Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu e cila ka marrë sot zyrtarisht detyrën, premton reformim dhe rritje të profesionalizmit të këtij dikasteri.
“Faleminderit z. kryeministër për besimin që më keni treguar për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ju me të drejtë listuat një sërë detyrash të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat është shumë e vërtetë, janë në ligje, janë në letër, por duan më shumë vëmendje.
Janë emergjenca të kohës dhe pikërisht këtë do të bëjmë bashkërisht, dhe gjej rastin t’ju them publikisht sot se Ministria e Punëve të Brendshme, me mua në drejtim dhe ekipin e saj, do të ngrihet në lartësinë e duhur për ta përfaqësuar më së miri të gjithë figurën e punonjësit publik, së pari, duke filluar nga secili prej jush këtu, me profesionalizmin që duhet të karakterizojë të gjithë punonjësit e Punëve të Brendshme, për të kryer funksione të rëndësishme të shtetit demokratik dhe duke pasur parasysh momentin ku ndodhet vendi ynë sot. Tashmë Europa nuk është më një vizion, është një realitet i prekshëm, dhe prandaj unë besoj se do të çojmë përpara të gjitha këto punë që kryeministri na ka kërkuar dhe legjislacioni na ka ngarkuar. Besoj fort që kjo është një ministri që do duhet të flasë pak dhe të flasin punët për ne.“, tha ministrja.
Në fund ajo shtoi: Jemi në lartësinë e duhur dhe do t’ia dalim të kryejmë të gjitha detyrat që na janë ngarkuar!
Tag: albana
-

Albana Koçiu në krye të MB: Do t’i kryejmë të gjitha detyrat që na ngarkoi kryeministri
-

“Ministri i Brendshëm s’është kryepolici i vendit”/ Për herë të parë një grua në krye, Rama prezanton Albana Koçiun
Kryeministri Edi Rama ka prezantuan Albana Koçiun si ministre e Brendshme, e para grua në krye të institucionit. “Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit”, tha kreu i qeverisë. Rama theksoi se ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë.
EdI Rama: Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit.
Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit. -

“Futeni parlamentin në shinat kushtetuese”, Albana Vokshi-mazhorancës: Pse keni frikë nga opozita?
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën se po përjashton qëllimisht opozitën nga procesi i integrimit europian, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
Vokshi kërkoi “futjen e parlamentit në shinat kushtetuese” dhe denoncoi shkrirjen e Komisionit të Integrimit si një hap që cenon gjithëpërfshirjen – një nga kriteret kryesore të BE-së.
Deputetja demokrate akuzoi mazhorancën për frikë nga përfshirja e opozitës në procesin e integrimit:
“Ku është grupi i punës për integrimin? Ka thënë gjë sot Edi Rama me kolegët e tij se e kanë hequr opozitën nga ky proces? Pse keni frikë nga opozita? Asnjë vend tjetër i rajonit nuk e ka shkrirë Komisionin e Integrimit.”
Albana Vokshi: Narkoparlament ku banat kanë përfaqësues të tyre mbi 20 deputetë, në një vend ku kryeministri ka më shumë pushtet se sa kishte Hoxha, ka mbi 95% pushtet, parlamenti është si një oaz ku ka dhe një opozitë.
Ne kërkojmë gjithëpërfshirje. Edhe në procesin e integrimit, kur janë kriteret politike, është gjithëprfshirja, mirëfunksionimi i parlamentit.
Ku është grupi i punës? A ka thënë gjë sot Rama me ato kolegët e tij se ia ka hequr mundësinë opozitës për t’u përfshirë në procesin e intergimit, pse kishit frikë nga opozita, asnjë vend i rajonit nuk e ka të shkrirë komisionin e integrimit. Respektoni rregulloren dhe kushtetutën. Futeni parlamentin në shina kushtetuese. -

