Tag: albanese

  • Futet në histori!  Anthony Albanese bëhet kryeministri i parë që martohet në detyrë

    Futet në histori! Anthony Albanese bëhet kryeministri i parë që martohet në detyrë

    Anthony Albanese dhe Jodie Haydon

    AUSTRALI-Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon sot në një ceremoni private në rezidencën zyrtare, duke u bërë kryeministri i parë në historinë 124-vjeçare të vendit që martohet ndërkohë që është në detyrë. Në ceremoni morën pjesë nga rreth 60 të ftuar, përfshirë ministra të kabinetit. Ishte vetë kryeministri ai që postoi momnetet nga ceremonia në platformën X.

    Një moment i veçantë ishte ai i qenit të tyre Toto, i cili dërgoi unazat në altar. Po ashtu mbesa pesëvjeçare e zonjës Haydon ishte vajza e luleve, e cila eci para çiftit në ceremoni.

    FOTO NGA CEREMONIA

    FOTO NGA CEREMONIA

    Albanese, 62 vjeç, i divorcuar me një djalë të rritur, dhe Haydon, 46 vjeç, e cila punon në financa, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melburn në 2020 dhe fejesën e bënë më 14 Shkurt 2024. Pas dasmës, çifti do të shkojë në muajin e mjaltit në Australi, me shpenzime private./ZËRI

    skynews prime minister australia 7095184

    skynews prime minister australia 7095185

    g66worbbkakyoaf

    skynews prime minister australia 7095185

  • Futet në hiistori!  Anthony Albanese bëhet kryeministri i parë që martohet në detyrë

    Futet në hiistori! Anthony Albanese bëhet kryeministri i parë që martohet në detyrë

    Anthony Albanese dhe Jodie Haydon

    AUSTRALI-Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon sot në një ceremoni private në rezidencën zyrtare, duke u bërë kryeministri i parë në historinë 124-vjeçare të vendit që martohet ndërkohë që është në detyrë. Në ceremoni morën pjesë nga rreth 60 të ftuar, përfshirë ministra të kabinetit. Ishte vetë kryeministri ai që postoi momnetet nga ceremonia në platformën X.

     
    Një moment i veçantë ishte ai i qenit të tyre Toto, i cili dërgoi unazat në altar. Po ashtu mbesa pesëvjeçare e zonjës Haydon ishte vajza e luleve, e cila eci para çiftit në ceremoni.

    FOTO NGA CEREMONIA

    FOTO NGA CEREMONIA

    FOTO NGA CEREMONIA

    Albanese, 62 vjeç, i divorcuar me një djalë të rritur, dhe Haydon, 46 vjeç, e cila punon në financa, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melburn në 2020 dhe fejesën e bënë më 14 Shkurt 2024. Pas dasmës, çifti do të shkojë në muajin e mjaltit në Australi, me shpenzime private./ZËRI
     

    skynews prime minister australia 7095184

    skynews prime minister australia 7095185

    g66worbbkakyoaf

    skynews prime minister australia 7095185

  • I pari zyrtar që celebrohet në detyrë/ Kryeministri australian Albanese martohet në rezidencën zyrtare

    I pari zyrtar që celebrohet në detyrë/ Kryeministri australian Albanese martohet në rezidencën zyrtare

    Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij Jodie Haydon, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë i vendit që martohet gjatë kohës që është në detyrë. Çifti u martua një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.
    “Jemi absolutisht të kënaqur që ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese në një deklaratë të shkurtër.
    Çifti u fejua në Ditën e Shën Valentinit, vitin e kaluar. Propozimi i udhëheqësit të Partisë Laburiste dhe pritja e dasmës u zhvilluan në rezidencën e tij zyrtare, The Lodge.
    Deri në këtë ditë, planet e dasmës ishin mbajtur sekret për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë.
    Të pranishëm ishin prindërit e Haydon, si dhe djali i Albanese nga martesa e tij e mëparshme.
    Qeni i Albanese, Toto, ishte mbajtës i unazave ndërsa çifti ecte drejt altarit me këngën “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder në sfond.
    Disa nga ministrat e kabinetit të Albanese morën pjesë në ceremoni.
    62-vjeçari dhe Haydon, 47 vjeçe, u takuan për herë të parë në një darkë biznesi në Melbourne në vitin 2020, ndërsa Albanese ishte udhëheqës i opozitës.
    Haydon u shfaq gjatë fushatave zgjedhore të Albanese në vitet 2022 dhe 2025 dhe u pa përkrah kryeministrit në ngjarje të mëdha, përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe një darkë shtetërore të organizuar nga ish-Presidenti i SHBA-së Joe Biden.
    Albanese hyri gjithashtu historinë australiane duke u bërë kryeministri i parë që u fejua ndërsa ishte në detyrë, shkruan BBC.
    Çifti tha në një deklaratë të përbashkët në atë kohë se ishin “shumë me fat që kishin gjetur njëri-tjetrin”.

  • Kryeministri i Australisë i jep fund beqarisë, Albanese i pari që kurorëzohet në detyrë: Jemi shumë të lumtur

    Kryeministri i Australisë i jep fund beqarisë, Albanese i pari që kurorëzohet në detyrë: Jemi shumë të lumtur

    Kryeministri australian Anthony Albanese është martuar me partneren e tij, Jodie Haydon, duke u bërë udhëheqësi i parë i Australisë që kurorëzon martesën ndërsa ndodhet në detyrë.

    Ceremonia u mbajt këtë të shtunë në Canberra, vetëm një ditë pas përfundimit të sesionit të fundit parlamentar për këtë vit.
    “Jemi absolutisht të lumtur të ndajmë dashurinë dhe përkushtimin tonë për ta kaluar jetën së bashku, përpara familjarëve dhe miqve tanë më të afërt”, tha Albanese në një deklaratë të shkurtër, ku shprehu gëzimin për ditën e veçantë.
    Çifti u fejua Ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar, ndërsa propozimi dhe festa e martesës u zhvilluan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, The Lodge. Për arsye sigurie, detajet e dasmës janë mbajtur të fshehta deri në momentin e fundit.
    Në ceremoni morën pjesë prindërit e zonjës Haydon dhe djali i Albaneses nga martesa e parë. Qeni i kryeministrit, Toto, pati rolin e veçantë të mbajtësit të unazave, ndërsa çifti u prit me duartrokitje dhe nën tingujt e këngës së Stevie Wonder “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)”.
    Nga kabineti i qeverisë ishin të pranishëm disa ministra, ndërsa kënga e parë e çiftit në festë ishte “The Way You Look Tonight” e Frank Sinatrës. Pjesë e atmosferës festive ishin edhe kana të personalizuara birre me foton e fejesës së tyre.
    Albanese dhe Haydon do të kalojnë muajin e mjaltit në Australi, me një udhëtim të shkurtuar për shkak të ri-zgjedhjes së tij në maj.
    Kryeministri 62-vjeçar dhe partnerja e tij 47-vjeçare u njohën në një darkë biznesi në Melburn në vitin 2020, kohë kur ai drejtonte opozitën.
    Që atëherë, Haydon ka qenë krah tij në fushatat zgjedhore të viteve 2022 dhe 2025, si dhe në aktivitete të rëndësishme shtetërore, përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe një darkë shtetërore të ish-presidentit amerikan Joe Biden.
    Albanese ka hyrë tashmë në historinë e Australisë edhe si kryeministri i parë që është fejuar dhe martuar gjatë mandatit.

    Top Channel

  • Kryeministri australian Anthony Albanese martohet gjatë mandatit, i pari në historinë e vendit

    Kryeministri australian Anthony Albanese martohet gjatë mandatit, i pari në historinë e vendit

    Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, është martuar këtë të shtunë me partneren e tij, Jodie Haydon, në një ceremoni intime të mbajtur në rezidencën zyrtare të kryeministrit, “The Lodge”, në Canberra. Me këtë martesë, Albanese bëhet udhëheqësi i parë australian që lidh kurorë gjatë kohës që është në detyrë.

    Ceremonia u zhvillua në një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh të afërt. Në mesin e të pranishmëve ishin djali i kryeministrit, Nathan, dhe prindërit e nuses, Bill dhe Pauline Haydon. Çifti shkëmbeu betimet e shkruara vetë, ndërsa Haydon u shoqërua drejt altarit nga prindërit e saj, nën tingujt e këngës “The Luckiest” të Ben Folds.

    LEXO EDHE: Kryeministri i ri i Australisë me origjinë arbëreshe, Anthony Albanese i rritur në banesat sociale

    Jodie Haydon zgjodhi një fustan të dizajnuar nga shtëpia australiane e modës Romance Was Born, ndërsa kostumi i kryeministrit ishte nga marka MJ Bale. Unazat e çiftit janë punuar nga argjendarët Cerrone në Sydney.

