Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është përballë dy kallëzimeve për korrupsion dhe pastrim parash, të depozituara në Prokurorinë e Posaçme. Njëri prej tyre mban emrin e një denoncuesi anonim, “Nesti Angoni”, i njohur për akuzat edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Tjetri kallëzim është dorëzuar nga aktivistja Evi Kokalari, e cila pretendon se Vokshi ka kaluar puset e naftës përmes kompanive guaskë me lidhje ruse babait të fëmijëve të saj dhe ngre dyshime mbi të ardhurat e motrës së deputetes, që kapin mbi 600 mijë dollarë në vit. Ende nuk dihet nëse SPAK ka nisur hetime konkrete mbi këto kallëzime, por Kokalari insiston se ka dorëzuar prova dhe kërkon përgjigje nga drejtësia. Aktivistja ka publikuar ditën e djeshme mesazhet që i ka çuar Nesti Angoni për Albana Vokshin.
Ja çfarë shkruan Evi Kokalari:
“Po ti je mishërimi i korrupsioni vet o Albana Vokshi!!!! Boll fole sikur të ishe Giovanni Falcone sepse mbetjet mafioze të nivelit tënd ishte arsyeja pse Falcone humbi jetën. Tashti, mban peng të gjithë PD-në, ti që s’ke fituar kurrë një garë elektorale, dhe nëse jam gabim, hajde më debato publikisht në TV, dhe flasim për korrupsionin e Ramës dhe Nesti Angonin që dashkërka të të mbyll ty gojën. Flasim gjithashtu dhe për faktin që kurrë s’ke marrë një votë në jetën tënde dhe kontrollon, manipulon çdo gjë në atë parti vetëm për të qenë në kontroll dhe për të mbuluar aferat e tua. Po mirë, Rama dhe Nesti që merren me ty se ti ju ‘paskërke’ kallur frikën, po unë ç’punë kam me këta dhe çfarë frike kam prej teje qe dosjen e puseve të naftës dhe veprimet e tua si anëtare e bordit të Alb-Petrolit ja kalova SPAK-ut? Ja të ta them thjeshtë fare: Arroganca me të cilën ti dhe klani Berisha mbani peng PD-në dhe si pasoj Shqipërinë, do marrë fund -dhe do t’ju luftoj me çdo armë që kam, qoftë nëpërmjet drejtësisë në aferet tuaja korruptive, qoftë dhe me ndihmën e të huajve, po bë durim! Dhe jo vetëm ato fakte kanë përfunduar në SPAK por që ç’ke me të DO TË TA MBYLL GOJËN, duke shtyrë të merret drejtësia me ty, sepse je në atë parti pa asnjë meritokraci, ndërkohë që e mban peng PD-në, dhe në atë parti – drejtësi NUK KA. Që ç’ke me të do të ta mbyll gojën sepse je llum i llumit të atij moçali që mban PD peng, dhe meqë nuk kuptoni, se po të kishit tru, mbas gjithëve këtyre aferave që vinë erë milje larg, do ishin larguar nga ai vënd, por jo, me një arrogancë të paparë rrini aty dhe bëni sikur e keni atë parti pronën tuaj. E meqë ra fjala, ky Nesti Angoni mund të më ketë dërguar një DM mbasi postova për puset e naftës ku më shkruante pikërisht për ato që kanë shkuar sot në SPAK. Sigurisht me një emër tjetër dhe me profil që nuk është më aktiv, por nuk kisha kohë ti kthehesha në detaje kur ma nisën. Gjithsesi, nëse ishte vërtet Nesti apo kushdo, i kërkoj të vazhdojnë të më nisin çfarë faktesh që të kenë, për këdo personazhe të politikës. Identitetin tuaj do ta mbroj në mënyrë absolute. Për këtë ju jap fjalën!! Por ndërkohë po ndaj disa screenshot nga msg privat besoj i Nestit vet, i cili/a tregon se si motra Albana Vokshit ka deklaruar mbi 600,000 dollarë fitim në vit (2024) nga