Një grua në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Rama emëron Albana Koçiun
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.
Duke thënë se kjo Ministri nuk është vetëm në funksion të Policisë, Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, vuri theksin te nevoja për caktimin e adresave. Po ashtu, foli për sistemin e zjarrfikëses, që e cilësoi të prapambetur.
“Sot zjarret janë problemi ynë më i madh. Kanë dalë në plan të parë. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, të ngrihet në një nivel tjetër. Administrata nuk mund të jetë më e zhytur në kënetë. Problematika e imigracionit, gjendja civile, standardet e shërbimeve të kompanisë së sigurisë private, që vetëm kur ndodh ndonjë gjë, themi çfarë bëhet me këta. Pronat e sekuestruara, që i riblejnë prapë pronarët, është vënë rregull, por nuk mjafton”.Top Channel
-

Albana Koçiu në krye të Ministrisë së Brendshme
Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.
Duke thënë se kjo Ministri nuk është vetëm në funksion të Policisë, Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, vuri theksin te nevoja për caktimin e adresave. Po ashtu, foli për sistemin e zjarrfikëses, që e cilësoi të prapambetur.
“Sot zjarret janë problemi ynë më i madh. Kanë dalë në plan të parë. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, të ngrihet në një nivel tjetër. Administrata nuk mund të jetë më e zhytur në kënetë. Problematika e imigracionit, gjendja civile, standardet e shërbimeve të kompanisë së sigurisë private, që vetëm kur ndodh ndonjë gjë, themi çfarë bëhet me këta. Pronat e sekuestruara, që i riblejnë prapë pronarët, është vënë rregull, por nuk mjafton”. -

Ministre e Brendshme një grua! Albana Koçiu i zë vendin Ervin Hoxhës
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Ministrja Albana Koçiu ndan një moment impresionues me “gjyshen e fëmijëve” në “Zyber Hallulli”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka ndarë me ndjekësit e saj një video të veçantë, ku shfaqet një figurë e dashur për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” — Zhuljeta, një gjyshe e vërtetë në kuptimin më të bukur të fjalës.
“Zhuljetën e takova në kampin e fëmijëve dhe më la mbresa me dashurinë, urtësinë dhe përkujdesjen e saj,” shkruan ministrja në postimin e saj. Si pjesë e projektit “Gjyshet për fëmijët”, Zhuljeta viziton shpesh fëmijët e kësaj qendre, duke u bërë për ta një figurë e ngrohtë dhe mbështetëse, ashtu si vetëm gjyshet dinë të japin.
Ky projekt synon të krijojë ura dashurie dhe kujdesi ndërmjet brezave, duke sjellë në jetën e fëmijëve që jetojnë në institucione një ndjenjë familjariteti dhe përkatësie. Ministrja Koçiu ka theksuar se nisma të tilla janë thelbësore për mirëqenien emocionale dhe sociale të fëmijëve, duke i ndihmuar ata të ndihen të dashur dhe të mbështetur.
Një shembull i bukur i humanizmit në veprim — ku dashuria e një gjysheje bëhet dritë në jetën e fëmijëve që kanë më shumë nevojë për të. -

