Tag: alarmit

  • Indonezi/ Shpërthim i ri vullkanik në ishullin Flores, niveli i alarmit në maksimum

    Indonezi/ Shpërthim i ri vullkanik në ishullin Flores, niveli i alarmit në maksimum

    Vullkani Lewottobi Laki-Laki, në ishullin Flores në Indonezinë lindore, ka hyrë në një fazë të re vullkanike, me shpërthime të përsëritura që nga mbrëmë.

    Kjo ka çuar në rritjen e nivelit të alarmit në shkallën më të lartë, ndërsa hiri vullkanik ka arritur deri në 10 kilometra lartësi.
    Shpërthimi më i fortë ndodhi sot në orën 01:35 (ora lokale, dje në orën 19:35 me orën tonë), duke dërguar hi dhe gazra deri në 10 kilometra në ajër, sipas një deklarate nga Instituti Indonezian i Vullkanologjisë. Më herët gjatë ditës, një shpërthim tjetër kishte dërguar hirin 9 kilometra lart nga krateri.

    An eruption of Mount Lewotobi Laki-laki occurred on Tuesday, October 14, 2025, at 23:37 WITA. The eruption column was observed reaching approximately 9,000 meters above the summit (about 10,584 meters above sea level). pic.twitter.com/rXD6tacSeO
    — Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 14, 2025

    Për shkak të rrezikut të shtuar, Agjencia e Vullkanologjisë e Indonezisë ka ngritur nivelin e alarmit në katër, që është niveli më i lartë në shkallën indoneziane.
    Drejtori i agjencisë, Muhammad Wafid, i ka këshilluar banorët dhe turistët të qëndrojnë të paktën 6 kilometra larg kraterit. Ai ka paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e përmbytjeve nga rrjedhat e baltës ose shpërthimeve të tjera vullkanike, veçanërisht në rast se shiu bie në zonë.
    Ai tha gjithashtu se hiri mund të shkaktojë probleme për operacionet e aeroportit dhe t’i detyrojë autoritetet të ndryshojnë planet e fluturimit.
    Aktiviteti është pezulluar tashmë në aeroportin Momere, 60 kilometra nga vullkani, i cili shërben kryesisht për fluturime të brendshme.
    Vullkani kishte hyrë tashmë në një fazë aktiviteti shpërthyes në korrik, kur një kolonë mbresëlënëse hiri u ngrit deri në 18 kilometra dhe çoi në anulimin e rreth njëzet fluturimeve për në ishullin e Balit, rreth 800 kilometra në perëndim të tij.
    Emri Laki-Laki (që do të thotë “burrë” në gjuhën vendase) është i lidhur me një vullkan tjetër, ku aktiviteti është më pak intensiv, me një lartësi më të madhe (1,703 metra), Parabuan (“grua”).
    Arkipelagu i gjerë indonezian ka aktivitet të shpeshtë dhe intensiv vullkanik dhe sizmik, për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike, pasi ndodhet mbi të ashtuquajturën “unazë zjarri” në Oqeanin Paqësor, një zonë ku kryqëzohen pllakat tektonike.

    Top Channel

  • VIDEO/ Bien sirenat e alarmit në Poloni/ Mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

    VIDEO/ Bien sirenat e alarmit në Poloni/ Mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

    Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u raportua një kërcënim me dron, me sa duket rus.

    Sipas raportimeve, avionë luftarakë u ngritën për t’u përballur me kërcënimin. Në të njëjtën kohë, Aeroporti i Lublinit u mbyll, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona.

     

    BREAKING: Poland issues warning due to threat of Russian drones, sirens activated pic.twitter.com/qC8Hd2yWIH
    — BNO News (@BNONews) September 13, 2025

     

  • Aeroplani bën ulje emergjente pas alarmit për zjarr, dy të plagosur

    Aeroplani bën ulje emergjente pas alarmit për zjarr, dy të plagosur

    Një zjarr ra në një aeroplan të linjës ajrore United Airlines, i cili po udhëtonte nga Japonia drejt Filipineve, duke e detyruar avionin të kryente një ulje emergjente.
    Fluturimi 32 i United Airlines pati një incident rreth 50 minuta pas ngritjes, kur dyshohet se u zbuluan flakë në ndarjen e bagazheve.
    Avioni, që kishte 142 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ndodhej ende mbi territorin japonez kur pilotët morën vendimin të ktheheshin pas dhe të uleshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Kansait, pranë Osakës. Në pistë i pritën automjete emergjente dhe zjarrfikëse, megjithëse, sipas raportimit të Daily Mail, nuk u konstatuan dëmtime të dukshme në pjesën e jashtme të avionit.

    Dy pasagjerë u dërguan në një spital lokal me lëndime të lehta, të marra gjatë procedurës së uljes emergjente. Megjithatë, pas një inspektimi të plotë të avionit në aeroportin e Kansait, nuk u gjetën shenja zjarri.
    Shkaku i alarmit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që pasagjerët u panë duke lënë avionin me shpejtësi, duke përdorur tendat emergjente të fryra, të premten. Kompania ajrore nuk dha detaje mbi rrethanat e lëndimit të dy pasagjerëve.

