Tag: albano

  • Futbollisti i KF Egnatia, Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij & jep këshilla për kuqezinjtë e vegjël

    Futbollisti i KF Egnatia, Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij & jep këshilla për kuqezinjtë e vegjël

    Projekti Elite Youth Development Academy vijon në sezonin e dytë me program intensive stërvitjesh, ndeshjesh miqësore dhe takime frymëzuese me figura të rëndësishme të sportit shqiptar.
    Këtë javë, kuqezinjtë e vegjël patën mundësi të bisedonin gjatë me futbollistin e KF Egnatia, Albano Aleksi. Gjatë bisedës, Aleksi ndau disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, iu përgjigj pyetjeve kurioze të djemve dhe ndau këshilla të vlefshme me ta, të cilat do t’i shërbejnë për të arritur objektivat e tyre për të qenë futbollistë profesionistë dhe për të përfaqësuar një ditë vendin me fanellën e Kombëtares.
    “Është kënaqësi të ndodhem mes jush. Kur kam qenë i vogël, në përgjithësi më pëlqenin shumë role dhe ndonjëherë mërzitesha kur trajneri më vendoste diku, por roli im ka qenë gjithmonë mesfushor. Unë kam luajtur me ekipin e Butrintit dhe për 6 muaj nuk kam luajtur asnjë minutë, madje kam qenë larg familjes. Shkoja në shtëpi, mërzitesha me veten time, por asnjë ditë se kam lënë stërvitjen, se kam ulur kokën dhe sot që jam 33 vjeç, akoma luaj futboll”, – rrëfeu Aleksi.
    “Ti gjithmonë mund të jesh më i mirë se dikush, por në futboll ka edhe pakënaqësi. Forca ime ka qenë gjithmonë vetëvetja dhe puna, sepse në radhë të parë duhet të jesh i ndërgjegjshëm dhe i pastër me veten për të arritur atë që do, sepse puna një ditë shpërblehet dhe trajneri në të ardhmen do të ta shpërblejë punën që bën”, – shpjegoi futbollisti i Egnatias, Albano Aleksi.
    Në javët e ardhshme, talentet e Elite Youth Academy do të kenë mundësi të ulen sërish në bisedë me lojtarë të njohur të kampionatit shqiptar dhe trajnerë me eksperiencë, të cilët mund t’i udhëzojnë në karrierën e tyre futbollistike.

  • Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij

    Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij

    Projekti Elite Youth Development Academy vijon në sezonin e dytë me program intensive stërvitjesh, ndeshjesh miqësore dhe takime frymëzuese me figura të rëndësishme të sportit shqiptar.
    Këtë javë, kuqezinjtë e vegjël patën mundësi të bisedonin gjatë me futbollistin e KF Egnatia, Albano Aleksi. Gjatë bisedës, Aleksi ndau disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, iu përgjigj pyetjeve kurioze të djemve dhe ndau këshilla të vlefshme me ta, të cilat do t’i shërbejnë për të arritur objektivat e tyre për të qenë futbollistë profesionistë dhe për të përfaqësuar një ditë vendin me fanellën e Kombëtares.
    “Është kënaqësi të ndodhem mes jush. Kur kam qenë i vogël, në përgjithësi më pëlqenin shumë role dhe ndonjëherë mërzitesha kur trajneri më vendoste diku, por roli im ka qenë gjithmonë mesfushor. Unë kam luajtur me ekipin e Butrintit dhe për 6 muaj nuk kam luajtur asnjë minutë, madje kam qenë larg familjes. Shkoja në shtëpi, mërzitesha me veten time, por asnjë ditë se kam lënë stërvitjen, se kam ulur kokën dhe sot që jam 33 vjeç, akoma luaj futboll”, – rrëfeu Aleksi.
    “Ti gjithmonë mund të jesh më i mirë se dikush, por në futboll ka edhe pakënaqësi. Forca ime ka qenë gjithmonë vetëvetja dhe puna, sepse në radhë të parë duhet të jesh i ndërgjegjshëm dhe i pastër me veten për të arritur atë që do, sepse puna një ditë shpërblehet dhe trajneri në të ardhmen do të ta shpërblejë punën që bën”, – shpjegoi futbollisti i Egnatias, Albano Aleksi.
    Në javët e ardhshme, talentet e Elite Youth Academy do të kenë mundësi të ulen sërish në bisedë me lojtarë të njohur të kampionatit shqiptar dhe trajnerë me eksperiencë, të cilët mund t’i udhëzojnë në karrierën e tyre futbollistike.

  • Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

    Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

    Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të enjte masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më parë në Orikum së bashku me Flodian Plakun.

    Tre prej tyre janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është vendosur masa detyrim paraqitje.
    Konkretisht për shtetasit Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim Ligor Doko pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj qe u kap me pistoletë është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa për shtetasin Armando Dano, berberi me origjinë nga Shkodra është vendosur masa detyrim paraqitje.
    Të ndaluarit janë:• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,• Armando Dano, berber nga Shkodra,• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku,• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.
    42-vjeçari Flodian Plaku u arrestua disa ditë më parë ndërsa fshihej në një hotel në Orikum.
    Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.
    Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete. Ka qenë i dënuar me parë për trafik droge.

    Top Channel

  • Strehuan prej muajsh “Pole Qorrin”! Njëri berber, tjetri i çonte ushqim…kush janë 3 bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

    Strehuan prej muajsh “Pole Qorrin”! Njëri berber, tjetri i çonte ushqim…kush janë 3 bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

    arrestimet

    VLORË-Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, janë tre personat e arrestuar bashkë me Flodian Plakun, nën akuzë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Të tre kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e ekzekutorit të dyshuar të Gentjan Bejtjas, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Policia. 
    Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ky i fundit ishte strehuar. Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte “Pole Qorri”. Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim.
    Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës u arrestua një ditë më parë (3 gusht).  42-vjeçari i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani, kishte jetuar kryesisht në Greqi dhe Itali, por kohët e fundit dyshohet se ishte fshehur në Dubai për t’iu shmangur ndjekjes penale në Shqipëri. Bashkë me Plakun është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Në momentin e arrestimit “Pole Qorrit” i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit./ZËRI

  • “Urtë e butë dhe…”, Erand Sojli ka “dy fjalë” për Big Bastën

    “Urtë e butë dhe…”, Erand Sojli ka “dy fjalë” për Big Bastën

    Ish-fermeri Erand Sojli, i ftuar këtë të diel në emisionin “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, ndau më shumë detaje pas rrugëtimit të tij në Ferma VIP 2.

    I pyetur nga Bogdo nëse u mërzit që nuk rrëmbeu çmimin prej 100 mijë eurosh, aktori u përgjigj se jo, duke shtuar se është shumë i përmbushur me gjithë eksperiencën që kaloi në fermë.
    Ai u ndal edhe tek fituesi, reperi Big Basta. Me nota humori, Sojli tha se Big Basta është modeli “i urtë e i butë dhe me tiganin plot”.

    Pjesë nga intervista:
    Albano Bogdo: Nuk u ndjeve fare keq që nuk e fitove fermën?
    Erand Sojli: Fare.
    Albano Bogdo: Nuk u mërzite?
    Erand Sojli: Jo, fare. Sepse e dija. Nuk jam unë modeli që do të fitonte Ferma VIP 2. Po të fitoja unë, i bie të mos ikte më njeri nga Shqipëria.
    Albano Bogdo: Pse, çfarë modeli është Big Basta?
    Erand Sojli: Big Basta është modeli “urtë e butë dhe me tiganin plot”.
    Albano Bogdo: Je i përmbushur me eksperiencën në fermë? Apo po të fitoje 100 mijë euro do ishe më i përmbushur?
    Erand Sojli: Jam i përmbushur. Po të fitoja 100 mijë euro, atëherë do nisnin problemet!  T’i dha Big Basta ato lekët që të premtoi? Se ai është qytetar, e mban fjalën!
    /vizionplus.tv

  • Erand Sojli zbulon projektet e reja pas Ferma VIP 2

    Erand Sojli zbulon projektet e reja pas Ferma VIP 2

    Ish-fermeri Erand Sojli rrëfeu mbrëmjen e sotme më shumë detaje nga projektet që e presin pas përfundimit të Ferma VIP 2.

