Tag: albert

  • “E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

    “E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

    Konflikti i radhës në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes nënës dhe djalit. Vergjinushja, 76 vjeçe, shpreh në insertin prezantues problematikën e rëndë të dhunës nga nusja dhe fyerjeve nga i biri.
    “Jam 76 vjeç. Të të rrahë nusja, të të ofendojë djali, të të japë zeher të hash dhe të të thërrasë me fjalë ofenduese, të ofendojë edhe djalin e vogël, 100 të zeza m’i thotë, kam shumë për të thënë!”
    Edhe kur hyn në studio, ajo përsërit të njëjtën gjë, e përlotur. “E dhunuar nga djali, e ofenduar nga nusja, e ofenduar nga mbesa, e rrahur. Fjalët më të pista i janë thënë kësaj nëne, 76 vjet grua!”, thotë e moshuara, e cila së fundmi ka mbetur edhe vejushë.
    Nga ana tjetër, djali, Alberti, ka një konflikt me nënën dhe i kërkon të zgjedhë.
    “Jam shumë i revoltuar! Nga shtëpia, nga kunata dhe nga nëna, personalisht. Unë sot nuk qëndroj dot me nënën se jam i kërcënuar, po më pengon. Nëna mban të dy krahët. Sot o të më zgjedhë mua, ose të mbajë familjen tjetër.”
    Vergjinushja nis të tregojë se ka dy djem, nga të cilët i madhi është i martuar. Ajo thotë se djali i madh i ka dhënë edhe ilaç, pavarësisht se për 22 vjet ka qëndruar në shtëpinë e saj bashkë me familjen e tij. Nga djali dhe nusja, ajo është ofenduar vazhdimisht por i ka duruar të gjitha. Alberti konkretizon cilat kanë qenë këto ofendime të rënda, të cilat janë thënë prej nuses së shtëpisë kundrejt nënës së tij.
    Vergjinush: Zonja Vergjinush ka një mal me halle, publiku do të çuditet me këtë zonjën Vergjinush dhe do të thotë kështu publiku që si ka ardhur kjo grua plakë, si nuk e ka ngrënë ilaçin e atij djalit që e ka mësuar djali nënën të hajë ilaç ku ma ka lënë dhe nuk kisha për të ardhur këtu, por më mbajti kjo grua (Eni Çobani) që nuk kam çfarë të them unë si plakë që jam.
    Albert: Të ndërhyj unë?
    Eni Çobani: Prit të dëgjojmë mamanë, do të ndërhysh, do të flasësh.
    Albert: Të ndërhyj se më del aty ku dua unë.
    Eni Çobani: Çfarë do të thuash?
    Albert: Nga ai ilaçi i saj jam ofenduar edhe unë, nga hatri i saj që e ka mbajtur ajo se ajo zonja nuse kur është ndarë, ka vajtur dhe i ka kërkuar falje. Kur i ka kërkuar falje më ka marrë edhe mua në qafë sot, se nuk i kërkon dot falje.
    Eni Çobani: Djalit tjetër?
    Albert: Nuses i ka kërkuar, jo djalit dhe më ka thënë mua duro, duro, unë nesër mund të vritem. Sot që dal nga këtu, unë nuk jam i garantuar. Dakord? Sot o ai o unë në shtëpi.
    Vergjinush: Unë e kam martuar djalin dhe e kam mbajtur djalin, kam bërë një gabim që të mos ma falë publiku dhe mos ta bëjë këtë që kam bërë unë, 22 vjet e kam mbajtur bashkë. E ofenduar nga djali, e ofenduar nga nusja, unë i shkelja ofendimet me këmbë. Por që e kam mbajtur bashkë, e kam mbajtur vetëm nga turpi, thoshin nuk mban vjehrra nuse. Unë pastaj këta djemtë, i thosha djalit puno, të madhit. Herë punonin, herë s’punonin. I mbaja vetëm me një pension, i mbaja vetë i gjashtë në shtëpi, me dy fëmijë në shkolla. Si përfundim, nusja ndahej dhe vinte në shtëpi më bashkohej.Unë si vjehrrë nuk ia thosha dot që moj bijë ti u ndave dhe ike. Unë si vjehrrë kam bërë një gabim që nuk më falet, të mos ma falë publiku.
    Eni Çobani: Ke bërë shumë mirë se në fund të fundit, me djalin tënd ke qëndruar dhe me nusen, nuk është gabim.
    Albert: Kur u nda radhën e parë, mos të kishte shkuar ta kishte thirrur në shtëpi. Të mos e kishte thirrur kur u nda dhe është gabimi edhe i nënës që shkon e i kërkon falje, edhe është fajtore, edhe shkon i kërkon…
    Eni Çobani: Nëna fal gjithmonë, nënat kështu janë. Nënat janë me zemër të madhe.
    Albert: Të më falë publiku se e kam nënë, arrin sot në sy të djalit, nusja në sy të djalit, bëhet nëna ime sot k**vë dhe pu**në! Mund ta nxjerr me video!
    Vergjinush: Gomaricë! Më ka bërë nusja gomaricë!
    Albert: I thashë të ma tregojë nëna ime kë kam baba unë!
    Vergjinush: Një grua pa burrë! Z. Ardit, të më dëgjosh me vëmendje, edhe znj. Eni!
    Albert: E kam bërë gati incizimin, ta dëgjojë sot publiku! Nëse unë gënjej, të më shpien me pranga që sot!
    Vergjinush: Unë kam bërë një gabim që nuk më falet. Si u ndanë këta, kishim pesë lekë muhabet, fëmijët m’i linin mua dhe sot djalit të djalit të madh, ia shtroj unë rrobat, 76 vjeçe dhe ia ngre. E kam nip! E kam të djalit, ma do shpirti, ma do barku! Nuk e përzë dot!
    Albert: Ajo po s’e përzuri atë, unë nuk rri! Unë iki që sot!
    Vergjinush: Berti, lërmë nënën!
    Albert: Nuk ndahesh me djathin, nuk shoh prej hirrës. Kur s’pashë prej vëllait, prej kunatës, nuk shoh prej hirrës.
    Eni Çobani: Ti çfarë kërkon tani, të mos flejë me nipin?
    Albert: As me nipin, asgjë! Të bëjë nëna dorëheqje! O me atë, o me mua!
    Vergjinush: Unë jam gjyshe!
    Albert: Nuk të lë të mbarosh, unë jam i kërcënuar!
    Vergjinush: Turp të kesh që të kam rritur!
    Albert: Turpin le ta kem unë!
    Vergjinush: Më kërcënon në sy të publikut, nuk ju kam kërcënuar kurrë!/tvklan.al