    “Jemi absolutisht të kënaqur që ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese në një deklaratë të shkurtër.

    Çifti u fejua në Ditën e Shën Valentinit, vitin e kaluar. Propozimi i udhëheqësit të Partisë Laburiste dhe pritja e dasmës u zhvilluan në rezidencën e tij zyrtare, The Lodge.

    Deri në ditën e madhe, planet e dasmës ishin mbajtur sekret për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë.

    Pas nënshkrimit të aktit të martesës, çifti doli nga ceremonia nën tingujt e këngës së Stevie Wonder “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)”, ndërsa vallja e parë u realizua me “The Way You Look Tonight” të Frank Sinatrës.

    Në mesin e të ftuarve ishin figura të rëndësishme të kabinetit australian, përfshirë ministrin e financave Jim Chalmers me bashkëshorten, ministren e jashtme Penny Wong dhe ministren e financave Katy Gallagher. I pranishëm ishte edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Tim Gartrell.

    Kostoja e dasmës është mbuluar privatisht nga çifti, ndërsa muaji i mjaltit do të zhvillohet brenda Australisë. Ngjarja vjen vetëm një ditë pas përfundimit të sesionit të fundit parlamentar për vitin 2025 dhe gjashtë muaj pas rizgjedhjes së Albanese me një rezultat të thellë.

    Anthony Albanese dhe Jodie Haydon u njohën në vitin 2019 gjatë një aktiviteti publik në Melbourne, pasi Haydon i kishte bërë thirrje nga salla kryeministrit të ardhshëm: “Up the Rabbitohs”, në mbështetje të ekipit të tij të zemrës në rugby. Lidhja e tyre u forcua menjëherë pas kontaktit të parë dhe në shkurt 2024, Albanese kërkoi zyrtarisht dorën e Haydonit në Ditën e Shën Valentinit, me një unazë të dizajnuar posaçërisht.

    Kjo është martesa e dytë për kryeministrin, i cili u nda nga bashkëshortja e tij e parë, ish-deputetja Carmel Tebbutt, në vitin 2019.

  • Donald Trump deklaroi se nuk e pëlqen, kryeministri australian mbron publikisht ambasadorin e tij në SHBA

    Donald Trump deklaroi se nuk e pëlqen, kryeministri australian mbron publikisht ambasadorin e tij në SHBA

    Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka mbrojtur publikisht ambasadorin e tij në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, pasi Donald Trump deklaroi se “nuk e pëlqen” diplomatin australian gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjatë takimit të zhvilluar të hënën, ish-presidenti amerikan u pyet për Rudd, i cili ka qenë më parë kryeministër i Australisë dhe tani mban postin e ambasadorit në Uashington. Trump kujtoi postime të vjetra të Rudd në Twitter, ku ai e kishte kritikuar rëndë, duke e quajtur “presidentin më shkatërrues në histori” dhe “idiot fshati”.
    Pas këtij kujtimi, Trump reagoi me humor duke thënë: “As mua nuk të dua”, çka bëri që salla të shpërthente në të qeshura. Megjithatë, disa minuta më vonë, Trump thuhet se i tha Rudd se “gjithçka është falur”.
    Komentet e Trump ngjallën reagime në Australi. Udhëheqësja e opozitës, Sussan Ley, kërkoi që Rudd të shkarkohej, duke e cilësuar qëndrimin e tij “të pambështetshëm”. Por kryeministri Albanese i hodhi poshtë këto thirrje, duke i quajtur fjalët e Trump një “shaka” dhe duke mbrojtur me forcë punën e ambasadorit.
    Në një aktivitet të zhvilluar më pas në Uashington me politikanë amerikanë, Albanese e vlerësoi Rudd si një nga ambasadorët më aktivë dhe të përkushtuar në Capitol Hill. Ai tha se suksesi i vizitës së tij dy-ditore në SHBA – që përfshiu edhe një marrëveshje 8.5 miliardë dollarëshe për metale të rralla – ishte rezultat i punës së palodhur të Rudd.
    Kevin Rudd, i cili ka shërbyer si kryeministër australian në periudhat 2007–2010 dhe 2013, u emërua ambasador në SHBA në vitin 2023 për një mandat katërvjeçar.

