Tag: albana

  • “Fati i Veliajt në duart e një gruaje”, kush është gjyqtarja Albana Boksi?

    “Fati i Veliajt në duart e një gruaje”, kush është gjyqtarja Albana Boksi?

    Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të qëndrojë në burg apo do të ndryshojë masën ekstreme të sigurisë ndaj tij.
    Po kush është Albana Boksi?
    Albana Boksi ka lindur në Shkodër në 7 tetor 1974. Në vitet 1993 – 1997 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër. Në vitet 1998 – 2001 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, duke fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Tiranë, ku ka kryer stazhin profesional.
    Në vitin 2001 është emëruar gjyqtare në Elbasan. Në vitin 2006 është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin “Master shkencor në të drejtën penale”.

    Prej muajit maj 2011 deri maj të vitit 2014, ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjatë viteve 2014 – 2019 ka ushtruar sërish funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
    Në 5 prill 2019, Albana Boksi kaloi procesin e Vetingut pa probleme, duke u konfirmuar në detyrë. Në muajin dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në mars 2021 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
    Znj. Boksi ka një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa univeristete publike dhe private. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është bashkëautore në disa botime e studime si; “Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, etj., si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale.

  • Kush është Albana Boksi, anëtarja e Gjykatës së Lartë që do vendosë për kryebashkiakun Erion Veliaj

    Kush është Albana Boksi, anëtarja e Gjykatës së Lartë që do vendosë për kryebashkiakun Erion Veliaj

    Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të qëndrojë në burg apo do të ndryshojë masën ekstreme të sigurisë ndaj tij.
    Po kush është Albana Boksi?
    Albana Boksi ka lindur në Shkodër në 7 tetor 1974. Në vitet 1993 – 1997 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Shkodër. Në vitet 1998 – 2001 ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës, Tiranë, duke fituar titullin “Magjistrat Gjyqtar”. Në vitin 2000 është emëruar gjyqtare në Tiranë, ku ka kryer stazhin profesional.
    Në vitin 2001 është emëruar gjyqtare në Elbasan. Në vitin 2006 është emëruar gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë Tiranë, në nivelin “Master shkencor në të drejtën penale”.
    Prej muajit maj 2011 deri maj të vitit 2014, ka punuar si pedagoge e brendshme pranë Shkollës së Magjistraturës. Gjatë viteve 2014 – 2019 ka ushtruar sërish funksionin e Gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Tiranë.
    Në 5 prill 2019, Albana Boksi kaloi procesin e Vetingut pa probleme, duke u konfirmuar në detyrë. Në muajin dhjetor 2019 është caktuar në pozicionin e Gjyqtares në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në mars 2021 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Lartë.
    Znj. Boksi ka një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa univeristete publike dhe private. Ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës. Është bashkëautore në disa botime e studime si; “Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, etj., si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale.

  • Gjyqi me Albana Vokshin/ Vilma Nushi shkon në GJKKO

    Gjyqi me Albana Vokshin/ Vilma Nushi shkon në GJKKO

    Vilma Nushi

    TIRANË- Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me padinë për shpifje të bërë prej saj ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Nushi është parë duke u futur në ambientet e GJKKO-së, e shoqëruar nga avokati i saj. 
    Seancat e mëparshme janë shtyrë vazhdimisht, pasi palët nuk kanë pranuar pajtimin. Madje, deputetja Vokshi ka paralajmëruar se do të paraqesë prova të tjera për të mbështetur akuzat publike që ajo ka bërë ndaj biznesmenes gjatë kohës që drejtonte Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi.

  • “E ke vajzën e bukur, do e marrim ne”, çfarë ndodhi me Vokshin dhe Xhabaftët në Vorë më 11 maj