306 faqet e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar zbulojnë skandalin, Albana Vokshi anëtare e bordit mbikëqyrës…
306 faqet e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICC) hedhin dritë mbi një skandal që përfshin botën e politikës, biznesit dhe koncesioneve të naftës në Shqipëri. Në qendër të kësaj dosjeje del emri i deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila në vitet 2006–2007 ka qenë anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrolit, pikërisht në periudhën kur kompania GBC Oil mori koncesione të rëndësishme nafte. Dokumentet e arbitrazhit dhe deklaratat e vetë qeverisë shqiptare përmbajnë një detaj alarmues: Albana Vokshi dyshohet se ka qenë pjesë e miratimit të këtyre marrëveshjeve në favor të Arjan Tartarit, partnerit të saj në jetën private, duke ngritur hije të rënda korrupsioni, konflikti interesi dhe abuzimi me detyrën publike. Procesverbalet e mbledhjeve ku janë marrë vendimet rezultojnë të zhdukura, çka forcon dyshimet për pastrim gjurmësh dhe ndërhyrje të qëllimshme. Denoncimin e fortë e bën aktivistja e njohur, Evi Kokalari, e cila paralajmëron kallëzim në SPAK, duke kërkuar hetim të plotë për një aferë që rrezikon të tronditë politikën shqiptare dhe të zbulojë lidhjet e errëta mes pushtetit dhe biznesit të naftës.
Denoncimi i Evi Kokalarit
“Rasti i Albana Vokshit, Arjan Tartarit dhe konçensioneve të naftës duhet ti kaloj SPAK për investigim. Këto ditë jam duke shfletuar 306 faqe vendim të ICC (International Court Arbitration), që është Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit. Pronarë të GBC Oil, është Nik Grezhda, figura fasadë e shtyrjes së Shtetit Bektashi. (Do flas më gjatë për këtë në vijim). Partnerë të tij janë Naim Kasa, që duket të ketë qenë dhe partneri i heshtur i Arjan Tartarit.
Më lini gjithashtu t’ju them se këta partnerët më lart plus disa të tjerë, për të cilët do flas më shumë, fillimisht kërkonin nga qeveria Shqiptare, 110 milion dollar. Po, po – e lexuat siç duhet – donin që qeveria me taksat e shqiptarëve t’ju paguanin këtyre dëme për atë shumë. Tashti, gjykata ju ka dhënë diku tek 13 milion dollarë që qeveria Shqiptare nuk po ja u paguan. Por momentalisht, dua të fokusohem vetëm tek një fakt që qeveria ka përdorur në mbrojtjen e saj. Arjan Tartari ishte pronarë i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit MBIKËQYRËS, së AlbPetrolit. Pra, Albana Vokshi e cila kurrë s’ka fituar një garë elektorale, mbikëqyrte konçesionet që ja kaloi babait të fëmijëve të saj – të paktën kështu njihet Taratari nëpër rethet e PDsë. Më vonë, dikush zhduki të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve.
Në këtë pikë, puna e SPAK (të cilës do t’ja nis këto detaje) është shumë e lehtë: 1- Verifiko/konfirmo nëse Albana Vokshi ka qënë në bordin mbikëqyrës së AlbPetrolit në datat që Tartari ka marrë konçesionet 2- Një çertifikatë lindjeje të fëmijëve të Albana Vokshit ose test ADN-je për të verifikuar nëse Arjan Tartari është babai i fëmijëve të Albana Vokshit, që do tregoj lidhjen familjare të tyre. Nëse këto më lart verifikohen, atëherë këtu nuk kemi korrupsion të pastër të abuzimit të postim, dhe Albana Vokshi dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj afere, duhet të ballafaqohen me drejtësinë. Përkthimi i tekstit të vendimit të gjykatës është bërë nga Google translate. “Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin. Të anketuarit pohojnë më tej se “[ishte] e pamundur të gjendeshin” procesverbalet e mbledhjeve në të cilat Bordi Mbikëqyrës i Albpetrol votoi për Marrëveshjet e Naftës, pasi “dikush duhet t’i ketë pastruar dosjet””, shkroi dje Kokalari në rrjetet sociale. -

