Tag: alaska

  • Një tërmet me magnitudë 7 ballë godet Kanadanë

    Një tërmet me magnitudë 7 ballë godet Kanadanë

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë kufirit Alaska–Kanada, sipas raporteve paraprake të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

    Tërmeti ndodhi të shtunën në orën 11:41 me kohën lokale, në një thellësi prej 6.2 miljesh, sipas USGS. Epiqendra ishte rreth 56 milje në veri të Yakutat, Alaska, dhe rreth 154 milje në perëndim të Whitehorse në territorin Yukon të Kanadasë.

    Autoritetet kanadeze po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo viktima. Megjithatë, banorët në zonat përreth kanë raportuar lëkundje të forta që kanë zgjatur disa sekonda.

    Mësohet se janë regjistruar dhe disa paslëkundje.

  • Tronditet Alaska, goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

    Tronditet Alaska, goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

    Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë goditi shtetin e Alaskës, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, pa raportime deri tani për viktima ose dëme.

    Tronditja u regjistrua në orën 17:11 dhe u ndje veçanërisht në Anchorage, vendin ku para disa muajsh u takua Trump me Putin dhe zonat përreth. Epiqendra ishte e vendosur në një thellësi prej 80 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
    Autoritetet kompetente njoftuan se nuk ka rrezik për cunami, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme në shtëpi dhe infrastrukturë. Shërbimet lokale të mbrojtjes civile vazhdojnë të monitorojnë situatën.

    M6.0 earthquake struck Southern Alaska near Willow, Matanuska‑Susitna Borough, at 08:11 am local time, widely felt in Anchorage and surrounding communities; no tsunami warning in effect. #sismo #deprem pic.twitter.com/onbeAGQYvp
    — GeoTechWar (@geotechwar) November 27, 2025

    Top Channel

  • Pse Rusia nuk ia shiti Alaskën, Kanadasë, por Amerikës?

    Pse Rusia nuk ia shiti Alaskën, Kanadasë, por Amerikës?

    Para se të bëhej territor i SHBA-së, Alaska i përkiste Rusisë. Rusia i ofroi Amerikës territorin e Alaskës për shitje në 1867.

    Blerja kushtoi 7 milionë e 200 mijë dollarë.

    Në vitin 1896 në Alaska u zbulua flori në masë të konsiderueshme.

    Një vit më pas 50 000 njerëz u dyndën drejt Alaskës në kërkim të arit. Në territorin e Alaskës u zbuluan edhe metale të tjetra si bakër, qymyr, platin etj.

    Megjithatë pasuria më e madhe e Alaskës është peshkimi dhe tregëtia e gëzofëve. Zhvillimi i industrisë së peshkimit, minerares si edhe fillimi i agrikulturës kërkonte një qeverisje më efektive të territorit të Alaskës. Kështu, në vitin 1912, asaj iu dha e drejta e vetëqeverisjes.
    Gjatë kësaj periudhe minierat e bakrit ishin të kontrolluara nga korporatat e mëdha që mund të përballonin shpenzimet e kërkimit të mineraleve nëntokësorë.
    Gjatë periudhës së depresionit në Amerikë, meqenëse çmimi i arit në Alaska ishte stabël, minierat e arit atje u bënë shumë fitimprurëse.

    Më 3 janar 1959, Alaska pranohet si shteti i 49-të i SHBA-së. Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug.
    Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë. Përafërsisht gjysma e popullsisë së Alaskës prej 740 mijë banorësh jeton brenda zonës metropolitane të kryeqytetit Anchorage.