    TIRANË- Përplasjet gjatë ditës së zgjedhjeve të 11 Majit vijojnë të diskutohen në seancat e Kuvendit, ku një nga më të diskutueshmet është ajo e Vorës, ku deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Albana Vokshi u përplasën me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti në momentin që është paraqitur për të votuar.
    Në lidhje me incidentin Policia e Tiranës deklaroi se vuri në hetim në gjendje të lirë Flamur Nokën. Procedimi i Nokës, erdhi pas këllëzimit të Xhoni Asllanajt dhe Mateo Dedejs, ku pretendojnë se demokrati i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.
    Por si duket incidenti nuk është mbyllur vetëm me përplasjen verbale në qendrën e votimit. Debutetja Albana Vokshi nga seanca plenare e mbajtur një ditë më parë në Kuvend, gjatë fjalës së saj, deklaroi se është kërcënuar bashkë me familjen ditën e zgjedhjeve në Vorë. Vokshi akuzoi Spiropalin se nuk bëri e nuk tha asgjë për kërcënimet që ajo dhe familja e saj morën ditën e zgjedhjeve të 11 Majit në një qendër votimi në Vorë. Në fjalën e saj Vokshi përmend edhe fëmijët e saj, por duke përfshirë edhe familjet shqiptare, pa treguar më tepër në lidhje me kërcënimet.
    Albana Vokshi: Elisa nuk foli një fjalë për intimidimin dhe kërcënimin që mu bë mua dhe familjes time ditën e zgjedhjeve në Vorë, po vajti atje sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ata që guxuan të më kërcënojnë mua, familjen time, çdo votues do më kenë pas gjithë jetën. Dhe kjo nuk është një betejë që e bëj për veten time, është një betejë që do e bëj jo vetëm për fëmijët e mi, një betejë që do e bëj për çdo familje shqiptare, për fëmijët e tyre që mos të përballen me këta kriminelë që i mbështesni ju.
    Brenda dyerve të Parlamentit, duket se nuk është vetëm kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ajo që ka djeni për kërcënimet ndaj familjarëve të deputetes Albana Vokshi. Në emision “Çim Peka Live”, ku e ftuar ishte deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, detaje të reja u zbardhën nga përplasja në Vorë. Gazetari Çim Peka, zbuloi se Vokshi ishte kërcënuar me vajzën e saj.
    Gazetari Çim Peka: Pashë rastin e Vorës atë ditë, Albana Vokshi është kërcënuar me vajzën që e kishte me vete. I kanë thënë e ke shumë të bukur këtë vajzën do të ta marrim ne. Ajo vetë nuk del ta thotë dot.
    Deklarata e gazetarit u pohua nga deputetja Jorida Tabaku, e cila në diskutim deklaroi se e ka thënë kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi në Parlament. 
    Jorida Tabaku: Bardhi i ka kërkuar llogari Elisa Spiropalit dhe i ka thënë, ti si nënë duhet ta denoncoje e para.
    Por në seancën e parë pas zgjedhjeve kryeparlamentarja i ndërpreu fjalën Bardhit, sapo ky i fundit përmend rastin e Vorës me Xhabaftët, duke i fikur mikrofonin.
    Gazment Bardhi: Në procesverbal keni zbardhur emra të tjerë të krahut andej dhe të përfaqësuesve të qeverisë. Në fakt do të duhet të vendosnit emrat e vërtet të atyre që ju përfaqësoni në këtë Kuvend. Fjala vjen zonja kryetare ju nuk quheni Elisa Spiropali, ju quheni përfaqësuesja e Xhabaftëve në Kuvend… (fiket mikrofoni).
    Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet pas incidentit të ndodhur në Vorë ditën e votimit të 11 majit dhe pritet të hidhet dritë mbi incidentin./ZËRI

  • “Banda e Xhabaftëve më kërcënoi”/ Vokshi debaton ashpër me Spiropalin: Shpifje, ju e trajtoni popullin si dele

    “Banda e Xhabaftëve më kërcënoi”/ Vokshi debaton ashpër me Spiropalin: Shpifje, ju e trajtoni popullin si dele

