Tag: alarm

  • Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për disa viktima

    Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për disa viktima

    Një alarm është dhënë në Grand Blanc, Michigan, SHBA , ndërsa një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në qytet.

    Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një mobilizim të madh të autoriteteve ndërsa një zjarr ka shpërthyer në kishë.
    Mediat e huaja raportojnë për disa viktima, por numri është ende e paqartë.
    Incidenti ndodhi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Grand Blanc.
     

    BREAKING: Video shows church on fire as officials respond to active shooter with multiple victims at The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints in Grand Blanc, Michigan. pic.twitter.com/pQDd0UZPEu
    — AZ Intel (@AZ_Intel_) September 28, 2025

    Top Channel

  • PL: Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar

    PL: Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar

    “Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar. Skandalet me fruta e perime të mbushura me pesticide dhe substanca të rrezikshme vazhdojnë njëra pas tjetrës, ndërsa qeveria hesht. Sot qytetarët shqiptarë, në vend që të ndihen të mbrojtur nga shteti i tyre, e kanë frikë tregun ku blejnë ushqimin e përditshëm”. Kjo është një pjesë nga reagimi i Kryetares së Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami.

    Deklarata e plotë:

    Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar. Skandalet me fruta e perime të mbushura me pesticide dhe substanca të rrezikshme vazhdojnë njëra pas tjetrës, ndërsa qeveria hesht. Sot qytetarët shqiptarë, në vend që të ndihen të mbrojtur nga shteti i tyre, e kanë frikë tregun ku blejnë ushqimin e përditshëm.
    Vetëm muajt e fundit, kontrollet sporadike të pakta kanë zbuluar sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore me mbetje të larta pesticidesh, që në shumë raste tejkalojnë disa herë normat e lejuara. Ndërsa në vendet e Bashkimit Europian këto produkte as nuk do të lejoheshin të hynin në treg, në Shqipëri ato shiten lirshëm në tregjet e qyteteve tona dhe përfundojnë në tryezat e çdo familjeje.

    Qeveria ka dështuar plotësisht. Kontrolli ushqimor dhe siguria ushqimore është kthyer në një fares, laboratorë që nuk funksionojnë, inspektorë që shfaqen vetëm për të bërë foto propagandistike, dhe institucione që i mbrojnë abuzuesit në vend që të mbrojnë qytetarin. Miliona euro janë shpenzuar për programe dhe projekte në emër të sigurisë ushqimore, por rezultati është zero.

    Në realitet, çdo ditë po i helmojmë fëmijët tanë me produkte të dyshimta.

    Siguria ushqimore është një e drejtë themelore, jo luks. Por në Shqipëri,, është kthyer në një rrezik për jetën. Çdo frut dhe perime që shitet sot në treg mbart frikën se mos është i helmuar. Ky nuk është normalitet.

    Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të mos pajtohen me këtë situatë. Shëndeti i shqiptarëve nuk mund të jetë viktimë e korrupsionit dhe paaftësisë. Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë katastrofë të vazhdueshme dhe të garantojë menjëherë, kontrolle të rrepta dhe të pavarura të produkteve bujqësore, transparencë të plotë mbi rezultatet e analizave, ndëshkime reale për abuzuesit dhe importuesit e pesticideve të ndaluara dhe mbështetje për fermerët që prodhojnë në mënyrë të pastër dhe të sigurt.
    Çdo ditë e humbur është një ditë ku shëndeti i qytetarëve dëmtohet, ku fëmijët tanë ushqehen me helm dhe ku Shqipëria rrëshqet drejt një katastrofe të heshtur shëndetësore. Mjaft me premtime boshe dhe propagandë!

    Partia e lirisë ka një program mëse të realizueshëm, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, ku Bujqësia dhe Siguria Ushqimore është fokusi kryesor, si dhe shndërrimi i Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese.

  • Alarm për shëndetin e mëlçisë: Kur organi kryesor humbet deri në 90% të funksionit pa shenja të dukshme

    Alarm për shëndetin e mëlçisë: Kur organi kryesor humbet deri në 90% të funksionit pa shenja të dukshme

    Alarm për shëndetin e mëlçisë: Kur organi kryesor humbet deri në 90% të funksionit pa shenja të dukshmeEkspertët paralajmërojnë se mëlçia, një nga organet më të rëndësishme të trupit, mund të humbasë deri në 90% të funksionit të saj para se të shfaqen shenja të qarta që diçka nuk shkon. Probleme të tilla shpesh kalojnë pa u vënë re, duke bërë që dëmtimi të përparojë për vite me radhë.