    Por pse Rusia nuk ia shiti Alaskën, Kanadasë, por Amerikës?
    Sigurisht që SHBA përfitoi më shumë prej kësaj marrëveshjeje – 50 vjet pas shitjes, ethet e arit të Alaskës gjeneruan më shumë se 1 miliard dollarë  pasuri të reja për Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu fitimprurës ishin bollëku i drurit, salmonit dhe naftës.
    Plus, Alaska u bë një pasuri e vërtetë strategjike për ushtrinë amerikane, sapo erdhi Lufta e Ftohtë.
    Atëherë, përse rusët dhanë një rajon të tillë bujar? Dhe pse nuk ia shitën atë Kanadasë, e cila – ndryshe nga SHBA – aktualisht kufizon Alaskën?
    Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të shikojmë prapa në shekullin e 19, kur u shfaq një Proto-Luftë e Ftohtë. Historianët e quajnë atë “Loja e Madhe”.
    Rusia pretendon Alaskën
    Nga viti 1829 deri në vitin 1907, perandoritë e Rusisë dhe Britanisë së Madhe kishin një armiqësi reciproke. Secila prej tyre donte të zgjeronte ndikimin e saj në Azinë Qendrore, si dhe Oqeanin Paqësor. Kështu, lindi një rivalitet i fortë. Armiqësia nxiti ose intensifikoi disa konflikte ushtarake, sidomos Luftën e Krimesë (1853-1856), e cila vuri përballë Rusinë kundër forcave aleate të Britanisë, Francës, Sardenjës dhe Perandorisë Osmane. Në fund, Rusia u mposht. Nga disa vlerësime, perandoria cariste pësoi më shumë se 800.000 viktima.
    Megjithëse kjo luftë ishte e kufizuar në Eurazi, ajo kishte degëzime të mëdha në të gjithë Paqësorin. Ndër të tjera, ajo vuri në pikëpyetje të ardhmen e atij vendi magjik, Alaskës.
    Pas dekadave të tëra eksplorime, Rusia pretendoi Alaskën në vitin 1741. Më pas, më 3 gusht 1784, ngriti vendbanimin e saj të parë në Amerikën e Veriut. Ky vendbanim u themelua nga Shelikhov-Golikov Co., një nga disa kompanitë tregtare të leshit që operonin në këtë zonë – me sa duket në emër të Perandorisë. Në vitin 1799, Cari Pali i bashkoi disa prej tyre në Russian-American Co. (RAC). Si një konglomerat i fuqishëm, RAC-it iu dha një monopol tregtar në burimet e Alaskës. Ai gjithashtu kishte për detyrë krijimin e vendbanimeve të reja dhe zgjerimin e pranisë së Rusisë në botë.

    Për këtë qëllim, drejtuesi i kompanisë, Aleksander Baranov, i urdhëroi njerëzit e tij të shkonin deri Kaliforninë veriore, ku ata krijuan një avanpost të quajtur Fort Ross, më 2 shkurt 1812. Vizioni i madh i RAC ishte që ky establishment të shërbente si një qendër bujqësore, të korrat e të cilës do t’i mbanin vetë kolonët, si dhe banorët në Alaskë. Me furnizimin me ushqim të garantuar, kolonët në të dy vendet do ta kishin më të lehtë për të siguruar mallin më fitimprurës të Paqësorit: lëkurën e vidrave të detit. Disa herë më të vlefshme se gëzofi i kastorit, këto ishin nyja e jetike e ekonomisë ruso-amerikane.
    Për fat të keq, prodhimi blegtoral i Fort Ross ishte shumë i pamjaftueshëm. Dhe për t’i përkeqësuar gjërat, vidrat po gjuheshin kaq shumë, saqë pothuaj u zhdukën. Rusët, pra, hoqën dorë nga Fort Ross, që iu shit një kufitari amerikan më 1844.
    Lufta e Krimesë dhe roli i saj
    Pastaj erdhi Lufta e Krimesë, në të cilën Alaska kërcënonte të bëhej një barrë. Sikur britanikët të vendosnin të pushtonin këtë territor, ushtria tejet e shtrirë e Rusisë do të kishte luftuar për ta mbrojtur atë. Asnjë sulm i tillë nuk erdhi ndonjëherë, pasi britanikët zgjodhën të qëndronin larg Alaskës gjatë luftës. Megjithatë, shumëkush në qeverinë e carit, vuri në dyshim mençurinë e mbajtjes së një kolonie të largët, pak të populluar, burimi kryesor i të cilës ishte zhdukur.
    Për t’i bërë përkeqësuar gjërat, anijet që gjuanin balena, nga Britania dhe SHBA shpesh shkelnin në ujërat e kontrolluara nga RAC, duke e ndërlikuar më tej gjithë gjendjen.
    Në fund të viteve 1850, Rusia filloi të shqyrtonte idenë e shitjes. Nën rrethana të ndryshme, Provinca e Kanadasë mund të dukej si një blerëse ideale, në sajë të kufirit prej 2.475 kilometrash që ndante me Alaskën. Por Kanadaja nuk ishte ende e vetë-qeverisur, dhe ishte sërish nën kontrollin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar. Si pasojë, dorëzimi i Alaskës do t’i jepte Britanisë një gur shtesë shahu në Lojën e Madhe.
    Por për fat të mirë për Rusinë, u paraqit një kandidat më i mirë. Gjatë Luftës së Krimesë, kjo perandori sllave gjeti një aleat të habitshëm. Gazetat amerikane mbështetën në shumicë dërrmuese çështjen ruse. Në krye të kësaj mbështetjeje morale, shtetet i dhanë carit edhe trupa, armë dhe furnizime të tjera, edhe pse qeveria e SHBA ishte zyrtarisht neutrale.