    Në një intervistë në Vizion Plus me Albano Bogdon, aktori rrëfeu për herë të parë se filmi shqiptaro-amerikan “The Spark”, me regji të Erand Sojlit do të shfaqet edhe në Shqipëri dhe Kosovë duke nisur nga shtatori.
    Pjesë nga biseda:

    Erand Sojli: Amerika nuk është aq e madhe sa e mendoni ju. Amerika është ca shtete, ca komunitete, dhe po je i miri në komunitetin tënd, je më i miri në Amerikë.
    Albano Bogdo: Ke bërë disa filma me shpenzimet e tua.
    Erand Sojli: Po, ata që e kanë bërë, ia kanë parë dritën. I fundit është “The Spark”, që përkthehet Shkëndija, dhe do ta shohë dritën edhe këtu në Shqipëri në shtator. Në Shqipëri edhe në Kosovë. Filmi është prodhuar në Amerikë.
    Albano Bogdo: Është në anglisht apo në shqip?
    Erand Sojli: Edhe në anglisht, edhe në shqip.
    Albano Bogdo: Pjesën në anglisht do ta bëni me titra?
    Erand Sojli: Po, me titra është.
    /vizionplus.tv

  • Ish-fermerja rrëfehet në 2984: Ja pesë cilësitë e partnerit ideal

    Ish-fermerja rrëfehet në 2984: Ja pesë cilësitë e partnerit ideal

    Ish-fermerja që spikati gjatë rrugëtimit në Ferma VIP 2 , Nur ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj personale.

    E ftuar në emisionin 2984 të Albano Bogdos, Nur renditi pesë cilësitë që partneri i saj ideal duhet të ketë.
    Pjesë nga biseda:

    Albano: Më thuaj pesë gjëra që duhet t’i ketë një mashkull, që ti t’i falësh zemrën përjetësisht.
    Nur: Të jetë i besueshëm, jo tradhtar. Të jetë familjar, i përkushtuar në punë, s’ka problem çfarë pune. Të jetë pak i pashëm dhe të ketë respekt, si për veten, ashtu edhe për mua.
    /vizionplus.tv

  • Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

    Rrëfimi i pazakontë i Albano Bogdos, lot të qeshurash në Ferma VIP

    Gjysmëfinalja e Ferma VIP 2 ka qenë një spektakël “Holliwood-ian”, ku surpriza më e madhe ishte rrëfimi i pazakontë i kryeplakut, Albano Bogdo.

    Sigurisht edhe në këtë rrëfim nuk munguan lotët, por nga çdo rrëfim tjetër ato ishin lot të qeshurash.
    Albano Bogdo një nga komedianët më të mirë shqiptarë i cili këtë sezon të Ferma VIP 2 ka qenë në rolin e kryeplakut, erdhi me një rrëdfim të pazakontë, duke sjellë me nota humori dis nga episodet e ndodhura brenda Fermës.

  • 1 muaj ndjekje për të vrarë vëllezërit Papa. Pas krimit Andrea Bode ndërroi rrobat, “Audit” ia ndryshuan 2 herë targat

    1 muaj ndjekje për të vrarë vëllezërit Papa. Pas krimit Andrea Bode ndërroi rrobat, “Audit” ia ndryshuan 2 herë targat

    Një muaj ndjekje i është dashur Andrea alias Ervin Bodes dhe Alban Velos, për të vrarë njërin nga dy vëllezërit Papa në Tiranë, ekzekutim që u realizua mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Vrasja e Edmond Papës është realizuar si hakmarrje për eliminimin me tritol në makinë të Aleksandër Sadikaj, ngjarje kjo e ndodhur në 11 qershor 2022 në kryeqytet. Dy shokët e këtij të fundit, Albano Velo dhe Andrea Bode, kanë ndjekur për 1 muaj dy vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qirici alias Papa.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Për kryerjen e krimit dy personat kanë përdori një mjet “Smart” dhe një “Audi”, i cili ishte në pronësi të bashkëjetueses së Albano Velës, me inicialet A. L., por dy autorët ia kishin ndërruar të dyja target, duke i zëvendësuar me të tjera.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Madje gjatë ekspertimit të telefonit të A. L., policia zbuloi komunikime se bashkëjetuesi i saj, Albano Velo, i kërkonte vajzës ti konfirmonte pronësinë e dy targave makinash, që përdoreshin nga Kristo Qirici. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Vrasja e Edmond Papës është realizuar si hakmarrje për eliminimin me tritol në makinë të Aleksandër Sadikaj, ngjarje kjo e ndodhur në 11 qershor 2022 në kryeqytet. Dy shokët e këtij të fundit, Albano Velo dhe Andrea Bode, kanë ndjekur për 1 muaj dy vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qirici alias Papa.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Për kryerjen e krimit dy personat kanë përdori një mjet “Smart” dhe një “Audi”, i cili ishte në pronësi të bashkëjetueses së Albano Velës, me inicialet A. L., por dy autorët ia kishin ndërruar të dyja target, duke i zëvendësuar me të tjera.

