhershëm të Albës dhe Limit për të cilët pritet të zbulohet më tepër mbrëmjen e sotme.

    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv

  • E papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

    E papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

    Mbrëmjen e djeshme, pas largimit të Alba Pollozhanit me vullnetin e saj nga “Ferma Vip 2”, edhe fermeri tjetër Lim Hoti, vendosi të ndërpresë rrugëtimin e tij.
    Një vendim i papritur ky, teksa pasi braktisi garë, u shpreh se nuk po duronte më brenda fermës. Lim Hoti tha se Big Mamën e sheh si finaliste dhe i uroi fitoren.

    Lim Hoti: Eksperienca ishte shumë spektakolare, nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës time. Ka momente shumë të bukura, të cilat do mbeten në mendjen time. Faleminderit produksionit, fermerëve. Unë e dua shumë publikun dhe ata që më ndjekin, shumë faleminderit për përkrahjen. Por thjesht nuk po duroja dot. Duhet të ikja se s’bën. Finalist shikoj Big Mamën dhe i uroj fitore.

  • Gazetari bën deklaratën e fortë në Ferma Club: Rrëfimi i Albës nuk është i vërtetë, njoh ish-burrin e saj

    Gazetari bën deklaratën e fortë në Ferma Club: Rrëfimi i Albës nuk është i vërtetë, njoh ish-burrin e saj

    Pas rrëfimit të ndjerë të Albës në “Ferma VIP”, ku ajo tregoi se ka kaluar një martesë të vështirë dhe është keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, ka ardhur një reagim i fortë nga gazetari Elton Tozaj. I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Tozaj hodhi poshtë versionin e Albës, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe të ekzagjeruar.
    “E njoh personalisht ish-bashkëshortin e Albës. Ajo që tregoi në ‘Ferma VIP’ ishte një histori që nuk ekziston. Rrëfimi i saj ishte idjot. Alba po shet një histori që nuk është reale. Mos e shihni të fortë dikë që nuk është,” u shpreh gazetari.Lexo edhe :Related Posts
    Tozaj shtoi se Alba ka shmangur pyetjet direkte për të kaluarën e saj, ndërsa flet shpesh për çështje të tjera sociale si fëmijët në rrugë. “Ka qenë një martesë e palumtur për të, sepse kishte dëshirë të lëvizte në fundjavë – jo për shkak të dhunës,” theksoi ai.

    /vizionplus.tv

  • Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

    Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

    Marrdhënia e tensionuar brenda Fermë mes Albës përballë Nur dhe Big Mamës është reflektuar edhe në spektaklin e kësaj të premteje në Vizion Plus.
    Moderatorja Luana Vjollca ju bëri thirrje vajzave që të tregojnë më shumë qetësi dhe të jenë më të kujdesshme në fjalorin që përdorin por dhe në mardhënie me njëra-tjetrën.
    Big Mama dhe Nur pavarësisht ngritjes së zërit i kanë kërkaur falje publikut dhe familjes, por jo Albës.