    Deputetja Albana Vokshi dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali patën një debat gjatë seancës plenare në Kuvend ditën e sotme. Demokratja Albana Vokshi akuzoi Spiropalin se nuk bëri e nuk tha asgjë për kërcënimet që ajo dhe familja e saj morën ditën e zgjedhjeve të 11 Majit në një qendër votimi në Vorë.
    Vokshi u shpreh se asnjë qytetar i Vorës nuk votoi i lirë për shkak të bandave që socialistët kishin vendosur atje. Në replikën e saj, Spiropali i cilësoi deklaratat e Vokshit si shpifje, ndërsa akuzoi opozitën se e trajton popullin për dele.
    Pjesë nga debati:
    Albana Vokshi: Elisa nuk foli një fjalë për intimidimin dhe kërcënimin që mu bë mua dhe familjes time ditën e zgjedhjeve në Vorë, po vajti atje sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
    Rezoluta që u miratua para ca ditësh nga 109 parti e CDI, e ça thoshte rezoluta: shprehim shqetësimin e thellë që gjetjet e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit ngrenë shqetësimin e thellë se këto zgjedhje ishin farsë politike.
    Votuesit u përballën me presion sistematik e thotë CDI. Raporti thotë se struktura kriminale nuk lejoi rotacionin. U shkel liria e shprehjes.
    Nuk kishte vijë ndarëse të partisë nga shteti. Keqpërdorimi i burimeve publike, mijëra punonjës të administratës u detyruan të angazhohen në fushatë përmes një rrjeti patronazhistësh.
    Në Vorë ishte i mirëorganizuar rrjeti dhe me bage, çdo votues i Vorës u dhunua në të drejtën për të votuar të lirë. Unë kam dorëzuar 10 ditë para zgjedhjeve kam raportuar me emra të gjithë anëtarët e bandave të Xhabaftëve, ku ishte policia? Çdo votues në Vorë ishte i vetëm përballë një bande kriminale.
    Spiropali: Ti po shpif, ti po sajon në emrin tim. Ndoshta ti dhe ai që ke në krah keni njohje me njerëz që unë as nuk i njoh as me fytyrë e as me emër. I konsideroni njerëzit dele, budallenj.
    Emrin tim ti personalisht nuk e përdor dot, nuk shpif dot për mua. Sa kohë ju të keni këtë gjuhë këtë qasje edhe aty në Bruksel paturpësisht flisni me gjuhën e atyre që historikisht as nuk guxojnë të flasin për Shqipërinë në atë mënyrë.
    Kjo është hera e fundit që unë u përgjigjem juve dhe qytetarët shqiptarë ua kanë dhënë përgjigjen me votë. Zoti t ju falë se nuk dini ç bëni andej në rrugët e botës por populli e di mirë se ç bëni dhe nuk ju ka falur.

  • Akuza për krim elektoral në Greqi, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Albana Vokshit

    Akuza për krim elektoral në Greqi, Prokuroria e Tiranës rrëzon kallëzimin e Albana Vokshit

    Albana Vokshi

    TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar një kallëzim të bërë prej deputetes së PD, Albana Vokshi e cila pretendonte se disa zyrtarë të qeverisë dhe të bashkive të ndryshme kishin kryer krim elektoral gjatë një takimi të zhvilluar me emigrantët në Greqi.
    Në denoncimin e dorëzuar, Vokshi pretendonte se një grua e cila hiqej si përfaqësuese e KQZ, regjistronte emigrantët për qëllime të PS lidhur me zgjedhjet e 11 majit në prezencë të zyrtarëve socialistë si: Ogerta Manastirliu-ministre e Arsimit, Belinda Balluku-ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëkohësisht zv/kryeministre, Armando Subashi-kryebashkiak i Fierit, Eriselda Sefa-kryebashkiake e Lushnjës, Majlinda Bufi-kryebashkiake e Roskovecit.
    Fillimisht Vokshi kishte kallëzuar në SPAK, por në fund të muajit prill Prokuroria e Posaçme ia kishte kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk ishin gjetur element të ‘përdorimit të funksionit publik’ për qëllime elektorale apo ‘shpërdorimit të detyrës’. Pas më shumë se një muaji verifikime të rastit nëpërmjet pamjeve dhe shkresave dokumentare, nuk u gjetën element të veprës penale të “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”, të parashikuara nga Neni nr. 246 i Kodit Penal.
    Nga ana e saj KQZ ka kthyer përgjigje se nuk ka asnjë zyrtar të saj në terren që bën regjistrim emigrantësh dhe këto regjistrime nuk bëheshin fizikisht, por vetëm online në faqen e KQZ, e hapur posaçërisht për procesin.
    Kjo ka rrëzuar pretendimet për konsumimin e veprave penale në lidhje me regjistrimin e emigrantëve nga PS me qëllime elektorale, me ndikim të zyrtarëve.
    Sipas Prokurorisë nuk ekzistojnë kushtet e nevojshme për nisjen e procedimit penal pasi nuk provohet që të ketë patur krim elektoral./ZËRI

  • Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja…

    Gjyqi për shpifje në GJKKO/ Shtyhet sërish seanca mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, ja arsyeja…

    Seanca mes deputetes demokrate Albana Vokshi, dhe biznesmenes Vilma Nushi në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e gjyqtares Etleva Deda.
    Ndërkohë Vokshi nga ana tjetër, pretendon se denoncimet e saj qëndrojnë, madje çdo denoncim e ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
    Seanca e radhës u la më 29 maj në orën 09:00, ku SPAK pritet të mbajë qëndrim lidhur me pretendimet e Nushit se deklaratat e Vokshit për përfitime të paligjshme në tendera janë të pabaza, duke i kërkuar gjykatës të shpallë fajtore deputeten për akuzën e shpifjes.

