Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana tha se duhet të bëhet me ligj që qytetarët të shkojnë të votojnë. Në një intervistë televizive, duke komentuar pjesëmarrjen e ulët në votim deri më tani, ajo tha se vetëm në këtë mënyrë, gara, fryma dhe rezultati i zgjedhjeve do të jetë ndryshe.
Ajo e drejtoi gishtin nga qeveria dhe PD-ja, e cila zgjodhi të mbështesë kandidatë të pavarur. Sipas saj, demokratët duhet të kishin me kandidatët e vet politikë dhe nuk duhet t’i ishte trembur asnjë beteje.
“Vlora e ka braktisur Edi Ramën, e ka bojkotuar. Unë ju siguroj që nga ana e vlonjatëve ka pasur bojkot. Pjesëmarrje e tillë nuk është njohur asnjëherë. Mendoj se kjo është këmbanë alarmi. Patjetër që nuk dua të them vetëm qeveria, këtu kemi të bëjmë me disa skenare. Me votues që pavarësisht nëse votojnë apo jo, janë zgjedhje që i fiton PS. Nga ana tjetër PD duhet të kishte dalë me kandidatët e vet. Në zgjedhje politike ne duhet të jemi me kandidat politik, ne jemi PD, aset kombëtar dhe nuk duhet t’i trembemi asnjë beteje. Nga ana tjetër, që kemi një narko qeveri, një narko pushtet. Mendoj se të rinjtë, zoti Celibashi mu duk si zëdhënës i Ramës. E kam shprehur edhe në KQZ. Duhet të jenë pak më serioz dhe dinjitoz.”, tha ajo.
Sipas saj, fakti që qytetarët kanë bojkotuar një të drejtë legjitime të tyre, për të votuar, është një këmbanë alarmi për politikën, qeverinë dhe opozitën.
“Fakti që sot qytetarët e kanë braktisur kutinë e votimit, që duhet të jetë moment historik për të vendosur për fatet e tyre dhe kur një popull bojkoton është këmbanë alarmi për politikën, qeverinë kryesisht, por edhe për opozitën. Është moment reflektimi i thellë për të ofruar alternativa dhe për të bërë garë. Treguesi është bojkotimi i këtyre zgjedhjeve. Dikur kemi pasur figura politike për kryetarë bashkie, sot kemi njerëz anonimë. Pashë disa intervista, ku qytetarët thoshin nuk shkojmë të votojmë se janë kandidatë që na i ka zgjedhur partia. “, shtoi ajo.
Tag: alarmi
-

“PD duhet të kishte dalë…”/ Pjesëmarrje e ulët në votim, Kuçana : Bojkoti i qytetarëve, këmbanë alarmi për politikën
-

Alarmi për bombë në Kukës rezulton i rremë, granata ofensive e gjetur ishte lodër, forcat xheniere ndodhen atje
Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët. Pas verifikimeve u raportua se granta e gjetur në bulevard ishte lodër.
Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë. -

Alarmi për bombë në Kukës, granata rezulton lodër
Banorët e Kukësit u zgjuan të alarmuar ditën e sotme, pasi u raportua për një bombë ofensive në Bulevard.
Korrespodenti i Top Channel, Bekim Lekica, raporton se alarmi ishte falas dhe se granata ishte lodër.
Top Channel
-

Vrasja e gjykatësit, reagon Gjiknuri: Këmbanë alarmi për masat e sigurisë, ndëshkim maksimal autorit
Një ngjarje të rëndë e ka konsideruar deputeti i PS, Damian Gjiknuri vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
“Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në mjediset e Gjykatës së Apelit në Tiranë është një ngjarje tejet e rëndë dhe e trishtueshme. Gjej rastin të inkurajoj organet e drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të japin dënimin e merituar për autorin.
Një akt i tillë kriminal meriton ndëshkim maksimal nga organet ligjzbatuese. Kjo duhet të na shërbejë gjithashtu si këmbanë alarmi për të marrë të gjitha hapat e duhur që të shtohen masat e sigurisë në gjykata për shmangur përsëritjen e të tilla ngjarjeve tragjike në të ardhmen.
Ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!” shkruan Gjiknuri -