    Shenjat që tregojnë një mëlçi të mbingarkuar ose të dëmtuar përfshijnë ndjesinë e plotësisë në anën e djathtë të stomakut, lodhje kronike, kruarje të lëkurës – sidomos në këmbë – pika të kuqe dhe kapilarë të zgjeruar në lëkurë, si dhe nivele të ulëta të vitaminës D. Shumë prej këtyre simptomave mund të ngatërrohen me probleme më të lehta, por ekspertët paralajmërojnë se kur shfaqen së bashku, ato mund të jenë tregues të dëmtimit serioz të mëlçisë.

    Mjekët theksojnë rëndësinë e reagimit të hershëm: ndryshime në dietë, ushtrime më të rregullta, ndërprerja e alkoolit dhe kontrollet e shpeshta mjekësore mund të parandalojnë dëmtimet e përhershme.

    Individët nuk duhet të injorojnë simptomat, edhe nëse duken të vogla, pasi mëlçia nuk dërgon sinjale “të forta” si organet e tjera, duke bërë vëmendjen ndaj shenjave të hershme vendimtare për shëndetin.

  • Moti i keq g*det Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

    Moti i keq g*det Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

    Bota E Hënë, 22 Shtator 2025 15:27
    Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta.
    Aq problematike paraqitet situata, sa autoritetet janë detyruar të lëshojnë një alarm portokalli për disa pjesë të Lombardisë dhe Ligurias, ku një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur. Që prej natës së kaluar, reshje të rrëmbyera shiu kanë goditur Milanon, duke bërë që disa rrugë të saj të mbulohen nga uji.

    Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat vendase. Dalja nga shtrati e lumit Seveso ka mbjellë pështjellim në zonën e Komos, theksojnë ato më tej, me rrugë të përmbytura e nënkalime të mbyllura.

    Në provincën e Alessandrias, një kërkim me helikopter është duke u zhvilluar për një grua të raportuar të zhdukur. Ekipet zjarrfikëse janë thirrur për dhjetëra raste emergjence të lidhura me motin ekstrem në rajon, ku provincat e Monzës dhe Varese rezultojnë gjithashtu të prekura rëndë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë pasojë e akvitetit njerëzor po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.

    Edhe pse identifikohen shumë burime të gazrave serrë që po shkaktojnë ngrohjen globale, si nxitësi kryesor i tyre shihet djegia e lëndëve djegëse fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitjet e të cilave gjenerojnë fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.

  • Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

    Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

    Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta.

    Aq problematike paraqitet situata, sa autoritetet janë detyruar të lëshojnë një alarm portokalli për disa pjesë të Lombardisë dhe Ligurias, ku një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur. Që prej natës së kaluar, reshje të rrëmbyera shiu kanë goditur Milanon, duke bërë që disa rrugë të saj të mbulohen nga uji.
    Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat vendase. Dalja nga shtrati e lumit Seveso ka mbjellë pështjellim në zonën e Komos, theksojnë ato më tej, me rrugë të përmbytura e nënkalime të mbyllura.
    Në provincën e Alessandrias, një kërkim me helikopter është duke u zhvilluar për një grua të raportuar të zhdukur. Ekipet zjarrfikëse janë thirrur për dhjetëra raste emergjence të lidhura me motin ekstrem në rajon, ku provincat e Monzës dhe Varese rezultojnë gjithashtu të prekura rëndë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë pasojë e akvitetit njerëzor po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.
    Edhe pse identifikohen shumë burime të gazrave serrë që po shkaktojnë ngrohjen globale, si nxitësi kryesor i tyre shihet djegia e lëndëve djegëse fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitjet e të cilave gjenerojnë fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.

    Top Channel

  • Moti i keq godet veriun e Italisë, përmbytet Milano, alarm portokalli për Lombardinë

    Moti i keq godet veriun e Italisë, përmbytet Milano, alarm portokalli për Lombardinë

    Ardhja e vjeshtës ka sjellë një valë moti të keq që ka goditur veçanërisht Italinë veriperëndimore. Një alarm portokalli u lëshua të dielën në disa zona të Lombardisë dhe Ligurias, ndërsa shira të rrëmbyeshëm kanë goditur provincën e Milanos që nga nata e kaluar.
    Mediat italiane raportojnë se deri në agim, 30 milimetra shi kanë rënë në pjesën veriore të Milanos dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, duke bërë që lumi Seveso të dalë nga shtrati dhe të përmbytë disa lagje në pjesën veriore të qytetit. Në Milano, përveç Seveso-s, edhe lumi Lambro është në një nivel shumë të lartë. Uji ka dalë nga pusetat në Via Vittorini, një qendër kyçe trafiku, ku janë instaluar barriera kundër përmbytjeve për të mbrojtur shtëpitë.
    Edhe Lugina e Bormidës u godit rëndë, me rrëshqitje dheu dhe përmbytje, ndërsa shkollat u mbyllën në pothuajse të gjithë Ligurian, përveç Imperias.
    Vala e motit të keq që goditi qytetin këtë mëngjes përmbyti edhe disa pjesë të Pallatit të Drejtësisë. Pellgje të mëdha uji u formuan në dysheme, aq sa energjia elektrike u ndërpre për siguri, ndërsa i gjithë aktiviteti brenda zyrave është pezulluar.
    Sakaq Këshilltari i Mbrojtjes Civile të Milanos, Marco Granelli, u bëri thirrje banorëve të tregojnë “kujdes maksimal”.
    Që nga fillimi i stuhisë, zjarrfikësit i janë përgjigjur më shumë se shtatëdhjetë thirrjeve në të gjithë rajonin, duke vazhduar të menaxhojnë emergjencat dhe të sigurojnë zonat e prekura.