  • Përfundon numërimi i votave të diasporës në 11 qarqe, vazhdon ende në Elbasan! Ja kandidatët fitues

    Përfundon numërimi i votave të diasporës në 11 qarqe, vazhdon ende në Elbasan! Ja kandidatët fitues

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i numërimit të votave të diasporës në 11 qarqe, ndërsa vazhdon ende në Elbasan.
    Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare merr pjesë në votim përmes një procesi të strukturuar dhe të monitoruar, duke kontribuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve brenda listave zgjedhore.

    Sipas KQZ ka përfunduar numërimi i votave në:
    1-Kukës
    PD:1-Flamur Hoxha2-Isuf Çelaj
    PS:1-Eduard Shalsi
    2-Shkodër
    PD:1-Luçiano Boçi,2- Kliti Hoti,3-Greta Bardeli,4-Ramadan Likaj,5-Bardh Spahia
    PS:1- Marjana Koçeku,2-Onid Bejleri,3-Xhenis çela,4-Bujar Rexha
    PSD:1-Tom Doshi,2-Sabina Jorgo
    3-Dibër
    PD:1-Xhelal Mziu,2-Denisa Vata
    PS:1-Blendi Klosi,2-Alma Selami,3-Agron Malaj
    4-Durrës
    PD:1-Oerd Bylykbashi,2-Artan Luku,3- Manjola Luku,4-Gent Strazimiri,5-Igli Cara,6-Arian Ndoja
    PS:1-Klodiana Spahiu,2-Milva Ekonomi,3-Loer Kume,4-Skënder Pashaj,5-Aurora Mara,6-Arkend Balla,7-Ani Dyrmishi,8-Etleva Budini
    5-Fier
    PD:1-Gazment Bardhi,2-Luan Baçi,3-Brunilda Haxhiu,4-Saimir Korreshi
    PS:1-Belinda Balluku,2-Petrit Malaj,3-Kiduina Zaka,4-Erjo Mile,5-Ana Nako,6-Ceno Klosi,7-Klevis Jahaj,8-Asfloral Haxhiu,9-Antoneta Dhima,10-Elton Korreshi,11-Ramion Kurti,12-Zegjine çaushi
    6-Tiranë
    PD: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Edi Paloka, Erisa Xhixho, Mesila Doda, Klevis Balliu, Besart Xhaferi, Jorida TabakuPS: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Lindita Nikolla, Taulant Balla, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ilva Gjuzi, Iris Luarasi, Erion Malaj, Blendi Gonxhja, Erion Braçe, Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, Olta XhaçkaMundësia: Agron Shehaj, Erald KapriPSD: Albana PëllumbiNisma Shqipëria Bëhet: Ana DajkoLëvizja Bashkë: Redi Muçi
    7-Berat
    PD: Enno Bozdo, Zija IsmailiPS: Ervin Demo, Enriketa Jaho, Hysen Buzali, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi
    8-Lezhë
    PD: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni, Kastriot PiroliPS: Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Admir Kadeli
    9-Vlorë
    PD: Bujar Leskaj, Vangjel Dule, Ina ZhupaPS: Bledar çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Pirro Vengu, Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo, Brunilda Mersini
    10-Gjirokastër
    PD: Tritan ShehuPS: Mirela Kumbaro, Tërmet Peçi, Pirro Dhima
    11-Korçë
    PD: Ivi Kaso, Ledina Alolli, Bledjon Nallbati, Fidel KrekaPS: Niko Peleshi, Romina Kuko, Genti Lakollari, Ilirian Pendavinji, Bledi çomo, Besa Spaho

  • Lista e mbyllur dhe e hapur e qarkut Tiranë, ja kush futet në parlament

    Lista e mbyllur dhe e hapur e qarkut Tiranë, ja kush futet në parlament

    Lista e PS- 19 mandate
    Edi Rama (listë e mbyllur)