  • “Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

    “Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

    Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit të vogël, Albertit në “Shihemi në Gjyq”nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, i cili i kërkon me ngulm që të ndahen të dy nga ajo shtëpi.
    Vergjinushja jeton prej 22 vitesh me djalin e madh, nusen dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa prej pak kohësh ka humbur bashkëshortin. Familja ushqehet me pensionin e saj, por nga ana tjetër, nuk kanë reshtur kurrë ofendimet e dhuna ndaj saj, me fjalët më të rënda. Fyerjet i ka përjetuar edhe Alberti, i cili thotë se vëllai e kunata e quajnë “vajzë”.
    Albert: Unë jam beqar! Për shkak të tyre, unë nuk martohem sot se mua më del vëllai, më del tjetri, më del kunata në mes të rrugës, ofendon. Del vëllai në lokal, më ofendon.
    Eni Çobani: Po pse?
    Albert: Më ofendon, je budalla! Je çupë!
    Eni Çobani: Çfarë të thotë mo?
    Albert: Je çupë!
    Eni Çobani: Çupë ty? Po pse?
    Albert: Po, më thotë kunata!
    Eni Çobani: Po pse je çupë ti?
    Albert: Nuk e di. Mua më vjen zor kur dal në Pogradec se mua më pikëllon atje ku shkon më keq.
    Eni Çobani: Po kjo qenka shumë e rëndë Vergjinush!
    Vergjinush: E rëndë është edhe për mua që më thotë nusja në sy të djalit, më thotë gomaricë që mua më ka bërë një baba dhe nuk më ka bërë…. ose le të më gjejë burrë mua që jam k**vë! 76 vjeçe!
    Albert: Unë ndihem i kërcënuar në Pogradec!
    Vergjinush: Unë, më erdhi djali… prit ore Berti, të lutem!
    Albert: Jo mama, nuk dua! Dua të japësh drejtësi!
    Alberti thotë se nëse ai e nëna nuk jetojnë veçmas tyre, nuk i përjashton disa skenare të mundshme që mund t’i ndodhin atij kur ajo të ndërrojë jetë. Sipas tij, kunata dhe mbesa mund të inskenojnë sikur ai i ka sulmuar apo që të jetë provokuar dhe të mos ketë reaguar.
    Albert: Edhe atë e pres nesër, që po të vdesë kjo nënë, prandaj nuk dua të më lërë, prej atyre dy zonjave që kam në shtëpi, nusen e mbesën, pres nesër budallallëkun tjetër! Përderisa thua që është çupë, nesër pres një gjë tjetër se sot nuk është e kollajshme. Sot unë jam vetë atje, nesër të vdeesë kjo copë nënë, gris fanellën nusja dhe thotë erdhi kunati apo xhaxhi, unë nuk i përballoj dot ato gjëra se mua më vjen turp të dal nesër para publikut apo Pogradecit atje. Unë, me këtë fjalë që tha ai sot, je çupë, unë nuk bëhem dot me shoqërinë.
    Eni Çobani: Kjo qenka shumë e rëndë!
    Albert: Nuk piqem se sot, edhe këto që fola në publik, sot thonë, mua më vete mendja, që ky miku… ka vajtur me të pa e ka nxjerrë çupë ajo!
    Eni Çobani: E kuptoj, është e rëndë, sikur ajo ka tentuar me ju dhe ju s’keni mundur.
    Albert: Po!/tvklan.al