    Top Channel

  • E quajti “idiot fshati”, Trump i kthehet ambasadorit australian: As ti nuk më pëlqen!

    E quajti “idiot fshati”, Trump i kthehet ambasadorit australian: As ti nuk më pëlqen!

    Gjatë një takimi në dhomën e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump i tha ambasadorit australian Kevin Rudd: “As ti nuk më pëlqen. Dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Rudd kishte publikuar më herët komente negative për Trump në rrjetet sociale, të cilat i fshiu pasi mori detyrën si ambasador.
    Ky ishte momenti më i tensionuar dhe i sikletshëm në një konferencë shtypi tipike për stilin e lirshëm dhe kaotik të presidentit amerikan. Por menjëherë pas kësaj deklarate, salla shpërtheu në të qeshura, si një valvul presioni që u çlirua në qarqet diplomatike dhe qeveritare australiane.
    Rreth gjysmë ore më vonë, pas një takimi të ngrohtë dhe pa drama mes Trump dhe kryeministrit australian Anthony Albanese, Rudd u dëgjua t’i kërkonte falje presidentit, duke u përkulur mbi tavolinë për t’i thënë “më fal” njeriut që katër vite më parë e kishte quajtur “idiot fshati”.
    The Guardian shkruan se Trump i tha Rudd-it se “gjithçka është falur” pasi mediat u larguan.
    Në një dhomë të dekoruar me portrete presidentësh të mëparshëm, nën llambadarë vezullues dhe me zbukurime të arta, Trump nuk u duk aspak i shqetësuar nga komentet e mëparshme të ambasadorit australian.
    Për një vit, kritikët konservatorë kishin spekuluar se Trump e kishte “ngrirë” diplomatikisht Australinë për shkak të komenteve kritike të Rudd-it në vitin 2021. Por përballë ish-kryeministrit, Trump nuk dha shenja se e njihte apo e mbante mend, dhe nuk lejoi që kjo të ndikonte në qëndrimin jashtëzakonisht pozitiv që shfaqi ndaj Albanese, të cilin e mbuloi me lëvdata.
    Ndërveprimi i shkurtër me Rudd-in, që bëri Albanese-n të qeshë, u nxit nga një pyetje e një gazetari australian për komentet e mëparshme të ambasadorit. “A ka thënë ndonjë gjë ambasadori?” pyeti Trump. “Nuk di gjë për të. Nëse ka thënë diçka të keqe, ndoshta do të donte të kërkonte falje. Mos ma thuaj.”
    Duke iu drejtuar Albanese-s me një ton gjysmë shakaje, Trump pyeti: “Ku është ai? Po punon ende për ty?” Albanese tregoi me gisht: “Është aty.” Të gjithë sytë u kthyen nga Rudd, deri atëherë i heshtur dhe pothuajse i padukshëm.
    Në nëntor 2024, pas konfirmimit të Rudd-it si ambasador, u publikua një video nga një intervistë e vitit 2021 ku ai e përshkruante Trumpin si “budalla fshati” dhe “jo një forcë intelektuale udhëheqëse”. Më vonë u zbulua se Rudd kishte fshirë postimet e vjetra kritike në rrjetet sociale, ndërsa një këshilltar i Trumpit e ripostoi deklaratën e tij.
    Nëse Trump i kishte mbajtur inat për komentet, qëndrimi i tij nuk e tregoi këtë.

  • VIDEO/ E quajti ‘president shkatërrues’, Trump përplaset me ambasadorin australian gjatë takimit me kryeministrin Albanese: As unë nuk ju pëlqej!

    VIDEO/ E quajti ‘president shkatërrues’, Trump përplaset me ambasadorin australian gjatë takimit me kryeministrin Albanese: As unë nuk ju pëlqej!

    Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington.

    Një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte shqetësime në lidhje me qeverinë e Albanese, si për shembull në lidhje me komentet kritike të Rudd në të kaluarën për të, i cili kishte shërbyer edhe si kryeministër.
    Trump u përgjigj se “Nuk di asgjë për të”, ndoshta duke mos e kuptuar se Rudd ishte në dhomë. Trump vazhdoi të pyeste nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane.