  • Izraeli rrëzon një raketë të lëshuar nga Jemeni, sirenat e alarmit bien në Jeruzalem

    Izraeli rrëzon një raketë të lëshuar nga Jemeni, sirenat e alarmit bien në Jeruzalem

    Ushtria izraelite njoftoi se ka ndërprerë me sukses një raketë të lëshuar të enjten nga territori i Jemenit, pas aktivizimit të sirenave të alarmit në disa qytete, përfshirë edhe Jeruzalemin.

    “Pas alarmit që u dëgjua në disa zona të Izraelit, një raketë e lëshuar nga Jemeni u ndërpre nga Forcat Ajrore Izraelite”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë. Gazetarët e agjencisë AFP raportuan se tinguj shpërthimesh u dëgjuan mbi Jeruzalem.

    Nuk ka ende marrje përgjegjësie

    Deri në këto momente, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketë.

    Megjithatë, rebelët Houthi të Jemenit, të cilët mbështeten nga Irani, kanë marrë përsipër më parë sulme të ngjashme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke i quajtur si veprime në solidaritet me popullin palestinez në Rripin e Gazës.

    Lufta në Gaza dhe reagimet nga Jemeni

    Rripin e Gazës po e shkatërron një luftë e përgjakshme që nisi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

    Si përgjigje ndaj sulmeve të Houthi-ve, Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave në Jemen, përfshirë porte në perëndim të vendit dhe aeroportin në kryeqytetin Sana’a, zona që kontrollohen nga rebelët Houthi.

  • Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh   

    Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh  

    Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh
     
    Pas alarmit të lëshuar nga banorët nëpërmjet Saranda Web, një zjarr i rrezikshëm që përfshiu zonën e fshatit Markat në bashkinë Konispol është vënë nën kontroll brenda disa orësh, falë një ndërhyrjeje të shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse dhe ushtarake.
     

     
    Në vendngjarje mbërritën forca të shumta dhe mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Saranda dhe përforcime nga ushtria shqiptare. Gjithashtu, në operacion u përfshi edhe një helikopter që ndihmoi në shuarjen nga ajri të flakëve që kërcënonin një sipërfaqe të gjerë me vreshta dhe pemë frutore.
     
    Fatkeqësisht, nga zjarri është djegur një shtëpi e vjetër, e pabanuar, si dhe një stan me 10 dele të cilat nuk mundën të shpëtohen në kohë. Dëmet përfshijnë gjithashtu bahçe dhe parcela me vreshta, të cilat janë përfshirë nga flakët para se të vihej zjarri nën kontroll.
     
    Zjarri është shuar plotësisht dhe aktualisht po bëhet vlerësimi i dëmeve nga autoritetet lokale. Banorët shprehën falënderim për reagimin e shpejtë të strukturave shtetërore dhe për mbështetjen që gjetën përmes kanalit të tyre të informacionit, Saranda Web.
     
    Ngjarja shërben si një tjetër dëshmi e rëndësisë së reagimit të shpejtë qytetar dhe bashkëpunimit mes institucioneve për të shmangur tragjedi të mundshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Hakerohet sistemi i IT në SPAK, merren dosjet e tre prokurorëve! Arrestohen dy ish-zyrtarë!

    Hakerohet sistemi i IT në SPAK, merren dosjet e tre prokurorëve! Arrestohen dy ish-zyrtarë!

    Disa javë më parë, pas mesnate, sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.
    Sipas burimeve të WebLajm.com, ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.
    Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.
    Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë. Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.
    Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.
    Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit. Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.
    Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua aksesimi nga Rrokaj i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK. Ky skandal dhe ndërhyrje e paautorizuar është ende duke u hetuar. Ndërsa disa materiale rezultojnë të kenë përfunduar edhe tek telefona politikanësh.

  • Hakerohen kompjuterat e tre prokurorëve të SPAK. Kush i vodhi dosjet?

    Hakerohen kompjuterat e tre prokurorëve të SPAK. Kush i vodhi dosjet?

    Raportohet se disa javë më parë, pas mesnate, sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.
    Sipas mediave, ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj – i arrestuar për këtë ngjarje – kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.
    Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.
    Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë. Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.
    Portali WebLajm raporton më tej se disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.
    Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit.
    Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar. Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua aksesimi nga Rrokaj i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK.
    Ky skandal dhe ndërhyrje e paautorizuar është ende duke u hetuar. Ndërsa disa materiale rezultojnë të kenë përfunduar edhe tek telefona politikanësh.
    /WebLajm/

  • Detaje nga “SPAKGATE”/ Si u hakeruan e-mailet e prokurorëve dhe çfarë informacioni u mor

    Detaje nga “SPAKGATE”/ Si u hakeruan e-mailet e prokurorëve dhe çfarë informacioni u mor

    Disa javë më parë, pas mesnate, sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.
    Sipas burimeve të WebLajm.com, ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.
    Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë. Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.
    Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.
    Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit. Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.
    Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua aksesimi nga Rrokaj i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK.