Tag: albana

  • Evi Kokolari plas ‘bombën’: Albana Vokshi i dha Arjan Tartarit koncensionet e Albpetrol, kishin lidhje personale, SPAK të hetojë

    Evi Kokolari plas ‘bombën’: Albana Vokshi i dha Arjan Tartarit koncensionet e Albpetrol, kishin lidhje personale, SPAK të hetojë

    Evi Kokolari dhe Albana Vokshi

    TIRANË-Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila në 2021 iu bashkua kreut të Partisë Demokraike Sali Berishës në turin e ‘Foltores’ dhe më pas në atë që u konsiderua si Rithemelimi i PD-së, në një postim të fundit i ka bërë thirrje SPAK të hetojë deputeten Albana Vokshi.
    Kokolari ka denoncuar se deputetja është përfshirë në një konflikt interesi sa i përket koncensioneve të kompanisë AlbPetrol. Konkretisht aktivistja ka publikuar një vendim nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, në lidhje me padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit, të cilët kërkojnë nga qeveria 110 million dollar dëme financiare. Në vendim thuhet se Arjan Tartari, pronar i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit Mbikëqyrës, së AlbPetrolit.
    Kokolari shprehet se më vonë të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve u zhdukën dhe SPAK duhet të hetojë. Në vendimin e publikuar thuhet se: “Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin”.

    Evi kokolari: Këto ditë jam duke shfletuar 306 faqe vendim të ICC (International Court Arbitration), që është Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit. Pronarë të GBC Oil, është Nik Grezhda, figura fasadë e shtyrjes së Shtetit Bektashi. (Do flas më gjatë për këtë në vijim). Partnerë të tij janë Naim Kasa, që duket të ketë qënë dhe partneri i heshtur i Arjan Tartarit. Më lini gjithashtu t’ju them se këta partnerët më lart plus disa të tjerë, për të cilët do flas më shumë, fillimisht kërkonin nga qeveria Shqiptare, 110 million dollar dëme financiare. Po, po – e lexuat siç duhet – donin që qeveria me taksat e shqiptarëve t’ju paguanin këtyre dëme për atë shumë. Tashti, gjykata ju ka dhënë diku tek 13 million dollarë që qeveria Shqiptare nuk po ja u paguan. Por momentalisht, dua të fokusohem vetëm tek një fakt që qeveria ka përdorur në mbrojtjen e saj.
    Arjan Tartari ishte pronarë i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit MBIKËQYRËS, së AlbPetrolit.
    Pra, Albana Vokshi e cila kurrë s’ka fituar një garë elektorale, mbikëqyrte konçesionet që ja kaloi babait të fëmijëve të saj – të paktën kështu njihet Taratari nëpër rethet e PDsë. Më vonë, dikush zhduki të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve. Në këtë pikë, puna e SPAK (të cilës do t’ja nis këto detaje) është shumë e lehtë:
    1- Verifiko/konfirmo nëse Albana Vokshi ka qënë në bordin mbikëqyrës së AlbPetrolit në datat që Tartari ka marrë konçesionet
    2- Një çertifikatë lindjeje të fëmijëve të Albana Vokshit ose test ADN-je për të verifikuar nëse Arjan Tartari është babai i fëmijëve të Albana Vokshit, që do tregoj lidhjen familjare të tyre.
    Nëse këto më lart verifikohen, atëherë këtu nuk kemi vetëm korrupsion të pastër të abuzimit të postit së Vokshit si politikane, por dhe Vokshi dhe të gjithë ata që kanë qënë pjesë e këtij aferi, duhet të ballafaqohen me drejtësinë.
    Përkthimi i tekstit të vendimit të gjykatës është bërë nga Google translate.”Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin. Të anketuarit pohojnë më tej se “[ishte] e pamundur të gjendeshin” procesverbalet e mbledhjeve në të cilat Bordi Mbikëqyrës i Albpetrol votoi për Marrëveshjet e Naftës, pasi “dikush duhet t’i ketë pastruar dosjet”.

    539537290 1123529079722415 8861179417655484258 n

    539390511 1123537136388276 6784825024763792590 n

  • Albana Vokshi kapet duke përdorur ChatGPT, i kërkon një tekst “të shkurtër por të fortë” për ta postuar si denoncim (FOTO)

    Albana Vokshi kapet duke përdorur ChatGPT, i kërkon një tekst “të shkurtër por të fortë” për ta postuar si denoncim (FOTO)

    Ndër vite Parlamenti, ka njohur disa precedentë, nga opozita e “kërpëratave”, për shkak të djegies se mandateve te PD dhe aleatëve, e deri tek deputetët “memecë” që nuk i është dëgjuar zëri asnjë seancë, por zhvillimet e fundit teknologjike mesa  duket  do të bëjnë që në legjislaturën e re që nis ne shtator, të njihemi edhe me deputetët “përtacë”, të cilët do përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet.
    Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i forte sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë ndihmë Chat GPT që ti shkruajë një denoncim akoma më të fortë.
    Por, nga nxitimi, deputetja ka harruar te fshijë shënimin “Ja një version më i shkurtër dhe i fortë”… duke e postuar ne rrjetin social shkrimin bashkë me shënimet e Chat GPT.

  • Chat GPT nxjerr zbuluar deputetet e PD/ Albana Vokshi i kërkon ndihmë  inteligjencës artificiale për të bërë politikë

    Chat GPT nxjerr zbuluar deputetet e PD/ Albana Vokshi i kërkon ndihmë  inteligjencës artificiale për të bërë politikë

    Ndër vite Parlamenti, ka njohur disa precedentë, nga opozita e “kërpëratave”, për shkak të djegies se mandateve te PD dhe aleatëve, e deri tek deputetët “memecë” që nuk i është dëgjuar zëri asnjë seancë, por zhvillimet e fundit teknologjike mesa  duket  do të bëjnë që në legjislaturën e re që nis ne shtator, të njihemi edhe me deputetët “përtacë”, të cilët do përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet.

    Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i forte sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë ndihmë Chat GPT që ti shkruajë një denoncim akoma më të fortë.
    Por, nga nxitimi, deputetja ka harruar te fshijë shënimin “Ja një version më i shkurtër dhe i fortë”… duke e postuar ne rrjetin social shkrimin bashkë me shënimet e Chat GPT.

    Top Channel

  • Albana Koçiu në Qendrën Shëndetësore Verore në Pogradec, nga 1 korriku janë kryer 981 vizita

    Albana Koçiu në Qendrën Shëndetësore Verore në Pogradec, nga 1 korriku janë kryer 981 vizita

    Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një postimi të bërë në mediat sociale ka këshilluar se “Temperaturat e larta të këtyre ditëve kërkojnë më shumë kujdes për shëndetin tuaj, sidomos në qytete turistike si Pogradeci, ku mijëra pushues nga gjithë vendi dhe jashtë tij vinë për të shijuar freskinë e liqenit.Në Qendrën Shëndetësore Verore në Pogradec, Luiza dhe Arsie janë në gatishmëri 24/7 për të ndihmuar çdo qytetar apo vizitor që ka nevojë për asistencë mjekësore.Nga 1 korriku në këtë qendër shëndetësore janë kryer 981 vizita, ku qytetarët kanë marrë këshilla, trajtime dhe kujdes të dedikuar shëndetësor.Kujdesuni për veten, qëndroni të hidratuar, shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe, nëse ndiheni keq, mos hezitoni të kontaktoni me ekipin tonë shëndetësor

  • GJKKO shpalli të pafajshme Albana Vokshin, zbardhet vendimi: : E mbrojti shëndetësinë, jo shpifjen

    GJKKO shpalli të pafajshme Albana Vokshin, zbardhet vendimi: : E mbrojti shëndetësinë, jo shpifjen

    GJKKO ka zbardhur vendimin e shpallur sot ku deklaroi të pafajshme deputeten demokrate Albana Vokshi për padinë e ngritur ndaj saj nga sipërmarrësja Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, për shpifje.
    Çështja kishte të bënte me deklaratat publike të Vokshit për koncesionet në shëndetësi dhe aferën e “check-up”-it.

    Në vendimin e datës 21 korrik 2025, gjykata vlerësoi se deklaratat e Vokshit nuk përbëjnë vepër penale dhe vendosi t’i ngarkojë paditësve shpenzimet gjyqësore.
    Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Vendimi:
    NJOFTIM PËR MEDIAT
    1. Viktimat akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, me administrator shtetasin Altin FANI me datë 16.01.2025 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me të akuzuar shtetasen Albana Vokshi, eakuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, parashikuara nga neni 120 i Kodit Penal.
    2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, me vendimin Nr. 51, datë 21.07.2025 vendosi:
    1. Deklarimin e pafajshme të të akuzuarës Albana Vokshi, për kryerjen e veprës penale “Shpifja”, e kryer botërisht, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal, në dëm të viktimave akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”,pasi fakti nuk përbën vepër penale.
    2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimave akuzuese, Vilma Nushi dhe shoqërisë “3P LIFE LOGISTIC”.
    3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

     

  • U padit nga Vilma Nushi për shpifje, shpallet e pafajshme Albana Vokshi

    U padit nga Vilma Nushi për shpifje, shpallet e pafajshme Albana Vokshi

    Vilma Nushi dhe Albana Vokshi

    TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpall me pafajshme nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u padit për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi. Në seancën e sotme, avokatët e biznesmenes pretenduan para togave të zeza se kur Vokshi ishte në krye të Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, nuk e ndante faktin nga opinionet, duke shpifur për figurën e klientes së tyre. Ndërkohë që avokatët e Vokshit janë shprehur se pretendimet e klientes së tyre kanë qenë krejtësisht politike në ushtrim të detyrës së saj si deputete në interes publik. 
    Avokatët e Nushit: E akuzuara të deklarohet fajtore për shpifje, e akuzuara ka qenë kryetare e komisionit hetimor, nuk ka zbatuar ligjin konkret, ju dorëzojmë dhe praktiken e GJDNJ që duhet ndarë opinioni si deputet dhe fakti, e akuzuara ka fyer dhe shpifur, ka konsumuar elementet, provuam që në komunikimet që kemi patur me komisionin kemi dorëzuar prova dhe dokumentacione por nuk janë marrë parasysh, të gjitha ato që janë thënë nga e akuzuara 100-120 milionë euro apo 5-6 milionë euro TVSH rezultuan të pavërteta, apo çështjet off shore dhe lidhjet e Vilma Nushit me Edi Ramën e akuzuara nuk mundi të sjellë asnjë provë në këtë proces, pra mbetet një shpifje, lidhur dhe me laboratorët deklarimet e të akuzuarës dolën që janë të pavërteta.
    Avokati i Albana Vokshit: Nga ecuria e seancave dhe këtij procesi pretendimet e viktimës akuzuese nuk qëndrojnë. Deklaratat e zonjës Vokshi janë politike në ushtrim të detyrës së saj si deputete në interes publik. Zonja Vokshi është bazuar edhe tek të dhënat e hapura, raportimet në media, kontrata koncesionare, raportet e KLSH etj. Gjykata duhet të vendosë rrëzimin e padisë.
    Ndërkohë një fjalë e ka mbajtur edhe vetë deputetja sqaroi se për koncensionet, ajo ka bërë denoncime publike, denoncime madje edhe në SPAK duke dorëzuar dokumenta. 
    “Kam folur për dy shërbime si check up-i dhe sterilizimi. Edhe pse kishim pengesa kemi vijuar me përpjekjet për interesin publik. Kishim për detyrë evidentimin e personave përgjegjës, deputetet e mazhorencës na penguan, nuk miratuam dot disa akte ligjore për ndryshimin e legjislacionit për koncesionet abuzive. Sa i takon check up-it kam sjellë dokumente që vërtetojnë ato që unë kam thënë, apo nga dëshmitë e mjekëve, qendrave shëndetësore, ku rezulton se nuk kanë përfituar qytetarët përkundrazi. Nuk është punë tek disa fjali që janë shkëputur nga konteksti dhe janë sjellë këtu. Check up-i u hartua në mënyrë klienteliste për interes të privatit, këto i kam evidentuar në të gjitha ditët e komisionit hetimor por edhe në punën time të përditshme 10 vjeçare, se kam patur personale por për interesin e publikut. Madje e kam kallëzuar edhe në SPAKku kam dhënë edhe shpjegime duke dëshmuar. I kam vënë në dispozionin SPAK-t dhe dokumente. Qëllimi im është që ata që bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptarë të përgjigjen para ligjit, check up-in e ka denoncuar dhe Partia Demokratike ku unë aderoj,”-tha Vokshi. 
    Kështu, në fund të seancës, prokurori i SPAK, Elvin Gokaj u shpreh se nuk e provonte dot që Albana Vokshi të kishte konsumuar elementët e veprës penale, duke e shpallur të pafajshme.  
    Vokshi ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”. Nushi akuzonte Vokshin për “shpifje”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin e ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas pretendimeve, kompania pretendon se për 10 vite vlera e projektit për “Sterilizimin” është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka pretenduar Vokshi./ZËRI

