Çiljeta ka emocionuar ndjekësit me një dedikim për partnerin e saj, portierin Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij. Në rrjetet sociale, këngëtarja publikoi një foto, por të ngarkuar me ndjenjë, e cila u shoqërua me një tekst të gjatë, që tregonte historinë e tyre të dashurisë dhe sfidat që çifti ka përballuar ndër vite.
Në dedikimin e saj, Çiljeta e përshkruan lidhjen me Albanin si një marrëdhënie të vërtetë, plot pasion, tensione, pajtime dhe përqafime që i kanë mbajtur bashkë edhe në momentet më të vështira. Ajo shprehet se lidhja e tyre nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë, por gjithmonë e udhëhequr nga dashuria dhe vendosmëria për të mos u dorëzuar.
Këngëtarja e quan portierin “njeriun që mban gjithçka mbi shpatulla”, duke vlerësuar rolin e tij si partner dhe si baba. Në urimin e saj, ajo thekson se Albani është “babai që i rrit me dashuri dhe sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi” një fjali që ka prekur shumë ndjekës për sinqeritetin që bart.
Çiljeta e falënderon partnerin për karakterin, forcën, burrërinë dhe qëndrueshmërinë që ai ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve së bashku. Ajo shkruan se e zgjedh atë çdo ditë dhe lutet që Zoti ta mbajë zemrën e tij të fortë, të pastër dhe të ndritshme.
Postimi i saj:
Tag: albanin
-

Çiljeta emocionon me urimin për Albanin: Dy shpirtra që zgjodhën njëri-tjetrin çdo ditë
-

“Pse dhe kush e vrau Albanin” – Cili ishte roli i pronarit italian në ekzekutimin misterioz të 28-vjeçarit shqiptar në Brazil?!
Vrasja e Alban Gropçajt në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur. 28-vjeçari ishte nisur për disa ditë pushime në Fortaleza, një qytet bregdetar me mbi 2 milion banorë, së bashku me pronarin e tij italian, kur u qëllua për vdekje në rrugë me armë zjarri.
Familjarët e përshkruajnë Albanin si një person të qetë dhe punëtor, pa lidhje me botën kriminale. Vëllai i tij, Iliri, shprehet se humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh: “Si është e mundur që një 28-vjeçar të vritet pa arsye? Gjashtë vjet më vonë, ende presim drejtësi, por rastin po e zvarritin.”
Hetimet fillestare në Brazil çuan në arrestimin e Guido Bertolës, pronarit italian që ishte me Albanin gjatë ngjarjes. Dëshmitarët treguan se dy persona me motor i ndaluan makinën dhe qëlluan tri herë drejt 28-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Guido u gjet i shokuar, por i pa dëmtuar.
Familjarët besojnë se pas pushimeve të përsëritura dhe presionit psikologjik që Albani ndjente nga punëdhënësi i tij, mund të ketë pasur motive të tjera më të errëta.
Sot, pas shumë viteve, drejtësia braziliane nuk ka zbuluar ende autorët apo motivin e vërtetë të vrasjes. “Ne duam vetëm të dimë pse dhe nga kush u vra Albani,” thotë Ana, motra binjake e tij.