  • Alarm kibernetik në Shqipëri, 500 sulme hakerash në 24 orë, eksperti tregon shtetet ‘armiqësore’

    Alarm kibernetik në Shqipëri, 500 sulme hakerash në 24 orë, eksperti tregon shtetet ‘armiqësore’

    Një shtet që synon të jetë tërësisht digjital, kërkon një siguri kibernetike të lartë. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa zbulon se intensiteti i sulmeve nga hakerat ndaj sistemeve qeveritare shqiptare shkon gati 500 kërcënime online në 24 orë, ndaj ka nevojë për profesionistë IT.

    “Një detaj është se vendi ynë i vogël përballet me një sulm çdo tre minuta nga irani apo shtete të tjera të huaja. Dhe sot kërkesa për ekspertë është e madhe, BE ka gati 500 mijë thirrje, SHBA 1 milion ndërsa Shqipëria kërkon 350 ekspertë në institucione”, thotë Igli Tafa.

  • Greqia në alarm nga lija e dhenve

    Greqia në alarm nga lija e dhenve

    Një alarm serioz është ngritur në Greqi për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve, një sëmundje zoonotike që ka shkaktuar ngordhjen e mbi 113 mijë kafshëve vetëm në dy muajt e fundit.

    Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Costas Tsiaras, deklaroi se për dhjetë ditët e ardhshme do të zbatohet një plan i posaçëm, që përfshin praninë e veterinerëve të Ministrisë së Bujqësisë, Blegtorisë dhe Peshkimit në terren, si dhe dezinfektimin e rrugëve dhe kalimeve kryesore.

    “Kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t’u përballur. Nëse nuk forcojmë masat e biosigurisë, ekziston rreziku i një karantine që do të izolojë vendin”, tha ministri Tsiaras.

    Sipas tij, në rast të karantinës, do të ndalohen lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit grek, duke detyruar mbajtjen e tyre vetëm në stalla.

    Një masë e tillë do të sillte mungesë të mishit dhe qumështit në treg, me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale.

  • Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

    Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

    Autoritetet greke janë në alarm pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit e ka vënë vendin në “gatishmëri operacionale” për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve. Sipas “Kathimerini” kanë ngordhur 113 mijë kafshë në 2 muajt e fundit. Ministri Costas Tsiaras mbajti një takim me Guvernatorët Rajonalë ku shpalosi një plan prej 10 ditësh për përballimin e situatës.
    Gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle të shtuara në ferma si dhe do të krijohen menjëherë stacione dezinfektimi në rrugët qendrore dhe kalimet kryesore për lëvizjen e kafshëve të gjalla dhe lëvizjen e ushqimit dhe qumështit të kafshëve.
    Ministri Tsiaras, sqaroi se kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t’u përballur. Ai nënvizoi se nëse nuk do të forcohen tani masat, vendi mund të përballet edhe me një karantinë. Në rast të vendosjes së karantinës do të ndalohen të gjitha lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit grek duke bërë që ato të mbahen në stalla.
    Kjo do të thotë se nuk do të ketë as mish dhe qumësht në treg. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Bujqësisë, Blegtorisë dhe Çështjeve Rurale të Greqisë mbi 262 000 dele dhe dhi janë eliminuar për shkak të lisë vitin e kaluar, një numër që korrespondon me 3% të bagëtive.

  • Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Alarm në Poloni, dron mbi ndërtesat qeveritare

    Autoritetet polake kanë dhënë alarmin mbrëmjen e sotme pasi një dron u pikas duke fluturuar mbi ndërtesa qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë zonën e rrugës Parkowa dhe Pallatin Belweder, rezidenca e rëndësishme shtetërore.
    Lajmin e bëri publik kryeministri Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X, duke njoftuar se droni u neutralizua nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP).
    Pas incidentit, policia arrestoi dy shtetas bjellorusë, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë mision të dyshimtë. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivet dhe prapaskenat e ngjarjes.

    Ky rast vjen vetëm disa ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet e Varshavës për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga lindja.