SHBA, alarmi për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington rezultoi fals
Shtetet e Bashkuara janë në një gjendje alarmi pas vrasjes së aktivistit të krahut të djathtë, mbështetësit të Donald Trump, Charlie Kirk.
Një alarm për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington, edhe pse rezultoi fals, ngriti në këmbë policinë në Kapitol.
Vrasja e Kirk ka krijuar një atmosferë pasigurie edhe te politikanët amerikanë si demokratë ashtu edhe republikanë. Ligjvënës nga të dyja anët kanë shprehur frikë për sigurinë e tyre dhe po shtojnë masat pas rritjes së dhunës me bazë politike.
Kongresmenia Aleksandra Ocasio Cortez tha se ka shtyrë dy evente publike të planifikuara këtë fundjavë në Karolinën e Veriut. Ajo shtoi se arsye për këtë u bë ngjarja në Utah, ku u vra Kirk dhe frika për sigurinë e saj. Cortez theksoi se vazhdimisht është përpjekur që tubimet e saj t’i mbajë në ambiente të mbyllura kur është e mundur.
Ndërkohë kongresmenia republikane Nancy Mace tha se do të mbajë armë zjarri me vete gjatë gjithë kohës për sigurinë e saj.
Kërcënimet ndaj anëtarëve të Kongresit ishin tashmë në rritje para vdekjes së Kirk. Deri në fund të këtij viti kalendarik, Policia e Kapitolit pritet të jetë përballur me të paktën 14,000 raste vlerësimi të kërcënimeve, nga 9,000 që ishin vitin e kaluar.
Ndërkohë vrasësi I Charlie Kirk mbetet ende I lirë. FBI ka publikuar foton e tij dhe ka vendosur 100 mijë dollarë shpërblim për këdo që ofron informacion.
I dyshuari mendohet se është në moshë universitare dhe qëlloi nga një çati pranë kampusit. Sipas ekspertëve të armëve, autori i vrasjes nuk ishte një snajperist profesionit, por duhet të ketë njohur kampusin universitar të Utahut ose të ketë ditur axhendën e udhëtimit të Charlie Kirk.
Trupi I Kirk do të transportohet në Phoenix, Arizona, me Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit JD Vance. Familja dhe miqtë e tij, Vance dhe gruaja e tij Usha, do të hipin më pas në bord.
-

“Kjo është një kambanë alarmi”/ Aksidenti që i mori jetën dy motrave, reagon eksperti i sigurisë: Ja sa rrezikon…
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku dy motra, Elvisa dhe Rozina Dhimaku humbën jetën, duke e cilësuar ngjarjen si një kambanë alarmi për gjendjen e rënduar të sigurisë rrugore në vend.
Sipas tij, numri i jetëve të humbura në rrugë është më i lartë se ai i viktimave nga veprat penale të tjera. Ai u ndal edhe te rasti konkret, ku drejtuesi i mjetit, i përfshirë në aksident, Kevi Norra rezultoi i alkoolizuar. Sipas Kodit Penal, dënimet për këtë lloj vepre variojnë nga 5 deri në 15 vite burgim, në varësi të rrethanave dhe vendimit të gjykatës.
“Janë jetë të humbura dhe këta janë të rinj. Këto vijnë për shkak të kësaj situate që kanë të bëjnë me sigurinë dhe në veçanti me qarkullimin rrugor, me aksidentet që ndodhin për shkak të drejtimit të gabuar të mjeteve. Numri i jetëve të humbura është më i madh sesa të gjitha veprat e tjera penale të krimit. Ky është një problem shqetësues.
Kjo ngjarje është një kambane alarmi, çdo mënyrë drejtimi e gabuar, përdorimi i alkoolit, narkotikëve vrasin jetë. Kjo ngjarje kërkon analizën nga struktura e policisë, por edhe institucionet që merren me menaxhimin e qarkullimit rrugor.
Po flasim një person që ka qenë i alkoolizuar, pas testit të parë ka qenë 0.51 dhe e dyta 0.40 e ca që është mbi kufirin. Ka një procedim penal për dy motive. E para quhet masa e dehjes dhe e dyta ka pasoja sepse ka shkaktuar viktima. Në të dy rastet ka masa gjoba deri në heqje lirie dhe heqje lirie që ka marrë jetë njerëzish. Masa e dënimit do të vijë dhe pasi të kalojë hetimi, pasi të kalojë në gjykatë, kodi e ka të përcaktuar nga 5-15 vjet heqje lirie”, tha Softa. -