    Madje gjatë ekspertimit të telefonit të A. L., policia zbuloi komunikime se bashkëjetuesi i saj, Albano Velo, i kërkonte vajzës ti konfirmonte pronësinë e dy targave makinash, që përdoreshin nga Kristo Qirici.

    Pas kryrjes së vrasjes, Andrea Bode është larguar me mjetin “Audi”, ku në rrugën “Teodor Keko”, ai ka ndëruar rrobat që ka pasur në momentin e kryerjes së krimit, duke veshur rroba të kuqe.

    Detajet e reja të kësaj vrasje kanë dalë në dosjen hetimore, ku prokurori, Albert Kuliçaj, gjatë leximit të pretencës, i kërkoi gjykatës së Tiranës dënimin me 30 vite burgim të Andreë Bodes dhe me 25 vite burgim të Albano Velos.

    Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari i Ora News, Elton Qyno, viktima Edmond Papa dhe vëllai i tij, Kristi Qirici, rreth 1 muaj para vrasjes ndaj tij kanë qenë në ndjekje.

    Pikërisht Edmond Papa në itinerarin e lëvizjes së tij nga Tirana në drejtim të Sarandës dhe i vëllai i tij tek rruga “Jul Variboba”.

    Dyshimet e policisë dhe prokurorisë janë se vrasja e njërit prej vëllezërve është organizuar në ambientet e lokal “Las Palmas” në Tiranë, që është në pronësi të Andrea Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj.

    Sipas dosjes hetimore ditën e ngjarjes në 16 dhjetor 2022, rreth orës 14:00, deri në momentin që ka ndodhur vrasja, Andrea Bode, ka qenë në mbikëqyrje të lëvizjeve të viktimës dhe pas konstatimit të tij në bar-kafe “Green Garden”, vend i cili ka rezultuar se nuk ka kamera sigurie.

    Dhe kur viktima ka qenë i vetëm në këtë ambient, ka hyrë dhe ka kryer krimin.

    I pandehuri Andrea Bode, ka ardhur në afërsi të vendit të ngjarjes, lokalit “Green Garden”, me automjetin e markës “Smart” ngjyrë e zezë, me targa AA488V.

    Ai ka ardhur përpara lokalit në këmbë, pasi kishte parkuar fillimisht automjetin. Po ashtu përafërsisht, në të njëjtën kohë, aty pranë është afruar dhe i pandehuri Albano Velo me automjetin “Audi”, me targa W76CXC.

    Nga provat rezultoi se, automjeti “Smart” ditën e ngjarjes ka qenë në përdorim të Andrea Bode. Ndërsa, automjeti i markës “AUDI”, me të cilën ka ardhur në vendin e ngjarjes Albano Velo, ka rezultuar se, është në pronësi të A. L., bashkëjetuese e të pandehurit Albano Velo.

    Mjetit “Audi” i janë ndryshuar dy herë targat me qëllim mos identifikimit të autorëve nga ana e strukturave të policisë.

  • Pretenca/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës

    Pretenca/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës

    Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës.
    Po ashtu në kërkesën e prokurorisë, thuhet se të dy ata, nëse burgosen, duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    Ngjarja në fjalë ndodhi më 16 Dhjetor 2022.
    Në bazë të hetimeve të prokurorisë dyshohet se Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’, gjatë një atentati me minë të telekomanduar.
    Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Ervin, dyshohet se pati rolin e ekzekutorit të Edmond Papës.
    Ai u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Selitës aty ku u ekzekutua Papa. Ndërkohë Albano Velo akuzohet se ka pasur rolin e vëzhguesit.
    Nga verifikimi i tabulateve telefonike të Albano Velos është provuar se ditën e krimit, më 16 Dhjetor, por edhe dy ditë para vrasjes ka qenë duke lëvizur përgjatë zonës ku u vra Papa.
    Po ashtu sipas prokurorisë ka dyshime së Edmond Papa ka qenë nën ndjekjen e personave që kanë dhënë urdhin për ekzekutimin e tij që në muajin Nëntor.
    Albano Velo dhe Andrew Bode, janë lidhje shoqërore e Aleksadër Sadikajt që u ekzekutua me shpërthim me eksplozivë në 11 Qershor të vitit të shkuar.
    Sipas dosjes hetimore Sadikaj është takuar me Edmond Papën dy ditë përpara së t’i bëhej atentat në qytetin e Sarandës.