    Pjesë nga biseda:
    Luana: Goca do ju lutesha të ndaloni me këtë lloj sjelljeje.
    Big Mama: Gjëja e parë që dua të them dua të drejtohem deri te nëna ime, e cila është njeriu më i shenjtë në jetën time. Asnjëherë në jetën time nëna ime kurrë se ka përdorur fjalë banale. Dua t’i kërkoj falje nënës time, pastaj publikisht shqiptar, më vjen turp prej vetes time që ndikohem prej provokimeve të Albës. Këtë javë kam qenë shumë e rënduar nga ikja e Ronit. Kërkoj falje për këtë, e di që na ndjekin familjarë. Nuk është gjë e bukur të na shohin në telvizor. Edhe njëherë ju kërkoj falje për fjalorin tim, por më mirë një gojë e pistë se një shpirt i pistë. Sa për situatën me Albën jam përpjekur në çdo mënyrë të rregulloj marrdhënien. Jam munduar ta marr me të mirë, ti flas, ta këshilloj, e kam parë që ky njeri nuk bëhet, ka avazhduar me provokimet, se e di që jam njeri emocional. E ka arritur këtë qëllim, hallall i qoftë. Mendimet e mia për Albën nuk ndryshojnë, më mirë një zemër e bardhë si unë se sa një shprt i ligë për Albën. Gjithçka që kam thënë rreth Albës, ajo vetë e ka sjellë.
    Alba: Më ke ofenduar familjen.
    Big Mama: Nuk ta kam ofentduar familjen, thjeshtë të kam thënë mendo për familjen. Ishalla nuk turpërohen për veprimet që ke bërë. Nuk je shembull i mirë i asnjë femre e asnjë njeriu.
    Luana: Besoj se është e rëndësishme që secili nga ju të tregojë personalitetin e vet dhe shembullin e vet, të askujt tjetër, të mos paragjykojë asnjërin.
    Big Mama: Alba mos më provoko.
    Alba: Sa i përket njërëzillëkut, të gjithë i kemi patur marrdhëniet tona, pavarësisht si jemi në lojë. Në asnjë moment muhabet e shëndetit, familjes apo ushqimet asnjërit nuk ia kam përmendur. Sidomos edhe nga informacionet nga  jashtë që merrni apo hidhni supozime se kush është mroali im jashtë, sado informacione që mund të kemi unë për ju, kurrë s’kam për ta bërë, këtë gjë që keni bërë kundrejt meje. Nëse bini pre e një provokimi nga ana ime për një situatë konkrete, çfarë duhet të bëj unë kur më bëni këto gjëra  ndaj meje. Nuk e mendoni se edhe unë jam njeri, edhe unë lëndohem. Përderi sa ruaj këtë gjakftohtësi mendoni se nuk kam shpirt brenda, nuk duhet të mendoni dhe të reflektioni.
    Big Mama: Situata vetë i ke krijuar.
    Alba: Këshillat që jepni dhe argumentit që jepni se Alba është fals edhe këshilla bie poshtë.
    Big Mama: Pse kërkon këshilla prej meje
    Alba: Nuk kam kërkuar kurrë këshilla.
    Nur: Ju kërkoj falje njerëzve që më njohin.
    Alba: Mos gënje.
    Nur: Alba kjo je ti, vetëm ndërpret.
    Alba: Unë ndërpres, por nuk gënjej.

  • Starton Ferma VIP/ Surpriza dhe sfida, kush do t’i bashkohet Albës në televotim?

    Starton Ferma VIP/ Surpriza dhe sfida, kush do t’i bashkohet Albës në televotim?

    Ka nisur nata e 10-të e spektaklit Ferma Vip në Vizion Plus. Një mbrëmje për të mos u harruar, ku suprizat, sfidat por dhe debatet pritet të jenë të forta.
    Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve me fermerët, marrdhënia mes Limit dhe Albës, përplasjet për punët e fermës dhe sjellja me kafshët? Për të gjitha këto ndiqeni LIVE tani në Vizion Plus.
    Ndëkrohë mbrëmjene  sotme do të mësojmë edhe se kush do të jetë kryefermeri i ri, por dhe fermerët që do t’i bashkohen Albën në televotim.

    Kujtojmë që Alba u penalizua mbrëmjen e së hënës nga AGAI për shkelje të rregullave në fermë.
    Për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta ndiqni nga ekrani i televizorit mund ta ndiqni në linkun e YouTube.

  • VIDEO/ “Ajo po komandon në shtratin tonë”, kush u bë shkak për sherrin mes Albës dhe Limit në Ferma VIP

    VIDEO/ “Ajo po komandon në shtratin tonë”, kush u bë shkak për sherrin mes Albës dhe Limit në Ferma VIP

    Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, tensionet janë rritur mes çiftit Alba dhe Limi, ku një situatë me Keisin është bërë shkak për një debat të ashpër mes tyre.
    Ngjarja ndodhi teksa Keisi ishte në shtrat duke biseduar me Limin dhe e ftoi edhe Albën të bashkohej. Kjo ftesë nuk u prit mirë nga Alba, e cila reagoi menjëherë dhe ngriti zërin ndaj partnerit të saj.
    Alba, e irrituar nga pranisë së Keisit në hapësirën që ajo e konsideron private, u shpreh:

