Lucas Vázquez, Luka Modrić, Fran García dhe David Alaba do të luajnë për të ardhmen e tyre te Real Madridi gjatë muajit maj. Dy të parëve iu skadon kontrata në qershor dhe, sipas asaj që raporton “AS”, spanjolli ka më pak gjasa të vazhdojë me “Los Blancos”.
Vázquez do t’i japë përparësi qëndrimit, por afrimi gjithnjë e më i mundshëm i Trent Alexander-Arnold, rinovimi i Dani Carvajal, pavarësisht dëmtimit të rëndë, dhe preferenca e Ancelottit për Federico Valverde në atë rol, e largojnë nga Valdebebas.
Modrić, që në shtator mbush 40 vjeç, është i bindur se mund të luajë edhe një vit me Real Madridin dhe të synojë Kupën e Botës 2026 me Kroacinë. Nëse do të varej nga trajneri aktual, ai do të rinovonte, por konkurrenca në mesfushë pritet të shtohet, me Martín Zubimendi si objektiv kryesor përforcues. Gjithashtu, mbetet për t’u parë se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Realit.
Fran García, me kontratë deri në vitin 2027, është aktivizuar shpesh, por jo në momentet kyçe të sezonit. Bisedimet për të afruar Alphonso Davies, para dëmtimit të tij, e vënë gjithashtu në një situatë të pasigurt. Megjithatë, mungesa e alternativave të vërteta në krahun e majtë mund ta shtyjë klubin ta mbajë.
Së fundi, është rasti i David Alaba, i cili ka munguar për më shumë se një vit dhe kjo ndikon në formën e tij. Problemi tjetër është paga: 12 milionë euro neto në vit deri më 2026, shumë e madhe për një lojtar që nuk ofron garanci fizike. Real Madridi tashmë ka në dispozicion Raúl Asencio, Éder Militão dhe Joan Martínez, ndaj largimi i Alaba nuk do të ishte i papranueshëm për klubin e bardhë.
Tag: alaba
-

Real Madridi mendon edhe për largimet, 4 lojtarë “vulosin” të ardhmen në maj
-

Tifozët e Realit “mesazh” drejtuesve të klubit: Këta dy lojtarë nuk i duam më në ekip për sezonin e ri
18 Prill 2025
17:58
Telesport
Lucas Vazquez dhe David Alaba po kalojnë një nga momentet e tyre më delikate që kur kanë veshur fanellën e Real Madridit. Eliminimi i fundit i madrilenëve në Champions League, pas humbjes me Arsenalin, ka shkaktuar një valë të madhe kritikash nga tifozët, ku shumë prej tyre bëjnë fajtorë për eleminimin pikërisht dy lojtarët në fjalë.
Performanca e tyre në ndeshjet e fundit ka zhgënjyer tifozët, të cilët kërkojnë ndryshime urgjente për sezonin e ardhshëm. Pakënaqësia nuk është kufizuar vetëm në komentet dhe reagimet në rrjetet sociale. Në forume dhe diskutime të ndryshme, tifozët kanë rënë dakord që si galiciani ashtu edhe austriaku nuk ofrojnë më garanci të mjaftueshme për të veshur fanellën e Realit.
Edhe pse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për dy lojtarët, mediat spanjolle janë të sigurta se largimi i tyre në verë është 100% i sigurt. E ardhmja e Vazquez dhe Alaba me shumë gjasa do jetë larg La Ligës dhe Europës, për spanjollin ka interes në ligën arabe, ndërsa për austriakun në MLS. -

Erdhi për të zëvendësuar Varane dhe Sergio Ramos, por rezultoi një dështim i vërtetë! Mbrojtësi do të largohet nga Reali në fund të sezonit
4 Prill 2025
16:55
Telesport
Edhe pse erdhi si lojtar i lirë në verën e vitit 2021 kur La Bayern dhe u transferua te Real Madrid, bëri shumë bujë dhe pritej të ishte një pikë kyçe në mbrojtjen e madrilenëve. David Alaba shihej në atë kohë si zëvendësuesi ideal i Varane apo Sergio Ramos, por aventura e austriakut në Madrid nuk ka shkuar aspak mirë.
Austriaku ka qenë i pafat për shkak të dëmtimeve të rënda, gjë që kanë ndikuar ndjeshëm në perfomancën e tij me “Los Blancos”. Alaba pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid, pasi nuk ka më besimin e stafit drejtues, të cilët po shqyrtojnë emra të tjerë për të transferuar në verë në vend të austriakut.
Edhe pse Alaba mbetet sërish një lojtar i rëndësishëm, rënia e tij fizike ka qenë e dukshme muajt e fundit. Prandaj, të dyja palët besojnë se është më mirë të ndahen rrugët në fund të këtij sezoni.
E ardhmja e 32-vjeçarit mund të jetë në MLS, në një ligë që nuk kërkon ndonjë impenjim të madh dhe sforcim fizik siç ndodhë në kampionatet elitare në Europë. -

David Alaba, mbrëmja “horror” në “Bernabeu”: dy autogola dhe vendosje skandaloze te goli i 3-4 (VIDEO)
1 Prill 2025
23:44
Telesport
Ka qenë një mbrëmje horror ajo e sotmja për David Alaba te Real Madrid. Qendërmbrojtësi, i hedhur në fushë përkrah Raul Asencio, ka qenë një zhgënjim total duke marrë pjesë në 3 nga 4 golat e miqve pasi përveç dy devijimeve të tij me topin në portën e Lunin, ka ulur gjithashtu kokën te krosimi i ardhur në kohën shtesë kur Lunin nuk e priti dhe Oyarzabal shënoi me kokë lehtësisht.
GOLI I 1-2 I SOCIEDAD (VIDEO)
GOLI I 1-3 I SOCIEDAD (VIDEO)
GOLI I 3-4 I SOCIEDAD (VIDEO)