    Imperializmi britanik
    Të dyja superfuqitë e shihnin imperializmin britanik si një kërcënim. Duke pranuar këtë, Rusia e lejoi ministrin e saj të jashtëm në SHBA, Baronin Edouard de Stoeckl, t’u afrohej udhëheqësve të republikës me një ofertë për të shitur Alaskën në vitin 1854. Marrëveshja ra dhe tema nuk u diskutua seriozisht deri në Luftën Civile Amerikane.
    Sekretari i shtetit nën presidentët Abraham Lincoln dhe Andreu Johnson ishte Uilliam Seuard, një diplomat i talentuar që kishte predikuar dobinë e Alaskës për vite të tëra. Në vitin 1867, ai dhe Stoeckl arritën një marrëveshje që do të shihte SHBA-të të merrnin në zotërim territorin në këmbim të 7.2 milionë dollarëve. Më 9 prill të atij viti, Senati e ratifikoi transaksionin.
    Më 18 tetor 1867, Alaska zyrtarisht u bë një territor amerikan.

  • Tragjedi në Alaska: Humb jetën gjeologu italian gjatë një ekspedite shkencore

    Tragjedi në Alaska: Humb jetën gjeologu italian gjatë një ekspedite shkencore

    Një aksident tragjik i ka marrë jetën gjeologut të njohur italian, Riccardo Pozzobon, gjatë një ekspedite shkencore në Akullnajën Mendenhall, Alaska. 40-vjeçari, i cili ishte profesor në Universitetin e Padovës dhe ekspert i gjeologjisë planetare, ishte pjesë e një projekti kërkimor të mbështetur nga National Geographic.

    Pozzobon kishte mbërritur në SHBA më 26 gusht, bashkë me dy kolegë, për të studiuar ndryshimet strukturore të akullnajës në funksion të eksplorimeve hapësinore. Por më 2 shtator, gjatë eksplorimit në terren, ai rrëshqiti dhe ra në një zgavër të thellë natyrore të akullit, të njohur si “lavaman”. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve të shpëtimit, kërkimet janë ndërprerë pa mundur të gjendet trupi i tij.

    Pozzobon ishte një figurë me ndikim në shkencën ndërkombëtare. Ai kishte bashkëpunuar me ESA-n dhe trajnuar astronautë për misione në Hënë dhe Mars. Studimet e tij të fundit kishin fituar vëmendje të gjerë, sidomos publikimi në revistën Nature në vitin 2024.

    Universiteti i Padovës dhe komuniteti shkencor ndërkombëtar janë tronditur nga humbja. “E humbi jetën duke ndjekur pasionin e tij më të madh,” tha rektorja Daniela Mapelli. Pozzobon lë pas partneren, Claudia, dhe një djalë të vogël. Për të ndihmuar familjen, është hapur një fond donacionesh nga Shoqëria Gjeologjike Italiane.

  • F-35 rrëzohet në Alaska, piloti hidhet nga avioni pas përpjekjeve për të rregulluar problemin

    F-35 rrëzohet në Alaska, piloti hidhet nga avioni pas përpjekjeve për të rregulluar problemin

    Një pilot i Forcave Ajrore Amerikane u detyrua të braktiste avionin e tij luftarak F-35 në Alaska pas një video-konference 50-minutëshe gjatë fluturimit me inxhinierët e Lockheed Martin, në një përpjekje të dëshpëruar për të rregulluar një problem serioz me ingranazhin e uljes.

    Incidenti ndodhi në Bazën Ajrore Eielson, me avionin prej 200 milionë dollarësh që u rrëzua menjëherë pas kësaj.
    Aksidenti, i kapur në video, tregoi F-35 duke u rrotulluar dhe duke u rrëzuar. Piloti u hodh në ajër në mënyrë të sigurt, duke pësuar vetëm lëndime të lehta. Një hetim i Forcave Ajrore arriti në përfundimin se shkaku i rrëzimit ishte akulli në ingranazhin e uljes, i cili e pengoi atë të funksiononte siç duhet.