    “A ka mundësi t’i ndash muhabetet si burrat? Nuk mund të vijë dikush tjetër te dysheku ynë e të japë komandën.”
    Nga ana tjetër, Limi mbrojti veten duke i kërkuar Albës të mos vendoste kufizime mbi sjelljen e tij:“Jo kushte mua, nuk mund të më vendosësh. Nëse ti i ke bezdi këto gjëra, unë nuk i kam. Mua mos ma ngri zërin.”

    Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke akuzuar Keisin për sjellje përçmuese dhe kontrolluese:
    “Ajo sillet me komandë te dysheku ynë. Vjen, më shan mua te dysheku ynë. Bën komandën. E kupton çfarë po lejon apo jo?”
    Debati mes tyre u mbyll me largimin e Limit nga ambienti ku po diskutohej, duke lënë të hapur tensionin mes çiftit. Situata ka ngjallur interes të madh edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit po ndajnë mendime të ndryshme për sjelljen e të treve.
    /vizionplus.tv

  • Alba, e keqja më e vogël e kësaj Ferme!

    Alba, e keqja më e vogël e kësaj Ferme!

    Nëse ka një emër që ka krijuar më shumë zhurmë se kushdo në “Ferma VIP 2”, është Alba Pollozhani. E ardhur nga “Për’Puthen” – që në vetvete është një lloj mëkati që s’të falet nga fermerët tanë snobë – Alba nisi vrullshëm një eksperiencë ku shumë prej pjesëmarrësve kujtojnë se e kanë nisur për të dalë prej tij me ndonjë çmim Nobel për paqen.
    Që në hyrje, Alba ra në sy për ekstravagancë – por jo të tipit që ngjall frikë a admirim. Ishte më shumë ajo vajza që shkon në fermë me taka dhe fustan super të hapur me printe leopardi. Pa klas, sipas shumëkujt, por me një vetëbesim që shpesh i irriton njerëzit dhe i bën ta paragjykojnë para se të kenë mundësi ta njohin.