Sirena për sulm ajror në Tel Aviv
Sirena alarmi për sulm ajror janë dëgjuar sot në Tel Aviv, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka identifikuar një raketë të lëshuar nga Jemeni me drejtim drejt Izraelit.
Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bënë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po punojnë për të ndërprerë kërcënimin.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të sigurta derisa situata të qartësohet. -

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi, janë 325 mln euro dëme këtë verë
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi, u shpreh se ku situata përsëritet cdo vit, është e patolerueshme mosmarrja e masave.
Sipas Softës, duhet të ketë një qendër kombëtare dhe të bëhet më mirë parandalimi sesa përpjekja për të fikur. Eksperti deklaroi se janë 325 milionë euro këtë verë nga dëmet që kanë sjellë zjarret, një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria.
Fatjon Softa: “Klima ka ndyshuar shumë vitet e fundit. Shqipëria ka disa vite që ka zjarre masive, pra nuk është dicka e re. Kështu që duhet më shumë organizim nga ana e institucioneve përkatëse, në mënyrë që dëmet të minimizohen.
Dëmet janë shumë më të larta, është një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria. Mungon mbështetja për punonjësit zjarrfikës dhe infrastruktura e duhur. Më vjen keq që arsyeja kryesore e zjarreve janë zjarrvënësit. Motivet janë të ndryshme. Më e keqja akoma është me përsëritësit zjarrvënës. Pra, duhen mbajtur nën vëzhgim, më mirë parandalimi se analizat.
Dëmi është i madh, rreth 325 milionë euro në total këtë verë nga zjarret, duke u djegur pyje, kullota, dru frutorë, bagëti, shtëpi, madje ka pasur edhe humbje jete”. -

“Kambanë alarmi, janë mln euro dëme këtë verë”/ Zjarret në vend, flet eksperti i sigurisë: E patolerueshme
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion televizive, u shpreh se ku situata përsëritet cdo vit, është e patolerueshme mosmarrja e masave.
Sipas Softës, duhet të ketë një qendër kombëtare dhe të bëhet më mirë parandalimi sesa përpjekja për të fikur. Eksperti deklaroi se janë 325 milionë euro këtë verë nga dëmet që kanë sjellë zjarret, një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria.
Fatjon Softa:
“Klima ka ndyshuar shumë vitet e fundit. Shqipëria ka disa vite që ka zjarre masive, pra nuk është dicka e re. Kështu që duhet më shumë organizim nga ana e institucioneve përkatëse, në mënyrë që dëmet të minimizohen.
Dëmet janë shumë më të larta, është një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria. Mungon mbështetja për punonjësit zjarrfikës dhe infrastruktura e duhur. Më vjen keq që arsyeja kryesore e zjarreve janë zjarrvënësit. Motivet janë të ndryshme. Më e keqja akoma është me përsëritësit zjarrvënës. Pra, duhen mbajtur nën vëzhgim, më mirë parandalimi se analizat.
Dëmi është i madh, rreth 325 milionë euro në total këtë verë nga zjarret, duke u djegur pyje, kullota, dru frutorë, bagëti, shtëpi, madje ka pasur edhe humbje jete.”