  • GJKKO shpall të pafajshme deputeten e PD, Albana Vokshi

    GJKKO shpall të pafajshme deputeten e PD, Albana Vokshi

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një çështje për shpifje të ngritur nga Vilma Nushi.
    Biznesmenja Vilma Nushi, përmes avokatëve të saj paditi në GJKKO, Albana Vokshin për deklaratat e saj në Komisionin Hetimior për koncesionet në Shëndetësi.

    Sipas opozitës, Vilma Nushi, në cilësinë e pronares së dy kompanive, e cila është pjesë e koncesionit të Check Up, “është përfituese indirekte dhe direkte (ka përfituar rreth 1.5 mln Euro nga dividenti).”
    “Zonja Nushi në një moment të caktuar nervozohet çuditërisht pasi përmenda faktin që ajo ka qenë sponsore e PS dhe mikeshë e Ramës, një gjë e pranuar publikisht edhe nga vetë kryeministri”, u shpreh Vokshi pas përfundimit të gjyqit.
     

  • U padit për shpifje nga Vilma Nushi, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin

    U padit për shpifje nga Vilma Nushi, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshme deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila u padit në këtë gjykatë për akuzën e shpifjes nga biznesmenja Vilma Nushi. Çështja u ngrit pas deklaratave të Vokshit në kuadër të Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi.
    Avokati i Nushit kërkoi që deputetja të dënohej me gjobën maksimale prej 3 milionë lekësh të reja, ndërsa prokurori i SPAK Elvin Gokaj tha se “nga aktet e administruara për këtë proces rezulton se deklarata është bërë në kuadër të komisionit hetimor”. Ai shtoi se Vokshi kishte depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme dhe në bazë të këtij kallëzimi ishte regjistruar edhe një procedim penal. “Nuk provohet që Albana Vokshi të ketë konsumuar elementët e veprës penale. Kërkojmë që ajo të deklarohet e pafajshme për shpifje në dëm të viktimës akuzuese Vilma Nushi”, theksoi Gokaj.
    Gjatë seancës, biznesmenja Vilma Nushi nuk dha deklarime, ndërsa deputetja Vokshi mbrojti qëndrimet e saj për koncesionet e shëndetësisë. “Kam folur për dy shërbime si check-up-i dhe sterilizimi. Edhe pse kemi hasur pengesa, kemi vijuar përpjekjet për interesin publik. Kemi evidentuar personat përgjegjës, por deputetët e mazhorancës na penguan dhe nuk miratuam disa akte ligjore për ndryshimin e legjislacionit për koncesionet abuzive”, u shpreh Vokshi.
    Ajo shtoi se ka paraqitur dokumente që vërtetojnë deklaratat e saj dhe ka depozituar kallëzim në SPAK. “Qëllimi im është që ata që bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptarë të përgjigjen para ligjit. Check-up-in e ka denoncuar edhe Partia Demokratike, ku unë aderoj”, theksoi Vokshi.