  • “E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata shokuese: Kunata ma quan nënën k**vë!

    “E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata shokuese: Kunata ma quan nënën k**vë!

    Konflikti i radhës në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet mes  nënës dhe djalit. Vergjinushja, 76 vjeçe, shpreh në insertin prezantues problematikën e rëndë të dhunës nga nusja dhe fyerjeve nga i biri.

    “Jam 76 vjeç. Të të rrahë nusja, të të ofendojë djali, të të japë zeher të hash dhe të të thërrasë me fjalë  ofenduese, të ofendojë edhe djalin e vogël, 100 të zeza m’i thotë, kam shumë për të thënë!”

    Edhe kur hyn në studio, ajo përsërit të njëjtën gjë, e përlotur. “E dhunuar nga djali, e ofenduar  nga nusja, e ofenduar nga mbesa, e rrahur. Fjalët  më të pista i janë thënë kësaj nëne, 76 vjet grua!”, thotë e moshuara, e cila së fundmi ka mbetur edhe vejushë.

    Nga ana tjetër, djali, Alberti, ka një konflikt me nënën dhe i kërkon të zgjedhë.

    “Jam shumë i revoltuar! Nga shtëpia, nga kunata dhe nga nëna, personalisht. Unë sot nuk qëndroj dot  me nënën se jam i kërcënuar, po më pengon. Nëna mban të dy krahët. Sot o të më zgjedhë mua, ose të  mbajë familjen tjetër.”

    Vergjinushja nis të tregojë se ka dy djem, nga të cilët i madhi është i martuar. Ajo thotë se djali i madh i ka dhënë edhe ilaç, pavarësisht se për 22 vjet ka qëndruar në shtëpinë e saj bashkë me familjen e tij. Nga djali dhe nusja, ajo është ofenduar vazhdimisht por i ka duruar të gjitha. Alberti konkretizon cilat kanë qenë këto ofendime të rënda, të cilat janë thënë prej nuses së shtëpisë kundrejt nënës së  tij.

    Vergjinush: Zonja Vergjinush ka një mal me halle, publiku do të çuditet me këtë zonjën Vergjinush dhe do të thotë kështu publiku që si ka ardhur kjo grua plakë, si nuk e ka ngrënë ilaçin e atij djalit që e ka  mësuar djali nënën të hajë ilaç ku ma ka lënë dhe nuk kisha për të ardhur këtu, por më  mbajti kjo grua (Eni Çobani) që nuk kam çfarë të them unë si plakë që jam.

    Albert: Të ndërhyj unë?

    Eni Çobani: Prit të dëgjojmë mamanë, do të ndërhysh, do të flasësh.

    Albert: Të ndërhyj se më del aty ku dua unë.

    Eni Çobani: Çfarë do të thuash?

    Albert: Nga ai ilaçi i saj jam ofenduar edhe unë, nga hatri i saj që e ka mbajtur ajo se ajo zonja nuse kur është ndarë, ka vajtur dhe i ka kërkuar falje. Kur i ka kërkuar falje më ka marrë edhe mua në qafë sot, se nuk i kërkon dot falje.

    Eni Çobani: Djalit tjetër?

    Albert: Nuses i ka kërkuar, jo djalit dhe më ka thënë mua duro, duro, unë nesër mund të vritem. Sot që dal nga këtu, unë nuk jam i garantuar. Dakord? Sot o ai o unë në shtëpi.