    🚨 BREAKING: U.S. Air Force REVEALS Shocking Details of Jan. 28 F-35 Crash in Alaska 💥 pic.twitter.com/aQolSFqtMe
    — Frontier Brief (@Frontierbrief) August 27, 2025

    Sipas raportit, problemi ndodhi menjëherë pas ngritjes kur ingranazhi i uljes nuk u tërhoq plotësisht. Kur piloti u përpoq ta ulte përsëri, rrota e përparme “u bllokua” dhe përpjekjet e përsëritura për ta korrigjuar atë bënë që softueri i avionit të “mendonte” se ishte në tokë, duke bërë që ai të kalonte automatikisht në “modalitetin e tokës” ndërsa ishte në ajër. Avioni u bë i pakontrollueshëm, duke e bërë përfundimisht pilotin të vendoste të hidhej.
    Përpara ndërprerjes, piloti kishte komunikuar nëpërmjet videokonferencës me pesë inxhinierë të Lockheed Martin, përfshirë një inxhinier të lartë softuerësh, një inxhinier sigurie fluturimi dhe tre specialistë të sistemeve të uljes. Duke ndjekur udhëzimet, ai u përpoq të bënte dy ulje “me prekje dhe nisje” me shpresën për të riaktivizuar timonin e bllokuar. Këto përpjekje jo vetëm që dështuan, por edhe bllokuan të dy ingranazhet kryesore të uljes.
    Raporti i aksidentit vuri në dukje se vetëm nëntë ditë më vonë, një incident i ngjashëm ndodhi në të njëjtin aeroport, por që F-35 arriti të ulej me sukses.

    Top Channel

  • Shkoi në Alaskë me bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubios i pëlqeu, më komplimentoi

    Shkoi në Alaskë me bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubios i pëlqeu, më komplimentoi

    Pak ditë më parë, zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov , pas mbërritjes së tij në Anchorage për takimin Trump-Putin në Alaska, shkaktoi shumë diskutime.
    Konkretisht, Lavrov zgjodhi të shkonte në Amerikë duke mbajtur veshur një bluzë me mbishkrimin “BRSS” – shkronjat cirilike që i referohen ish-Bashkimit Sovjetik.
    Imazhi i diplomatit rus shkaktoi reagime dhe komente të forta, pasi veshja u interpretua nga shumë si një referencë simbolike për epokën e Luftës së Ftohtë.
    Sipas CNN, duke folur për mediat ruse të martën, Lavrov pohoi se delegacioni amerikan në Alaska kishte reaguar ndaj bluzës pa “asnjë histeri”. Siç tha ai, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, madje e ka komentuar pozitivisht për pamjen e tij, duke i thënë se i pëlqente bluza.
    Shfaqja e Lavrov u prit me entuziazëm nga komentatorët pro-qeveritarë në Rusi.
    Olga Skabeeva, një prezantuese e televizionit shtetëror, postoi një foto të tij me bluzën veshur, duke shkruar: “Bluza BRSS! Më e mira!!“.
    Megjithatë, vetë Lavrov donte të qetësonte përshtypjet e krijuara.
    “Nuk po flasim për imperializëm apo ringjalljen e të menduarit perandorak, siç i pëlqen të thotë Perëndimi“, tha ai. Ai shtoi, në fakt, se është thjesht një referencë për historinë, e cila, siç tha ai, “duhet të ruhet, madje edhe me një dozë humori”.

  • Shkoi në Alaskë me bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubios i pëlqeu

    Shkoi në Alaskë me bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubios i pëlqeu

    Bota E Martë, 19 Gusht 2025 17:53
    Zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas mbërritjes së tij në Anchorage për takimin Trump-Putin në Alaska, shkaktoi shumë diskutime. Lavrov zgjodhi të shkonte në Amerikë duke mbajtur veshur një bluzë me mbishkrimin “BRSS” shkronjat cirilike që i referohen ish-Bashkimit Sovjetik.
    Imazhi i diplomatit rus shkaktoi reagime dhe komente të forta, pasi veshja u interpretua nga shumë si një referencë simbolike për epokën e Luftës së Ftohtë. Lavrov pohoi se delegacioni amerikan në Alaska kishte reaguar ndaj bluzës pa “asnjë histeri”. Siç tha ai, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, madje e ka komentuar pozitivisht për pamjen e tij, duke i thënë se i pëlqente bluza. Shfaqja e Lavrov u prit me entuziazëm nga komentatorët pro-qeveritarë në Rusi.

    Olga Skabeeva, një prezantuese e televizionit shtetëror, postoi një foto të tij me bluzën veshur, duke shkruar: “Bluza BRSS! Më e mira”. Megjithatë, vetë Lavrov donte të qetësonte përshtypjet e krijuara.

  • Rubio: Rusët e paguan me para në dorë karburantin në Alaska!

    Rubio: Rusët e paguan me para në dorë karburantin në Alaska!

    Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi. SHBA-të gjithashtu po marrin pjesë në masat ndëshkuese. Ky fakt është bërë i ditur gjatë një interviste të Sekretarit Amerikan të Jashtëm, Marco Rubio.
    Në një intervistë për NBC, Rubio tha se Rusët po përballen me sanksione të ashpra dhe se asnjë e tillë nuk është hequr deri më tani.  Dhe meqenëse këto ndikojnë edhe në transaksionet e pagesave, delegacioni rus u detyrua të përdorte masa të pazakonta gjatë udhëtimit të tij në Alaska, sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
    “Para së gjithash, rusët tashmë po përballen me pasoja shumë të rënda. Nuk ka asnjë sanksion të vetëm që është hequr. Asnjë. Dua të them, ata po përballen me të njëjtat sanksione që kanë qenë në fuqi. E gjithë mbështetja amerikane vazhdon për Ukrainën. Dhe në fund të fundit, nëse nuk do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje në asnjë moment, atëherë do të ketë pasoja – jo vetëm pasojat e vazhdimit të luftës, por edhe pasojat e vazhdimit të të gjitha atyre sanksioneve, dhe potencialisht edhe sanksione të reja përveç kësaj”, tha Marco Rubio, Sekretari Amerikan i Shtetit, shkruan A2 CNN.
    Rubio shtoi se sanksionet e reja nëse do të vendosjen nuk do ta detyrojnë Putin të ndalë luftën.
    “Nuk mendoj se sanksionet e reja ndaj Rusisë do ta detyrojnë atë të pranojë një armëpushim. Ata tashmë janë nën sanksione shumë të ashpra. Mendoj se nuk ka prova se më shumë sanksione bëjnë punë, sepse sanksionet duan muaj, dhe ndonjëherë vite, për të dhënë efekt”.
    Zyrtari i lartë amerikan tha më tej se sanksionet kanë ndikuar edhe në mënyrën e pagesës që po përdor Moska për udhëtimin e delegacioneve, shkruan A2 CNN.
    “Kur rusët zbarkuan në Alaska, ata u furnizuan me karburant. Ata duhej të ofronin të paguanin me para në dorë për të furnizuar aeroplanët e tyre sepse nuk mund ta përdorin sistemin tonë bankar. Ata përballen me pasoja çdo ditë. Por në fund të fundit, kjo nuk e ka ndryshuar drejtimin e kësaj lufte”, tha Rubio.
    Putin mbërriti në Alaska në fund të javës me disa aeroplanë nga Rusia për t’u takuar me Trump në një bazë ushtarake atje.

  • Fico jehonë samitit Putin-Trump: Lufta në Ukrainë ka rrënjë historike… të flasim në mënyrë të barabartë

    Kryeministri sllovak Robert Fico vlerësoi samitin Putin-Trump në Alaska dhe i bëri jehonë retorikës së Kremlinit,  duke diskutuar perspektivën e garancive të sigurisë për të ndihmuar në përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës.

    “Lufta në Ukrainë ka rrënjë historike dhe ne duhet të flasim në mënyrë të barabartë për garancitë e sigurisë, si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë”, tha Fico në një video të postuar në Facebook të shtunën, komente që u ndoqën nga media ruse e kontrolluar nga shteti, Kommersant.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur prej kohësh për “shkaqet rrënjësore” të luftës, një frazë që Moska e përdor për të argumentuar se Ukraina paraqiste kërcënime sigurie, që justifikonin pushtimin e Putinit në vitin 2022.

    Putini e përdori këtë frazë së fundmi të premten, pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaska, duke përmendur ambiciet e Ukrainës për në NATO dhe pretendimet e rreme se nazistët po drejtojnë qeverinë ukrainase.

    “Samiti i Alaskës përmbushi disa detyra”, tha Fico. “Për herë të parë, ai hodhi poshtë një pikëpamje bardh e zi të konfliktit ushtarak në Ukrainë.”

    Takimi kokë më kokë midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Rusisë gjithashtu “nxori në pah standardizimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

    Takimi “dukej se fshiu qëndrimin e vetëm të detyrueshëm ndaj luftës, të promovuar me aq vendosmëri nga administrata Biden, dhe që ende shtyhet nga një grup lojtarësh të fuqishëm në Bashkimin Evropian”, tha Fico.Samiti “u dha atyre udhëheqësve evropianë një pasqyrë që dëshirojnë një Perde të Hekurt të re midis Evropës dhe Rusisë”, tha Fico, duke vënë në dukje se sanksionet ndaj udhëheqjes ruse nuk do të ndihmojnë.

    Udhëheqësi sllovak është rreshtuar me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, si një zë pro-rus në BE, por ndryshe nga Orbán, mbështeti deklaratën e udhëheqësve të BE-së drejtuar Trump përpara takimit në Alaska./ Politico.