    🤪 Trump to Australia’s ambassador: “I don’t like you either.”
    An awkward exchange took place between the U.S. president and the Australian ambassador🇦🇺
    After signing an agreement on rare earth minerals, a journalist reminded Trump that Ambassador Kevin Rudd had once called him… pic.twitter.com/UEooOxvqYs
    — NEXTA (@nexta_tv) October 20, 2025

    Ambasadori u përgjigj se komentet se ai nuk pëlqente Trump u bënë para se merrte rolin aktual.
    Trump më pas tha: “As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë”.
    Komentet kontroverse të Rudd u bënë në vitin 2020 në media sociale, ku ai e quajti Trump “presidentin më shkatërrues në histori”. Më vonë i ai fshiu ato.
     

    Top Channel

  • Zyrtari i OKB: Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pajetueshme

    Zyrtari i OKB: Izraeli po përpiqet ta bëjë Gazën të pajetueshme

    Pas komenteve nga Emiri i Katarit, eksperti më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat palestineze ka thënë se Izraeli po përpiqet ta bëjë të pamundur që njerëzit të jetojnë në Qytetin e Gazës.
    Sipas mediave të huaja, IDF ka filluar një sulm ndaj qytetit, ku thotë se Hamasi është i ngulitur në disa pjesë të infrastrukturës të tij.
    Francesca Albanese u tha gazetarëve në Gjenevë: “Izraeli po bombardon duke përdorur armë jokonvencionale… po përpiqet të evakuojë me forcë palestinezët”.
    “Pse? Kjo është pjesa e fundit e Gazës që duhet të bëhet e pajetueshme përpara se të përparohet spastrimi etnik i asaj pjese toke”, vijoi më tej Albanese.
    Komentet e saj u hodhën poshtë nga Misioni i Përhershëm i Izraelit në OKB, i cili tha në një deklaratë: “Deklaratat e saj të shumta kanë treguar gatishmërinë e saj për të shkuar në gjatësi ekstreme në delegjitimizimin e Shtetit të Izraelit”.
    Sipas saj, “Hamasi nuk e integron veten në infrastrukturën civile, nuk i përdor cinikisht civilët si mburoja njerëzore dhe në përgjithësi nuk ekziston realisht”.
    Izraeli thotë se i ka paralajmëruar civilët të shkojnë në jug, në një zonë të caktuar humanitare.
    Por OKB-ja dhe shumë vende thonë se taktikat e saj përbëjnë zhvendosje masive të detyruara.
    Kujtojmë se ushtria izraelite ka goditur dhe shkatërruar një bllok kullash banimi në Qytetin e Gazës – që thuhet se është ndërtesa më e lartë në Rripin e Gazës.
    Albanese shërben si raportues special për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, një nga dhjetëra ekspertë të emëruar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut me 47 anëtarë për të raportuar mbi çështje specifike globale.
     
     
     
     
     

  • 131 vite nga vdekja e Anton Santorit, shkrimtari i shquar arbëresh

    131 vite nga vdekja e Anton Santorit, shkrimtari i shquar arbëresh

    Francesco Antonio Santori ishte një shkrimtar, poet dhe dramaturg me prejardhje arbëreshe. Drama e tij “Emira” konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë.

    Santori lindi më 16 shtator 1819 në Santa Caterina Albanese, një qytet arbëresh në provincën e Kozencës, Italia jugore. Më 1835 në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai vendosi të bëhej prift dhe filloi shkollimin e tij për priftëri. Më 1843 ai hyri në manastirin françeskan të Rendit të Reformuar në San Marco Argentano. Më 1858 ai u përpoq pa sukses të gjente një manastir në Lattarico, dhe më 1860 ai braktisi jetën monastike.

    Ai vazhdoi të jetonte në Santa Caterina Albanese, ku ai punoi mësues. Më 1885 u caktua si prift në San Giacomo di Cerzeto, një fshat i Cerzeto, ku ai punoi deri në vdekjen e tij, më 7 shtator 1894.

    Gjatë jetës së tij, Santori shkruajti poezi, romane, shfaqje dhe tregime të shkurtra, ai gjithashtu përshtati 112 Fabulat e Aesopit dhe shkroi një libër gramatika shqipe. Santori shkroi poemën e tij të parë poetike, me titull Canzoniere Albanese (Këngëtarja shqipe) në vitet 1830 dhe e botoi atë në 1846. Canzoniere Albanese është një poezi e gjatë lirike kushtuar dashurisë dhe natyrës; poema u ndikua nga Kënga e Milosao e Girolamo de Rada. Më 1848 kompozoi një himn në gjuhën shqipe me titull Valle e haresë së madhe, botuar më 23 shkurt 1848 në revistën e De Rada’s L’Albanese d’Italia.