një kompani të quajtur ‘Deko’, që ka nën pronësi një qendër estetike (lol) dhe prona të paluajtshme. Që qendra estetike mund të jetë pa asnjë benefit, s’kam dyshim, por sa prona të patundshme ka personi në fjalë që ka $629,000 të ardhura në vit? Kjo lloj shume të ardhurash vjetore nëse do të kishe prona me qira në NY, do të thotë se pronat do kishin një vlerë mbi $10 milionë. Si do qoftë e vërteta, SPAK duhet të investigoj se çfarë pronash kanë dhe si i kanë marrë, meqenëse Nesti Angoni (preferoj të besoj që është në fakt Nesti dora vet që mi nisi), thotë se motra e Albana Vokshit ishte drejtoresh e privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë. Në fakt, gjithnjë ngelem pa fjalë kur lexoj detaje të këtij lloji, por sërish, arroganca që këto tregojnë dhe fakti që janë kaq të pafytyrë më bëjnë të luftoj dhe më fortë derisa ti heqim QAFE nga PD-ja. Këta Ramën nuk e luftojnë sepse janë pjesë e të njëjtit moçal dhe janë mësuar tashmë të vegjetojnë së bashku, ja aty, mes bakteries dhe pisllëkut. Çdo ndërhyrje nga jashtë, mund të sjellë bakterie të reja që mund të kërcënojnë ekzistencën e tyre nëpërmjet infektimit ose dezinfektimit që mund ti bëjnë moçalit. Llumi dhe errësira nuk luftohet me llum dhe me errësirë, por me pastërti, dritë dhe drejtësi. Dhe ti, përpara drejtësisë do dalësh dhe do të na thuash se si ja kalove puset e naftës babait të fëmijëve të tu, pse mungojnë proces-verbalet e mbledhjeve të bordit të Alb-Petrolit, dhe ku i gjen motra jote këto lloj të ardhurash kur thjeshtë ka pasur një pozicion të ‘rëndomtë’ në Ministrinë e Ekonomisë, pikërisht aty ku privatizoheshin pronat. Sovrani pret përgjigje!”.
Disa nga mesazhet e Nesti Angonit në inboxin e Kokalarit
“Një rast është privatizimi i pronës publike të Ish-Ekspozitës, ku është ngritur e ashtuquajtura “Kulla e Bolit”. Edhe këtu ka funksionuar skema mes dy motrave Vokshi dhe Tartarit. Kjo pronë publike iu kalua një kompanie ku aksioner ishte Arian Tartari. E gjithë skema u përgatit dhe u ndoq me gjithë procedurën nga motra e Albanës, Mimoza Vokshi. Asokohe, ajo ishte drejtoreshë e privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë (2005–2009) dhe i qëndroi në krye të gjithë procedurës burokratike, në mënyrë që kjo pronë publike të kalonte në duart private.”
“Kjo pronë publike iu kalua një kompanie ku aksioner ishte Arjan Tartari. E gjithë skema u përgatit dhe u ndoq e gjithë procedura nga motra e Alban Vokshit, Mimoza Vokshi. Atëherë, drejtoreshë e privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë (2005-2009) që i qëndroi në kokë gjithë procedurës burokratike në mënyrë që kjo pronë publike të kalonte në pronësi të kompanisë ku aksioner ishte kunati i vet, Arjan Tartari. Për më tepër, më lejo t’ju dërgoj një link lidhur me rastin.”
“Pastrimi i parave të korrupsionit të Vokshëve kryhet përmes kompanisë “Deco 2000” – kompani familjare e Vokshëve – me ortake të vetme de jure Mimoza Vokshin. Por de facto është “mjeti” me të cilin motrat Albana dhe Mimoza Vokshi pastrojnë paratë. Bëhet fjalë për një kompani me objekt të deklaruar “Qendër estetike” dhe “Dhënie me qira të pronave të paluajtshme”.









