Tag: albascan

  • Paraja përmbys edhe dosjet penale! “Albascan” fiton tenderin e 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

    Paraja përmbys edhe dosjet penale! “Albascan” fiton tenderin e 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!

    Kompania “Albascan” ka fituar një tjetër tender të majmë, por kriteret e vendosura ishin tepër të dyshimta, duke ngjallur dyshime të mëdha se procedura ka qenë e paracaktuar. Firma që duhet të ishte nën hetim për laboratorët në shkolla apo edhe për thyerjen e siurisë në burgun e Peqinit, ku u futën armë dhe një i burgosur u vra, ka fituar tenderin e sistemit anti dron që do të vendoset në burgjet e Shqipërisë.
    Një procedurë e cila që në nisje dyshohej se ishte e paracaktuar, pasi “punët e ngjashme” apo edhe disa kritere të tjera, i plotësonte vetëm firma “Albascan”. Ironia e fatit është se kjo kompani, pasi dështoi në sigurinë e burgut të Peqinit, tashmë do të vendosë edhe sistem anti dron në atë godinë. Pra, do të kthehet në “vendin e krimit”, ku autori i vrasjes në atë institucion duhet të ishte firma apo edhe ata zyrtarë që lejuan diçka të tillë.
    Por koha kaloi, pasi firma “Albascan” ka fituar procedura edhe nga disa institucione të rëndësisë së veçantë, madje edhe nga Garda e Republikës apo edhe Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme. Duket se paraja mbyll edhe dosje, pasi me këtë procedurë firma do të marrë plot 2 milionë euro për sistemet që do të vendosë në disa IEVP.

    Faksimile: Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për shpalljen e fituesit të tenderit për sistemin anti dron

    Sipas dokumenteve të hulumtuara nga VoxNews, OBP ka finalizuar tenderin me objekt “furnizim dhe vendosjen e një sistemi mbrojtje anti dron për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 6 muaj implementim dhe 24 muaj shërbim mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.
    Fondi limit i tenderit është 207 milionë lekë, teksa fitues është shpallur kompania “AlbaScan”, me një ofertë prej rreth 191 milionë lekë, ose nëse do t’i shtojmë edhe TVSH-në shuma shkon në rreth 230 milionë lekë, ose 2.3 milionë euro.
    Në tender kanë marrë pjesë 4 firma, ku 3 prej tyre megjithëse kanë ofruar më shumë sesa Albascan janë përjashtuar. Pikërisht skualifikimi i gjithë të tjerëve ka ngjallur dyshime se procedura ka qenë e “qepur” për firmës fituese, e cila tashmë i ka marrë me radhë institucionet e rëndësisë së veçantë, pavarësisht se disa procedura të saj kanë qenë të dyshimta.
    Arsyeja e skualifikimit ka qenë punë të ngjashme në masën 40 % të vlerës, teksa asnjë nga ofertuesit e tjerë nuk ia ka arritur. Duket se Albascan është ndihmuar nga tenderi i skanerëve në burgje, një sistem që ra në Peqin, pasi atje u fut një armë. Pra, në vend që firma të ishte hetuar apo skualifikuar nga tenderët, tashmë fiton një vlerë akoma më të madhe.

    Faksimile: Dokumentet shoqëruese përcaktojnë se sistem anti dron do të ketë edhe në Burgun e Peqinit

    Në dokumentet shoqëruese, të siguruara nga VoxNews, thuhet se sistemi i burgjeve është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit.
    “Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatësisë” thuhet në dokumente, teksa nga 21 Institucione, burgjet do të vendosin sistem vetëm në 6 prej tyre të sigurisë së lartë, duke përfshirë edhe Burgun e Peqinit.
    Aktualisht, sistemi i sigurisë mbështetet në mbikëqyrjen fizike nga rojet dhe sistemin e kamerave të mbyllura (CCTV), të cilat operojnë 24 orë në 7 ditë të javës. “Këto kanë kufizime të dukshme. Faktori njerëzor në mbikëqyrje është i prirur ndaj gabimeve, lodhjes dhe kufizimeve të perceptimit, veçanërisht gjatë turneve të natës ose në kushte të dobëta shikueshmërie. Nga ana tjetër, sistemet CCTV, ndonëse ofrojnë mbulim të vazhdueshëm, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar dhe identifikuar dronat e vegjël dhe të shpejtë, sidomos në distanca të mëdha ose në kushte atmosferike të pafavorshme”, vijon dokumenti.
    /Vox News/

