Tag: albertini

  • Albertini këshillon Milan-in: “Atë do ta merrja menjëherë”

    Albertini këshillon Milan-in: “Atë do ta merrja menjëherë”

    Legjenda e Milan-it, Demetrio Albertini, pranon se është një tifoz i Samuele Ricci-t.
    Lojtari italian iu bashkua Milan-it javën e kaluar nga Torino.
    Albertini tha për La Gazzetta dello Sport: “Për mua, është një ide e mrekullueshme që më kujton investimin e bërë disa vite më parë për Sandro Tonali-n”.
    I pyetur nëse Ricci i kujton veten, Albertini tha: “Sa i përket mundësive që ka në dispozicion, po. Kur arrita në Milan, luajta disa metra më përpara, por pastaj u tërhoqa prapa dhe u bëra një metronom si ai.
    “Ndoshta kisha më shumë pasime të gjata dhe vertikalizime, por Ricci është shumë i mirë në diktimin e ritmit të ekipit”.
    Për lidhjen e Milan-it me sulmuesin e Juventus-it, Dusan Vlahovic, ai shtoi:
    “Do ta merrja Vlahovic-in që pashë te Fiorentina me sytë mbyllur. E përsëris: me sytë mbyllur. Pas përvojës së tij tek Juventus-i, kam pasur disa dyshime të tjera, por jam i bindur se dikush si Vlahovic, nëse do t’i jepeshin kushtet e duhura, do të bënte mirë te Milan-i”.

  • Albertini paralajmëron Barçën: Kujdes nga lojtarët e Interit, janë të gjatë dhe shumë të fortë fizikisht

    Albertini paralajmëron Barçën: Kujdes nga lojtarët e Interit, janë të gjatë dhe shumë të fortë fizikisht

    Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Demetrio Albertini, ish-lojtar i Barcelonës dhe Milanit, bëri një analizë të përballjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që do të luhet sonte në “San Siro”, prej orës 21:00:
    Për strategjinë e Interit: “Është e mundur ta përballosh strategjinë e Interit, por duhet shumë kujdes. Lojtarët e Interit janë shumë të gjatë dhe fizikisht të fortë. Është e rëndësishme që në mbrojtje të mos e humbasësh topin, por as të mos i japësh mundësi kundërshtarit. Po ashtu, Barça nuk duhet të bëjë faulle afër zonës së vet”.
    Mbi Barcelonën, pas kalimit nga Xavi te Flick: “Mendoj se Barça është kthyer te filozofia e Cruyff, duke u fokusuar tek akademia e saj. Në njëfarë mënyre e bëri për nevojë, pasi Laporta dhe drejtuesit po përpiqen të reduktojnë shpenzimet. Sidoqoftë, kjo është e kuptueshme, sepse po punon me cilësinë që ofron akademia. Kur në ekip ka shumë lojtarë nga akademia, ata kanë një përkushtim ndaj klubit që nuk ta jep askush tjetër, madje as lojtarët më të mëdhenj”.
    Për Lamine Yamal: “Ka të ardhme të madhe përpara. Askush nuk mund të dijë çfarë do të ndodhë, vetëm ai vetë. Duhet t’i mbajë në mendje të gjithë lojtarët e mëdhenj që kanë kaluar te Barça para tij: Ronaldinho, Iniesta, Xavi, Puyol, Messi… Ata kanë zgjatur shumë në klub dhe në skenën ndërkombëtare. Talenti është i rëndësishëm, por nuk mjafton, duhet edhe shumë punë. Yamal ka një talent të jashtëzakonshëm, shumë të rrallë, sidomos në moshën e tij. Mund të fitojë shumë ‘Topa të Artë’, por nuk duhet të vetëkënaqet”.

  • Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim, ja si mund ta frenojë Barcelonën

    Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim, ja si mund ta frenojë Barcelonën

    19 Prill 2025

    11:02

    Alfred Lleshi

    Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit dhe Barcelonës, ka dhënë dorëheqjen nga posti si president i Sektorit Teknik të Federatës Italiane të Futbollit. Me një karrierë të gjatë si lojtar dhe më pas si drejtues, ai ka komentuar për “Corriere della Sera” sfidën gjysmëfinale të Champions League mes Interit dhe Barcelonës, një përballje mes dy ish-skuadrave të tij.
    “Interi nuk duhet të ketë një qëndrim spekulativ në ndeshjen e parë, duke menduar që atyi për kthimin. Për mendimin tim, mund ta frenojë Barcelonën”, – tha Albertini, duke iu referuar sfidës së parë që do të luhet më 30 prill në Spanjë dhe ndeshjes së kthimit më 6 maj në “San Siro”.
    I pyetur nëse ky Inter i ngjan Milanit të tij, Albertini u shpreh: “Absolutisht po. Në disa raste është vetë klubi që krijon kushtet për t’iu marrë më të mirën lojtarëve. Një dhomë zhveshjeje e bashkuar të shtyn të japësh më shumë, të kapërcesh çdo vështirësi. Unë mund ta dëshmoj këtë nga të dyja përvojat: si senator te Milani dhe si ‘i huaj’ në dhomën e zhveshjes së Barcelonës”.