    “Burrin e dua mysliman, biznesmen” – ishte deklarata e parë që mbajmë mend prej saj në Fermë. Alba është tipologjia e vajzës për të cilën shoqëria “vdes”: pak provokuese, pak naive, pak pa filtra – një kombinim që të gjithë e shohin si kërcënim për “moralin” publik, por zbavitjen ideale private.
    Ajo është thjesht shënjestra perfekte. Nuk është aq “e dobët” sa të të dhimbset, por as aq inteligjente sa të të përmbysë pritshmëritë. Është e padëmshme. Dhe kjo i çmend njerëzit: e sulmojnë, se e panë tani që nuk të kthehet në të njëjtat mënyra mizore.
    Kur Alba shpallet kryefermere, Erand Sojli, që e ka shfaqur neverinë e tij për të që në fillim, i thotë që t’i “zhduket nga sytë”. Sepse nuk duron dot të marrë udhëzime nga një vajzë kaq “e paedukatë”, emërtim që s’përton t’ia thotë si në sy, si teksa bën thashetheme me Frederikun.
    Frederik Ndoci, që është artist për nga profesioni, shpesh flet si një komentues me tre profile fake në TikTok. Ai bëhet palë me Erandin – duke treguar këtë forcë të madhe karakteri që jo pak herë e shohim në jetë – dhe thur planin gjenial: hajde injorojmë totalisht këtë budallaçkën e pamoralshme dhe fillojmë tallemi me çdo gjë që thotë.
    Alba, nga ana tjetër, përpiqet t’u flasë me përulje, me mirësi, pak edhe nga dëshira e saj për t’u pëlqyer nga të gjithë, si një fëmijë që s’e kupton pse është ngatërruar në një dramë të të rriturve – dhe kjo ndjesi padashur, është më njerëzorja që ka ndodhur në këtë show.
    Në anën tjetër, vajzat – Kejsi, Nur, dhe Big Mama – nuk kanë ndërtuar një front kritik, por një lloj “klubi morali” me synim: izolimin e Albës.
    Kejsi e sheh Albën si rrezik për vëllain e saj të zgjedhur, Limin, interesin romantik të Albës. Nur ka një lloj xhelozie të pazëshme prej faktit që Limi zgjodhi Albën para saj, pasi sigurisht, ku krahasohen ato të dyja bashkë? Big Mama bën ligjin e “nënës shqiptare” dhe ka misionin e rëndësishëm për të vënë në vend moralin e vajzave të ndershme, të cilat sipas saj, “s’duhet të nxisin kurrë meshkujt”.
    Të gjitha bashkë thurin një skenë që s’do kalonte as audicionet e një telenovele spanjolle: dërgojnë Ganiun në krevatin e Albës teksa ajo ishte në gjumë. Alba zgjohet e tronditur. Ata qeshin. Dhe askush nuk merr përgjegjësi. Sepse përse ndihet e ngacmuar seksualisht Alba, kur ajo sipas këtyre fermerëve duket se është krejt tolerante ndaj të tilla situatave?
    I vetmi vend ngushëllimi për Albën në këtë cirk, është Limi. Midis tyre ka flirt. Ka tension. Ka shumë tërheqje seksuale. Dhe jo, nuk është fare vulgare siç e kanë quajtur nëpër komente. Është e sinqertë. Ka diçka mes tyre që, edhe pse nuk është dashuria e qelibartë që ëndërrojmë të shohim ne në ekran, nuk të jep kurrë energji negative.
    Pra, Alba është një vajzë që nuk të mrekullon me mençurinë e saj, por s’të jep ndonjëherë as ndjesi ligësie. Nuk është më e mprehta, por ka momentet më të sinqerta aty brenda. A është e irritueshme? Po. Edhe vetë Zhaku me Kastron që funksionojnë aty si një zë më kritik dhe shpesh i kanë dalë në mbrojtje, acarohen prej saj. Por Alba qesh edhe me përqeshjet që i bën Kastro zërit të saj, pa mbajtur asnjë mllef.
    Në fund të ditës, problemi nuk është Alba. Problemi është si i gjithë grupi, që shfaqet aty me etiketën “V.I.P.”, ka gjetur rehati kaq të madhe duke u bërë palë dhe duke hedhur sulme të ulëta ndaj një personi të vetëm. Dhe nëse ky është standardi i madhështisë në atë shtëpi, atëherë le të jemi të qartë – nuk është Alba delja e zezë. /Anabel.com/

  • Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time!

    Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time!

    Debati i ashpër mes Albës dhe Ganiut ka prekur edhe Limin. Shkak është bërë hyrja e Ganiut në shtratin e Albës gjatë kohës që kjo e fundit po flinte gjumë.
    Limi u shpreh se Ganiu ka cënuar emrin, krevatin dhe partneren e tij.Lexo edhe :Related Posts
    Ai deklaroi se priste një reagim tjetër nga fermerët dhe jot ë bëheshin bashkë e të sulmonin Albën.

    Pjesë nga biseda:
    Limi: Ganiu ka kaluar çdo cak. Ka cënuar emrin tim, krevatin tim dhe partneren tim. Unë këtu kam një shoqëri të pastër, dhe nuk e prisja që edhe vajzat të cënonin hapësirën time. Me Big Mamën u ula dhe u sqarova. Për gjithë moshën e tretë, që janë më profesionistë dhe më artistë se ne, prisja një reagim ndryshe. Por po bëhen të gjithë bashkë pa asnjë arsye.
    Federik: Nuk pashë një qëllim të keq nga Ganiu, sikur donte të përdhunonte dikë. Ne skema kemi parë edhe nga Limi.
    Alba: Ishte pa lejen time.
    Federik: Bravo Alba, e shfrytëzove bukur.
    /vizionplus.tv