    Vergjinush: Unë e kam martuar djalin dhe e kam mbajtur djalin, kam bërë një gabim që të mos ma falë publiku dhe mos ta bëjë këtë që kam bërë unë, 22 vjet e kam mbajtur bashkë. E ofenduar nga djali, e ofenduar nga nusja, unë i shkelja ofendimet me këmbë. Por që e kam mbajtur bashkë, e kam mbajtur vetëm nga turpi, thoshin nuk mban vjehrra nuse. Unë pastaj këta djemtë, i thosha djalit puno, të madhit.  Herë punonin, herë s’punonin. I mbaja vetëm me një pension, i mbaja vetë i gjashtë në shtëpi, me dy fëmijë në shkolla. Si përfundim, nusja ndahej dhe vinte në shtëpi më bashkohej.Unë si vjehrrë nuk ia thosha dot që moj bijë ti u ndave dhe ike. Unë si vjehrrë kam bërë një gabim që nuk më falet, të mos ma  falë publiku.

    Eni Çobani: Ke bërë shumë mirë se në fund të fundit, me djalin tënd ke qëndruar dhe me nusen, nuk  është gabim.

    Albert: Kur u nda radhën e parë, mos të kishte shkuar ta kishte thirrur në shtëpi. Të mos e kishte thirrur kur u nda dhe është gabimi edhe i nënës që shkon e i kërkon falje, edhe është fajtore, edhe shkon i kërkon…

    Eni Çobani: Nëna fal gjithmonë, nënat kështu janë. Nënat janë me zemër të madhe.

    Albert: Të më falë publiku se e kam nënë, arrin sot në sy të djalit, nusja në sy të djalit, bëhet nëna ime sot k**vë dhe pu**në! Mund ta nxjerr me video!

    Vergjinush: Gomaricë! Më ka bërë nusja gomaricë!

    Albert: I thashë të ma tregojë nëna ime kë kam baba unë!

    Vergjinush: Një grua pa burrë! Z. Ardit, të më dëgjosh me vëmendje, edhe znj. Eni!

    Albert: E kam bërë gati incizimin, ta dëgjojë sot publiku! Nëse unë gënjej, të më shpien me pranga që sot!

    Vergjinush: Unë kam bërë një gabim që nuk më falet. Si u ndanë këta, kishim pesë lekë muhabet, fëmijët m’i linin mua dhe sot djalit të djalit të madh, ia shtroj unë rrobat, 76 vjeçe dhe ia ngre. E kam nip! E kam  të djalit, ma do shpirti, ma do barku! Nuk e përzë dot!

    Albert: Ajo po s’e  përzuri atë, unë nuk rri! Unë iki që sot!

    Vergjinush: Berti, lërmë nënën!

    Albert: Nuk ndahesh me djathin, nuk shoh prej hirrës. Kur s’pashë prej vëllait, prej kunatës, nuk shoh  prej hirrës.

    Eni Çobani: Ti çfarë kërkon tani, të mos flejë me nipin?

    Albert: As me nipin, asgjë! Të bëjë nëna dorëheqje! O me atë, o me mua!

    Vergjinush: Unë jam gjyshe!

    Albert: Nuk të lë të mbarosh, unë jam i kërcënuar!

    Vergjinush: Turp të kesh që të kam rritur!

    Albert: Turpin le ta kem unë!

    Vergjinush: Më kërcënon në sy të publikut, nuk ju kam kërcënuar kurrë!

  • Lala: ‘Babale’ nuk është hetuar si duhet. Nëse do të hetohej, jo Salianji por emra të tjerë do të ishin në burg

    Lala: ‘Babale’ nuk është hetuar si duhet. Nëse do të hetohej, jo Salianji por emra të tjerë do të ishin në burg

    Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Log”, ka folur rreth dosjes “Babale”, ku është shprehur se ajo nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji.

    Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu.

    “Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut.

    “Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë cështje”, tha gazetarja Klodiana Lala.

    Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge.

    “Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave.

    Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e Tiranës nuk sqaroi se ku i është marrë zëri Geron Xhafajt.

     

  • “Të vërtetat e fshehura të Babales”, Lala ngre alarmin: Nëse do kishte hetim serioz, do kishim emra të tjerë të dënuar

    “Të vërtetat e fshehura të Babales”, Lala ngre alarmin: Nëse do kishte hetim serioz, do kishim emra të tjerë të dënuar

    Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv u shpreh se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji.
    Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu.

    Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge.
     

     
    “Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave.

    Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e Tiranës nuk sqaroi se ku i është marrë zëri Geron Xhafajt.
     
     

  • Ferit Keta kthehet në ring, duel me boshnjakun Ugrinçiç në Arenën e Munihut më 5 korrik

    Ferit Keta kthehet në ring, duel me boshnjakun Ugrinçiç në Arenën e Munihut më 5 korrik

    Adriatik BALLA
    Ferit Keta rikthehet dhe një herë tjetër me mbrëmje gala sporti në Mynih të Gjermanisë ku, referuar organizatorëve dhe njoftimit përkatës, do të ndeshet me boksierin e njohur boshnjak, Albert Ugrinçiç, në duelin kryesor të mbrëmjes së 5 korrikut. Keta dhe rivali i tij do të testojnë potencialin e tyre në “Munich Fight Arena”, duke dëshmuar se është një takim i rëndësishëm dhe padyshim një kulminacion për Feritin, që si gjithnjë do të kërkojë fitoren dhe të bëjë krenarë fansat e tij në shqiptari. Njoftimin i pari për një ndeshje të Feritit në Gjermani e dha trajneri e njëherësh vëllai i tij, Ismail Keta, i cili e quajti kundërshtarin në këtë ndeshje një boksier me nivel dhe me përvojë, sportist shumë i fortë, por shtoi se kishte besim në aftësitë, qetësinë dhe forcën e madhe goditëse të Feritit.
    “Doja t’ju njoftoj që kundërshtari i radhës për datën 5 korrik në Mynih, do të jetë sportisti në foto (Albert Ugrinçiç) ku bëhet fjalë për titullin e Botës në versionin ISKA ku edhe unë pata fatin ta gëzoj këtë titull. Nisur edhe nga pamja e tij në foto , duket qartë që bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, i cili përveç boksit amator, gëzon disa tituj në federatën olimpike ËAKO edhe si profesionist. Por qetësia, zemra dhe goditja varre e FERITIT, më falin mua si vëlla dhe trajner besim për t’ju futur kësaj beteje sportive!”, shkruan ndër të tjera trajneri i njohur i ringut, Ismail Keta, i cili ka qenë dhe vetë një sportist që ka dalë 3 herë kampion bote, duke u hapur rrugën edhe vëllezërve të tij në këtë sport burrëror.
    Njoftimi
    Organizatorët gjithashtu e dhanë njoftimin për këtë ndeshje të veçantë për Ferit Ketën. “Me mbështetjen bujare të “Becker plastic technology” si sponsor kryesor dhe nën udhëheqjen e atletit dhe promotorit me përvojë Jonny Ismail Keta, një mbrëmje luftimesh rrëqethëse na pret në Mynih pak para pushimeve verore – me atletë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në boks, kikboks dhe Muay Thai. Vëllai i ri i Ketës, Ferit Keta, garon përsëri në ndeshjen kryesore, i cili e përfundoi ndeshjen e tij të fundit në mënyrë spektakolare, si të ishte një nxemje. Ndaj, kundërshtari i tij duhej të dorëzohej para kohe për shkak të një dëmtimi.
    Por këtë herë e pret një sfidë krejtësisht e ndryshme: Albert Ugrincic, një luftëtar në formë të shkëlqyer nga Bosnja, përballet me duelin. Ungrincic sjell një bilanc mbresëlënës: Karrierë e suksesshme amatore, shtatë herë kampion ballkanik në boksin profesionist dhe tre herë kampion evropian WAKO. Ai dëshiron vërtet ta sjellë titullin e Kampionatit Botëror ISKA në Bosnjë! A mund ta ruajë Ferit Keta nderin e familjes sportive dhe ta mbrojë titullin në Gjermani? Përgjigja do të transmetohet drejtpërdrejt më 5 korrik nga ora 19:00 në Leopoldstraße 206, Mynih!”, shkruhet në njoftimin e federatës. Interesant është dhe fjalia e përzgjedhur nga organizatorët që e përshkruan më bukur këtë sfidë të 5 korrikut. “Ky duel mund të quhet pothuajse një luan i vjetër kundër një luani të ri të uritur”, duke dëshmuar se Feriti, i qëndrueshëm tashmë, do të ketë përballë një sportist sfidat.

  • Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

    Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar lidhur me nisjen e procedimit penal ndaj tij pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme në një prej qendrave të votimit në bashkinë e Vorës.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shkruan se ky procedim  erdhi sipas tij pasi u prekën interesat e mafies në pushtet në Vorë.
    Noka po ashtu ka ndarë me ndjekësit edhe detaje nga e shkuara për dy personat me të cilët u përplas në qendrën e votimit.
    Reagimi i plotë i Flamur Nokës: 
    Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
    Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!
    Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
    Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.
    Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.
    Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si “qytetari që u pengua” në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.
    Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!
     

  • Nisja e hetimit ndaj tij pas incidentit në Vorë, reagon Noka

    Nisja e hetimit ndaj tij pas incidentit në Vorë, reagon Noka

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit të regjistruar në KZAZ nr.27, në qytetin e Vorës, ku u përplas verbalisht dhe fizikisht me aktivistë të Partisë Socialiste.
    Ai thotë në reagim se procedimi ndaj tij është dhënë pasi ka prekur interesat e mafies së pushtetit në Vorë”.
    “Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
    Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë!
    Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
    Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.
    Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. #Policia e ushtarit të krimit #Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.
    Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve! Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si “qytetari që u pengua” në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.
    Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!”, u shpreh Noka në reagimin e tij.
    Lexo edhe:
    Kur policia procedon zbuluesin e skandalit, uniformat blu nën urdhrat e bandave

  • Mevlan Shanaj: Ky nivel artistik me “12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri në çdo kryeqytet të botës

    Mevlan Shanaj: Ky nivel artistik me “12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri në çdo kryeqytet të botës

    Shfaqja teatrore “12 burra të zemëruar” me regji nga Albert Minga në Teatrin Kombëtar. Në qendër të saj qëndron një akuzë, 12 perspektiva të ndryshme dhe një vendim i vështirë. Vepra e autorit Reginald Rose me regji nga Albert Minga shënoi më parë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar te “Arturbina” dhe u mirëprit nga publiku. Një nga spektatorët, që ka ndjekur shfaqjen në sallën e teatrit ka qenë dhe regjisori i mirënjohur Melvan Shanaj “Mjeshtër i madh”. Ai thotë se shfaqja “12 burra të zemëruar” që erdhi në skenë më regji nga Albert Minga për nga niveli artistik mund të ishte në çdo sallë teatri të kryeqyteteve në botë. “Salla e mbushur me njerëz të kultivuar, skena me burra që të bënin për vete  nën një regji të ditur!
    Kjo ishte mbrëmja  e sotme në Tiranë Jam i bindur se ky nivel artistik me shfaqjen” 12 burra të zemëruar” mund të ishte në çdo sallë teatri, në çdo kryeqytet të botës! Vepra universale, regjia e mençur e Albert Mingës, me karaktere të goditura, nga aktorë të përzgjedhur padyshim është një sukses kombëtar! Përgëzime!”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj. Ndërkohë që dhe vetë Teatri Kombëtar bën me dije se të gjitha biletat ishin të shitura për datat 17-18-19-20 prill. Kjo shfaqje do të jetë në vijim në skenën teatrore në datat 23-24-25-26-27 këtë muaj. Si regjisor Albert Minga ka sjellë dhe të tjera vepra teatrore që janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku dhe kritika e teatrit, por këtë herë ai sjell në skenë veprën e autorit Reginald Rose. Në rolet e veprës janë Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Niko Kanxheri, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Ligoraq Riza, Florian Agalliu, Besmir Bitraku, Donald Shehu, Igli Zarka dhe Doriana Çaushi. Skenograf Genc Shkodrani, kostumografe Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina dhe përkthyes i veprës Artur Lena.

  • Sherri me drejtuesin e Federatës së Basketbollit/ Shoqërohet në polici vëllai i kreut të bashkisë Lezhë

    Sherri me drejtuesin e Federatës së Basketbollit/ Shoqërohet në polici vëllai i kreut të bashkisë Lezhë

    Detaje të reja janë bërë publike për sherrin që I tha se është përfshirë edhe kreu i bashkisë së Lezhës.

    Gazetari i Syri tv Klajdi Bodlli mëson se ka qenë Albert Ndreu vëllai i Pjerin Ndreut kryetarit të Bashkisë së Lezhës që është konfliktuar ditën e djeshme me Franko Bushatin Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në pallatin e Sportit Asllan Rusi teksa luhej ndeshja Vllaznia-Besëlidhja.

    Albert Ndreu dhe Franko Bushati fillimisht janë konfliktuar verbalisht më pas fizikisht. Në konflikt është përfshirë dhe Erion Lleshi i cili ka qenë me Albert Ndreun. 3 personat janë shoqëruar në komisariat për të kryer veprimet proceduriale.