Kokalari sulmon Vokshin: I dha Arjan Tartarit koncensionet e Albpetrol, kishin lidhje personale, SPAK të hetojë
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka bërë një denoncim publik lidhur me konçesionet e naftës në Shqipëri, duke përmendur emrin e deputetes demokrate Albana Vokshi dhe lidhjet e saj me biznesmenin Arjan Tartari. Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shprehet se ka në duar 306 faqe vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICC) për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë shqiptare dhe AlbPetrolit, ku sipas saj dalin në pah skema korrupsioni që duhet të hetohen nga SPAK.
Në reagimin e saj, Kokalari akuzon se Albana Vokshi, në kohën kur ka qenë anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AlbPetrolit, ka pasur konflikt interesi, pasi konçesionet iu dhanë Arjan Tartarit, të cilin ajo e cilëson si partner dhe babain e fëmijëve të saj.
Postimi i Evi Kokalarit
RASTI I ALBANA VOKSIT, ARJAN TARTARIT DHE KONÇESIONEVE TË NAFTËS DUHET TI KALOJ SPAK PËR INVESTIGIM.
Këto ditë jam duke shfletuar 306 faqe vendim të ICC (International Court Arbitration), që është Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për padinë e kompanisë GBC OIL kundrejt qeverisë Shqiptare dhe AlbPetrolit.
Pronarë të GBC Oil, është Nik Grezhda, figura fasadë e shtyrjes së Shtetit Bektashi. (Do flas më gjatë për këtë në vijim). Partnerë të tij janë Naim Kasa, që duket të ketë qënë dhe partneri i heshtur i Arjan Tartarit.
Më lini gjithashtu t’ju them se këta partnerët më lart plus disa të tjerë, për të cilët do flas më shumë, fillimisht kërkonin nga qeveria Shqiptare, 110 million dollar dëme financiare. Po, po – e lexuat siç duhet – donin që qeveria me taksat e shqiptarëve t’ju paguanin këtyre dëme për atë shumë.
Tashti, gjykata ju ka dhënë diku tek 13 million dollarë që qeveria Shqiptare nuk po ja u paguan.
Por momentalisht, dua të fokusohem vetëm tek një fakt që qeveria ka përdorur në mbrojtjen e saj.
Arjan Tartari ishte pronarë i hershëm i kësaj firme, përfitoi nga konçesionet e AlbPetrolit, në një kohë që Albana Vokshi ishte anëtare e Bordit MBIKËQYRËS, së AlbPetrolit.
Pra, Albana Vokshi e cila kurrë s’ka fituar një garë elektorale, mbikëqyrte konçesionet që ja kaloi babait të fëmijëve të saj – të paktën kështu njihet Taratari nëpër rethet e PDsë. Më vonë, dikush zhduki të gjitha gjurmët dhe procesverbalet e aprovimit të këtyre konçesioneve.
Në këtë pikë, puna e SPAK (të cilës do t’ja nis këto detaje) është shumë e lehtë:
1- Verifiko/konfirmo nëse Albana Vokshi ka qënë në bordin mbikëqyrës së AlbPetrolit në datat që Tartari ka marrë konçesionet
2- Një çertifikatë lindjeje të fëmijëve të Albana Vokshit ose test ADN-je për të verifikuar nëse Arjan Tartari është babai i fëmijëve të Albana Vokshit, që do tregoj lidhjen familjare të tyre.
Nëse këto më lart verifikohen, atëherë këtu nuk kemi vetëm korrupsion të pastër të abuzimit të postit së Vokshit si politikane, por dhe Vokshi dhe të gjithë ata që kanë qënë pjesë e këtij aferi, duhet të ballafaqohen me drejtësinë.
Përkthimi i tekstit të vendimit të gjykatës është bërë nga Google translate.
“Z. Arjan Tartari, Drejtori i Përgjithshëm i degës së saj në Shqipëri i Paditësit në vitet e para të Marrëveshjeve të Licencës dhe Naftës, ka një lidhje të ngushtë personale me znj. Albana Vokshi, një zyrtare e lartë partiake e Partisë Demokratike që ishte në pushtet në vitin 2007, në kohën kur u dhanë Marrëveshjet. Znj. Vokshi ishte gjithashtu anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Albpetrol në vitet 2006-2007 kur Bordi i Albpetrol miratoi Marrëveshjet e Naftës me Paditësin. Të anketuarit pohojnë më tej se “[ishte] e pamundur të gjendeshin” procesverbalet e mbledhjeve në të cilat Bordi Mbikëqyrës i Albpetrol votoi për Marrëveshjet e Naftës, pasi “dikush duhet t’i ketë pastruar dosjet”./TemA