    Ogerta Manastirliu (listë e mbyllur)
    Elisa Spiropali (listë e mbyllur)
    Lindita Nikolla (listë e mbyllur)
    Taulant Balla (listë e mbyllur)
    Adea Pirdeni (listë e mbyllur)
    Albana Koçiu (listë e mbyllur)
    Igli Hasani (listë e mbyllur)
    Delina Ibrahimaj (listë e mbyllur)
    Ilva Gjuzi (listë e mbyllur)
    Iris Luarasi (listë e mbyllur)
    Erion Malaj (listë e mbyllur)
    Blendi Gonxhja 8085
    Ervin Hoxha 4317
    Fatmir Xhafaj 3803
    Erion Braçe 3753
    Ornaldo Rakipi 2807
    Antonela Dedej 1976
    Anila Denaj 1403
    Lista e PD- 13 mandate
    Sali Berisha (listë e mbyllur)
    Flamur Noka (listë e mbyllur)
    Albana Vokshi (listë e mbyllur)
    Belind Këlliçi (listë e mbyllur)
    Tedi Blushi (listë e mbyllur)
    Jozefina Topalli (listë e mbyllur)
    Fatmir Mediu (listë e mbyllur)
    Edi Paloka (listë e mbyllur)
    Erisa Xhixho (listë e mbyllur)
    Mesila Doda (listë e mbyllur)
    Klevis Balliu (listë e mbyllur)
    Besart Xhaferi (listë e mbyllur)
    Ilir Alimehmeti 4287
    Mundësia- 2 mandate
    Agron Shehaj (listë e mbyllur)
    Erald Kapri (listë e mbyllur)
    PSD 1 mandat
    Albana Pëllumbi (listë e mbyllur)
    Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat
    Adriatik Lapaj 988 vota
    Lëvizja Bashkë- 1 mandat
    Redi Muçi (listë e mbyllur)

  • “Vilma Nushi më ka bërë oferta për të mbyllur gojën”/ Albana Vokshi akuzon biznesmenen: Edhe më ka kërcënuar!

    “Vilma Nushi më ka bërë oferta për të mbyllur gojën”/ Albana Vokshi akuzon biznesmenen: Edhe më ka kërcënuar!

    Albana Vokshi

    TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta ndaj biznesmenes, Vilma Nushi, me të cilën po përballet ligjërisht edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një intervistë për “News24”, Albana Vokshi pretendon se Nushi ka ushtruar presion ndaj saj, madje dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e saj. Megjithatë paralajmëroi se për biznesmenen  do të ketë  një kallëzim të ri penal, që do ta depozitojë në SPAK pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 
    Albana Vokshi: Ka tentuar të më mbyllë gojën zonja Nishi, pas ofertave ose presioneve që më ka bërë. Ajo e të tjerë, e të tjerë. Më ka bërë oferta për të mbyllur gojën. Apo presionet që i ka bërë familjes sime, ka vënë gjithë shtetin në këmbë për të hapur hetime, e sigurisht që nuk ia ka dalë. Kjo, sepse ne jemi lindur në një familje të ndershme, jemi rritur nga prindër të ndershëm dhe vazhdojmë të jemi të tillë. Tani mendon që duke më dërguar në Gjykatën Speciale, do të mund të më bënte mua që të hesht. Por, përkundrazi, dhe ato gjëra që nuk kisha mundësi t’i them gjatë punimeve të Komisionit Hetimor, unë t’ja paraqisja gjykatës dhe jemi në mbyllje të një kallëzimi të ri për Edi Ramën, Ogerta Manastirliun, Vilma Nushin, Ilir Beqajn. Vilma Nushi ka bërë abuzim marramendës me krijimin e kompanive të tjera, me blerje shumë më të lirë në një kompani dhe shitje shumë herë më të shtrenjtë te kompani tjetër. Të gjitha po hartohen në një kallëzim të ri dhe do depozitohen kur të mbarojnë zgjedhjet.

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të ‘Check Up-it dhe Sterlizimit’ është paditur për shpifje nga bizesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria e saj “3P Life Logistic”. Padia e depozituar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale të shpifjes, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal. Padia është ngritur pas deklaratave që Vokshi bëri si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë lidhur me dosjen e “Check-up-it”.  Vokshi akuzoi se vlera e projektit të koncesionit për Check Up ishte 130 milionë euro, ndërsa pala paditëse e kundërshton këtë vlerë, duke thënë se vlera reale është 63 milionë euro për 10 vitet e projektit./ZËRI