  • U padit nga Vilma Nushi për shpifje/ Albana Vokshi shpallet e pafajshme

    U padit nga Vilma Nushi për shpifje/ Albana Vokshi shpallet e pafajshme

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpall me pafajshme nga Gjykata e Posaçme, pasi u padit për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi.

    Avokatët e Nushit gjatë seancës: E akuzuara të deklarohet fajtore për shpifje, e akuzuara ka qenë kryetare e komisionit hetimor, nuk ka zbatuar ligjin konkret, ju dorëzojmë dhe praktiken e GJDNJ që duhet ndarë opinioni si deputet dhe fakti, e akuzuara ka fyer dhe shpifur, ka konsumuar elementet, provuam që në komunikimet që kemi patur me komisionin kemi dorëzuar prova dhe dokumentacione por nuk janë marrë parasysh, të gjitha ato që janë thënë nga e akuzuara 100-120 milionë euro apo 5-6 milionë euro TVSH rezultuan të pavërteta, apo çështjet off shore dhe lidhjet e Vilma Nushit me Edi Ramën e akuzuara nuk mundi të sjellë asnjë provë në këtë proces, pra mbetet një shpifje, lidhur dhe me laboratorët deklarimet e të akuzuarës dolën që janë të pavërteta.
    Avokati i Albana Vokshit: Nga ecuria e seancave dhe këtij procesi pretendimet e viktimës akuzuese nuk qëndrojnë. Deklaratat e zonjës Vokshi janë politike në ushtrim të detyrës së saj si deputete në interes publik. Zonja Vokshi është bazuar edhe tek të dhënat e hapura, raportimet në media, kontrata koncesionare, raportet e KLSH etj. Gjykata duhet të vendosë rrëzimin e padisë.
    Albana Vokshi: Kam folur për dy shërbime si check upi dhe sterilizimi. Edhe pse kishim pengesa kemi vijuar me përpjekjet për interesin publik. Kishim për detyrë evidentimin e personave përgjegjës, deputetet e mazhorencës na penguan, nuk miratuam dot disa akte ligjore për ndryshimin e legjislacionit për koncesionet abuzive. Sa i takon check upit kam sjellë dokumente që vërtetojnë ato që unë kam thënë, apo nga dëshmitë e mjekëve, qendrave shëndetësore, ku rezulton se nuk kanë përfituar qytetarët përkundrazi. Nuk është punë tek disa fjali që janë shkëputur nga konteksti dhe janë sjellë këtu.
    Check upi u hartua në mënyrë klienteliste për interes të privatit , këto i kam evidentuar në të gjitha ditët e komisionit hetimor por edhe në punën time të përditshme 10 vjeçare, se kam patur personale por për interesin e publikut. Madje e kam kallëzuar edhe në Spak ku kam dhënë edhe shpjegime duke dëshmuar. I kam vënë në dispozionin Spakut dhe dokumente. Qëllimi im është që ata që bëjnë biznes në kurriz të qytetarëve shqiptarë të përgjigjen para ligjit, check upin e ka denoncuar dhe partia demokratike ku unë aderoj.
    Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj tha sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se “nga aktet e administruara për këtë proces, konkludojmë se deklarata është bërë në kuadër të komisionit hetimor, Albana Vokshi ka bërë edhe kallëzim në prokurorinë e posaçme , mbi bazën e këtij kallëzimi është regjistruar edhe procedim penal. Nuk provohet se Albana Vokshi të ketë konsumuar elementët e veprës penale, kërkojmë të deklarohet e pafajshme për shpifje në dëm të viktimës akuzuese Vilma Nushi.

    Top Channel