    Më 1848 poezia e tij dygjuhëshe politike Il prigionero politico (Anglisht: I burgosuri politik) i shkruar në shqip dhe italisht u botua në Napoli. Poema rrëfen ndryshimet e jetës së një familje të persekutuar gjatë revolucioneve të 1848 në shtetet italiane. [1] Gjatë viteve të tij në manastirin e Rendit të Reformuar në Cerzeto ai shkroi dy vepra fetare; vepra e parë është një varg fetar me titull Rozhaari i S. Myriis Virgkiyry (Anglisht: Rosary of Virgin Mary, shkruar në shqip dhe botuar në 1849 në Cosenza. E dyta është një koleksion prej 230 faqesh me lutje, tekste fetare dhe përkthime të fesë këngë me titull Kryshten i shyityruory (Anglisht: I Shenjti i Krishterë) botuar në 1855 në Napoli.Kristiani i Shenjtëruar përmban pjesë të Kuneus Prophetarum të botuar në 1685 dhe shkruar nga Pjetër Bogdani, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë së hershme shqiptare. Santori përfshin fragmente të Cuneus Prophetarum në librin e tij për të simbolizuar vazhdimësinë e letërsisë fetare shqiptare.

    Santori shkroi shumë sdrama, përfshirë komeditë melodramatike dhe tragjeditë disa prej të cilave mbeten të paplota, dramat e tij përfshijnë Jeroboam, një tragjedi me përmbajtje biblike dhe Alessio Dukagino një melodramë të shkruar midis 1855 dhe 1860, duke rrëfyer jetën e Lekë Dukagjini, një princ shqiptar i cili luftoi kundër Perandorisë Osmane. Lojë e tij më e njohur, Emira, e titulluar pas emrit të figurës së saj qendrore, konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë; drama rrëfen aventurat e Emira, Kalina, Albenci, dhe Mirjani gjatë një revoltë sociale në Kalabri dhe jeta në komunitetet arbëreshe. Disa pjesë të shfaqjes u botuan fillimisht në revistën Fjamuri Arbërit (Anglisht: Flamuri Shqiptar) dhe më vonë në Antologjinë Shqiptare të Jeronim de Rada.  Në vitet moderne, janë gjetur 1,845 rreshta vargje satirike të shkruara nga Santori.

    Shumica e romaneve dhe tregimeve të shkurtra të Santorit u botuan pas vdekjes së tij në 1894, romanet e tij përfshijnë Sofia Kominiate, një roman i papërfunduar i shkruar në dy versione. Versioni i parë përmban 282 faqe dhe është shkruar në shqip, ndërsa versioni i dytë, i shkruar në italisht, përmban 714 faqe. Asnjë kopje nuk ka mbijetuar nga romani i tij Bija e mallkuar (Anglisht: Vajza e mallkuar) e shkruar në shqip. Ai gjithashtu shkroi romanin Il soldato albanese (anglisht: Ushtari shqiptar) në italisht. Santori shkroi shumë tregime të shkurtra të njohura me emrat e figurave të tyre qendrore, tregimet e tij të shkurtra të shkruara në shqip përfshijnë: Brisandi Lletixja e Ulladheni, Emilja, Fëmija Pushtjerote, Filaredo, Gnidhja e Kusari, Kolluqi e Sorofina, Miloshini, Neomenia, Panaini e Dellja, etj. Rosarja, dhe Virgjinia.

    Veprat e Santorit janë shkruar në një formë arkaike të shqipes toskërishte dhe në përgjithësi janë më të arritshme për audiencën pavarësisht nga stili i tij ortografik. Në veprat e tij ai përdor sistemin e tij drejtshkrimor pa ndonjë saktësi fonetike. [2] Tematika të zakonshme në veprat e Santorit përfshijnë jetën rurale, periudhën e Lidhjes së Lezhës të historisë shqiptare dhe zakonet e bashkësive arbëreshe, poemat e tij politike përmbajnë motive morale që përshkruajnë idetë dhe ndjenjat qendrore të personazheve të secilës poezi [7]. Në disa nga poemat e tij si Vallëzimi i gëzimit të madh, Santori përshkruan elementet foklorike të kulturës shqiptare si këngë dhe valle popullore. / KultPlus.com