  • Afera e laboratorëve “smart”, tenderi 16 milionë euro i Albascan, kosto trefish mbi treg, laptopë katër herë…

    Afera e laboratorëve “smart”, tenderi 16 milionë euro i Albascan, kosto trefish mbi treg, laptopë katër herë…

    Një nga aferat më të mëdha të viteve të fundit në sektorin e teknologjisë dhe arsimit mbetet ajo e laboratorëve “smart”, një projekt i financuar nga qeveria dhe menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Tenderi me vlerë rreth 16 milionë euro, iu dha kompanisë Albascan shpk në fund të vitit 2022 për pajisjen e 216 shkollave me laboratorë modernë, por shpejt u shndërrua në një simbol të abuzimeve me fondet publike. Ish-ministri Arben Ahmetaj dhe opozita kanë ngritur dyshime të forta për implikimin e “baxhanakut” të
    Kryeministrit Edi Rama, i cili përmendet në përgjime ambientale si person kyç në pazaret e tenderave të AKSHI-t. Madje është raportuar se edhe bashkëshortja e Kryeministrit, znj. Linda Rama, dyshohet se ka zhvilluar takime me një prokuror që po hetonte këtë çështje, një detaj që ngre pikëpyetje mbi ndërhyrjet në drejtësi. Arben Ahmetaj, edhe pse vetë nën hetim, e akuzoi publikisht qeverinë se kontrata e laboratorëve iu dha “pa garë dhe me kosto të fryra dhjetëfish mbi vlerën reale”.
    Çmimet e fryra dhe skema e kompanive zinxhir
    Mësohet se fondi limit i tenderit të Albascan u rrit trefish krahasuar me një tender thuajse identik që AKSHI kishte kryer disa kohë më parë. Jo vetëm kaq, por rezultoi se laptopët e furnizuar për laboratorët ishin zhdoganuar në doganë me çmim gati 4 herë më të ulët sesa ai me të cilin iu shitën AKSHI-t. Për të maskuar këtë diferencë të pajustifikueshme, skema e furnizimit u bë me ndërmjetësimin e disa kompanive zinxhir: fillimisht pajisjet u importuan nga Infosoft Systems, pastaj u shitën tek Advanced Business Solutions (ABS), e cila më pas ia rishiti Albascan-it, e cila nga ana e vet ia shiti AKSHI-t për çmimin final shumëfish më të lartë.
    Ky “trekëndësh shitjesh” tregon ekzistencën e një rrjeti të strukturuar kompanish që bashkëpunojnë për të fryrë koston ndaj shtetit. Ahmetaj madje pretendoi se për këtë aferë SPAK kishte lëshuar dy urdhër-arreste ndaj zyrtarëve përgjegjës, të cilat u grisën papritur para se të ekzekutoheshin duke nënkuptuar ndërhyrje nga lart për të shtyrë apo zhbërë ndëshkimin. Edhe nëse ky detaj mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht, vetë fakti që pas tenderit të Albascan hetimet u intensifikuan dhe AKSHI “preu” kontaktet me ABS* (ABS u përjashtua urgjentisht nga çdo procedurë e re prokurimi prej fillimit të 2024) tregon se skema ka krijuar alarm ligjor.
    Dosja “fle” në SPAK
    Edhe pse faktet për kosto të fryra, kompani zinxhir dhe ndërhyrje politike janë bërë publike, hetimet për aferën e laboratorëve “smart” nuk kanë dhënë ende rezultate konkrete. Dosja vijon të “flejë” në SPAK, ndërsa kompanitë e përmendura vijojnë të operojnë në treg dhe të marrin kontrata të tjera publike. Edhe pse hetuesit e BKH sekuestruan disa muaj më parë një sërë kompjuterësh, telefonash dhe materialesh në cilësinë e provës, deri më sot asnjë arrestim nuk është kryer për këtë aferë.
    Ky rast është një ilustrim i qartë i mënyrës se si tenderat shumëmilionësh transformohen në burime abuzimi, duke lënë pa përgjegjësi aktorët e përfshirë dhe duke u kthyer në një provë të mungesës së vullnetit politik për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta. AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.

  • Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”?

    Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”?

    Në vitin 2017, kompania “Albascan” raportonte një xhiro të përgjithshme prej vetëm 50 mijë eurosh në vit. Sot, ajo arkëton mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj nga Thesari i Shtetit, duke u shndërruar në një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike. Kjo ngjitje rrufe ka ngritur dyshime të forta për lidhje klienteliste dhe tendera të paracaktuar.
    Nga shitje qesharake tek milionat
    “Albascan” u krijua në shkurt 2017 nga Sokol Cane dhe Etmira Dashi, me aksione të barabarta. Për dy vite mbeti një biznes pa ndikim.
    Në janar 2019, kompania u ble për 150 mijë lekë nga vëllezërit 
    Elton dhe Elision Jorgji. Vetëm një vit më vonë, xhiroja u katërfishua, duke arritur në 110 milionë lekë. Pas kësaj, çdo vit shifrat e rritjes u shumëfishuan në progresion gjeometrik.
    Aleanca me kompaninë e pushtetit
    OSekreti i suksesit të “Albascan” lidhet me partneritetin e saj me Advanced Business Solutions (ABS) të Gerond Meçes, një kompani e akuzuar nga opozita si e lidhur me njerëz shumë të afërt të Kryeministrit.
    Dy kompanitë kanë fituar bashkë disa tenderë strategjikë:
    6 milionë euro për sigurinë në burgje,
    16 milionë euro për laboratorët “smart” në shkolla,
    kontrata të tjera për sisteme kamerash dhe pajisje skanimi.
    Ky binom Albascan – ABS është kthyer në “paketë të preferuar” të AKSHI-t dhe institucioneve publike.
    Tenderi antidron emergjencë apo skemë?
    Së fundmi, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka shpallur një tender me vlerë 207.6 milionë lekë (2.1 milionë euro) për ndërtimin e një sistemi antidron në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Sipas qeverisë, dronët po përdoren nga grupe kriminale për kontrabandë, survejim dhe arratisje.
    Por burime brenda administratës theksojnë se tenderi është paracaktuar për “Albascan”, duke i dhënë kompanisë së vëllezërve Jorgji një tjetër kontratë milionëshe.
    Faturën e paguajnë qytetarët
    Përvoja e deritanishme tregon se sistemet e instaluara shpesh nuk funksionojnë siç duhet. Kur kamerat apo skanerët dështojnë, gardianët marrin fajin, ndërsa kompanitë përfitojnë miliona euro pa asnjë penalitet real.
    Në vend që të garantohen burgje më të sigurta, qeveria ka prodhuar një industri të tërë kontratash të dyshimta, ku përfituesit janë gjithmonë të njëjtët. Paratë publike avullojnë, siguria mbetet iluzion.
    /Publik Media/

  • Tender 700 mijë euro/ ‘Albascan’ merr ‘certifikatë pastërtie’ nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

    Tender 700 mijë euro/ ‘Albascan’ merr ‘certifikatë pastërtie’ nga SPAK pas skandalit në burgun Peqin

    Pikëpyetje të rëndësishme u ngritën mbi sistemin teknologjik të sigurisë në burgun e Peqinit, të menaxhuar nga kompania “Albascan”, pasi i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaca, vrau me armë zjarri të dënuarin , Arben Lleshi brenda qelisë, në 15 dhjetor 2023.

    Mjaca, “banor” i burgut të Sigurisë së Lartë të Peqinit, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Malësitë e Shkodrës, në nëntor të vitit 2015, kishte arritur të siguronte një pistoletë, me të cilën qëlloi disa herë për vdekje Lleshin, i dënuar me 32 vjet burgim për vrasjen dhe djegien e kufomës së një bashkëatdhetari në Londër.

    Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet pas ngjarjes, drejtësia shqiptare ka dënuar autorin e krimit, Mjacaj, si edhe ka shpallur fajtor për “shpërdorim detyre” disa punonjës të burgut të Peqinit, të konsideruar përgjegjës që nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme në qelitë e të dënuarve.

    Megjithatë, deri më tani, nuk është zbuluar mekanizmi se si ka hyrë arma në ambjentet e burgut që konsiderohet i “sigurisë së lartë” dhe se si ka arritur të shmangë kontrollet e pajisjeve detektuese, të mirëmbajtura nga kompania “AlbaScan”.

    Por tashmë historia në kufijtë e skandalit të burgut të Peqinit duket se është harruar. “Albascan” ka marrë atë që mund të konsiderohet si “çertifikatë pastërtie”, as më pak e as më shumë, por nga vetë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

    Në fund të vitit 2024, sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se kompania “Albascan” u shpall fituese në tre lotet e një tenderi për pajisje sigurie, të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme.

    Në atë tender, me fond limit mbi 700 mijë euro, SPAK-u kërkoi blerjen e skanerave për bagazhet, zarfet, për automjetet, si edhe poste karikimi.

    Në përfundim të procedurës, kompania “Albscan” u shpall fituese në të tre lotet. Të dhënat e Thesarit të Shtetit tregojnë se, deri më tani, Prokuroria e Posaçme ka paguar për kontratën me “Albscan” 79.845.024 lekë të reja, e cila duket se është e gjithë shumë e tenderit.

    Prokuroria e Posaçme i ka besuar ekspertizës së “Albascan”, megjithëse përvoja e saj në burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit nuk duket se ka shënuar pikë pozitive në imazhin e kompanisë së drejtuar nga vëllezërit Elton dhe Elision Jorgjis.

    Më herët, në media është raportuar për zhvillimin e kompanisë “Albascan”, në të cilën konsiderohej si “ngjitja e rrufeshme e një përbindëshi të fondeve publike”.

    Në atë raportim theksohej se, e themeluar vetëm pak vite me parë, “Albascan” është shndërruar rrufeshëm në një përbindësh të fondeve publike. Lubi buxhetore.

    Konsideroni vetëm një fakt. Në vitin 2017, kompania kishte një xhiro totale prej vetëm 50 mijë eurosh për të gjithë vitin. Por sot ajo merr mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj pagesa nga thesari i shtetit për kontratat publike.

    Nëse suksesi në biznes do të kishte emër ai do të quhej Apple, por edhe Albascan. Por kur ngjitja vjen nga kontratat publike, atëherë dritëhijet janë të mëdha. Por çfarë qëndron pas kësaj ngjitje kaq të rrufeshme?

    Albascan u krijua në shkurt të vitit 2017 nga dy ortakë, Sokol Cane dhe Etmira Dashi. Të dy këta aksionerë zotëronin nga 50 për qind të aksioneve. Gjatë kohës që ishte në pronësinë e tyre kompania mbeti një biznes i vogël me xhiro të papërfillshme. Ngjitja e saj erdhi në vitin 2019.

    Në janar të vitit 2019 kompania u ble nga Elton dhe Elision Jorgjis për 150 mijë lekë. Menjëherë sapo u ble nga dy pronarët e rinj, xhiro e kompanisë kërceu në 110 milionë lekë nga 19 milionë që kishte qenë në vitin 2018. Vitet kalonin dhe biznesi i Albascan rritej në progresion gjeometrik. Por po kështu u bë gjithmonë edhe më e qartë se çfarë qëndronte pas kësaj ngjitje.

    Një nga çelësat e sukesit të Albascan ka qenë partneriteti i saj me një kompani tjetër kontroverse. Bëhet fjalë për Advanced Business Solutions, e cila zotërohet nga Gerond Meçe. Të dy kompanitë kanë fituar në partneritet së bashku tendering 6 milionë euro për sigurinë në burgje, atë 16 milionë euro për implementimin e laboratorëve smart në shkolla si dhe disa kontrata të tjera.

    Pra Albscan vjen paketë më Advanced Business Solutions. Kjo e fundit është denoncuar publikisht nga opozita si kompani e lidhur me njerëz shumë të afërt të kryeministrit. Por nëse Advanced Business Solutions dhe Albascan përfitojnë kontratat publike për kamera dhe skanera që nuk punojnë, atë që shkojnë në burg janë gardianët e gjorë. Ndërsa paratë e qytetarëve fluturojnë në Qipron turke.

    Boldnews

  • Pas SPAK-ut dhe Gardës, “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

    Pas SPAK-ut dhe Gardës, “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

    Një nga kompanitë që duhet të ishte nën hetim për të paktën dy procedura, e para për thyerjen e sistemit të saj në Burgun e Peqinit dhe e dyta për tenderin e laboratorëve në shkolla, ka fituar një tjetër tender nga institucionet që duhet ta hetojnë dhe gjykojnë. Pak kohë më parë, kompania AlbaScan fitoi një tender në vitin 2024 nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me vlerë gjysmë milioni euro.
    Ndërkohë, pak javë më parë, e njëjta kompani fitoi tender edhe nga Garda e Republikës me një vlerë rreth 400 mijë euro. Një seri institucionesh, të rëndësisë së veçantë, që “rreshtohen” për t’i dhënë miliona lekë kësaj firme!
    Por, a nuk dështoi kjo kompani me sigurinë në Peqin, ku një i dënuar vrau një bashkëvuajtës? Po laboratorët në shkolla që kushtuan 17 milionë euro ku janë?!
    Normalisht, këto afera duhet të hetoheshin nga SPAK-u, e cila i ka dhënë tender. Gjithashtu, nëse Prokuroria e Posaçme, do të faktonte abuzimet e zyetarëve shtetërorë, çështjen do ta gjykonte Gjykata e Posaçme.
    Por, çfarë veprimesh bën kjo gjykatë?!

    Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për skaner çantash dhë urë metal detektori
    Pak javë më parë, Gjykata e Posaçme që gjykon dosjet e SPAK-ut hapi një tender me objekt “skaner çantash dhe urë metal detektor”. Në dokumente përcaktohej se dilte fituese oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim.
    “Me anë të këtij formulari ju informojmë se, në këtë procedurë/lot kanë marrë pjesë, AlbaScan me vlerë 12.050.000 lekë” thuhet në dokumente. Pra, ka pasur vetëm një ofertues që edhe u shpall fitues.
    Sipas dokumenteve, kompania AlbaScan është në pronësi të vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis. 8 muaj më parë, Prokuroria e Posaçme ka shpallur kompaninë Albascan si fituese në tenderin rreth 500 mijë euro për blerjen e skanerit për automjete dhe bollard automatik. Sipas dokumentave të bëra publike Agjencinë e Prokurimeve, në këtë tender janë paraqitur dy oferta. E para ishte ajo e kompanisë ALComm Solutions, e cila e ofroi skanerin me çmimin 340 mijë euro. Ndërsa Albasan ofroi çmimin 450 mijë euro.
    Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në SPAK e skualifikoi ofertën e ulët me argumentin se ajo ALComm Solutions nuk përmbushte kapacitetin e kërkuar ekonomik dhe financiar duke shpall fituese Albascan me ofertë 110 mijë euro më të lartë.
    Kjo kompani është bërë e “famshme” në tenderin 17 milionë euro të AKSHI-t për laboratorët në shkolla. Në atë kohë pati denoncime se tenderi ishte tejet i fryrë, madje kompjuterët iu shitën shkollave me një çmim plot 4 herë më të lartë sesa vlera e tregut.
    Por, rasti më flagrant me pasoja në njerëz ka qenë ai i Burgut të Peqinit. Tenderi  për mirëmbajtjen e sistemit të sogurisë e kishte fituar AlbaScan. Skandali shpërtheu kur në burgun e Peqinit një i burgosur kreu një vrasje të bujshme brenda institucionit penal. Hetimet zbuluan se arma ishte futur pa u kontrolluar, pasi slaneri qe duhej të identifikonte armën nuk punonte. Madje, edhe disa kamera sigurie ishin gjithashtu jashtë funksionit.
    Por, këto skandale janë “harruar”, ku tashmë AlbaScan fiton lehtësisht tendera nga SPAK-u, Gjykata e Posaçme apo edhe nga Garda e Republikës. Deri në vitin 2019, firma fitonte “thërrime” nga tenderët, por pas kësaj kohe vëllezërit Jorgjis kanë arritur të fitojnë plot 35 milionë euro nga buxheti i shtetit.
    /VoxNews/

  • AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

    AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

    Kompania AlbaScan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis e përfshirë në një nga skandalet më të rënda të sigurisë në burgjet shqiptare, ka siguruar kontratën e radhës nga buxheti i shtetit.
    Bashkë me “Laviva Technologies” shpk, kjo kompani ka fituar tenderin e Gardës së Republikës për furnizimin me pajisje komunikimi dhe elektronike, me një vlerë prej 38,312,200 lekësh pa TVSH, ose 94.48% të fondit limit të parashikuar prej 40,550,000 lekësh.
    Tenderi është zhvilluar nëpërmjet një procedure të kufizuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me mungesë transparence për publikun dhe në dukje pa konkurrencë.
    Në garë ishte futur fillimisht edhe kompania “AES Communication” shpk, e cila u kualifikua në fazën e parë, por nuk dorëzoi ofertë në fazën e dytë të vlerësimit, duke lënë të vetme në garë konsorciumin “Laviva – AlbaScan”.
    Mosparaqitja e një operatori të kualifikuar dhe dalja nga gara pa shpjegim konkret ka ngritur dyshime për një tender të paracaktuar.
    Skandali i Peqinit: Thasë me para për siguri, por skaneri ishte jashtë funksionit
    “AlbaScan” është bërë e njohur për publikun për një tjetër tender, atë të mirëmbajtjes së sistemit të sigurisë në burgje. Skandali shpërtheu kur në burgun e Peqinit, një i burgosur që kreu një vrasje të bujshme brenda institucionit penal, rezultoi se kishte futur armën pa u kontrolluar. Skaneri që duhej të identifikonte armën nuk punonte, ndërsa disa kamera sigurie ishin gjithashtu jashtë funksionit.
    Për këtë shërbim të dështuar, “AlbaScan” vijon të marrë para nga shteti. Vetëm në muajin janar, kompania ka marrë rreth 278 mijë euro nga thesari për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje.
    Po në të njëjtin muaj, po për sistemet e sigurisë në burgje, AlbaScan mori rreth 300 mijë euro, kësaj radhe nge AKSHI.
    Në total, “AlbaScan” përfiton rreth 300 mijë euro në muaj nga taksat e qytetarëve për sistemet e sigurisë në burgje, edhe kur ato nuk funksionojnë.
    Por deri më tani, askush nuk është mbajtur përgjegjës për dështimin e këtyre sistemeve që lanë pas një viktimë dhe tronditën sistemin penitenciar.
    Nga një kompani e vogël te një lubi fondesh publike
    E themeluar në vitin 2017 me një xhiro prej vetëm 50 mijë eurosh, “AlbaScan” ka pësuar një rritje të rrufeshme pasi u ble në vitin 2019 nga vëllezërit Elton dhe Elision Jorgji për vetëm 150 mijë lekë. Që nga ajo kohë, qarkullimi vjetor i kompanisë ka kapur shifra marramendëse, duke arritur në reth 2 milionë euro në muaj nga kontratat publike.

    Nga 2019 deri më tani, kompania ka marrë rreth 35 milionë euro kontrata nga buxheti i shtetit.
    Por rritja nuk ka ardhur e vetme. “AlbaScan” ka garuar dhe fituar në partneritet me kompaninë “Advanced Business Solutions”, e denoncuar nga opozita si e lidhur me rrethin e ngushtë të kryeministrit. Të dyja këto kompani kanë fituar bashkë tenderë me vlerë dhjetëra milionë euro, përfshirë:

    6 milionë euro për sigurinë në burgje

    16 milionë euro për laboratorë smart në shkolla

    kontrata të tjera për sisteme survejimi dhe pajisje digjitale.

    Ndërsa paratë publike shkojnë drejt këtyre kompanive, gjithnjë e më shumë raste tregojnë se sistemet që ato duhet të mirëmbajnë nuk funksionojnë, ndërkohë që mungon çdo lloj ndëshkimi apo hetimi i drejtëpërdrejtë institucional.
    /skyweb/